Skip to main content

Lajmet e fundit: “I vret tre persona dhe ia jep lajmin babait në telefon: "Babë, u kry ajo punë" (Foto)” plus 44 more

Lajmet e fundit: “I vret tre persona dhe ia jep lajmin babait në telefon: "Babë, u kry ajo punë" (Foto)” plus 44 more


I vret tre persona dhe ia jep lajmin babait në telefon: "Babë, u kry ajo punë" (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 07:00 AM PDT

​Brahim Shala nga Cermiani i Gjakovës ka pranuar të rrëfejë krejt çka ai di rreth vrasjes së e vëllezërve Valon e Ali Islamaj si dhe të Zef Krasniqit, që u krye të martën pasdite, në Çarshinë e qytetit. I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë është djali i tij, Qëndrim Shala, bashkë me shokun e tij, Veton Gjoshi. Brahimi i ka rrëfyer Gazetës Express për dy telefonatat që mori nga i biri në ditën kritike, i cili i tregoi vet për vrasjen që kishte kryer, për historinë e konfliktit të tij me Zef Krasniqin dhe vëllezërit e njohur si Madanaj. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Petrit Vasili: Ndryshime në qeveri, atribut dhe përgjegjësi e Kryeministrit Edi Rama

Posted: 25 Aug 2016 07:45 AM PDT

Kryetari i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili në një intervistë telefonike për Ora News thotë se i është atribut dhe përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si iu nënshtrua Edi Rama Kryeministrit të Serbisë për Autostradën “Nish –Durrës”

Posted: 25 Aug 2016 07:34 AM PDT

Pas miratimit të rezolutës së OKB'së, në vitin 2010, Bashkimi Europian kishte nisur ndërmjetësimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të duhej te rezultonte me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Procesi i nisur nën mbikëqyrjen e Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton po jepte rezultate me vështirësi.Në një nga takimet Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë Thaçi dhe Dacic ishin dakorduar që të ndërtonin një autostradë që do të lidhte Kosovën me Serbinë. Por, tani kjo marrëveshje është shkelur për të përfunduar si autostradë Nish –Durrës – me firmat e Ramës dhe Vucicit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Story: Xhamia vatër prostitucioni dhe droge (Video)

Posted: 25 Aug 2016 07:01 AM PDT

Xhamia e Gurit e ndërtuar në shekullin e XV në qendrën e vjetër të Prishtinës, e njohur si "Tash Xhamia" – nga gjuha turke, është bërë vatër ku ushtrohet prostitucioni dhe përdoret droga.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Zyrtare: Ndahen vëllezërit Berisha, njëri pranon Kosovën, tjetri mbetet me Norvegjinë

Posted: 25 Aug 2016 06:55 AM PDT

Valon Berisha ka vendosur që t'i bashkohet Kombëtares së Kosovës, ndërsa vëllai i tij, Vetoni do të mbetet me Norvegjinë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkarkohet nga puna ministri i Brendshëm i Irakut

Posted: 25 Aug 2016 07:48 AM PDT

Parlamenti i Irakut e ka shkaktuar sot ministrin e Brendshëm, Khaled al-Obeidi, si dhe ka votuar për ta hedhur në gjyq, pas akuzave për korrupsion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori i SHBA-ve viziton Doganën e Kosovës (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 07:43 AM PDT

Doganën e Kosovës sot e ka vizituar ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie i cili u taku me drejtorin e përgjithshëm Doganës Lulzim Rafuna, gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me punën dhe përparimin e bërë nga dogana në të gjitha fushat duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i kontrabandës dhe korrupsionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri Mustafa: Shërbimi civil rol të rëndësishëm në progresin e gjithanshëm të Kosovës

Posted: 25 Aug 2016 07:40 AM PDT

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli: Gropa e Operas dhe Baletit, turpi i qeverisë (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 07:35 AM PDT

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit për kartonin e gjelbër, ka thënë se gropa që ishte hapur për tu ndërtuar objekti i Operës dhe Baletit në Prishtinë, është duke i rrezikuar njerëzit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i UNMIK'ut: Në Kosovë tre muajt e fundit s’ka pas incidente ndëretnike

Posted: 25 Aug 2016 07:35 AM PDT

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është duke u shqyrtuar raporti tremujor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rriten kërkesat për azil në Britani

Posted: 25 Aug 2016 07:27 AM PDT

Më shumë se 36 mijë kërkesa për azil janë bërë në Britani të Madhe në 12 muajt e fundit, sipas shifrave të Qeverisë britanike, që përbëjnë numrin më të madh të kërkesave në më shumë se një dekadë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia e kap hajnin 25 vjeçar nga Mitrovica

Posted: 25 Aug 2016 07:25 AM PDT

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një 25 vjeçar pasi që ka tentuar të grabiste në filialen e Telekomit të Kosovës në rrugën "Mbretëresha Teutë''.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK kërkon llogari nga Shpend Ahmeti për punësimet klienteliste në Komunë

Posted: 25 Aug 2016 07:22 AM PDT

PDK pretendon se ka fakte shtesë për emrat e aktivistëve të Vetëvendosjes që janë punësuar me kontrata mbi vepër në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni Shtetëror publikon fakte të reja, më 2007 nuk kishte Bjelluhë, Çakorr dhe Kullë në Kosovë (Dokument)

Posted: 25 Aug 2016 07:07 AM PDT

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka prezantuar argumente shtesë që konfirmojnë saktësinë e gjithanshme të procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, të përkrahur edhe nga ekspertët vendorë e ndërkombëtarë si dhe nga SHBA-të e vendet e BE-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Ish-menaxheri i shtëpisë së azilit akuzohet për përdhunimin e gruas siriane

Posted: 25 Aug 2016 07:05 AM PDT

Një ish-menaxher i një shtëpi për azil kërkues në Gjermani akuzohet se ka dhunuar një grua siriane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni-Greqi: Së pari të ndërtohet mirëbesimi, pastaj zgjidhja e emrit

Posted: 25 Aug 2016 07:05 AM PDT

Zgjidhja e kontestit bilateral për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka qenë temë në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikolla Popovski dhe Nikos Koxias, por zhvillimi dhe përparimi i masave për mirëbesim, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, energjetikës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe mund të mos marrë pjesë në votimin për demarkacion thotë Simiç

Posted: 25 Aug 2016 07:03 AM PDT

Kryetari i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiç, ka thënë se deputetët serbë mund të „mos marrin pjesë në procesin e votimit të demarkacionit".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata franceze vendos nëse grave myslimane duhet t’u ndalohet veshja e burkinit

Posted: 25 Aug 2016 06:51 AM PDT

Gjykatës së lartë franceze i është kërkuar që ta hedhë poshtë vendimin e 26 qyteteve franceze për të ua ndaluar grave myslimane veshjen e rrobave të notimit që mbulojnë tërë trupin, të njohura si burkini, në plazhet franceze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trafikonte 47 emigrantë, arrestohet shtetasi serb në Maqedoni

Posted: 25 Aug 2016 06:43 AM PDT

Policia e Maqedonisë njoftoi sot se në një automjet transportues të llojit "Iveko" me targa të Shkupit, ka gjetur 47 persona – refugjatë nga Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto bukuri u krijuan nga një bombë (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 06:43 AM PDT

Ai konsiderohet si vendi më i bukur në botë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Kjo është trimëria e Visar Ymerit në kohën e luftës (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 06:38 AM PDT

Vazhdon përplasja në rrjetet sociale midis Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Më herët Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri deklaroi se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka trimëri dhe si qyqar sulmon nga zyra, por i shpejtë ka qenë reagimi nga këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi pyet Kryeministrin Mustafa: Nëse Kosova është Siri, kush e ka përgjegjësinë?

Posted: 25 Aug 2016 06:23 AM PDT

Shkrimi i Kryeministrit Mustafa që krahason sulmet në botë me sulmet e opozitës në Kosovë ka shkaktuar edhe reagimin e Jakup Krasniqit, i cili e ka pyetur publikisht kryeministrin se nëse Kosova është Siri, kush e ka përgjegjësinë?, shkruan Gazeta Express

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkon në 257 numri i viktimave në Itali, në mesin e tyre shumë fëmijë

Posted: 25 Aug 2016 06:18 AM PDT

Arrin në 257 numri i të vdekurve në Itali, sipas bilancit të fundit të publikuar nga departamenti i Mbrojtjes Civile. Viktimat janë 190 në Reatino dhe 57 në Ascolano, ndërsa në orën 5:17 u regjistrua një tjetër tërmet me manjitudë 4,5 ballë Righter, që preku kryesisht zonën e Marche në Lacio.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Radhë të gjata para pikave të pagesës dhe vendkalimeve kufitare të Maqedonisë

Posted: 25 Aug 2016 06:15 AM PDT

Në autostradën A1/E75 Tabanovc-Bogorodicë është rritur intensiteti i komunikacionit në drejtimin e veriut. Në pikat e pagesës për taksë rrugore Stobi, Otovicë dhe Romanovc është prezent një numër i madh automjetesh, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat ultra-ortodokse izraelite: Hillary Clinton është e padukshme, s’ia publikojmë fotot

Posted: 25 Aug 2016 06:10 AM PDT

Hillary Clinton mund të bëhet presidente e aleatit më të rëndësishëm të Izraelit, ShBA-së, por një pjesë e madhe e mediave të Izraelit kanë vendosur që të mos ia publikojë fotografinë e saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kelmendi fton liderët në villen e tij në Rugovë që të debatojnë për demarkacionin

Posted: 25 Aug 2016 06:09 AM PDT

Duke e parë polarizimin e situatës pas diskutimeve që po bëhen për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, deputeti Ramiz Kelmendi, thotë se i ka ftuar për takim kokë më kokë liderët e partive politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovarët ikin, vijnë turqit

Posted: 25 Aug 2016 05:55 AM PDT

Shumë qytetarë të Kosovës vazhdojnë të ikin nga vendi për shkak të kushteve jo të mira të jetës dhe mos zhvillimit. Derisa një pjesë e tyre dalin ilegalisht ka edhe të tillë që duan tërësisht të shkëputen nga vendlindja e tyre

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Klientët u ankuan për shërbimin, kamarieri i qëllon me armë (VIDEO +16)

Posted: 25 Aug 2016 05:49 AM PDT

Një kamerier në një restorant në Teksas, SHBA është filmuar teksa hapte zjarr ndaj disa klientëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm i armatosur ndaj liderit të opozitës në Turqi

Posted: 25 Aug 2016 05:42 AM PDT

Eksorta e liderit të opoiztës së Turqisë, Kemal Kiliçdaroglu është sulmuar gjatë shkembimit të zjarrit midis ushtrisë turke dhe forcave të partisë kurde PKK, transmeton Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ia prek të pasmet gruas së huaj – nxit rrahje masive në qytet (Video/Foto)

Posted: 25 Aug 2016 05:40 AM PDT

Një rrahje masive ka ndodhur jashtë një klubi nate në Hull të Anglisë, e krejt kjo pasi një burrë ia kishte prekur të pasmet një gruaje të huaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historia tragjike: 8 vjeçarja e shpëton motrën nga tërmeti në Itali por vdes vetë

Posted: 25 Aug 2016 05:40 AM PDT

Një vajzë 8 vjeçe humbi jetën nën gërmadhat e tërmetit në Pescara del Tronto duke u hedhur me trup në mbrojtje të motrës më të vogël. Giulia Renaldo sakrifikoi veten për motrën. Kjo është një nga historitë që ka prekur zemrat e shumë banorëve të fshatit që u rrafshua nga tërmeti 6.2 i shkallës Rihter.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo foto është simbol i tërmetit që e ka tronditur Italinë

Posted: 25 Aug 2016 05:33 AM PDT

​Është ulur buzë rrugës, në Amatrice, mbështjellë nga një mbulojë fati. Është agu. Shikimin e ka të humbur në boshllëk dhe pas supeve shihet shkatërrimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një grup vajzash ia thyejnë hundën adoleshentes sepse kishte shpërndarë thashetheme (Video +16)

Posted: 25 Aug 2016 05:26 AM PDT

Një grup vajzash e kanw rrahur keq një 13-vjeçare si "ndëshkim" se kishte shpërndarë thashetheme të pahijshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grabovci padit Insajderin për shkelje të privatësisë

Posted: 25 Aug 2016 05:25 AM PDT

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, përgjimet e të cilit janë duke u publikuar nga Insajderi prej 1 gushtit të këtij viti, ka paditur mediumin me pretendimin se i është shkelur privatësia dhe se me publikimin e tyre i është dëmtuar rëndë reputacioni dhe autoriteti. Insajderi ka publikuar vetëm ato biseda që lidhen me detyrën zyrtare dhe jo ato që janë biseda për çështje private, e familjare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekspozohet vetura e Komandant Kumanovës (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 05:14 AM PDT

Sot, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, "Ismet Jashari-Kumanova", në Kleçkë, është ekspozuar vetura e Komandant Kumanovës. Ky ekspozim i veturës, është përcjellë me homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit, si dhe me përurimin e librit "Në çdo lis një sy shqiponje", kushtuar togut të artilerisë së Brigadës 121. Këto aktivitete janë mbajtur në kuadër të shënimit të Ditës së Brigadës 121, e cila mbante emrin e Komandant Kumanovës, i cili bashkë me luftëtarë të tjerë, ranë heroikisht më 25 gusht të vitit 1998, në vargmalet e Berishës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KIESA: Gazi lotsjellës largon investitorët e huaj

Posted: 25 Aug 2016 05:08 AM PDT

Mostabiliteti politik në Kosovë po ndikon edhe tek investitorët e huaj dhe nga kjo gjendje pasojat do t'i bart ekonomia e përgjithshme eKosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike, por edhe zyrtarë të qeverisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dashuria e Ramës me Vucicin shton dyshimet në Prishtinë

Posted: 25 Aug 2016 04:54 AM PDT

Ajo që ishte parë si përplasje në Beograd, tash duket qartazi se ishte vetëm një farsë. