Skip to main content

Analiza e romanit '' Kështjella '' nga Ismail Kadare

        
“Kështjella” e Kadaresë, alegoria e Shqipërisë sovjetike

Analizë mbi një prej romaneve më të suksesshme.

“Forcat osmane janë përdorur si një prizëm përmes të cilit të aludohet për diktaturën”

“Kështjella” është një nga katër romanet e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, që lidhet me të shkuarën osmane të vendit të tij të lindjes. Ai rrëfen historinë e një përpjekjeje të ushtrisë osmane për të pushtuar një qytet të paidentifikuar në Shqipëri, me shumë gjasë në gjysmën e parë të shek. XV.
 

Një ngrehinë e lartë e vetmuar reziston e rrethuar nga fusha të shkreta e male të zymta, në këmbë të të cilëve forca të shumta osmane janë grumbulluar për të përgatitur sulmin. Thuajse e gjithë historia tregohet nga brenda kampit osman, përmes personalitetesh, përfshirë edhe pashain që drejton ushtrinë, kryeastrologun, myftiu, intendenti i gjeneralit, arkitekti dhe kronikani zyrtar i kështjellës, Mevla Çelebiu. Sulmi i parë i ushtrisë dështoi, me përpjekjet për të përdorur forcën brutale shkatërruese; atëherë ata provuan të kalonin në muret mbrojtës; ndjekur nga plani më pak konvencional i lëshimit të minjve të sëmurë mbi mure; dhe së fundi prerja e furnizimit të kështjellës me ujë. Sakaq, shirat e vjeshtës mbërritën, duke ngopur mbrojtësit dhe duke e detyruar ushtrinë e mundur osmane të tërhiqet. Pas kësaj pashai i pasuksesshëm vret veten.
 

Lexuesit e parë të këtij romani të vitit 1970, duhet ta kenë ditur që nga fillimi se rrethimi ishte i destinuar të dështonte, ashtu si osmanëve iu bëri ballë Heroi Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti apo Skënderbeu. Skënderbeu është njohur si një mbrojtës sypatrembur në emër të krishterimit, deri në vdekjen e tij në 1468 dhe Perandoria Osmane, në fakt, nuk e pushtoi Shqipërinë deri vonë në shek. XV. Gjithsesi, Kadare e ka deklaruar më herët se ky në fakt nuk është aspak një “roman historik”; më së shumti ai është lexuar si një kthim pas në histori për të reflektuar mbi Shqipërinë sovjetike nën diktaturën e egër të Enver Hoxhës.
Si shumë artistë përpara dhe gjatë diktaturës, Kadare përdori alegorinë kreative- me shumë nënshtresa kuptimore për t’u vetëmbrojtur- për të thënë atë që në çdo rast ishte e pathënshme. Ashtu siç e ka thënë diku tjetër, “opozita e hapur” ndaj shtetit në atë kohë “ishte thjesht e pamundur”.
 

Unë do ta pranoja hapur se ai cep i vogël i çuditshëm i Europës, që është Shqipëria, nuk është subjekt i studimeve të mia, por mënyra se si turqit osmanë janë përdorur për të kritikuar në mënyrë indirekte regjimin Hoxhës, pa dyshim ia vlen që të përmendet. Sulmuesit janë përshkruar si mizorë, plot ngjyra të gjalla, plot shkëlqim dhe jonjerëzorë, por më shumë se një rast i trajtimit nacionalist, është në fakt një mënyrë imagjinatave për t’iu referuar regjimit brutal të Hoxhës. Pas mësymjeve të para të dështuara, pashai ngriti në rrjet spiunazhi për të zbuluar se hodhi “magjinë” e dyshuar në kështjellë. Një atmosferë frike ngrihet në kamp, me gjyqe farsë për të dënuar fajtorin që do të zhdukej për të gërmuar “tunelin”.
 

Për të përforcuar këtë paralele është dialogu “modern” anakronik që është përdorur në rrëfim dhe fakti që ushtria osmane është përshkruar apostafat në një mënyrë epike. Kështu që, edhe një rishtar si unë, siç e pranoj edhe vetë, mbi Shqipërinë sovjetike mund të shohë se forcat osmane janë përdorur thjesht si një prizëm përmes të cilit të aludohet për sistemin sovjetik.
Kadare nuk gabon në asnjë yçkël si ndonjë Pamuk apo Borges, që me shumë gjasë do të sillnin në një material të tillë, por ai vazhdon ta thurë atë me humor dhe një sy të mprehtë për absurdin. Botuesi provon guximshëm në kopertinë të shpalosë prej saj rrëfenjën e “përplasjes së qytetërimeve”, por ky është një ekzagjerim i vërtetë. Përshkrimi i “Kështjellës” si një meditim fiksional mbi Shqipërinë sovjetike nën Enver Hoxhën, ndoshta nuk do t’i japë shumë ngjyrime komerciale.
 

Publikuar në gazetën turke “Hurriyet Daily News”

William Armstrong*
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more