Adem Demaçin për një libër të botuar e burgosën ata që nuk merrnin fare erë prej librave, aq më pak prej urtësive që shëmbëllente libri. Ndërsa Sejid Kutubi po për një libër shkoi në burg dhe pastaj vetëm pse nuk u pendua për fjalët prej zemre që i kishte hedhur mu në thellësinë e krahërorit të atij libri, sypatrembur shkoi drejt litarit. Kurse unë dhe ti, mua dhe ty që askush nuk do të na burgos e nuk do të na var nëse lexojmë dhe shkruajmë libra, përse vallë jemi shkurorëzuar padrejtësisht prej librit? Si nuk skuqemi të paktën? Si nuk i kujtojmë ata që librin e shkëmbyen me lirinë? Ata kishin dhënë lirinë për ta ruajtur librin, ngaqë kishin kuptuar se leximi është pararendës i lirisë, madje leximin dhe shkrimin ata e kishin kuptuar si liri përgjatë asaj ecejake. Kurse unë dhe ti, humbëm lirinë duke qenë të lirë, sepse me përbuzje dhe me asnjë arsye fërfëlluam librin, brenda të cilit gjendej leximi, në thellësinë e të cilit rridhte rrëshira e urtësive.
Shkruan:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: