Skip to main content

INSAJDERI: “Ministrja e Drejtësisë, shkarkon këshilltarin politik të akuzuar për vepër penale” plus 19 more

INSAJDERI: “Ministrja e Drejtësisë, shkarkon këshilltarin politik të akuzuar për vepër penale” plus 19 more


Ministrja e Drejtësisë, shkarkon këshilltarin politik të akuzuar për vepër penale

Posted: 22 Aug 2016 09:29 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është këshilluar për 19 ditë nga një këshilltar i akuzuar për vepër penale.

Por të hënen pasdite e ka shkarkuar nga detyra.

Remzi Potoku, i emëruar nga ministrja Hoxha në cilësinë e këshilltarit të lartë politik, është larguar nga kabineti i ministres, disa orë pas pranimit të pyetjeve nga Insajderi se a është në dijeni se këshilltari i saj po ndiqet penalisht nga një prokuror i EULEX-it.

Potoku ishte arrestuar dy vjet më parë bashku me ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, dhe vëllanë e tij Bahri Potoku për një rast të trafikimit me qenie njerëzore.

Arrestimi i tyre ishte kryer për shkak të dyshimit se kishin kërcënuar një dëshmitare – viktimë e trafikimit. Plani për frikësimin e dëshmitares ishte zbuluar gjatë një përgjimi që po kryhej kundër Nuhi Ukës. Biseda ishte bërë në zyrën e Ukës në Prishtinë.

"Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre qytetar të Kosovës nën dyshimin se kanë frikësuar një dëshmitar gjatë procedurës penale dhe kanë penguar të provuarit, në kundërshtim me nenin 395 dhe 394 të Kodit Penal të Kosovës", kishte njoftuar EULEX-i

"Dyshimi se këta persona kanë kryer këto krime është ngritur gjatë një hetimi që është në vazhdim, si rezultat i të cilit, më 7 nëntor 2013 ishte arrestuar ish Kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Personat e arrestuar do të intervistohen nga prokurori, i cili ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre", thuhej në këtë komunikatë.

Ata dyshoheshin se kishin ndikuar tek dëshmitarja, M.I., viktimë e trafikimit që të tërheq dëshminë kundër Bahri Potokut, i akuzuar për trafikim me qenie njerëzore.

Gjykata e shkallës së parë ka hedhur poshtë aktakuzën kundër Nuhi Ukës, si dhe një pikë të aktakuzës kundër Remzi Potokut. Prokuroria është ankuar në Gjykatën e Apelit kundër këtij vendimi.

Ish-këshilltari i ministres Hoxha që është edhe avokat, Remzi Potoku aktualisht akuzohet për pengim të të provuarit. Ai është pjesë e strukturave të PDK-së në Degën e Prishtinës.

Ministria ka thënë shkurtë se Potoku nuk është më këshilltar, pa njoftuar nëse kanë ditur për veprimet e tij të dyshuara penale.

"Duke iu falënderuar për bashkëpunimin, sa i përket pyetjes tuaj rreth angazhimit të Remzi Potokut, iu njoftojmë se Remzi Potoku ka pasur angazhim disa-ditor në Ministrinë e Drejtësisë dhe i njëjti nuk është më pjesë e Ministrisë së Drejtësisë", thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë.

Insajderi ka kontaktuar me Potokun. Ai ka thënë se është viktimë në këtë rast, por nuk ka treguar se si. Ka përmendur se një prokuror vendës e ka shantazhuar duke i kërkuar para nëpërmjet një sekseri, mirëpo ka refuzuar të tregojë se cili prokuror. Ka thënë po ashtu se prokurori i EULEX-it i ka ofruar status të dëshmitarit bashkëpunues dhe pas refuzimit për ta pranuar këtë, është akuzuar.

Për të gjitha këto, nuk ka ofruar asnjë fakte.

"Jam viktimë e sistemit të drejtësisë", ka thënë avokati Potoku.

Potoku ishte arrestuar shkak të përpjekjeve të Ukës dhe të tjerëve për të ndikuar tek një dëshmitare kundër të akuzuarit Bahri Potoku, i akuzuar për trafikim me qenie njerëzore.

“Nga përgjimet doli se z. Uka dhe z. Potoku kanë kryer veprat penale të përmendura në kërkesën për paraburgim. Vëllai i z. Potokut, Bahriu, dyshohet se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprave penale të prostitucionit dhe trafikimit me qenie njerëzore dhe z. Uka ka qenë avokat mbrojtës i z. Bahriut… Dëshmia kryesore në këtë rast kundër Bahriut erdhi nga M.I. dhe incizimet e bëra në zyrën e z. Uka tregojnë për ndikimin që kanë ushtruar ata për ndryshimin e deklaratës nga ana e së dëmtuarës”, kishte thënë Prokuroria në kërkesën për paraburgim.

Sipas tij, në regjistrimet e bëra janë zbuluar bisedat e Potokut dhe Ukës se si M.I. duhet të ndryshojë deklaratën e saj në Gjykatë dhe se si ajo do të kontaktohet para seancës gjyqësore.

“Është diskutuar se M.I. duhet të thotë se ka gabuar kur e ka identifikuar Bahriun. Z. Potoku i ka konfirmuar Ukës se sa herë që ka shkuar te M.I. apo familja e saj ka premtuar se do t’i jap diçka…Më 27 shtator është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Bahriut dhe aty ka ndodh saktësisht ajo që ishte diskutuar mes tyre. Z. Potoku dhe z. Uka e kanë diskutuar këtë rezultat. Të dy e kanë ditur se M.I po gënjen para gjykatës”, kishte theksuar Prokuroria.

Prokuroria ka thënë se ekziston edhe një incizim kur Uka i thotë Potokut se “ajo ka gënjyer sa ka mundur”./Insajderi.com

The post Ministrja e Drejtësisë, shkarkon këshilltarin politik të akuzuar për vepër penale appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti i katërt braktisë Shqipërinë për Kosovën

Posted: 22 Aug 2016 09:19 AM PDT

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, edhe një tjetër futbollist ka vendosur që ta lë Kombëtaren e Shqipërisë për t'iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Fjala është për Amir Rrahmanin, futbollistin e lindur në Prishtinë, e që po bënë karrierë të suksesshme në Kroaci te Spliti.

Vendimin për ta lënë Shqipërinë dhe për t'iu bashkuar Kosovës qendërmbrojtësi 22 vjeçar ia ka kumtuar edhe presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, përmes një letre që e ka siguruar gazeta "Zëri".

Në letrën e Amir Rrahmanit dërguar Dukës, thuhet:

letr

The post Futbollisti i katërt braktisë Shqipërinë për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Televizioni amerikan e bënë Kosovën pjesë të Serbisë

Posted: 22 Aug 2016 09:08 AM PDT

Në pjesën e parë mes ndeshjes së basketit në Rio2016, mes SHBA-së dhe Serbisë, televizioni "One-Bi-Si" i platformes mediale NBC, ka treguar një hartë në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë.

Gazeta "Novosti", ka shkruar se kombëtarja e Serbisë në basketboll e ka humbur ndeshjen finale ndaj SHBA-së, por një televizion amerikan e ka bërë interesante gjithë këtë situatë, pasi ka vendosur që të shfaqë një hartë në të cilën tregohet se Kosova është pjesë e Serbisë.

Kosova

Por interesante është fakti sesi shumë lexues të Novost-i e kanë komentuar duke shkruar sesi Serbia duhet të stopoj të shpresojë në "përrallen e Kosovës"./Insajderi.com

The post Televizioni amerikan e bënë Kosovën pjesë të Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Filmi nga Serbia fiton në Anibar

Posted: 22 Aug 2016 08:46 AM PDT

Çmimi kryesor në edicionin e shtatë të Festivalit të Filmit të Animuar "Anibar" që përfundoi mbrëmë në Pejë, ka shkuar në Serbi, pasi animacioni "Of Slaves and Robost" me regji të Miloc Tomic, është zgjedhur animacioni më i mirë në kategorinë e filmit më të mirë Ballkanik.

Ndërsa çmimi për animacionin më të mirë në kategorinë ndërkombëtare ka shkaur për filmin irlandez "A Coat Made Dark" me regji të Jack O'shea.

Gjatë ceremonisë u shpallen fituesit e të gjitha kategorive konkurruese të Anibarit. Dy juritë e Anibar punuan gjatë 6 ditëve duke vlerësuar filmat e ndarë në 6 kategori. Grand Jury ka qenë e përbërë nga Mihai Mitrica, Tomek Ducki, Anna Ida Orosz, Jean-Luc Slock, dhe Jiri Nedela. Kurse juria e studentëve ka qenë e përbërë nga artistë Kosovar të cilët kanë punuar nën drejtimin e Igor Prassel professor I animacionit nga Sllovenia. Antarët e jurisë së studentëve ishin: Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Drita Nokaj, Jehona Berisha, dhe Gezim Ramizi.

Bashkangjitur gjeni titujt e filmave fitues dhe të regjisorëve.

Filmi më i mirë ndërkombëtar:
A Coat Made Dark – Irlandë
Regjia: Jack O'shea

Filmi më i mirë Balkanik:
Of Slaves and Robots – Serbi
Regjia: Miloc Tomic

Filmi më i mirë në kategorinë e studentëve:
Sea Child – Mbretëria e Bashkuar
Regjia: Minha Kim

Filmi më i mirë në kategorinë e ambientit:
October 2050 – Ceki
Regjia: Alzbeta Gobelova

Videoklipi i animuar muzikor:
Quack Fat – Opiuo – Australi
Regjia: Jonathan Chong

Cmimi i publikut:
He who has two souls – France
Regjia: Fabrice Luang-Vija

Juritë gjithashtu kanë vendosur për të shpërndarë certifikata meritore për disa filma që kanë qenë në rrethin e ngushtë për vend të pare.

Kategoria Ndërkombëtare:
Shell All – France
Regjia: Zaver Najjar

Kategoria e studentëve:
Velodrool – Estoni (Regjia: Sander Joon)
The More I knoë – Ceki (Regji: Marek Naprstek)
RRRING RRRING – Gjermani (Regjia: Thomas Kneffel)
D 729 – Belgjikë (Regjia: Levi Stoops)
Ivan's Need – Zvicër (Regjia: Veronika L. Montanom Manuela Leuenberger, Lukas Suter)

Edicioni i shtatë i festivalit përfundoi me sukses, ku përgjatë shtatë ditëve është vërejtur numri i ngritur i shikuesve nëpër kinema, dhe ngritja e numrit të vizitorëve në festival.

The post Filmi nga Serbia fiton në Anibar appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i LDK-së: Nuk pajtohem me demarkacionin por do të votoj pro

Posted: 22 Aug 2016 08:13 AM PDT

Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pakënaqësi rreth shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, faji po i hidhet Komisionit Shtetëror që lejoi ardhjen deri në këtë situatë. Kështu ka deklaruar deputeti nga radhët e LDK-së, Nuredin Ibishi.

Në një prononcim për "Indeksonline", Ibishi ka thënë se është Komisioni Shtetëror ai që i solli deputetët para aktit të kryer, duke u treguar i papërgjegjshëm lidhur me demarkacionin.

"Unë personalisht fare nuk mendoj se është në rregull demarkacioni, por pasi është interesi i shtetit më i madh se ajo hise e jona aty, normal duhet të votohet. Unë veç kam deklaruar se janë bërë shumë gabime aty. Puna e Komisionit është e papërgjegjshme dhe fatkeqësisht marrëveshja nuk është rishikuar me kohë, por sido që të jetë  tash po flasim për diçka që ka ndodhë, nëse është interesi i shtetit, demarkacioni po na pret në të ardhmen", ka thënë ai.

Sipas tij, pala malazeze ka diktuar gabimet, por që Kosova është treguar inferiore.

Ai ka thënë se Kosova ka gabuar duke u nisur vetëm nga aspekti kadastral, pa u lidhur me hartat topografike. Komisioni Shtetëror ka rënë poshtë në këtë aspekt, duke i lënë palës malazeze të shikojnë anën që u konvenon.

"Pala malazeze e ka diktuar në çdo aspekt gabimet, edhe në dokumentacion, edhe në rregullore por edhe në vend të shënjimit të vijës kufitare, por Kosova ka qenë inferiore edhe na ka sjellë para aktit të kryer. Gabimi i Komisionit është që në kuadër të dokumentacionit të tanishëm është fokusuar vetëm në aspektin e ndarjes kadastrale të pronave në komuna dhe nuk është lidh edhe në hartat topografike ku ka qenë e shënuar vija administrative vija mes Kosovës, Serbisë e Malit të Zi. Një herë pala malazeze i injoron provat që kanë qenë dëshmi tona, tash kur duhet të shënohet vija kufitare, prapë shënohet harta topografike. Këtu pala malazeze e ka marrë pjesën që iu ka konvenuar atyre dhe këtë e ka marrë edhe pala kosovare", ka sqaruar Ibishi për Indeksonline.

Deri te fitorja e palës malazeze, Ibishi thotë se ka ardhur pasi me demarkacionin nuk janë marrë njerëzit e duhur. Sipas tij, nuk ka pasur njerëz të topografisë, apo gjeografë që e njohin fushën.

Ndërsa, për deputetët e koalicionit me të cilët udhëheq LDK-ja, thotë se ata e kanë më të lehtë ta menaxhojnë situatën./

 

The post Deputeti i LDK-së: Nuk pajtohem me demarkacionin por do të votoj pro appeared first on INSAJDERI.

Simbole nacionaliste serbe në Pllakatin e ambasadës së Kosovës në Paris

Posted: 22 Aug 2016 06:57 AM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon sulmin vandal ndaj simboleve të Ambasadës së Kosovës në Paris nga njerëz që janë kundër shtetit të Kosovës, pavarësisë dhe të arriturave të saj.

"Sot para dite, stafi i Ambasadës e Kosovës në Paris e ka gjetur të dëmtuar pllakatën në hyrje të ndërtesës ku ndodhet Ambasada, e cila është vandalizuar me simbole nacionaliste serbe të kohës së Millosheviqit dhe ekstremistëve e nacionalistëve serbë. Ministria e dënon këtë akt barbar që është jashtë çfarëdo standardi dhe rregulli diplomatik dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të sigurisë në Francë t'i gjejë fajtorët të cilët duhet të marrin dënimin e merituar", thuhet në një njoftim për media.

Ky nuk është rasti i vetëm që Ambasada e Kosovës në Paris ka qenë cak i vandalistëve të cilët propagandojnë dhe përpiqen të ndjellin frikë tek trupi diplomatik i Kosovës në këtë shtet.

MPJ zotohet se i gjithë shërbimi diplomatik nëpër botë do të vazhdojë ta kryejë punën e vet në mënyrë profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të vet pavarësisht kërcënimeve e shantazheve.

The post Simbole nacionaliste serbe në Pllakatin e ambasadës së Kosovës në Paris appeared first on INSAJDERI.

Hyseni: Në 11 muajt e fundit, asnjë kosovar në vatrat e krizës

Posted: 22 Aug 2016 06:51 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, tha se trafikimi me qenie njerëzore është një problem që po përsëritet dhe, përveç ndërhyrjeve që bën Policia e Kosovës, ia tha se ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik.

"Problem e kemi edhe përdorimin e narkotikëve, ku kryesisht janë të përfshirë grupmoshat shkollore dhe është duke marrë përmasa shqetësuese. Ne duhet të gjithë së bashku që të punojmë nënë parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë", theksoi ministri Hyseni.

Sa i përket radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, ministri Hyseni tha se në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave.

"Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimin të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja", ka tha Hyseni.

Këto komente ministri Hyseni i bëri në Komunën e Gjilanit në kuadër të turneut nëpër komunat e Kosovës me qëllim të angazhimit të përbashkët në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve.

Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Gjilanit u vlerësua shumë e mirë, dhe u konstatua se në bazë të takimeve me këshillat komunale për siguri është bërë një punë shumë e mirë në parandalim./Insajderi.com

The post Hyseni: Në 11 muajt e fundit, asnjë kosovar në vatrat e krizës appeared first on INSAJDERI.

Policia: Pankarta në Mushtisht s’ka elemente të verprës penale

Posted: 22 Aug 2016 06:39 AM PDT

Policia e Kosovës thotë se nuk ka elemente inkriminuese në rastin e pankartës të vendosur në hyrjen e fshatit Mushtisht të Suharekës me fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë se "policia nuk ka gjetur elemente të veprës penale, meqë bëhet fjalë për lirinë e shprehjes së qytetarëve që nuk është e ndaluar dhe e kundërligjshme".

Pankarta, me përshkrimin, “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal", u vendos në kohën e paralajmërimeve të kthimit të serbëve të zhvendosur në këtë fshat dhe në prag të një feste serbe.

Vendosja e pankartës ka shkaktuar një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim në Kosovë. Reagimeve, të hënën, iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, që duke e dënuar “vendosjen e pankartës, theksoi përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.

Ai tha se numri më i madh i banorëve ka shprehur gatishmërinë për kthimin e serbëve, por "vendosja e pankartës nga persona që nuk janë nënshkruar, flet se kthimi i serbëve nuk është diçka që e duan të gjithë".

"E dimë se në vitin 1999 shumëçka e rëndë ka ndodhur në ato hapësira. Shprehim keqardhje për të gjitha viktimat dhe nuk duam t'i mohojmë. Por, nuk pranojmë kualifikimin se të gjithë serbët janë fajtorë për këtë", tha Stojanoviq dhe shtoi se "përpjekjet për kthimin në Mushtisht do të vazhdojnë".

Ai bëri thirrje banorëve të Mushtishtit që të përmbahen dhe që ardhjen e serbëve me 28 gusht në festën e tyre dhe përgjithësisht kthimin e serbëve të mos e shohin si kërcënim./rel.

Serbisë i pengon billbordi që kujton krimet serbe në Mushtisht

Stojanoviq: S'janë të gjithë serbët kriminelë

The post Policia: Pankarta në Mushtisht s’ka elemente të verprës penale appeared first on INSAJDERI.

Sulmuesi është i njohur për Komunën e Prishtinës

Posted: 22 Aug 2016 06:27 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur pas sulmit me ngjyrë dhe shtalba në drejtim të objektit të Komunës që ai udhëheq. Ahmeti ka mohuar se ky sulm mund të jetë bërë nga dikush i LDK-së, apo ndonjë partie tjetër opozitare në komunë.

Ai ka treguar se ky sulm është bërë nga një person për të cilin thotë se pothuajse çdo gjashtë muaj bënë diçka të ngjashme.

"Është një person i cili çdo gjashtë muaj gjuan me diçka në drejtim të objektit të Komunës", citohet të ketë thënë Ahmeti për 'Indeksonline'.

Kurse Erzen Vraniqi, përmes një postimi bërë në Facebook, ka thënë se sulmuesi eshte një ish-polic e Kosovës, të cilin Komuna nuk ka mundësi t'i ndihmojë.

"Objekti i Komunës është gjuajtur me ngjyrë nga një fatkeq, ish-polic, i cili ka kërkuar fatin bashkë me familje në mërgim, por është deportuar në Kosovë. Tash i shkreti nuk ka strehim dhe nuk ka punë, por protestën e bën në adresë të gabuar. Komuna e ka dëgjuar hallin e tij, por e ka të pamundur t’i ndihmojë", ka shkruar Vraniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Sulmohet me ngjyrë objekti i Komunës së Prishtinës

Arrestohet i dyshuari për hedhjen e ngjyrës në objektin e Komunës së Prishtinës

The post Sulmuesi është i njohur për Komunën e Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet i dyshuari për hedhjen e ngjyrës në objektin e Komunës së Prishtinës

Posted: 22 Aug 2016 06:08 AM PDT

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se rreth orës 13:00 të pasdites së sotme është ndaluar një person, i cili dyshohet se ka gjuajtur me ngjyrë e shtalba në drejtim të objektit të komunës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Gazetën Fjala se rasti është duke u hetuar.

"Rreth orës 13:00 një person është ndaluar nga ekipet e policisë. Rasti është duke u hetuar. Ekipet janë në vendin e ngjarjes", ka thënë Ahmeti.

The post Arrestohet i dyshuari për hedhjen e ngjyrës në objektin e Komunës së Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Ymeri: Adem Grabovci është vegël e Kadri Veselit

Posted: 22 Aug 2016 05:56 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Adem Grabovci është vegël e Kadri Veselit, i cili përmes tij i arrin qëllimet e veta.

"Adem Grabovci është vegël. Veglat edhe vjetërrohen, ose për ndonjë arsye tjetër bëhen të papërdorshme. Kjo nuk nënkupton që puna përfundon. Ajo vazhdon me vegla tjera. Kadri Veseli është manipuluesi i veglës. Ai këto ditë po i ndërron veglat. Për ta vazhduar punën", ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

"Puna e Veselit, përmes veglës Grabovci, nuk është thjeshtë rehatimi i të afërmve dhe miqve të partisë. Atë që po dëgjojmë nuk është thjeshtë nepotizëm. Ajo është kapja e shtetit në vepër. Kolonizim klasik i institucioneve shtetërore përmes "njerëzve tonë që na vyn aty". E aty duhen për kontroll. Në gjyqësi për ta kontrolluar çfarëdo ndjekje penale të krimit. Në polici për ta kontrolluar çfarëdo hetim ndaj krimit. Në agjensi shtetërore për ta kontrolluar cilëndo sferë ekonomike të vendit dhe për t'i hapur rrugë krimit. Në ndërmarrje publike për t'i kontrolluar fondet publike dhe për t'i orientuar ato kah krimi. Ky është organizim kriminal. Apo krim i organizuar", ka shtuar kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ai ka thënë se nuk ka gjë më dashakeqësisht naive sesa të besohet se ky krim luftohet përmes nënshkrimit të kontratave me Kapon e këtij krimi të organizuar, Kadri Veselin, duke shtuar se kjo është edhe më keq kur kjo luftë të udhëhiqet nën siglën e 'luftës kundër nepotizmit'.

Kreu i Vetëvendosjes, vlerëson se nuk ka dëshmi më të fuqishme të krimit të organizuar sesa sulmet e orkestruara ndaj atyre që më së shumti e luftojnë krimin e rrënjosur në institucione, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje!

"Në kohëra si këto, kur regjimi i krimit e sheh fundin e vet, i nxjerrë në pah, pa kalkulim, të gjitha veglat tjera, herë të fshehura e herë hapur. Dhe e organizon sulmin e vet mediatik, partiak, institucional, etj. Dhe kështu këto vegla vendosen detyrimisht në mbrojtje të krimit. Gazetarët e portalet e Kadrisë, veglat e Kadrisë ne LDK, të gjithë njëzëri filluan të reagojnë kundër VETËVENDOSJE!-s, që automatikisht i bie në mbrojtje të krimit', ka thënë Ymeri.

Qeverisja e Vetëvendosjes në në Prishtinë, me Kryetarin Shpend Ahmeti, sipas Ymerit, është shembull i qeverisjes së mirë, anti-krim.

"Në secilin aspekt të kësaj qeverisje, prej ndërtimeve, e deri të prokurimi, prej punësimeve e deri te infrastruktura, prej shërbimeve e deri të transparenca, Komuna e Prishtinës është antipod i qeverisjes kriminale të deridjeshme në komunë, e që po vazhdon në nivel qendror. Por jo edhe gjatë. Sundimi i krimit nuk mund të zgjasë", përfundon shkrimin Ymeri./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=0T3_OwuFfTU&index=4&list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u&spfreload=5

Jep dorëheqje Adem Grabovci

The post Ymeri: Adem Grabovci është vegël e Kadri Veselit appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Të dalim mbi logjikën provinciale, ta votojmë demarkacionin

Posted: 22 Aug 2016 05:46 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se po i afrohemi ditës kur do të ratifikohet kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe se me këtë Kosova, ka thënë ai, Kosova nuk do të humb asnjë metër katror të territorit të saj.

"Sa më shumë që i afrohemi ditës kur Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ratifikojë shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, aq më tepër Kosova po dëshmon vendosmërinë për të ardhmen e saj euroatlantike. Faktet e reja dëshmojnë se procesi i shënimit të vijës kufitare nuk ka pasur asnjë lëshim dhe, si përfundim, Kosova nuk humb asnjë metër katror të territorit të saj. Këto fakte hedhin poshtë në tërësi kauzat e rreme të kundërshtarëve të këtij procesi të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar atë për interesa personale dhe përfitime politike", ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në facebook.

Gjithashtu ai ka shtuar se ky vullnet politik i pjesës dërmuese të deputetëve është një zhvillim pozitiv për ta votuar ratifikimin e marrëveshjes.

"Ky zhvillim i ri pozitiv ka bërë që të fuqizohet vullneti politik i pjesës dërrmuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. I gjithë opinioni publik dhe në veçanti deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë kuptuar në mënyrë të drejtë rëndësinë e këtij vendimi, i cili i hap Kosovës perspektivë të sigurt euroatlantike dhe fuqizon subjektivitetin e saj ndërkombëtar", ka shkruar më tej ai.

"Edhe një herë ftoj gjithë spektrin politik dhe deputetët e Kuvendit të ngrihen mbi çdo interes dhe logjikë provinciale. Të veprojmë sa më të bashkuar për interesat e vendit. Këtë e presin qytetarët e Kosovës, këtë e presin miqtë tanë ndërkombëtarë", ka përmbyllur shkrimin e tij Thaçi./Insajderi.com

 

The post Thaçi: Të dalim mbi logjikën provinciale, ta votojmë demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Sulmohet me ngjyrë objekti i Komunës së Prishtinës

Posted: 22 Aug 2016 05:02 AM PDT

Objekti i Komunës së Prishtinës para pak minutash është sulmuar me ngjyrë dhe shtalba nga disa persona, shkruan Gazeta Fjala.

Ngjyra është hedhur në muret e Komunës.

Madje vetë kreu i saj, Shpend Ahmeti, ka dalë për të para ngjarjen.

 

 

https://www.facebook.com/gazetafjala/videos/1612375442388197/

The post Sulmohet me ngjyrë objekti i Komunës së Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria s’ka filluar ende hetimet për përgjimet

Posted: 22 Aug 2016 04:53 AM PDT

Edhe pas publikimit vazhdimisht të përgjimeve mes zyrtarëve të lartë të PDK-së, prokuroria e shtetit ende nuk ka  nisur hetimet.

"Siç ju kemi informuar edhe më parë se Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka krijuar ekipin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e MTPT-së", ka thënë për "Zëri", Hekrem Luftiu – zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, shkruan zeri.info.

Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

"Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t'i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer", ka thënë Lutfiu për të shtuar se për momentin prokurorët janë duke i analizuar dhe vlerësuar të gjitha materialet e transkriptit të përgjimeve./Zëri/

Kohë më parë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pati thënë se janë mobilizuar për analizimin e përgjimeve, për të nxjerrë elemente të reja të veprave të mundshme penale, pas njoftimit të Insajderit për publikimin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=RENV1GOE5K0&list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u

https://www.youtube.com/watch?v=XMrQt6gh9WI

https://www.youtube.com/watch?v=RENV1GOE5K0

The post Prokuroria s'ka filluar ende hetimet për përgjimet appeared first on INSAJDERI.

Stojanoviq: S’janë të gjithë serbët kriminelë

Posted: 22 Aug 2016 04:45 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kë kërkuar nga politikanët e pozitës dhe opozitës që të deklarohen se kush është për kthimin e bashkëkombësve të tij në Kosovë, e kush është kundër.

Ai doli këtë të hënë në një konferencë për media pasi në fshatin Mushtisht u vendosë një billbord me fotografi të shqiptarëve të vrarë në luftë dhe shkatërrimet që lanë pas forcat serbe.

Sipas Stojanoviq, nuk janë të gjithë serbët kriminelë, ndërsa ata që kanë kryer krime kanë emër e mbiemër, shkruan lajmi.net.

Zëvendëskryeministri ka deklaruar se shumica e banorëve të Mushtishtit janë për kthimin e fqinjëve të tyre.

Ai shtoi se kundër kthimit janë disa banorë të cilët kanë ndërtuar shtëpi në tokat e serbëve dhe që shfrytëzojnë arat e tyre.

The post Stojanoviq: S'janë të gjithë serbët kriminelë appeared first on INSAJDERI.

Fakte interesante për ‘Qytetin e Luksit’, Dubain

Posted: 22 Aug 2016 04:36 AM PDT

Flota e policisë së Dubait përfshin një Lamborghini, Ferrari dhe Bentley. Dubai është qyteti ku ndodhin ndryshimet më të shpejta.

Dubai 1991

Dubai 2013

Dubai po ndërton një qytet të mbyllur, afro 46 mijë metra katrorë, duke nisur nga hiçi.

Ka shumë raste kur gra të huaja vizitojnë Dubain për punë, përdhunohen, dhe pastaj burgosen mbasi raportojnë në polici përdhunimin.

Në Dubai mund të shohësh kafshë të egra në vendin e pasagjerit. Një gazetar nga Dubai u dëbua prej Arabisë Saudite, për shkak se i thanë që ishte "shumë simpatik". Një në pesë vinça për ndërtime të lartë ndodhet në Dubai.

Në ndërtimin e Ishullit artificial të Palmave në Dubai u importua aq shumë rërë, sa për të mbushur 25 herë Empire State Building në Nju Jork.

Shitja e naftës përbën vetëm 6% të ekonomisë së Dubait, burimet kryesore të të ardhurave janë pasuritë e paluajtshme dhe turizmi.

Burj Al Arab ka aq shumë flori brenda, sa për të mbuluar 46265 piktura të Mona Lizës.

Hoteli

Rreth 85% e popullsisë së Dubait janë të huaj, shumica e tyre indianë.

Në Dubai, robotët marrin pjesë në turnetë shumëmilionë dollarësh me gamilje, sepse janë më të lehtë dhe më të manovrueshëm.

Burj Khalifa është kaq e gjatë, saqë banorëve të saj në katin 150 u duhet të presin më gjatë për të thyer Ramazanin.

40% e floririt fizik që u shkëmbye në 2013 ndodhi në Dubai. I gjithi peshonte më shumë se 354 elefantë.

Policia e Dubait ka një bandë me gajde.

Arabet

39% e hotelit të famshëm Burj al Arab është e pabanueshme dhe një hapësirë tërësisht e çuar dëm.

Në vitin 1968 kishte vetëm 13 makina në Dubai, tani trafiku është kaq i madh, saqë ndërtojnë rrugë me dy kate.

Makinat

Burj Khalifa mund të shihet nga 90 kilometra larg. Fusha e tenisit më e lartë në botë ndodhet në Dubai, në terracën e Burj al Arab. Stacionet e autobusëve në Dubai janë të mbyllur dhe me kondicioner. /bota.al

The post Fakte interesante për 'Qytetin e Luksit', Dubain appeared first on INSAJDERI.

Krerët e lartë të Vetëvendosjes marrin nënshtetësinë shqiptare

Posted: 22 Aug 2016 04:13 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Dardan Molliqaj dhe Liburn Aliu, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

"Derisa Kosova po deporton aktivistët me nënshtetësi shqiptare, Shqipëria po 'përgjigjet' duke u dhënë nënshtetësi shqiptare drejtuesve të VETËVENDOSJE!-s. Para disa ditësh, me dekret presidencial, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Albin Kurti, Dardan Molliqaj dhe Liburn Aliu, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare", ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Para pak muajsh, autoritetet e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ngase kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme dhe Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj./Insajderi.com

The post Krerët e lartë të Vetëvendosjes marrin nënshtetësinë shqiptare appeared first on INSAJDERI.

7 viktima të famshme të Listës së Zezë të Hollywoodit

Posted: 22 Aug 2016 04:02 AM PDT

Në vitet e mbushur me paranojë, pas Luftës së Dytë Botërore, FBI dhe Komisioni i Veprimtarive Joamerikane në Kongresin e SHBA u përpoqën që të eliminojnë komunistët e dyshuar në industrinë amerikane të argëtimit. Hetimet e tyre shpesh herë fokusoheshin në aktorë dhe skenaristë të Hollywoodit, por ata vinin në shënjestër edhe shkrimtarë e muzikantë, shumë prej të cilëve u futën në listën e zezë të industrisë, pasi refuzuan që të japin emra, apo të flisnin për prirjet e tyre politike. Që nga një skenarist fitues i Oscar-it, deri tek një shkrimtar romanesh me detektivë, ja faktet për shtatë artistë, karrierat e të cilëve u përmbysën prej Panikut të Kuq, të viteve 1940 dhe 1950, raporton bota.al.

Dalton Trumbo

Epoka e zezë nisi në vitin 1947, kur skenaristi i famshëm Dalton Trumbo dhe disa regjisorë të tjerë të njohur si "Dhjetëshja e Hollywoodit" u thirrën para Komitetit të Aktiviteteve Joamerikane në Kongres dhe atyre iu bë një pyetje tashmë e famshme: "A jeni tani, apo keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste?" Trumbo kishte qenë me të vërtetë anëtar i partisë dikur, por ashtu si pjesa tjetër e dhjetëshes, ai refuzoi të përgjigjet dhe madje vuri në dyshim edhe legjitimitetin e komisionit në dëshminë e tij. Si rezultat i kësaj, ai u akuzua për shpërfillje të Kongresit, u fut në listën e zezë nga studiot e Hollywoodit dhe u dënua me një vit burgim, në një burg federal. Pas lirimit të tij, Trumbo u detyrua që të shkruante me pseudonime dhe të shiste skenarë në tregun e zi.

Dalton Trumbo

Ai shkroi fshehurazi disa skenarë klasikë gjatë viteve 1950, duke përfshirë "I çmendur pas armës" dhe "I guximshmi", dhe vepra e tij madje fitoi dy Oscar-ë, ndonëse ai nuk mundi të tërhiqte asnjërin prej tyre. Trumbo shpëtoi më në fund nga lista e zezë në vitin 1960, pasi regjisori Otto Preminger dhe aktori Kirk Douglas njoftuan se ai do të merrte meritat e skenarëve për filmat "Eksodi" dhe "Spartaku". Ai më vonë rifilloi karrierën e tij në Hollywood, por vetëm në vitin 2011, shoqata e skenaristëve të Amerikës më në fund i njohu autorësinë dhe meritën për skenarin e filmit "Pushime romane", që kish fituar Oscar në vitin 1953.

Pete Seeger

Pete Seeger është i njohur si një anëtar themelues i The Weavers, por ai ishte gjithashtu një radikal politik, që kish qenë anëtar në Partinë Komuniste në rininë e tij. Në vitet 1940 dhe 1950, kantautori u hetua nga FBI dhe më pas u fut në listën e zezë, pasi emri i tij u shfaq në "kanalet e Kuqe", një pamflet me ndikim që rendiste të dyshuarit si komunistë në industrinë e argëtimit. Seeger ishte ndaluar që të shfaqej në televizion, dhe The Weavers u ndanë në vitin 1952, pasi humbën kontratën për të regjistruar në studio. Tre vjet më vonë, Seeger u thirr për të dëshmuar para Komisionit.

Pete Seeger

Ndërsa nuk pranoi të shfrytëzojë të drejtën që i jepte Amendamenti i Pestë, për të mos dëshmuar kundër vetes, ai njoftoi se nuk do të përgjigjej për çdo pyetje mbi shoqëritë e tij, bindjet filozofike ose fetare apo bindjet politike, apo se si kishte votuar në çdo zgjedhje, ose ndonjë nga këto çështje private. "Unë mendoj se këto janë pyetje shumë të papërshtatshme për çdo amerikan", tha ai. Mosbindja e Seegerit bëri që t'i ngarkohen 10 akuza për shpërfillje të Kongresit dhe ai u dënua me një vit burg. Aktakuza u hodh poshtë më vonë, por ai mbeti në listën e zezë të televizionit, deri në vitin 1968.

Orson Welles

Në të njëjtën kohë që regjisori, shkrimtari dhe aktori Orson Welles po sillte në ekrane filma dhe programe radiofonike që përbënin risi të mëdha për kohën, ai ishte gjithashtu nën hetim nga FBI-ja, si një komunist i mundshëm. Welles ishte në shënjestër pjesërisht për shkak të qëndrimeve të tij politike progresiste, por dyshimet u shfaqën vetëm pas daljes së filmit të tij klasik në vitin 1941, "Citizen Kane", personazhi kryesor i të cilit shërbeu si një referencë e mbuluar jo mirë, e manjatit anti-komunist të lajmeve William Randolph Hearst.

Orson Welles

"Provat para nesh çojnë në mënyrë të pashmangshme, në përfundimin se filmi 'Citizen Kane' nuk është asgjë më shumë, se një zgjatje e fushatës së shpifjeve të Partisë Komuniste, kundër një prej kundërshtarëve të saj më të efektshëm dhe të fortë në Shtetet e Bashkuara", shkruhej në një raport të FBI-së. Ndërsa Byroja nuk gjeti prova se Welles ishte vetë anëtar i Partisë Komuniste, ajo gjithsesi e shtoi atë në indeksin e saj të njerëzve që besohej se ishin kërcënim për sigurinë kombëtare. Emri i tij më vonë do të dilte në pamfletin "Kanalet e kuqe", por tashmë Welles kishte nisur një periudhë të gjatë mërgimi në Evropë.

Lena Horne

Gjatë vitit 1940, pamja dhe zëri i bukur i Lena Hornes, e bën atë një prej yjeve të parë afrikano-amerikanë të skenës dhe ekranit. Ajo sërish ngrihej kundër racizmit institucional, megjithatë, dhe zhgënjimet e fortë e shtynë që t'u bashkohej një sërë grupesh aktiviste, shumë prej të cilëve ishin të populluara nga radikalët politikë dhe komunistët. Edhe pse vetë nuk u bë kurrë një anëtare e partisë, Horne u shpall fajtore nga shoqata dhe u fut në listën e zezë, pasi emri i saj u shfaq në "Kanalet e Kuqe" në vitin 1950.

Lena Horne

Në pamundësi për të punuar në televizion apo film, ajo kaloi vitet e ardhshme duke punuar në një klub nate dhe në kabare si këngëtare. Ajo gjithashtu luftoi për të pastruar emrin e saj, duke hedhur poshtë publikisht komunizmin dhe duke ndërmarrë një fushatë shkrimi letrash në adresë të gazetarëve të njohur dhe figurave të ekranit. Plani funksionoi: Reputacioni i Hornes u rehabilituar ngadalë, dhe nga fundi i viteve 1950 ajo nisi të shfaqej sërish në shfaqje të ndryshme televizive. Pavarësisht pranisë në listën e zezë, ajo mbeti një aktiviste politike dhe më vonë mori pjesë në protestat për të drejtat civile, gjatë viteve 1960.

Charlie Chaplin

Edhe pse kurrë nuk ishte një anëtar i Partisë Komuniste, ikona e filmit pa zë, Charlie Chaplin tërhoqi zemërimin e qeverisë për filmat e tij subversivë dhe mbështetjen e kauzave të majta politike. Krijuesi i "Little Tramp" ironizonte në mënyrë therëse shoqërinë kapitaliste dhe industriale me filma të tillë si "Modern Times", "The Great Dictator" dhe "Monsieur Verdoux". Ai u denoncua si një simpatizant komunist pasi dhuroi para për fondin e mbrojtjes për Dalton Trumbon dhe Dhjetëshen e Hollivudit.

Charlie Chaplin

FBI, ndërkohë, përpiloi një dosje për Chaplinin, e cila ishte mbi 2000 faqe e gjatë. Tensionet shpërthyen në vitin 1952, kur Chaplinit – me kombësi britanike – iu mohua viza e rifutjes në Shtetet e Bashkuara, pas një udhëtim jashtë vendit. Pasi i thanë se do të duhej të dëshmonte për "vlerat morale" të tij, para se të mund të rimerrte vizën, aktori-regjisor ndërpreu lidhjet me Amerikën dhe kaloi pjesën tjetër të karrierës së tij në Evropë. Përveç një udhëtimi në vitin 1972 për të marrë një Oscar nderi, Chaplini nuk vuri më këmbë në Shtetet e Bashkuara.

Lee Grant

Në vitin 1951, vetëm disa javë pas daljes së filmit të saj të parë në Hollivud, "Detective Story", aktorja Lee Grant kritikoi hetimet e Komisionit të Kongresit, në një fjalim në funeralin e aktorit të përfshirë në listën e zezë, J. Edward Bromberg. Ndërsa Grant nuk kish qenë aktive në politikë si komuniste, vërejtjet e saj në dukje dashamirëse u bënë shpejt publike, duke i siguruar një vend në listën e zezë të industrisë kinematografike.

Lee Grant

Ajo u thirr më vonë para Komisionit dhe iu kërkua të tregojë me gisht burrin e saj si komunist, por Grant thirri në ndihmë Amendamentin e Pestë dhe refuzoi t'u përgjigjet pyetjeve të komitetit. Me përjashtim të roleve dytësore, Grant praktikisht u ndalua të shfaqet në filma dhe televizion për 12 vitet e ardhshme. Pas heqjes së emrit të saj nga lista e zezë në vitet 1960, ajo bëri një kthim të famshëm në ekranin e madh dhe mori tre kandidime të ndryshme për Oscar, duke fituar një herë në vitin 1975, me filmin "Shampo".

Dashiell Hammett

Njeriu i cili ndihmoi në krijimin e letërsisë së "të fortëve, me libra si "Fajkoi malltez" dhe "Burri i hollë", ishte gjithashtu një anti-fashist dhe anëtar i deklaruar i Partisë Komuniste. Në vitin 1951, ndërsa shërbente si një administrues i besuar i Kongresit të majtë të të Drejtave Civile, Hammett u thirr në gjykatën federale dhe iu kërkua që të dëshmonte për kontribuuesit në fondin e grupit. Kur ai thirri në ndihmë Amendamentin e Pestë dhe refuzoi të japë emrat, u shall fajtor për shpërfillje të Gjykatës dhe u dënua me gjashtë muaj burg.

Dashiell Hammett

Dy vjet më vonë, ai u thirr para Nënkomitetit të Përhershëm të Senatit me kryetar Joseph McCarthyn, dhe u mor në pyetje për lidhjet e tij me komunizmin, por përsëri refuzoi të bashkëpunojë. Tashmë, Hammett kish zënë vend në listën e zezë  të industrinë së argëtimit. Kopjet e librave të tij u hoqën për disa kohë edhe nga bibliotekat në disa shtete. Pas një ataku në zemër në vitin 1955, ai u tërhoq nga bota letrare dhe jetoi i tërhequr, deri kur vdiq në vitin 1961.

The post 7 viktima të famshme të Listës së Zezë të Hollywoodit appeared first on INSAJDERI.

Aktivisti i opozitës ruse kërkon azil në Ukrainë

Posted: 22 Aug 2016 03:44 AM PDT

Autoritetet ukrainase kanë thënë se një aktivist i opozitës ruse ka kërkuar azil në vendin e tyre.

Roman Roslovtsev, i njohur për protestat e tij kundër presidentit rus, Vladimir Putin, duke mbajtur në fytyrë një maskë të tij, hyri në Ukrainë përmes Bjellorusisë, raporton BBC.

Ai i tha televizionit lokal se është duke kërkuar azil për shkak të përndjekjes nga ana e shërbimit rus të sigurisë. Agjencia kufitare e Ukrainës ka thënë se janë duke e shqyrtuar kërkesën e tij për azil nga autoritetet e migracionit.

Agjencia shpërndau një komunikatë ku nuk përmendej emri i Roslovtsev, por vetëm thuhej se, "një shkrimtar i famshëm rus", i njohur për protestat e tij, kishte aplikuar për azil.

Roslovtsev, 36 vjeç, është ndaluar të paktën 9 herë nga autoritetet ruse pasi që është shfaqur duke ecur në Sheshin e Kuq të Moskës me maskën e Putin./Insajderi.com

The post Aktivisti i opozitës ruse kërkon azil në Ukrainë appeared first on INSAJDERI.

Hagë: Shkatërrimi i një zone historike trajtohet si krim lufte

Posted: 22 Aug 2016 03:38 AM PDT

Në Tribunalin e Hagës pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër një militanti islamik rreth shkatërrimit të një zone të shenjtë në Timbuktu të Malit në vitin 2012 kur në këtë vend kishte filluar konflikt i armatosur.

Ky është procesi i parë që mbahet për shkatërrimin e një zone të trashëgimisë historike kulturore duke u konsideruar si krim lufte.

Ahmad al-Faqi al-Mahdi gjatë seancës dëgjimore të mbajtur në muajin mars kishte thënë se ai do të deklarohet fajtor me gjithë rrezikun se mund të dënohet deri me 30 vjet burg, raporton rel.

Grupi rebel i Mahdisë akuzohet se ka shkatërruar nëntë mauzole dhe derën e një xhamie.

Shumica e tyre datojnë nga epoka e artë e shekullit të 14-të derisa janë konsideruar edhe si qendër e sufizmit islam.

Procesi gjyqësor pritet të zgjasë një javë.

The post Hagë: Shkatërrimi i një zone historike trajtohet si krim lufte appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more