Skip to main content

GazetaBlic

GazetaBlic


Moti i ligë do të kaplojë edhe disa rajone

Posted: 22 Aug 2016 09:16 AM PDT

1-291-780x439

Moti i ligë i cili sot në orët e pasdites e kaploi pjesën më të madhe të vendit, për momentin është duke lëvizur në drejtim të Kumanovës, Ovçe Poles dhe pjesës juglindore të luginës së Tikveshit. Moti i ligë mbretëron edhe në pjesën veriore të luginës së Pollogut, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni. Për momentin në pjesën lindore të luginës së Shkupit është qetësuar moti i ligë me shi të rrëmbyeshëm i cili do të qëndrojë rreth edhe një orë. Stuhi të fuqishme ka në Koçan dhe Kriva Pallankë, ndërsa nga DPHM thonë se stuhia do të zgjasë. Edhe një masë tjetër e paqëndrueshme lëviz në veri të Shkupit drejt luginës së Shkupit dhe Gostivarit. „Për momentin stuhi ka në rrethinën e Koçanit dhe në rrethinën e Kriva Pallankës dhe pritet të zgjasë, pastaj në veri të Shkupit me drejtim të lëvizjes kah lugina e Shkupit dhe në rrethinën e Gostivarit", thuhet në njoftimin e DPHM. Për momentin në qendër të Shkupit mbretëron mot i qëndrueshëm me erë të moderuar. Pritet që masa e paqëndrueshme së shpejti të kalojë edhe mbi kryeqytet./Telegrafi/  

The post Moti i ligë do të kaplojë edhe disa rajone appeared first on GazetaBlic.

Mariza Ikonomi tregon asetet e saj fantastike (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 09:14 AM PDT

Mariza-ikonomi-NOA

Këngëtarja Mariza Ikonomi vijon pushimet e saj. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me bikini më në formë se kurrë. Duket se këtë verë Ikonomi ka arritur format e dëshiruara trupore për të kaluar provën e njohur të kostumit të banjos. lik

The post Mariza Ikonomi tregon asetet e saj fantastike (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Media angleze ia kujton Shaqirit këtë deklaratë që e kishte dhënë për Kosovën

Posted: 22 Aug 2016 09:13 AM PDT

shaqiri-kosova

Media e njohur angleze, "Evening Standard", ka shkruar për mundësinë e përzgjedhjes së Kosovës që kanë futbollistët me prejardhje nga Kosova. Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA në muajin maj, ndërsa është përfshirë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Rusisë që mbahet në vitin 2018. E një çështje e ndjeshme që është shfaqur, është ajo e futbollistëve të Kosovës që luajnë për përfaqësuese tjera, dhe emrat më të mëdhenj janë në Zvicër. Theks i veçantë në shkrimin e "Evening Standard" i është kushtuar Granit Xhakës, e ardhmja e të cilit do të mësohet më së largu në fund të këtij muaji. Por tutje kjo media kujton edhe deklaratën e Xherdan Shaqirit që kishte dhënë gjatë Kampionatit Evropian. "Çfarë nëse trajneri i Kosovës më ofron pozitën e kapitenit? Sigurisht, do ta mendoj", kishte thënë në qershor Shaqiri gjatë një konference për shtyp

The post Media angleze ia kujton Shaqirit këtë deklaratë që e kishte dhënë për Kosovën appeared first on GazetaBlic.

Mourinho shokon Unitedin, isha shumë afër kalimit te kjo ligë

Posted: 22 Aug 2016 09:06 AM PDT

jose-m1

Jose Mourinho ka thënë se ai ishte afër kthimit në Serie A ose në La Liga. Trajneri portugez ka folur për kthimin e tij dhe garën që bëhet në Angli. "Përpara se të hyja në bisedime me drejtuesit e Manchester United në planet e mija ekzistonte dhe ideja e një rikthimi në Itali ose në Spanjë. Në fund vendosa të vazhdoj aventurën time në Ligën Premier, sepse është një kampionat special ku ka shumë rivalitet mes skuadrave". "Ka kampionate ku skuadrat e mëdha duan të vazhdojnë rrugën e tyre të sukseseve dhe t'i lënë akoma dhe më mbrapa të voglat. Në Angli ndodh e kundërta. Këtu të gjithë klubet duan të jenë në garë". "Është e vërtetë që kam një karakter disi të vështirë dhe hera herës tregohem arrogant, por kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve pasi dëshiroj që skuadra të cilën unë drejtoj të fitojë çdo ndeshje dhe të gjitha garat ku ne marrim pjesë", ka thënë Mourinho. Special One ka fituar Superkupën dhe dy ndeshjet e para në Ligën Premier.

The post Mourinho shokon Unitedin, isha shumë afër kalimit te kjo ligë appeared first on GazetaBlic.

Kapet 11 vjeçari me rrip vetëvrasës në Izrael

Posted: 22 Aug 2016 08:57 AM PDT

Izraeli

Policia në Irak ka arrestuar një 11 vjeçar, afër xhamisë Shi'ite në qytetin Kirkuk të dielën , pasi i hoqën një jelek vetëvrasës, shkruan Reuters. Kanali kurd Kurdistan 24, tregoi pamjet e dy policëve të cilët mbanin djalin e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa një oficer tjetër i hoqi rripin shpërthyes nga trupi. Shefi i Policisë në Kiruk Brigade, Khalab Omar, tha se djali mbante dy kilogramë lëndë shpërthyese, derisa tha se ai kishte hyrë në qytet pesë ose gjashtë ditë më parë, transmeton KosovaPress. Kapja e tij, pasoi me një sulm vdekjeprurës në një dasmë në qytetin Gaziantep të Turqisë, për të cilin presidentit turk Recep Tayyip Erdogan tha se ishte kryer nga një fëmijë i moshës 12-14 vjeçare.

The post Kapet 11 vjeçari me rrip vetëvrasës në Izrael appeared first on GazetaBlic.

Era befasohet me pamjen e motrës së saj (Foto)

Posted: 22 Aug 2016 08:55 AM PDT

Në Foto: Era Istrefi - Këngëtare Shqiptare me renome botërore!

Deri sa po vazhdon me suksesin e saj ndërkombëtar, Era e cila momentalisht gjindet ne Londër për të promovuar dhe marrë pjesë në disa shou britanez ka gjetur pak kohë edhe për të takuar personat e saj të afërt. Ajo në Londër ka takuar motrën e saj të madhe Nitën, e cila jeton dhe vepron në Angli. E pa njohur për publikun, motra e Norës dhe Erës është po aq seksi sa dy motrat e saj. Përndryshe Era këtyre ditëve ka qenë edhe pjesë e programit 24 orësh të MTV-së. motra1

The post Era befasohet me pamjen e motrës së saj (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Vëllezërit Berisha kanë një lajm të keq për Kosovën (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 08:45 AM PDT

berisha_1471879750-7311820

Per-Mathias Hogmo ka thënë se Valon dhe Veton Berisha nuk do të luajnë për Kosovën Përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo ka thënë se dy vëllezërit kosovarë, Valon dhe Veton Berisha nuk do të luajnë për Kosovën. Ai tha se ata tashmë kanë vendosur që të vazhdojnë dhe të luajnë për Norvegjinë. "Ata kanë vendosur. Janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë", ka thënë Hogmo për Nettavisen. Kosova tashmë ka marrë disa përgjigje pozitive, por është në pritje edhe të disa futbollistëve të tjerë, të cilët luajnë për Kombëtare të ndryshme evropiane.

The post Vëllezërit Berisha kanë një lajm të keq për Kosovën (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Mustafa përshëndetet me komandantin e KFOR-it, Miglietta

Posted: 22 Aug 2016 08:42 AM PDT

Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës komandantin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta. Në një njoftim thuhet se kryeministri Mustafa e falënderoi përzemërsisht Gjeneral Major Migliettën për punën dhe kontributin e madh për Kosovën. Mustafa theksoi sërish respektin dhe vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin duke theksuar përkrahjen e mëtejme për avancimin e proceseve në Kosovë.

The post Mustafa përshëndetet me komandantin e KFOR-it, Miglietta appeared first on GazetaBlic.

Françeska Jaçe nuk di të ndalet (FOTO/VIDEO)

Posted: 22 Aug 2016 08:41 AM PDT

tung

Ish-banorja e Big Brother Françeska Jaçe vijon të mahnisë me format e saj të përkryera. Ajo vijon të publikojë foto dhe video të ndryshme nga pushimet e saj të cilat mesa duket nuk kanë fund.  

A video posted by Franceskajace (@franceskajace) on

FRANCESKA

The post Françeska Jaçe nuk di të ndalet (FOTO/VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Mustafa: Kufiri nuk caktohet sot, as në mbledhjen e 1 Shtatorit!

Posted: 22 Aug 2016 08:41 AM PDT

Mustafa

Kryemisnistri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa nëpërmes një postimi në facebook ka shkruar se kufiri me Malin e Zi është ai në të cilin ka ndërhyrë Aleanca Veriatlantike në krye me SHBA-të, i definuar në Marrëveshjen e Kumanovës, i "vizatuar" me Planin e Ahtisarit, i respektuar me Planin Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe me Planin Zhvillimor të Komunës së Pejës, shkruan Gazeta Blic. Sipas tij, Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare nuk ka përcaktuar kufij të rinj, ka respektuar kufijtë në të cilët kemi shpallur pavarësinë. "Kufijtë për Kosovën janë caktuar kur është çliruar Kosova dhe kur është shpallur pavarësia. Nuk caktohen sot, as në mbledhjen e 1 Shtatorit, " ka shkruar Mustafa në Facebook. / © GazetaBlic.com / Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: [quote_box name="Isa Mustafa - Facebook"]Kufiri me Malin e Zi është ai në të cilin ka ndërhyrë Aleanca Veriatlantike në krye me SHBA-të, i definuar në Marrëveshjen e Kumanovës, i "vizatuar" me Planin e Ahtisarit, i respektuar me Planin Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe me Planin Zhvillimor të Komunës së Pejës. Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare nuk ka përcaktuar kufij të rinj, ka respektuar kufijtë në të cilët kemi shpallur pavarësinë. Prandaj , garat me harta dhe me dokumentacion kadastral, ndërmjet Komisionit Shtetëror dhe disa ekspertëve që kanë marrë bajrakun për të treguar se cilët duhet të jenë kufijtë e Kosovës e humbin rëndësinë. Kufijtë për Kosovën janë caktuar kur është çliruar Kosova dhe kur është shpallur pavarësia. Nuk caktohen sot, as në mbledhjen e 1 Shtatorit. Ne mund ta helmojmë opinionin me llojlloj "argumente", mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti nuk do të ketë. Janë këta kufij që i njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar. Në deklaratat tona munda ta zgjerojmë Kosovën sipas orekseve dhe kuteve politike, por realiteti është se kufijtë ndërkombëtar nuk janë vullnet i vetëm një pale. Janë vullnet i dy palëve, i cili në rastin tonë është nënshkruar në nivel qeveritar, dhe vullnet i atyre që na kanë ndihmuar të çlirohemi, ta shpallim pavarësinë dhe po na përkrahin në shtetndërtim. Ne duhet të ndihemi të nderuar dhe të respektuar që me çështjet tona merret edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA nuk i kanë borxh Kosovës, ne u kemi borxh Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për gjithë atë që e bënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës përfshirë edhe viktimat njerëzore të tyre. Asnjëri nga deputetët dhe ne qeveritarët nuk është aq i ri sa mos të kujtojë kohën e luftës dhe apelin që të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare. IM[/quote_box]

The post Mustafa: Kufiri nuk caktohet sot, as në mbledhjen e 1 Shtatorit! appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more