Skip to main content

Romani ,,Nëna” nga Maksim Gorki - Analiza


Romani ''Nëna'' nga ''Maksim Gorki''

 

Shkruar nga : Agon Bislimi


Romani ''Nëna'' nga ''Maksim Gorki'' - ''Analiza''

Lufta revolucionare e klasës punëtore është pasqyruar në mënyrë më të qartë dhe idetë socialiste janë shprehur më hapur në romanin  ''Nëna''.
Romani ''Nëna'' u shkrua me 1906—1907, apo menjëherë pas revolucionit të vitit 1905.
Romani është nga veprat me karakteristike e më të mëdha të letërsisë ruse e të letërsisë botërore si nga rëndësia e problemeve që trajtohen në të, nga metoda artistike e re e përdorur, ashtu edhe nga ndikimi që ushtroi në shtresat e gjëra punonjëse dhe në lëvizjen revolucionare të mbarë botës.

Brendinë e romanit e formojnë ngjarjet revolucionare që kanë ndodhur në Sormovë në vitet 1901—1902, grevat e demostratat e 1 majit, gjyqi kundër pjesëtarëve të organizatës lokale të partisë.

Heronjtë kryesorë, Pavli dhe nëna e tij, janë njerëz që kanë jetuar me të vërtetë dhe që i ka njohur Gorki. (Si prototipe për të krijuar figurat e Pavlit dhe të Pellage Nilovnës, Gorki mori punëtorin e ri bolshevik Pjetër Zallomov dhe nënën e tij, Ana Zallomovën, me të cilët kishte miqësi).

''Subjekti''

Në fillim të romanit ''Gorki'' përshkruan jetën e mjerë në  një lagje punëtore në një qytet industrial rus rreth vitit 1901. Punëtorët janë zhytur në varfëri, padituri e paragjykime, ata s’janë të organizuar, prandaj nuk kanë mundësi t’u bëjnë ballë pronarëve të fabrikave që i shfrytëzojnë egërsisht.

Në një nga familjet e lagjes punëtore, në shtëpinë e punëtorit mekanik Mihal Vllasov jeta, si kudo, kalon monotone e pa asnjë gëzim. Mihali i ri i ngrisur e i heshtur. I egërsuar nga jeta, mjerimi, ai pi e dehet përherë, e rreh mizorisht djalin, Pavlin, e sidomos gruan e vet, Pellagenë, e cila është katandisur si një skllave.
Pas vdekjes së babait Pavli shkon të punojë në fabrikë. Në fillim edhe ai nis një rrugë disi të shthurur. Si shumë të rinj të tjerë pi e sillet keq e kjo gjë e pikëllon fort Pellagenë, e cila përgjërohet për të birin.
Por nuk zgjat shumë dhe në jetën e Pavlit ndodh një ndryshim rrënjësor në lagjen punëtore nis të veproj organizata e Partisë Social-Demokrate Ruse, që porsa është formuar. Pavli hyn në parti dhe i kushtohet me mish e me shpirt çështjes së triumfit të klasës punëtore. Tani ai bën një jetë shumë të rregullt, sillet shumë mirë me nënën dhe me të gjithë; së bashku me punëtorin e ri Andrea Nahodka dhe me disa të tjerë studion me ngulm teorinë marksiste, zgjeron horizontin kultural, bën agjitacion ndër punëtorët e fabrikës, përpiqet t’i organizoj ata që të luftojnë bashkërisht kundër fabrikantëve dhe qeverisë cariste. Dalëngadalë ai fiton besimin e madh dhe respektin e punëtorëve që fillojnë të sqarohen politikisht, të bashkohen dhe të kuptojnë se klasa e tyre zotëron një forcë të madhe dhe se ajo duhet të udhëheqë tërë masat e tjera punonjëse të vendit.
Edhe nëna, Pellageja, pëson një ndryshim të madh shpirtëror, që shtrihet gjatë gjithë romanit. Kjo është një grua mbi 40 vjeçe e cila qysh në fëmijëri ka jetuar si një skllave, s’ka parë gjë tjetër në jetën e saj veç se vuajtje e poshtërim; ndjenja e tmerrit ndaj jetës ia ka pushtuar shpirtin, por ajo është shumë fetare dhe s’guxon të ngrej zërin për të kundërshtuar. Shpresa e saj e vetme është i biri, prandaj në fillim ajo e sheh me një frikë të madhe punën revolucionare të Pavlit, i cili ka vënë veten e vet në rrezik. Por, me kohë Pellageja fillon të kuptoj shumë gjëra; ajo i dëgjon me një interesim gjithnjë e më të madh fjalët e zjarrta të të birit dhe të Andreas, i cili banon në shtëpi të saj. Kur policia i arreston të dy punëtorët e rinjë, sepse dyshon ndër të tjera se mos ata shpërndajnë trakte socialiste në fabrikë, Pellageja, për t’i shpëtuar, merr përsipër t’i shpjerë fshehurazi vetë traktet. Kjo qe puna e saj e parë revolucionare.
Ajo merr pjesë në demostratën punëtore të 1 Majit, të cilën e kanë organizuar Pavli me shokët.

