“Mikjon”-“Piratja sybojëqielli” përbëhet nga dy novela.
Novela “Mikjon” tregon historinë e një këlyshi ujku. Ai ishte biri i Ujkonjës së Madhe, e cila ishte prirëse e një kopeje ujqërish. Barinjtë e dhenve tmerroheshin nga ajo, sepse shpesh në dyluftim me qentë e tyre i mbyste. Një dimër i egër dëmtoi mjaft kopenë e saj. Duke dashur të gjente ushqim ulkonja bie në pritën e njerëzve, të cilët e vrasin bashkë me këlyshët e saj. Vetëm njëri shpëton, por i plagosur rëndë në këmbë. Gjergji, një djalë nga fshati e gjen këlyshin, e merr dhe e strehon tek një mulli i vjetër. Ai kujdesej çdo ditë për këlyshin e ujkut deri sa njerëzit e kuptuan dhe kërkuan ta vrisnin. Ujku pret që të takohet edhe një herë të fundit me Gjergjin, pastaj largohet duke u bashkuar me një kope 8 ujqërish, duke jetuar kështu i lirë dhe larg njerëzve.
Novela e dytë “Piratja sybojqielli” bën fjalë për një mace që e kishin ndarë që të vogël nga nëna e saj. Për të mbijetuar ajo ishte bërë grabitqare e madhe. Shkonte shtëpi më shtëpi duke vjedhur ushqimin. Macja u bë shumë e rrezikshme. Fëmijët filluan ta quanin “Pirate”. Të mërzitur nga dëmet që ajo shkaktonte ato i ngritën një kurth dhe e zunë. E varën nga këmbët dhe i bënë gjyqin. Ina u bë avokatja e saj, e cila vendosi ta marrë macen në shtëpi dhe të kujdeset për të. Ina e ushqeu mirë e mirë dhe e lau. Ajo doli si bora, kështu që nga Pirate ia vunë emrin Bora. Një ditë një gjarpër po kërcënonte jetën e një fëmije, Bora u hodh mbi gjarprin dhe shpëtoi fëmijën. Por në dyluftim ajo u plagos, menjëherë fëmijët e çuan tek veterineri, i cili e kuroi me shumë dashuri macen heroinë.
loading...
Lexo edhe: