Skip to main content

Klan Kosova : “Kelmendi: Liderët të takohen pa ambasadorët si ndërmjetës” plus 24 more

Klan Kosova : “Kelmendi: Liderët të takohen pa ambasadorët si ndërmjetës” plus 24 more


Kelmendi: Liderët të takohen pa ambasadorët si ndërmjetës

Posted: 24 Aug 2016 02:41 PM PDT

Ramiz Kelmendi, ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, tani deputet i pavarur, u ka bërë ftesë publike liderëve politik të Kosovës që të takohen dhe t'i ulin tensionet.

Mirëpo, ai mendon se tani është më e arsyeshme që këta drejtues të vendit, të mblidhen pa asnjë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

"Duhet të bëhet një takim i politikanëve vendorë, pa ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë që të bisedojnë për temën aktuale që është demarkacioni me Malin e Zi.

Para një takimi politik, do t'i ftoja edhe ekspertët që të takohen edhe njëherë, sepse edhe ata kanë përgjegjësi për këtë marrëveshje. Ata duhet ta kuptojnë se çkado që u sugjerojnë liderëve politikë, ndërlidhet direkt me qytetarët sepse ata dëmtohen më së shumti", ka thënë Kelmendi gjatë një interviste dhënë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Ai po ashtu ka ftuar edhe ekspertët e çështjes, që të diskutojnë mbi marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe madje ka ofruar pronat e tij private në Rugovë, si vendtakime.

"Ekspertët duhet të takohen dhe t'i qesin faktet përpara.  Këtë nismë e kam bërë si deputet i pavarur. Unë i ofroj edhe ambientet e mia të punës që i kam në Rugovë, që të vijnë atje e të diskutojnë. Është vullneti im politik, të takohemi pa ambasadorët".

Mirëpo Kelmendit në ftesën e tij publike, nuk i është përgjigjur asnjëri nga liderët e pozitës e opozitës.

"Ftesa ime është publike dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ata janë mësuar që të takohen vetëm me kërkesën e miqve ndërkombëtarë dhe jo t[iu përgjigjen ftesave të deputetëve të Kosovës".

Një marrëveshje që është nënshkruar në praninë e ndërkombëtarëve, sipas deputetit të pavarur është vështirë e tërheqshme.

"E kemi një akt të përfunduar përgjysmë, është nënshkruar një marrëveshje në prezencë të bashkësisë ndërkombëtare. Tërheqja nga kjo marrëveshje është më e vështirë se sa një e drejtë që mund të ekzistojë. Çështja s'ka të bëjë vetëm me demarkacionin, është edhe politike".

Klemendi sikur edhe disa herë të tjera, e ka konfirmuar se ende nuk ka ndryshuar qëndrim rreth votës së tij kundër demarkacionit, mirëpo në anën tjetër, i beson versionit të SHBA-ve se Kosova nuk humbë tokë sipas kësaj marrëveshjeje.

"Nëse thuhet se s'kemi humbur asnjë metër katror, nuk kam arsye që të mos u besoj institucioneve të SHBA-ve. Nëse do kishin dashur ata, mund të mos na e jepnin as këtë  territor që e kemi. Nëse SHBA-të kanë thënë se kjo është sipërfaqja e Kosovës sipas kufijve të vitit 1974, s'kam arsye të mos e besoj.

Për shkak të bashkëvendësve të mi që i kam në Rugovë, kam vendosur që të votoj negativisht në ratifikimin për demarkacionin. Kjo votë nuk vjen se jam kundër qëndrimeve të pozitës e pro atyre të opozitës, do të jetë në favor bashkëvendësve të mi", ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi po ashtu ka deklaruar se gjatë kohëve të fundit, ka pasur shumë presion nëpërmjet telefonit nga opozitarët, që të mos e votojë ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionit.

 

 

 

S’e votoj demarkacionin për hir të rugovasve, opozita më bëri shumë presion

Posted: 24 Aug 2016 02:40 PM PDT


Që të mos e votojë marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, Ramiz Kelmendi deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, po thotë t'i ketë bërë shumë presion opozita.

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Kelmendi ka deklaruar se ka marrë me dhjetëra mesazhe në telefonin e tij nga opozitarët, të cilët i kanë kërkuar që vota e tij të jetë kundër kësaj marrëveshjeje.

Ai edhe njëherë gjatë kësaj interviste, e ka konfirmuar se do të votojë kundër marrëveshjes, vetëm për hir të bashkëvendësve të tij në Rugovë.

“Opozita më ka bërë më shumë presion që të mos e votoj demarkacionin. Publikisht kam thënë se nuk e votoj demarkacionin. Nuk kam ndryshuar mendje që një vit. Nuk është dashur të më dërgojnë mesazhe që të mos e votoj demarkacionin. Nga pozita vetëm më kanë pyetur për qëndrimin, por s'më kanë kërkuar ta ndryshoj".

Kelmendi ka thënë se votën kundër po e jep vetëm për hir të bashkëvendësve të tij nga Rugova, dhe se vota e tij negative për demarkacionin, nuk do të thotë se ai është në kundërshtim të Qeverisë në këtë rast.

Më tutje, ai u shpreh se beson që ky demarkacion është në rregull sepse ka besim në institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Sipërfaqja e tokës është e llogaritur. Është koha që ekspertët të konsultohen me teknologjinë e fundit. Nëse thuhet se s'kemi humbur asnjë metër katror, nuk kam arsye që të mos u besoj institucioneve të SHBA-ve. Nëse do kishin dashur ata, mund të mos na e jepnin as këtë  territor që e kemi".

"Nëse SHBA-të kanë thënë se kjo është sipërfaqja e Kosovës sipas kufijve të vitit 1974, s'kam arsye të mos e besoj. Për shkak të bashkëvendësve të mi që i kam në Rugovë, kam vendosur që të votoj negativisht në ratifikimin për demarkacionin. Kjo votë nuk vjen se jam kundër qëndrimeve të pozitës e pro atyre të opozitës, do të jetë në favor bashkëvendësve të mi", ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi u ka bërë ftesë publike liderëve të vendit, duke i ftuar që të takohen e të diskutojnë rreth demarkacionit, pa asnjërin prej akterëve ndërkombëtarë, sepse sipas tij, është koha që problemet e vendit tonë, t'i zgjidhin vetë.

 

 

 

Kosova përballë fatkeqësive natyrore

Posted: 24 Aug 2016 02:23 PM PDT

I ftuar sonte në Kosova Direkt në Ora e Fundit, ishte sezmiologu Shemsi Mustafa me të cilin u diskutua në lidhje me tërmetin që ndodhi në Itali ku la të vdekur 120 persona si dhe për rrezikun që mund t'iu kanoset Kosovës nga ndonjë tërmet i mundshëm.

"Territori i Italisë gjendet në një zonë aktive termike. Si shkak i fërkimit dhe tensionit të madh krijohen edhe tërmetet".

"Parametri kryesor i shkatërrimit total të qytetit, ka qenë epiqendra që ka qenë shumë e cekët, pra ka qenë shumë i përafaërt me tërmetin e Shkupit në vitet e 60-ta".

Mustafa që i përket edhe rrjetit sezmiologjik që është formuar në korrik të vitit 2008, ka treguar se si mund të dihet për ndonjë rrezik eventual për tërmet.

"Harta e rrezikut sizmik cakton saktësisht se çfarë tërmeti të pritshme munden me qenë në këto zona. Nëse bazohemi, atëherë nuk do të ketë problem nëpër zona urbane ku ka objekte të larta".

"Institucioni ku unë përkas i jep informatat e mjaftueshmë zyrtarëve komunal për të ditur se me çfarë kriteri mund të krijohen objektet".

Mustafa, tha se duke u bazuar në hartat që posedon rrjeti sezmiologjik atëherë Kosova do e përballonte mirë ndonjë tërmet të mundshëm.

"Nuk do të ketë pasoja në njerëz apo dëme materiale, nëse bazohemi në kriterët që dalin nga  hartat e rrezikut".

Gjithçka që ndodhi pas tërmetit në Itali (VIDEO)

Posted: 24 Aug 2016 02:05 PM PDT

Në tërmetin që goditi Italinë ka humbur jetën edhe një shqiptar, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë,  njofton Klan Kosova.

Mbi 120 persona kanë mbetur të vdekur, derisa qyteza e fshatra mbetën të shkatërruara thuajse totalisht.

Për gjithçka që ndodhi pas tërmetit në Itali mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Arjeta Dragaj.

