Skip to main content

INSAJDERI: “Policia arreston tetë persona të dyshuar për dhënie fajdesh” plus 19 more

INSAJDERI: “Policia arreston tetë persona të dyshuar për dhënie fajdesh” plus 19 more


Policia arreston tetë persona të dyshuar për dhënie fajdesh

Posted: 24 Aug 2016 09:50 AM PDT

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tetë persona të cilët dyshohet se kanë dhënë para me fajde.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohet se që nga viti 2014 e deri me tani viktimës i kanë dhënë para me Fajde dhe shuma e përfituar dyshohet të jetë rreth 400 mijë euro.

Ata janë arrestuar në Pejë, Deçan e Gjakovë, ndërsa policia ka kontrolluar gjithsej 14 lokacione.

Të dyshuarit janë: A.G (lindur më 1972), A.Gj (1968), A.K (1976), Xh.C (1961), I.B (1960), Sh.B (1974), F.R (1972) dhe P.R (1984)./Insajderi.com

The post Policia arreston tetë persona të dyshuar për dhënie fajdesh appeared first on INSAJDERI.

Kaçe prezantohet tek kampioni çek, mundësi për t’u dëshmuar në Europa League

Posted: 24 Aug 2016 09:40 AM PDT

Ergys Kaçe është prezantuar sot si lojtar i Viktoria Plzen, skuadrës kampione të Çekisë. Pasi ka rinovuar dje me PAOK-un, klubin mëmë në Greqi, deri më 2020, mesfushori shqiptar është nisur drejt një aventure të re, çka përbën edhe lëvizjen e parë të tij nga Selaniku.

Ai është huazuar në kampionatin çek për 1 vit, ndërkohë që skuadra e tij e re do të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Europës. Një mundësi e artë për shtatshkurtërin korçar, që të ketë hapësirë aktivizimi dhe të lërë shenjën e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Evropë.

Në faqen zyrtare të Viktoria Plzen në internet është hedhur fotoja e Ergys Kaçes, me fanellën e re, në stadiumin ku do të luajë në vazhdim.

"Skuadra jonë përforcohet me mesfushorin e Sionit, Martin Zeman, dhe lojtarin e përfaqësueses shqiptare, Ergys Kaçe, që vjen nga PAOK-u i Selanikut. Do të kemi një vjeshtë të vështirë, sepse garojmë në dy drejtime njëkohësisht: në kampionat dhe Kupat e Europës, kështu që kemi vendosur të bëjmë përforcime, – ka thënë menaxheri i përgjithshëm i klubit çek, Adolf Sadek.

Përfaqësuesi shqiptar, Ergys Kaçe, ka luajtur në Europianin e Francës, qershorin e kësaj vere, dhe vjen nga PAOK-u në formë huazimi, me një vit opsion. Kemi kohë që e shikojmë atë dhe jemi të kënaqur për akordin e arritur. Ai është një përforcim i duhur për mesfushën dhe rritjen e konkurrencës në këtë repart". Të premten, Viktoria Plzen do të mësojë në Monako emrat e rivalëve për fazën e grupeve të Ligës së Europës, ndërsa të dielën e pret një ndeshje e kampionatit, kundër Slavia.

 

 

The post Kaçe prezantohet tek kampioni çek, mundësi për t'u dëshmuar në Europa League appeared first on INSAJDERI.

Fotografi para dhe pas tërmetit në Itali

Posted: 24 Aug 2016 09:35 AM PDT

Një tërmet i fuqishëm që ndodhi në Itali në orët e hershme të mëngjesit ka lënë së paku 73 persona të vdekur, ndërsa ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Më poshtë mund të shihni se sa dëme ka arritur të shkaktojë tërmeti në qytetet e prekura.

An image of a house in Amatrice before and after the earthquake in central Italy – 24 August 2016

The earthquake badly damaged the centre of Amatrice, shown in these two pictures of the same street before and after the quake - 24 August 2016

A building in the centre of Accumoli before and after the earthquake - 24 August 2016

An image of some of the damage on the Via Salaria road in Pescara del Tronto compared to an image of the street before the quake - 24 August 2016

 

The post Fotografi para dhe pas tërmetit në Itali appeared first on INSAJDERI.

Loja me zjarrin në Ukrainë

Posted: 24 Aug 2016 08:35 AM PDT

Dy vjet pasi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin aneksoi Krimenë dhe filloi destabilizimin e Ukrainës lindore, tensionet po rriten përsëri, teksa lajmet sugjerojnë që ai mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër konfrontim ushtarak me qeverinë pro-perëndimore në Kiev.

Duke pasur parasysh kapacitetin e tij të pafundëm për frikësim dhe paparashikueshmëri, është e mundur që zoti Putin thjesht po krijon kërcënimin e një krize, në mënyrë që të forcojë pozicionin e tij diplomatik, dhe të nxjerrë Rusinë nga sanksionet ekonomike, të vendosura nga perëndimorët në fillim të vitit 2014. Megjithatë, pavarësisht nga qëllimet e tij, provokimet, reale apo të imagjinuara, mund të dalin jashtë kontrollit. Është thelbësore për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara që të ruajnë sanksionet, dhe t'i kujtojnë Putinit, se ato nuk do të hiqen, deri kur ai të ndihmojë për të sjellë paqe në Ukrainë.

Armëpushimi i dakordësuar 18 muaj më parë midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, është gërryer vazhdimisht. Komentet e fundit të Putinit, vetëm sa e kanë shtuar tensionin. Javën e kaluar ai akuzoi Ukrainën për planifikim të sulmeve terroriste në Krime dhe tha se një konfrontim me "sabotatorë" ukrainas, kishte çuar në vdekjen e dy ushtarakëve rusë në qytetin e Armyanskut, shkruan NYT.

Qëllimeve të Putinit, u shtohen shqetësimet e një shtimi të pranisë ushtarake, që filloi në maj me vendosjen e forcave dhe armëve shtesë, pranë kufirit verior, lindor dhe jugor të Ukrainës.

Për momentin, dipomatët janë gati të vënë bast se ajo që kërkon Putini, është një marrëveshje më e mirë. Me Evropën të fokusuar në një krizë refugjatësh dhe daljen e Britanisë nga BE, ndërkohë që Amerika është e zënë me zgjedhjet presidenciale, kjo është tamam koha për të rritur pak tensionet, e madje edhe shtuar kërcënimin për një luftë më të gjerë, për të arritur ata që janë, në thelb, objektiva ekonomike dhe politike.

Ndër këto është amendimi i Marrëveshjes së Minskut II (2015), e cila supozohej se do të sillte një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të trupave dhe armëve të rënda nga pikat kyçe në zonën e konfliktit, si dhe reforma politike në Ukrainë, duke përfshirë zgjedhjet, njofton bota.al

Bashkimi Evropian pritet të rinovojë sanksionet në fund të këtij viti, por disa vende si Italia janë të etur për të rifilluar aktivitetin ekonomik me Rusinë, dhe të mos presin që marrëveshja e Minskut të zbatohet plotësisht. Putini, i cili po llogarit se disa do të jepen, nuk mund të shpërblehet për agresionin e tij.

 

The post Loja me zjarrin në Ukrainë appeared first on INSAJDERI.

Maqedonia me pesë shqiptarë për ndeshjen kundër ”kuqezinjve”

Posted: 24 Aug 2016 08:24 AM PDT

Maqedonia shpalli listën për ndeshjen e parë eliminatore të "Rusia 2018", kundër Shqipërisë, e cila do të luhet më 5 shtator në "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Trajneri Igor Angelovski ka ftuar 18 futbollistë për këtë "derbi" fqinjësh, që pritet të jetë i nxehtë. Në listën e publikuar sot gjenden edhe 5 lojtarë shqiptarë.

Kështu, pas dy vitesh mungesë, kthehet në kombëtaren maqedonase edhe Besart Ibraimi.

Përvec tij, edhe Leonard Zhuta, Ferhat Hasani, Agim Ibraimi dhe Egzian Alioski janë të thirrur.

 

 

The post Maqedonia me pesë shqiptarë për ndeshjen kundër "kuqezinjve" appeared first on INSAJDERI.

Jenniffer Lawrence, aktorja më e paguar në botë

Posted: 24 Aug 2016 08:13 AM PDT

Për të dytin vit radhazi revista Forbes ka listuar në vend të parë Jenniffer Lawrence si aktoren më të paguar në botë. 26 vjeçarja, ylli i filmit “Hunger Games”  ka një pasuri prej 46 milionë dollarësh.

Të tjera fitime Lawrence pritet t'i marrë nga filmi aventure "Passengers", ku do të performojë krah aktorit Chriss Pratt.

Megjithatë Lawerence ka një pagë ditore shumë herë më të ulët sesa figurat kryesore meshkuj të Hollywood. Madje një vit më parë Jenniffer  hapi një debat të madh për hendekun e pagave në bazë të gjinisë.

Lawerence ndiqet nga aktorja Melisa Mc Carthy pasuria e së cilës u vlerësua me 33 milionë dollarë. Komediania përpos karrierës në aktrim, ka fitime dhe nga linja e saj e veshjeve dedikuar kryesisht masave të mëdha, si pjesë e fushatës qe ajo nisi për gratë mbipeshë që shpesh nuk gjejnë dot veshjen e duhur.

Ndërsa në vendin e tretë renditet aktorja e dashur amerikane Scarlett Johansson të cilën regjisore të ndryshëm e kanë cilësuar si dhuratën e Hollywood.

Ndërkaq për herë të parë në listën e Forbës u listua edhe aktorja indiane Deepika Padukone e cila ka rrëmbyer zemrat e Bollywood

The post Jenniffer Lawrence, aktorja më e paguar në botë appeared first on INSAJDERI.

Grabovci me 1 shtator tregon a do ta votojë demarkacionin

Posted: 24 Aug 2016 07:44 AM PDT

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se ende nuk ka vendosur se si do të votojë për demarkacionin.

Në një deklaratë të shkurtë për gazetën "Epoka e Re", ai ka thënë se më 1 shtator në seancën për Demarkacionin ai do ta tregojë qëndrimin e tij.

"Qëndrimin tim do ta bëj publik më 1 shtator në seancën e rregullt të Kuvendit", ka thënë shkurt Grabovci.

Deputeti i PDK-së, Grabovci në disa intervista dhënë mediave më herët ka thënë se ka dilema në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Muaj më parë ai ishte shprehur se historikisht kufiri ka qenë te Kulla e Zhlepit, kurse me versionin aktual të cilin e ka nxjerr Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës.

"E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashtë kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës", ka thënë Grabovci në emisionin "Info Box" të TV Dugagjinit.

The post Grabovci me 1 shtator tregon a do ta votojë demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Mavraj drejt Sampdorias

Posted: 24 Aug 2016 07:41 AM PDT

Gjatë kësaj verem emrat e shumë futbollistëve të kombëtares shqiptare janë përmendur gjatë në lidhje me transferimet e tyre të mundshme.

I fundit që ka dalë në skenën e transferimeve, edhe pse vetëm një javë ka mbetur nga mbyllja e afatit kalimtar është Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi i Këlnit është vënë në shënjestër nga klubi italian i Sampdorias, i cili po kërkon një qendërmbrojtës cilësor për t'i besuar një vend titullari në skuadër gjatë sezonit të ri në Serinë A, njofton gazeta shqiptare Panorama.

Në një intervistë të pak ditëve më parë për "Bild", Mavraj u shpreh se ndihej shumë mirë te Këlni dhe me shumë mundësi do ta zgjaste kontratën e tij me klubin gjerman, por një ofertë e mirë nga Italia mund të ndryshojë gjithë situatën.

"Tuttomercatoëeb.com" vë në dukje paraqitjen e mirë të Mavrajt në EURO 2016 me Shqipërinë, ku luajti tre ndeshje si titullar, e cila mund të ketë ndikuar për tërheqjen e vëmendjes së klubit të Sampdorias.

The post Mavraj drejt Sampdorias appeared first on INSAJDERI.

Thaçi i bindur se demarkacioni ratifikohet me 1 shtator

Posted: 24 Aug 2016 07:15 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se me një shtator do të përmbyllet me sukses ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi si kriteri shtesë për liberalizimin e vizave.

Ai ka shtuar se Kosova është në rrugë të mirë për të zbatuar në tërësi të gjitha kriteret dhe standardet demokratike të nevojshme për këtë proces integrues, "në veçanti reformat në sistemin demokratik, reformat në sistemin e drejtësisë, në rend dhe ligj dhe në sistemin e ekonomisë së lirë".

Këto komente Thaçi i bëri në takimin lamtumirës me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar.

Zbogarn, i cili me një shtator fillon misionin e tij në Maqedoni,  tha se gjatë kohës sa ka vepruar në Kosovë ka pasur ndryshime pozitive në vend, "me gjithë sfidat që e presion Kosovën në të ardhmen". /Insajderi.com

The post Thaçi i bindur se demarkacioni ratifikohet me 1 shtator appeared first on INSAJDERI.

Mbi 70 të vdekur nga tërmeti në Itali

Posted: 24 Aug 2016 07:06 AM PDT

Autoritetet italiane kanë thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Italinë qëndrore ka arritur 73, raporton BBC.

Po ashtu, raportohet për qindra të tjerë që po vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur.

Tërmeti prej 6,2 ballësh dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli.

Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave./Insajderi.com

 

The post Mbi 70 të vdekur nga tërmeti në Itali appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje: Përgjimet dëshmojnë kontrollin e PDK-së mbi Policinë e Kosovës

Posted: 24 Aug 2016 06:33 AM PDT

Një ditë pas publikimit të 17-të të Insajderit në Kuadër të Dosjes së Shefave, ku dëgjohet Adem Grabovci duke siguruar disa persona për punësim në Policinë e Kosovës, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se artikulli në fjalë "rikonfirmon një fakt shumë shqetësues."

"Klani 'Pronto' jo vetëm se kontrollon ndërmarrjet por edhe mbi policinë tash e kuptojmë qartë se si arrestohen aktivistët e VV-së. Shumë lehtë Grabovci jep urdhër", ka thënë Ylli Hoxha nga partia më e madhe opozitare në vend.

"Shumë lehtë Grabovci jep urdhër. Njerëzit që i punësuan në polici, zbatojnë urdhëratë e atyre qe i punësuan. Nga këto përgjime e kuptuam që krimi i Thaçit dhe i Veselit e kanë mbrojtjen e Qeverisë. Përndryshe, qe dy javë nuk ka ndodhë asnjë arrestim i te përfshirëve. Dorëheqja nuk është e mjaftueshme. Në nuk do të ndalemi deri sa të arrestohen Thaçi e Veseli", ka thënë Hoxha në një konferncë për media.

Hoxha tutje ka shtuar se "mafiozët kryejnë më leht veprimtarine kriminale kur kanë mbështetjen e policisë."

Në hulumtimin e publikuar të martën, Grabovci dëgjohet teksa deklarohet se ai ka autoritet mbi komandantin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.  Këtë autoritet ai e shpreh gjatë bisedës me një kandidat, Gani Nikqi, të cilit i garanton se emrin e tij dhe të pesë tjerëve ia ka dhënë direkt drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

"Unë besoj që osht punë e kryme, se qashtu m'ka thanë, mirëpo e përcjell situatën, se drejtëpërdrejt me Shpendin kom bisedu", dëgjohet tek thotë Grabovci./Insajderi.com

https://youtu.be/XtbE1Oqj-A4

 

The post Vetëvendosje: Përgjimet dëshmojnë kontrollin e PDK-së mbi Policinë e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Fotografitë më të mira të ditës nga bota

Posted: 24 Aug 2016 06:06 AM PDT

Nga pamje të shkatërrimit nga tërmeti në Itali e deri tek perëndimi i diellit në Kinë, redaktorët e fotografisë së The Guardian kanë bërë përzgjedhjen e fotove më të mira të ditës nga mbarë bota.

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi Italinë qendrore mëngjesin e sotëm. Së paku 38 njerëz kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë zhdukur.

Indi, njerëz duke bartur ushqime nga fabrikat për t'i dërguar në dyqanet e tyre

Një pinguin teksa kryen matjen e përvitshme në një kopsht zoologjik në Angli.

Forcat ushtarake të Turqisë pozicionohen drejt kufirit derisa sulmet ndaj Shtetit Islamik fillojnë

Kinë, perëndimi i diellit mbi një stacion të prodhimit të energjisë alternative

 

The post Fotografitë më të mira të ditës nga bota appeared first on INSAJDERI.

Aktakuzë ndaj tre personave për posedim të narkotikëve

Posted: 24 Aug 2016 05:51 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës  ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre personave për posedim të narkotikëve.

Të akuzuarit sipas prokurorisë janë Sh.H., S.H., dhe R.Sh.

Sipas aktakuzës te të akuzuarit janë gjetur mbi 55 kilogram narkotik e llojit "marihuan" e cila kishte qenë e paketuar në 58 paketime.

"Andaj, me veprimet e tyre sipas aktakuzës ka elemente të veprës penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psiokotrope dhe analoge", shkruan në njoftimin e  prokurorisë.

Për njërin nga të pandehurit, Sh.H. njoftohet se përveç mjeteve narkotike i ishte gjetur edhe një Revole dhe 6 predha.

"Andaj, me veprimet e tij, sipas aktakuzës ka elemente të veprës penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", thuhet në komunikatën e prokurorisë. /Insajderi.com

The post Aktakuzë ndaj tre personave për posedim të narkotikëve appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Pesë shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Itali

Posted: 24 Aug 2016 05:24 AM PDT

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Italinë kanë mbetur të plagosur 5 shtetas shqiptarë.

Personeli i Ambasadës Shqiptare në Romë ka bërë me dije se këta shtetas janë kuruar në spitalin "Gemelli" dhe janë jashtë rrezikut për jetën, njofton televizioni Top Channel.

Tërmeti prej 6,2 ballësh dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Mediat italiane raportojnë për të paktën 37 viktima dhe më shumë se 100 të humbur, ndërsa vazhdojnë që prej orësh operacionet frenetike për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura.

Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli. Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave.

Mësohet se situata më dramtike është në fshatin Amatriçe, ku kryebashkiaku tha se treçereku i tij është shkatërruar. Agjensia italiane e Mbrojtes Civile e cilësoi krizën si shumë të rëndë, ndërsa vijojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në shumë zona të dëmtuara. Raportohet se disa njerëz janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesat e shembura, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa ekipet e kërkimit të ndihmuar nga banorët kanë gërmuar edhe me duar mes rrënojave që dikur ishin banesa.

The post Zyrtare: Pesë shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Itali appeared first on INSAJDERI.

Schweinsteiger: United, klubi im i fundit në Evropë

Posted: 24 Aug 2016 05:15 AM PDT

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger ka zbuluar nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në "Facebook" se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Manchester United, skuadra e tij e zemrës që në fëmijëri.

"Tigri" ka theksuar se "Djajtë e kuq" përbënin të vetmen arsye pse ai mund të linte klubin ku lindi dhe u zhvillua në një lojtar të klasit botëror, Bayerni.

"Manchester United do të jetë klubi im i fundit në Evropë. I respektoj klubet e tjera, por Manchester United ishte i vetmi që mund të më bënte të lija Bayernin. Do të jem gati, nëse skuadra ka nevojë për mua. Kjo është e gjitha që mund të them për gjendjen time aktuale. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme në javët e fundit", janë fjalitë e shkruara nga Schëeinsteiger.

Kështu, ndryshe nga sa është thënë në medie, 32-vjeçari do të vazhdojë edhe për një vit aventurën e tij të fundit në kontinent, siç zbulon ai vetë.

PSG-ja, Juventusi dhe kampionati turk ishin përmendur si destinacione të mundshme të tij, por kampioni i botës ka sheshuar çdo spekulim.

The post Schweinsteiger: United, klubi im i fundit në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Tërmeti në Itali regjistruar nga kamerat e sigurisë [Video]

Posted: 24 Aug 2016 04:21 AM PDT

Tre tërmete të fuqishme kanë goditur Italinë mëngjesin e mërkurës.

Të paktën 37 të vdekur, ndërsa 150 persona tjerë konsiderohen të zhdukur nga tërmeti, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë nëpër terrene kurse shumë zona janë ende të mbuluara nga rrënojat.

Termeti i parë u ndje rreth orës 3:36 minuta, me magnitudën 6.0 ballë e shkallës Rihter me epiqendër 2 km larg nga Açumoli dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s.

Video e mëposhtme tregon momentin  e tmerrshëm të lëkundjes sizmike të regjistruar nga kamerat e sigurisë në disa supermarkete.

https://www.youtube.com/watch?v=WeuFdP9_ev8

The post Tërmeti në Itali regjistruar nga kamerat e sigurisë [Video] appeared first on INSAJDERI.

