Skip to main content

Plaku dhe deti - Analiza

Romani “Plaku dhe deti” kritikë letrare apo analizë letrare

Plaku dhe deti, Analiza,Plaku dhe deti referat
Romani “Plaku dhe deti”

VepraPlaku dhe deti”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë, herë roman, është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt.

Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh, një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore.


Po të nisemi vetëm nga titulli ''Plaku dhe deti'' , po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti.

Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar.


Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati e vë ballë për ballë me një peshkaqen, në një luftë për jetë o vdekje në midis të oqeanit, pa pasur kush t’i ofrojë ndihmë.

Ndonëse i bie në grep një peshk shumë i madh, peshkaqeni e heton, e sulmon... Ky është ai subjekti fare i thjeshtë i veprës  ''Plaku dhe deti''.

Pangopësia e peshkaqenit dhe përpjekja mbinjerëzore e plakut për ta mbrojtur prenë e tij të kapur me grep.

Lufta zhvillohet pa praninë e askujt. Plaku lufton e mediton njëkohësisht, fjalët e tij s’kanë kujt t’i drejtohen pos peshkaqenit, me të cilin jeta e detyron të luftojë.

Herë-herë edhe i vjen keq edhe për peshkun e kapur, edhe për peshkaqenin, por jeta është e tillë: luftë për ekzistencë.

Në fund plaku kthehet në breg vetëm me skeletin e një peshku të madh, sepse mishin ia ka ngrënë peshkaqeni.

Ky është triumf dhe humbje njëkohësisht, është fati i tij jetësor, fati i njeriut në përgjithësi.


Vepra të bën për vete me shkathtësitë e të rrefyerit, me koncizitetin e shprehjes, me dialogun dhe me monologun dinamik.

Në këtë vepër ka gjetur zbatim në menyrën më te spikatur parimi i ashtuquajtur i ajsbergut (ajsberg — copë e madhe e akullit në detet e veriut, tri të katrat e së cilës notojnë nën sipërfaqe, prandaj paraqet rrezik për anijet), domethënë të thuhen vetëm gjerat më të domosdoshme, kurse shumë të tjera të lihen për t’u nënkuptuar.



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Romani plaku dhe deti, analiza e romanit plaku dhe deti, heminguej plaku dhe deti analize letrare, kritika letrare plaku dhe deti, plaku dhe deti analize letrare,analiza letrare
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more