Vezët: Përbërësit thelbësor të shumë recetave

Posted: 24 Aug 2016 02:00 PM PDT

Vezët janë përbërësit thelbësor për shumë receta. Vezët kanë bërë bujë në lajme për humbje të peshës.

Por nga ngrënia e vezëve mund të keni një varg përfitimesh të tjera, transmeton Klan Kosova.

Lexoni më poshtë disa nga këto përfitime:

-Veza rritë sistemin e imunitetit

veza1

-Veza përmirëson lëkurën

-Sistemi i metabolizmit është më i lartë kur konsumoni vezë

-Rritë prodhimin e qelizave të gjakut

veza2

-Forcon kockat

-Veza mbanë mëlçinë të shëndetshme

veza3

-Kur hani vezë kapaciteti juaj mendor është më i lartë

Shenjat se i dashuri juaj ka mungesë përkushtimi

Posted: 24 Aug 2016 02:00 PM PDT

Përkushtimi është një gjë e frikshme për shumë nga njerëzit e rinj. Ndërsa kjo bëhet edhe më e "frikshme" në një lidhje.

Nëse në një lidhje dashurie ka mungesë përkushtimi ndaj njëri tjetrit nga njëra palë ose pala tjetër atëherë gjërat komplikohen edhe më shumë.

Por kjo gjë kryesisht sipas studiuesve është më e shprehur te meshkujt andaj në një lidhje të tillë, femrat janë konfuze dhe nuk e dijnë se ku qëndrojnë në këtë relacion dhe për më tepër shtohen edhe pikëpyetjet për të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim disa nga shenjat nëse një mashkull ka mungesë përkushtimi ndaj femrave.

Ai asnjëherë nuk i përmend ish të dashurat e tij

Ai udhëton shumë…ndoshta tepër.

Ai nuk është djali i një lidhje stabile dhe serioze

Ai gjen arsyetime të ndryshme për të mos dalë në një takim tipik dashurie

Ai nuk ka shokë shumë të ngushtë me të cilët ndan gjëra

Ai nuk preferon të kalojë natën tek ti ose anasjelltas

Nuk dëgjon nga ai për disa ditë të tëra

Ai është i dashur dhe i afërt kur jeni bashkë ndërsa i ftohtë kur jeni larg

Ai nuk të merr me vete në festa familjare as në dasma

Ai e kthen në humor sa herë që ti e përmend një lidhje më serioze

Ai dëshiron marrëdhënie seksuale…shpesh

Courteney Cox flet për ndarjen nga i fejuari: Ishte brutale

Posted: 24 Aug 2016 02:00 PM PDT

Ata së fundmi kanë rindezur aferën e tyre të dashurisë por Courteney Cox akoma flet për ndarjen "brutale"  që kishte pasur me të fejuarin e saj, Johnny McDaid.

Çifti kishin përfunduar fejesën e tyre që e kishin për më shumë se një vjet dhe Courteney ka pranuar se ndarja e tyre ishte shumë e vështirë.

"Ne ishim të fejuar për më shumë se një vjet dhe më pas u ndamë. Ka diçka, e dini ai është nga Irlanda dhe mënyra se si ai e sheh dashurinë është më ndryshe, ne duhet të trajtojmë atë në mënyra të ndryshme", ka thënë ajo në një intervistë, transmeton Klan Kosova.

"Unë thjesht nuk dija të dashurojë ashtu si dinte ai, dhe unë kam bërë shumë gabime – nuk e di saktësisht çfarë por unë kam mësuar shumë, dhe pavarësisht të gjithave, unë do të jem një njeri më i mirë pas ndarjes, ndonëse ndarja ishte shumë e dhimbshme", ka vazhduar ajo.

Por tani që çifti janë sërish bashkë, duket se ata të dy janë falenderues që kanë "pushuar" për pak kohë lidhjen e tyre.

"Gjithçka është e re, të dy ne kemi punuar shumë në ato pika që kemi pasur telashe dhe tash kemi ndjenja më ndryshe", ka thënë aktorja.

Ylli i Friends ka thënë se ndarja nga bashkëshorti i saj pas 14 vjetësh ishte më pak dramatike.

 

 

Polici francez detyron myslimanen ta heqë ferexhenë, ajo shpërthen në lot

Posted: 24 Aug 2016 01:54 PM PDT

Një gruaje myslimane, i është dhënë urdhri që ta largojë ferexhenë nga koka dhe fytyra nga një polic, në një plazh të Francës, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

34 vjeçarja e njohur vetëm me emrin Siam, është kontaktuar nga tre policë përderisa po relaksohej në plazhin La Bocca në qytetin e Kanës me fëmijët e saj, dhe është urdhëruar që ta heq shaminë me lule.

Siam ka thënë se zyrtarët e policisë ia kanë lexuar rregullat e vëna nga shteti, se si duhet të vishet në plazh dhe i është kërkuar që ta respektojë sekularizmin dhe i kanë thënë se religjioni duhet të mbahet për vete, e jo të mburret me të.

Ajo është pajtuar që të paguajë gjobën për 11 eurosh që i ka shqiptuar policia, mirëpo më pas është rrethuar nga turma në plazh, të cilët kanë bërtitur në drejtim të saj: "Shko në shtëpi, ne jemi katolikë", gjë që ka bërë që ajo të shpërthejë në lot.

"Nuk shkova atje që ta provokoja dikë. Mbeta e shokuar. Termet raciste po përdoreshin lirshëm", ka thënë Siam për mediat franceze.

Franca deri më tani, ka gjobitur dhjetëra gra për veshjen e burkinive në plazh, sidomos në qytetin e Kanës, pasi kryetari i këtij qyteti, i ka ndaluar këto kostume religjioze, në emër të sigurisë.

 

 

 

“Deputetët kanë përgjegjësi individuale për Demarkacionin”

Posted: 24 Aug 2016 01:53 PM PDT

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka thënë se deputetët nuk mund të fshihen pas maskës së partisë për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

"Secili ka përgjegjësi individuale dhe sipas votimit të tij do të mbahen në mend".

"Asnjë pazar i votës nuk mund të jetë më i vlefshëm sesa territori i tokës së Kosovës".

Liverpool e do James

Posted: 24 Aug 2016 01:50 PM PDT

Liverpool është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për yllin e Real Madrid, James Rodriguez.

El Mundo Deportivo shkruan se Klopp që do ta ketë në radhët e veta kolumbianin.

Por që skuadra nga Anfield, nuk duket se mund të jetë destinacioni i James.

25 vjeçari te Los Blancos kishte ardhur si një transferim rekord, por që fjalët për një largim të tij kanë nisur pas ardhjes së Zidane në krye të klubit, transmeton Klan Kosova.

Në Pogradec për një koran

Posted: 24 Aug 2016 01:44 PM PDT

Pjesë e fortë e traditës pogradecare është kulinaria dhe një ndër personazhet më tipikë në qytet që e përfaqëson atë është "Babo".

"Korani, ngjalat. Gjithashtu bëjmë edhe tava me zarzavate. Unë koranin e bëj me qepë, tavë pogradecare".

Pogradeci është një me frymëzimin dhe jo më kot ky qytet ka nxjerrë emra të rëndësishëm në art. Ne zgjodhëm koloninë e artistëve dhe shkrimtarëve të rinj.

"Shqiptarët këtu gjejnë frymëzim. Ndoshta është kjo provinca, rutina e përditshme. Por në përgjithësi shkrimtarët e rinj shkruajnë në mënyrë të zymtë, pa optimizëm. Edhe unë shumicën e poezive ashtu i kam, pasi ky është realiteti", shprehet shkrimtari Gerti Mullai, shkruan Top Channel.

"Kemi 6 vjet që kemi hapur një studio. Është një vend ku mund të bësh art, ku mund të bësh krijimtari", thotë piktori Enxhel Gegprifti.

Marrim rrugën drejt Tushemishtit. Në hyrje një tabelë na tregon se ekziston një mozaik, por ndodhet e i fshehur në kishën e fshatit.

Ky mozaik, së bashku me atë të Linit, shfaqin kulturën e krishtere në shekullin e parë dhe të katërt para Krishtit.

Ndërsa, Driloni, një prej destinacioneve absolutisht më të bukura për t'u vizituar. Të gjitha këto pasuri ofrojnë një kënaqësi të madhe shpirtërore, ndonjëherë edhe materiale. Por sa i përket kësaj të dytës, shpesh banorët kërkojnë më tepër investim për të qenë me të njëjtin standard me shumë vende të tjera, sa i përket turizmit.

Kim Kardashian sërish zbulon asetet (FOTO)

Posted: 24 Aug 2016 01:43 PM PDT

Krenare sa më s'ka me format që i ka arritur pasi u ka dhënë jetë dy fëmijëve.

Kim Kardashian, me fotografitë që po publikon nga pushimet që është duke I kaluar në Meksikë, po I shokon fansat e saj. Të pasme bombastike, poza të nxehta e tash së fundmi, nuk ka hezituar si gjithmonë, ta tregojë tërësisht gjoksin e saj.

Të dalë e zhveshur duket të mos e ketë fare problem, për shkak se muaj më parë, publikoi një fotografi siç e ka bërë nëna, duke u ankuar se s'po ka çfarë të veshë, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa tash, sërish është ekspozuar e tëra, duke i lënë pak imagjinatës.

Me shumë ushtrime e dieta, ajo ia ka arritur ë të humbë më shumë se 30-të kilogramë pas lindjes së djalit në dhjetor të vitit të kaluar.

It's a look! High waisted black briefs that said Supreme on the waist band completed her look that could be best described as 1980s Bond girl meets 1990s goth with a twist of sexy Kardashian style

Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë, fiton ndaj Skënderbeut

Posted: 24 Aug 2016 01:41 PM PDT

Kukësi i rrëmbeu trofeun e parë sezonal kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Korçarët, pas pezullimit me një vit nga Kupat e Europës, humbasin edhe Superkupën përballë veri-lindorëve.

Kukësi siguroi trofeun pas fitores 3-1. Dvornekovic hapi siparin e golave në minutën e 21 të pjesës së parë. Korçarët gjetën golin e barazimit me Fukuin 9 minuta më vonë. 1-1 u mbyll pjesa e parë e takimit.

E dyta nis me të dyja skuadrat më të kujdesshme për të mos pësuar gol, kujdesje që do të përfundonte në minutën e 75, kur Emini kalon sërish në avantazh kuksianët, shkruan Top Channel.

Në minutat e mbetura, Skënderbeu u hodh përpara në kërkim të golit të barazpeshës, që do t'i siguronte të paktën kohën shtesë, por golin e gjetën sërish kuksianët.

Këtë herë ishte Pejiç ai që në sekondat e fundit të takimit vulosi rezultatin dhe trofeun e parë sezonal të skuadrës së Kukësit.

Historitë prekëse nën gërmadha

Posted: 24 Aug 2016 01:40 PM PDT

Mediat italiane raportojnë se familje të tëra janë shuar nga lëkundjet e tërmetit. Një çift i moshuar ishin të parët që u gjendën të pajetë por të përqafuar me njëri-tjetrin.

Po ashtu, një familje prej 4 anëtarësh, ndër të cilët një djalë 8 muajsh dhe një 9-vjeçar humbën jetën nën një çati. Përveç asistencës së ekipeve të emergjencës, në qytezat e prekura duket se të gjithë po ndihmojnë njëri-tjetrin.

Motër Mariana është shqiptare. Ajo arriti t'i mbijetonte tërmetit duke u futur poshtë shtratit në manastirin ku jetonte. Edhe pse e lënduar në kokë, ajo qëndron pranë trupit të një viktime, shkruan Top Channel.

Pas 9 orëve nën rrënoja, shpresat për Luçiano Perin ishin shuar plotësisht, por ai rezultoi të ishte një nga fatlumët që i mbijetoi kësaj tragjedie. Motra e tij Patrizia, ende e veshur me pizhamat e një mbrëmjeje më parë shikon me ankth vëllain teksa po nxirret nga rrënojat.

Luçiano: Ku është motra ime?

Patrizia: Jam këtu, nuk do të lë vetëm.

Një nga pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit rrëfen se nga gërmadhat dëgjohen zëra, por shembja e ndërtesave shumë herë nuk u jep mundësi të depërtojnë deri në sipërfaqe.

Punonjësi i shpëtimit: A merr dot frymë aty brenda?

E mbijetuara: Po, pak fare.

Punonjësi i shpëtimit: Pak, ok. E rëndësishme është të qëndrosh e qetë. Policia po vjen. Do përpiqemi të lëvizim këtë bllokun këtu, por po i presim dhe ata që të mos të të lëndojmë, në rregull?

Ekipet e emergjencës po shoqërohen me qen të specializuar posaçërisht për kërkimin e trupave, si dhe janë nën monitorimin e helikopterëve.

Ata po kërkojnë intensivisht nëpër rrënoja për persona të mbijetuar, edhe pse frika ekziston se në to mund të ketë trupa të tjerë viktimash, si dhe të tjera histori të trishta.

Incident tragjik në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

Posted: 24 Aug 2016 01:32 PM PDT

Një incident tragjik i ka marrë jetën një 13-vjeçari shqiptar.

Sipas mediave italiane, 13-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi jetën pasi përplasi kokën në kanalin Villoresi, në Busto Garolfo të Milanos, teksa u zhyt.

Shqiptari jetonte në Dairago të Milanos sëbashku me prindërit dhe motrat, të cilët mbërritën në vendngjarje sapo u njoftuan për aksidentin fatal. Trupi i pajetë i të miturit është nxjerrë nga ujërat e kanalit nga ekipet e shpëtimit, shkruan tv Klan.

Ai kishte shkuar për të kaluar një pasdite me miqtë në "Villoresi", por fatkeqësisht gjeti vdekjen.

Shkupi i jep Gazi Babës 2.5 milionë euro për sanimin e rrugëve nga vërshimet

Posted: 24 Aug 2016 01:28 PM PDT

Këshilli i Komunës së qytetit të Shkupit ka ndarë një shumë të madhe të mjeteve që të ndihmojë komunën e Gazi Babës që të bëj snaimin e rrugëve në vendbanimet e saja që ishin të prekura nga vërshimet e 6 gushtit.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Koce Trajanovski ka thënë se në këtë mënyrë do t’i ndihmohet banorëve që të kthehen në normalitet, shkruan Zhurnal.mk.

Sanimi i rrugëve do të bëhet në Inxhikovë, Hasanbeg, Stancic, Vinice, Stajkovc, etj.

Pse lidhja e Taylor e Tom është në rrezik?

Posted: 24 Aug 2016 01:20 PM PDT

Çifti Taylor Swift dhe Tom Hiddleston, kanë pasur një debat aq të zjarrët sa pothuajse janë ndarë.

Sipas një burimi të revistës Us Weekly, çifti në fillim të gushtit kishin telashe pasi nuk ishin të dy gjithmonë në të njëjtin vend, për shkak të agjendës së ngjeshur, transmeton Klan Kosova.

"Ata nuk po shpenzonin aq shumë kohë së bashku. Ata nuk mund që të takoheshin dhe kjo gjë i kishte inatosur shumë pasi nuk mund ta shihnin njëri – tjetrin", ka thënë ky burim.

Pritet të shpallet marrëveshja për paqe në mes të Kolumbisë dhe Farc

Posted: 24 Aug 2016 01:13 PM PDT

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, ka deklaruar që negociatorët e qeverisë dhe rebelët e Farc, janë duke vendosur detajet e fundit të marrëveshjes historike për paqe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një lajmërim pritet që të ndodh mbrëmjen e së mërkurës, pas afërsisht katër viteve negociatash në Kubë.

Të dyja palët kanë nënshkruar një armëpushim në qershor, kështu duke rregulluar rrugën për marrëveshjen finale.

"Sot pres që t'i jap shtetit lajm shumë të mirë dhe historik" ka thënë Santos.

Wenger i hapë derën Chambers

Posted: 24 Aug 2016 01:12 PM PDT

Pavarësisht se ka probleme në repartin e mbrojtjes, Arsene Wenger ka vendosur që Calum Chamberin ta lë të lirë.

Por që vetëm në formë të huazimit. Pasi siç thuhet ai ka të ardhme në Emirates Stadium.

Për të menjëherë interesim kanë shfaqur West Brom, Hull City, Stoke City dhe Sunderland.

21 vjeçari ka pas paraqitje të mira, por që duket se Wenger do të sjell mbrojtës të ri në klub që janë edhe më stabil, transmeton Klan Kosova.

A mund të jetë ky Mustafi, mbetet të shihet.

Preu gjymtyrët e veta për të përfituar nga sigurimet shëndetësore

Posted: 24 Aug 2016 01:11 PM PDT

Një grua nga Vietnami e ka pranuar që ka paguar që t'ia presin këmbët dhe gjysmën e krahut, në këmbim të pagesës së sigurimit shëndetësor.

Në maj, 30 vjeçarja e cila quhet Ly Thi N, pretendonte që është goditur nga treni, mirëpo tani ajo e ka pranuar që i ka paguar një miku të saj 1,660 euro që t'ia priste gjymtyrët.

Qëllimi i saj ishte që të përfitonte 150 mijë dollarë nga kompania e sigurimeve, transmeton Klan Kosova.

I njëjti mik që asaj ia kishte prerë gjymtyrët kishte telefonuar në ambulancë për të thënë se e kishte gjetur një grua pa gjymtyrë afër një hekurudhe.

Fotografitë e publikuara në një gazetë shfaqin gruan tre muaj më vonë me plagët e shëruara.

Sipas mediave lokale, ajo kishte probleme të mëdha në biznesin e saj.

Ymeri: Zhbogar u njoftua edhe njëherë me qëndrimin tonë për Demarkacionin

Posted: 24 Aug 2016 01:06 PM PDT

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë të ditur se sot, në takimin lamtumirës me Përfaqësuesin e deritashëm të BE’së në Kosovë, Samuel Zhbogar kanë biseduar për situatën politike në vend.

"Zhbogar u njoftua edhe një herë me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me çështjen e demarkacionit, dhe futjen e kësaj çështjeje si kriter për liberalizimin e vizave. Po ashtu shprehëm kundërshtimin tonë ndaj praktikës kriminale të regjimit aktual dhe domosdonë e ndryshimeve rrënjësore në Kosovë", ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ymeri ka falenderuar Zhbogar për takimin e sotëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Arratisen sulmuesit e Univesritetit Amerikan në Kabul

Posted: 24 Aug 2016 01:04 PM PDT

Forcat e sigurisë në Afganistan kanë rrethuar Universitetin Amerikan në kryeqytetin Afganistan, Kabul, pas sulmit nga militantët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një person, sipas disa raportimeve roje, ka mbetur i vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar.

Studentët dhe stafi që ishin të ngecur në ndërtesë tani janë të sigurt, ndërsa sulmuesit janë në arrati.

Ende nuk është e qartë se sa ishte numri i sulmuesve dhe deri me tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Mungesë e testimeve për HIV

Posted: 24 Aug 2016 01:00 PM PDT

Një shkurtim i testimeve për HIV, mund të zvogëloj mundësitë globale për diagnostifikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje , kanë paralajmëruar ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Pas analizimit të hulumtimeve vjetore të realizuara në 127 shtete, sa i përket përdorimit të testimeve të gjakut të cilat tregojnë mbi statusin për HIV dhe shëndetin, gjetjet tregojnë për mangësi të mëdha në përgatitje.

Ekspertët kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara që HIV mund të mos vërehet si rezultat i këtyre mangësive.

Deri në vitin 2020, 90% e personave të cilët jetojnë me HIV duhet të dinë statusin e tyre në lidhje me këtë sëmundje.

Testimi në laborator është qenësor për monitorim dhe për të arritur këtë qellim.

Sekretet thelbësore të gjuhës së trupit (FOTO)

Posted: 24 Aug 2016 01:00 PM PDT

Deri në 80% e informacionit që marrim nga një person me të cilin bisedojmë transmetohet në mënyrë jo-verbale, transmeton Klan Kosova.

Shumicën e kohës ne nuk i kuptojmë me qartësi ndjenjat që dikush përpiqet të na transmetojë me anë të gjuhës së trupit.

Është koha për t’i zbuluar sekretet e gjuhës së trupit. Disa nga këto mund të ju ndihmojë të kuptoni se çfarë një person po mendon dhe po ndjen, madje edhe kur ata nuk e thonë asnjë fjalë.

Princ William kujton nënën e tij: Më mungon çdo ditë

Posted: 24 Aug 2016 12:58 PM PDT

Duka e Kembrixhit, ka kujtuar sot nënën e tij të vdekur, Princesh Diana, teksa e ngushëllonte një djalë 14 vjeçar i cili së fundmi e humbi nënën e tij.

"Koha e bënë më të lehtë", është shprehur William.

Por kur djaloshi filloi të flasë se sa shumë i mungon nëna e tij, ai tha që njëjtë është edhe për të ndonëse kanë kaluar 20 vite, transmeton Klan Kosova.

"E di si ndihesh. Mua ende më mungon nëna ime çdo ditë – e janë  bërë 20 vjet që nga vdekja e saj".

Princesh Diana, vdiq pas një aksidenti me veturë në Paris me 31 gusht të vitit 1997.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more