Erdogan: BE-ja nuk ka siguruar 3 miliardët e premtuar për emigrantë

Posted: 24 Aug 2016 04:11 AM PDT

Bashkimi Evropian duhet të sigurojë 3 miliardë euro nga fondi i premtuar për Turqinë, për marrëveshjen e emigrantëve, ka thënë të mërkurën Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, raporton Reuters.

Sipas një marrëveshje historike në mes të Bashkimit Evropian dhe Ankara-së, Turqia ka rënë dakord për të ndihmuar valën e emigrantëve të paligjshëm, në këmbim të ndihmës dhe të udhëtimit pa viza nga Evropa për në  Turqi. /Insajderi.com

The post Erdogan: BE-ja nuk ka siguruar 3 miliardët e premtuar për emigrantë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet personi që mashtroi me shitblerje në internet

Posted: 24 Aug 2016 03:55 AM PDT

Hetuesit policorë të stacionit policor "Jugu" në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin F. B. (43 vjeçar) me banim në Podujevë, për rastin "Mashtrim".

Sipas ankuesit me datën 07.08.2016, pas publikimit në web faqen "merrjep.com" me të dyshuarin në fjalë kishte bërë një marrëveshje (verbale) për shitblerje të dy 'Kombi VË' për një shumë të konsiderueshëm të të hollave (4500 euro), ku më vonë i dyshuari nuk i është përgjigjur marrëveshjes në fjalë.

Pas hetimeve të bëra nga hetuesit policorë në kërkim të informatave për të dyshuarin në fjalë, rezultuan me zbulimin e identitetit dhe arrestimin e të njëjtit, mbi dyshimet e arsyeshme se i dyshuari kishte arritur që të mashtronte ankuesin (viktimën).

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar F. B., me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale "Mashtrim"./Insajderi.com

The post Arrestohet personi që mashtroi me shitblerje në internet appeared first on INSAJDERI.

Policia franceze detyron gruan të zhvesh rrobat burkini në plazhin e Nicës

Posted: 24 Aug 2016 03:38 AM PDT

Disa policë të armatosur franceze janë fotografuar, duke i kërkuar një gruaje në  plazh t`i hequr rrobat që i mbulojnë asaj tërë trupin e njohur si veshja burkimi, pas ndalimit të diskutueshëm të saj nëpër plazhe.

Autoritetet në disa qytete franceze kanë zbatuar ndalimet në burkini, i cili mbulon trupin dhe kokën, duke përmendur shqetësimet rreth veshjeve fetare në prag të vrasjeve të fundit terroriste në vend.

Fotografit tregojnë se si një gruae veshur me burkini, e cila ishte duke i bërë pushimet në plazhin e Nicës përvec që u detyrua ta heq këtë veshje në mori edhe një gjobë.

“Unë isha ulur në një plazh me familjen time dhe isha e veshur me një shami klasike, nuk kisha ndërmend të notoja", ka thënë ajo, shkruan The Guardian.

Ndalimi i burkinit vjen pas sulmeve të fundit që janë bërë në Francë, pasi që një kamion në qytetin e Nicës më 14 korrik, la të vdekur 86 persona dhe pas 12 ditëve u vra një prift katolik pranë qytetit verior të Rouen. /Insajderi.com

burkini

 

The post Policia franceze detyron gruan të zhvesh rrobat burkini në plazhin e Nicës appeared first on INSAJDERI.

Nesër protesta e gjashtë e grupit #PROTESTOJ

Posted: 24 Aug 2016 03:22 AM PDT

Grupi i qytetarëve #Protestoj ka njoftuar se nesër do të mbajë protestën e gjashtë me radhë që prej fillimit të publikimit të "Dosjes së Shefave"nga Gazeta online Insajderi, kundër siç kanë thënë krimit dhe korrupsionit në vend.

Edona Bajramaj njëra nga organizatoret e protestës përmes konferencës për media njoftoi se protesta do të mbahet nesër duke filluar nga ora 17:00, duke thënë se qëllimi i saj është kundërshtimi i krimit dhe korrupsionit nga protagonistët e përgjimeve.

Aktivizimi i Grupit të Qytetarëve #PROTESTOJ erdhën pas publikimit të përgjimeve telefonike mes Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me funksionar të lartë të partisë – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com

The post Nesër protesta e gjashtë e grupit #PROTESTOJ appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more