Në gjyqin carist kundër drejtonjësve të demostratës, Pavli dhe shokët e tij qëndrojnë të papërkulur; Pavlin e dënojnë me internim në Siberi. Këto ngjarje nuk e trembin Pellagenë; përkundrazi ajo vendos që tanimë të jepet e tëra pas luftës revolucionare. Ajo e ndihmon aktivisht organizatën e partisë në shpërndarjen e letërsisë ilegale në krahina, bën agjitacion në fshatra. Në shpirtin e saj s’mbeten as gjurmët e nënshtrimit, të mosbesimit dhe të frikës së saj të dikurshme. Kur një ditë, në një stacion treni, policët e diktojnë me një valixhe me trakte dhe e arrestojnë, ajo qëndron para tyre me trimëri; dhe me zë të lartë, që ta dëgjojnë të gjithë, thërret: ,,Popull, bashko fuqitë e tua! Të vërtetën nuk do ta zhdukin as në një det prej gjaku…’’
Romani, pra, mbaron me burgosjen e protagonistëve, megjithatë vepra të ngjall një ndjenjë të fuqishme optimiste:  lexonjësi sheh qartë në të se çështja për të cilën lufton Nëna, Pavli e Andrea do të triumfoj.

''Personazhet''
Ndodhitë e jetës personale në roman mpleksen e varen nga ngjarjet, me karakter politik e shoqëror, kështu që romani është një pasqyrë e gjërë, tipike, e luftës revolucionare të proletariatit rus. Gorki ka gjetur tani në përfaqësuesit revolucionarë të klasës punëtore heronjtë, tipat pozitivë, plot guxim e dashuri për të shtypurit që do t’i japin fund shfrytëzimit e do të ndërtojnë një botë të re, të lirë e të lumtur. Dhe këta tipa ai i përshkruan me mjeshtëri të lartë artistike në romanin ''Nëna”.

''Pavli''
Pavli është tip i punëtorit bolshevik. Gjakftohtësia, burrëria, urrejtja dhe përbuzja për armikun, zotësia për të fituar dashurinë e shokëve të tij, besimi i madh në fitoren, janë disa veçori të karakterit të tij. Njeri me vullnet çeliku, ai ndjek rrugën e vet, pa marrë parasysh kurrfarë pengese. Etja për arsim e përpjekja për të zgjeruar dijen janë anë të natyrës së tij luftonjëse. Ai është i dhënë me mish e me shpirt pas çështjes se çlirimit të klasës punëtore, së cilës i kushton gjithë mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tija. Largon edhe ndjenjën e dashurisë për të mos pasur pengesë në rrugën e detyrës së tij. Gjithmonë i pari ai kërkon të jap shembull gatishmërie për sakrifica dhe shkon në vendin më të rrezikshëm. Për Pavël Vllasovin kuptimi i jetës është te lufta, te përpjekja; ai shfrytëzon çdo rast për të zgjuar ndërgjegjen e punëtorëve dhe për të propaganduar idetë socialiste. Prandaj edhe refuzon të arratiset nga burgu, se dëshiron të parashtroj publikisht në gjyq programin e partisë së vet. Dhe atje, nga i akuzuar, me guxim e me trimëri, ai kthehet në akuzonjës dhe agjitator.
''Nëna''
Figura themelore në roman është nëna e Pavlit, Pellagea Nilovna. Ajo zë vendin më të madh në vepër, është shoqëruese e gjithë ngjarjeve dhe pjesëmarrëse në to në një mënyrë ose tjetër. Çdo gjë që ndodh, lë vragë të thellë në të, kundërvepron mbi ndërgjegjen e saj, e ndryshon gradualisht. Në këtë figurë Gorki tregon si lind, si rritet luftëtari për një botë të re. Një grua e vuajtur, Nilovna, hyn në lëvizjen punëtore në fillim për dashurinë që ka ndaj të birit, më vonë prej dashurisë që ka për të gjithë ata që kërkojnë të drejtën. Ajo hyn pak nga pak në punën ilegale, merr pjesë në të në mënyrë të vendosur e pa rezerva, i kushtohet e tëra çështjes së madhe të çlirimit të punëtorëve. Në procesin e luftës dashuria e saj ndaj djalit dhe shokëve të tij rritet e kthehet në dashuri për klasën punëtore. Ajo përtërihet shpirtërisht dhe bëhet një revolucionare e ndërgjegjshme, e cila tani beson plotësisht në fitoren e fundit. Ky proces i lindjes dhe i rritjes së njeriut të ri Nilovna, ishte një fenomen që ndeshej shpesh në ato kohë. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e romanit si pasqyrim artistik i luftës për çlirimin e kiasës punëtore. Në këtë luftë shumë punëtorë nga njerëz të humbur pa vetëdije klase, tërhiqen prej saj, bëhen luftëtarë të vijës së pare.

''Rëndësia e romanit''
Duke na dhënë një pikturë të drejtë të lëvizjes shoqërore në fillim te shekullit XX, duke pasqyruar kontradiktat komplekse shoqërore, aty vihen në dukje përfaqësuesit e asaj klase e cila do të shpëtoj njerëzimin nga shfrytëzimi dhe do ta dërgoj kulturën përpara. Ideja e socializmit vë në lëvizje gjithçka në roman.
Për herë të parë në letërsinë botërore del një roman i tillë ku përshkruhet se si zhvillohet ndërgjegja socialiste e klasës punëtore dhe se si formohet karakteri i njeriut të ri në zjarrin e luftës revolucionare. Në romanin ,,Nëna” del qartë se klasa punëtore qëndron tani në pararojë të luftës së njerëzimit për liri e përparim.
Romani ''Nëna'' luajti dhe luan gjithnjë edhe sot një rol të veçantë në edukimin e punonjësve të botes me idetë e socializmit.
Romani ''Nëna'' nuk dallon vetëm për idetë e thella dhe për problemet shumë të rëndësishme që trajton; ai ka edhe një vlerë të madhe artistike: personazhet janë skalitur me mjeshtëri, në të hasim analiza të thella psikologjike, sidomos bukur është pasqyruar bota shpirtërore e Pellagesë.
Romani të mallëngjen dhe të entuziazmon; ai përshkohet i tëri nga një frymë e ngrohtë humaniste dhe heroike.
''Nëna'' është modeli i parë i përsosur i një vepre të realizmit socialist. 

Shkruar nga: ''Agon Bislimi''
Romani ,,Nëna” nga Maksim Gorki - Analiza,Këtu mund të gjeni analizën apo referatin e veprës apo romanit ,Nëna” nga Maksim Gorki.Në këtë analizë apo referat trajtohet ideja e romanit,brendia e romanit, heronjtë kryesorë,subjekti i romanit Nëna, personazhet, rëndësia e romanit,motivet,idetë socialiste,karakteret e personazheve etj.Analiza e romanit nena,romanit Nena analiza,Maksim Gorki analiza shqip,analiza te romaneve shqip,analize letrare shqip,koment,referat shqip,analiza letrare shqip,romani nena nga Maksim Gorki koment dhe analize
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more