Skip to main content

Romani ,,Para agimit” i Shevqet Musarajt -kritikë letrare apo analizë letrare


Romani ,,Para agimit” i Shevqet Musarajt -kritikë letrare apo analizë letrare

Romani ,,Para agimit” i Shevqet Musarajt u botua në vitet 1956— 1966. Autori u bë i njohur me poemën satirike ,,Epopeja e Ballit Kombëtar” të shkruar gjatë luftës, me publicistikë, me tregimin ,,Isha unë Çobo Rrapushi” etj.

Disa motive satirike dhe portrete tradhëtarësh që i gjejmë në përpjesëtime të gjëra te romani ,,Para agimit”, zënë fill që në poemën satirike të këtij autori si përvijime të holla dhe të mprehta.

Romani ,,Para agimit” është në dy vëllime. Ai përfshin një periudhë të plotë historike: nga ‘36—’43 dhe ‘43—’44, deri në ditën e çirimit. Ne këtë roman jepet një pasqyrë e shumanshme e zgjimit dhe formimit të ndërgjegjes revolucionare të masave, nën udhëheqjen e komunistëve. Vepra analizon me hollësi karakterin e një komunisti, tregon rrugën e evoluimit dhe të formimit të tij nën ndikimin e rrethanave shoqërore politike dhe të ideve të  partisë. Përveç këtij aspekti të rëndësishëm, që përbën thelbin, romani paraqet edhe rrugën e tradhëtisë, hipokrizinë dhe degjenerimin e shtresave të larta që tradhëtuan, si edhe të intelektualëve të lëkundshëm. Mendimi politik përparimtar tregohet në ndeshje me mendimin e hapur reaksionar, me mendimet socialdemokrate ose nacionaliste. Pikëpamjeve të fshehta autori ua heq maskën, i nxjerr në shesh ashtu siç kanë qenë në të vërtetë. Opinioni shoqëror intelektual i Shqipërisë së paraçlirimit përshkruhet me të gjitha ngjyrat e veta, me elementin përparimtar, me pikëpyetjet, me lëkundjet liberale dhe me parullat demokratike dhe patriotike që fshihnin një thelb regresiv dhe individualist. Autori është munduar të japë zikzaket e këtij mendimi politik, në biseda, diskutime në shtepinë e Ajet Velos e gjetkë.

Shumë ngjarje të asaj periudhe, si lufta ilegale, burgjet, shpërndarja e trakteve, atentatet, ngjarja e Mukjes, ndeshjet politike, çlirimi zënë vend në roman dhe së bashku me zhvillimin apo zbulimin e karaktereve, përcaktojnë ecurinë e subjektit.
Problemet që shtron vepra, përqendrohen më shumë te personazhi kryesor, Qemal Orhanaj, i cili është vendosur midis ngjarjeve më të qenësishme. Tek ai vijnë e mpleksen fijet e subjektit. Ky tip, i cili na vizatohet gjerësisht dhe, pak a shumë, në mënyrë të plotë kalon nëpër rrethana të
 shumta politike e shoqërore, madje edhe personale. Eshtë rruga e zhvillimit të një intelektuali popullor që rrjedh nga shtresa të varfëra. Përmes pikëpyetjesh, ëndërrash dhe zhgënjimesh, me një shikim realist, që depertonte në jetë e që kthjellohej nga vërtetësia e fakteve, Qemal Orhanaj e gjen rrugën e drejtë dhe bëhet një intelektual revolucionar. Formimi i tij lidhet me rrethanat shoqërore në ato pesë -gjasht vjet, me jetën e intelektualit të varfër, që e ka burimin te populli, me ngjarjet e luftës.Autori ka ditur ta krijojë këtë karakter, duke hyrë në një analizë të hollësishme dhe të shumanshme marëdhënieve të tij, më tepër me botën e rrethon, se sa në proceset e brendshme psikike.

Lindja e marrëdhënieve midis Qemalit dhe Emira Velos, me tepër se sa e natyrës intime, është e një natyre shoqërore dhe ndihmon për kuptuar qendrimet e lëkundshme një intelektualeje liberale si  Emira Velo. Ajo ka simpati për Qemal Orhanajn. I pëlqejnë shkrimet e tij, fillon ta dashurojë. Patriotizmi e bashkon në krye me Qemalin. Ajo gjen diçka të përbashkët me karakterin e tij. Shkrimtari, me Emira Velon, na jep një figurë të ndërlikuar dhe jo skematike.

Autori në këtë roman përdor një gjuhë të zhdërvjellët, dialog të individualizuar, shprehje të bukur popullore. Përshkrimi, dialogu, dokumentacioni gërshetohen në stilin e veprës. Ironia dhe sarkazma janë mjete që përdoren shpesh në roman për të zbuluar thelbin e përfaqësuesve të reaksionit.

Romani ,,Para agimit” i Sh. Musarajt zë një vend te shquar në prozën tonë të re, duke pasqyruar tablo, tipa dhe episode të shumta nga periudha e Luftës Nacionalçlirimtare.  

 kritika letrare, analiza letrare, para agimit, shefqet musaraj, kritika, analize letrare per romanin para agimit, agimi, letrare, romani para agimit kritike letrare, referat per romanin para agimit
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more