Analiza e romanit '' Vivaldi pa stinë '' nga Konstandin Dhamo
Ky roman i shkrimtarit Konstandin Dhamo ka në qendër të subjektit të tij natyrën, ndërrimet e stinëve, për të dhënë sa më natyrshëm “poezinë” e jetës.
Si protagonistë të ngjarjeve, autori paraqet disa nxënës me fisnikërinë e tyre të shpirtit.
Ky libër mban shumë vlera, si, së pari: është rikrijimi i një atmosfere të bukur me pamje të qëndrueshme nga natyra jonë, si edhe njeriu, në këtë rast, nxënësit kundrejt saj, me dëshirën për të jetuar dhe gëzuar fëmijërinë dhe rininë e tyre që sapo nis. Së dyti, paraqitja e marrëdhënieve midis nxënësve në shkollë.
Përmendim këtu protagonistin që rrëfen dhe shokun e tij, Niku, me prirje për poezi; Vjollcën që nuk i përgjigjet këtij në ndjenjat; mësueset, sidomos ajo e matematikës, Viviana, me një shpirt poetik, që i do shumë nxënësit e saj etj.
Këto marrëdhënie janë përshkruar me ndjenjë të hollë në një rrëfim për natyrën dhe bukurinë e saj. Së treti, këtij libri i shtohet edhe një vlerë, ngarkesa shoqërore e së dobishmes për të ruajtur natyrën, ekologjinë që është në rrezik të dëmtohet më tepër.
Analiza, komenti, referati vivaldi pa stine
loading...
Lexo edhe: