Skip to main content

Romani ,,Përsëri në këmbë” i Dhimitër Xhuvanit-kritikë letrare apo analizë letrare


Dhimitër Xhuvani

Romani ,,Përsëri në  këmbë” i Dhimitër Xhuvanit-kritikë letrare apo analizë letrare
Romani ,,Përsëri në  këmbë” i Dhimitër Xhuvanit i kushtohet temës së qëndrimit të njeriut në fatkeqësi, të ndihmës morale që i jep atij shoqëria socialiste.
Një punëtor, në moshë të re, ka humbur të dy këmbët. Përpara tij qëndron një dilemë: të zvarritet në jetë, të rrijë qosheve, të harrohet nga njerëzit dhe të kënaqet me një pension të përshtatshëm, apo to përpiqet të ngrihet persëri në këmbë, të hyjë në shoqëri. Punëtori Din Hyka i romanit ,,Përsëri në këmbë” të Dh. Xhuvanit zgjedh rrugën e dytë. Kjo është rrugë e vështirë, plot dhimbje fizike e kontradikta morale, por rrugë ngjitjeje drejt kënaqësisë më sublime që mund të ketë njeriu, kur mposht fatkeqësinë, kur del në radhët e para të jetës dhe kur nuk le të thyhen ëndrrat, pasionet, kur, me në fund, pas shumë përpjekjesh provon përsëri, me forcë të përtërirë bukurinë e ndjenjës së krijimit.

Karakteri i Din Hykës është dhënë me realizem, në situata të besueshme, plot dhimbje fizike e morale, me disa nota të kuptueshme dëshprimi e mosbesimi në vetvete dhe me epërsinë e plotë e të padiskutueshme të tij morale. Me që përshkrimi është realist, pa një bashkim mekanik gjendjesh të ndryshme shpirtërore, por me një rrjedhë të natyrsbme, që rrokin dialektikën e ndjenjës dhe të veprimit, edhe optimizmi, mposhtja e fatkeqësisë, guximi i heroit janë krejt të besueshme dhe emocionuese.

Lufta e Din Hykës, si luftë e një njeriu me vullnet të hekurt, drejtohet edhe kundër qëndrimit burokrat e teknokrat, sipas të cilit nenet dhe rregulloret nuk e parashikojnë që të lësh librezën e pensionit dhe të hysh në punë. Për disa mehmurë duket e çuditshme kur dalin njerëz të zhveshur nga interesi i vogël vetjak dhe përqafojnë interesa të mëdha shoqërore. Për njerëzit e rinj revolucionarë, do të ishte vdekje, shtypje e vazhdueshme shpirtërore, po të izoloheshin nga shoqëria, të bënin një jetë të vogël, kundër dëshirave dhe idealit të tyre.
Romani ,,Përsëri në këmbë” është shkruar thjeshtë, natyrshëm pa skena të papritura dhe pa momente që mund të zgjonin vetëm një kuriozitet të jashtëm. Përshkrimi psikologjik dhe monologjet e brendshme jepen më mirë se sa dialogu. Stili, ndonëse i rrjedhshëm dhe me plasticitet, vende-vende mund të ishte më i punuar, fjala të zinte vend më mirë dhe të shmangeshin disa përshkrime të rëndomta. Por në tërësi vepra është koncize, pa zbukurime të jashtme dhe me një vështrim të brendshëm të jetës e të karaktereve. Disa figura të dorës së dytë kane mbetur të zbehta.
 

Romani i Dh. Xhuvanit ''Përsëri në këmbë” ngre lart epërsinë morale të klasës punëtore dhe tregon forcën shpirtërore të njeriut të sotëm. 



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
 dhimiter xhuvani, perseri ne kembe analize, analize per romanin perseri ne kembe, dhimiter xhuvani analize letrare, analiza letrare per romanin perseri ne kembe, analiza per romane, analize letrare per romane, kritika per romane, analiza per romane, referate per romane, referate per vepra letrare

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more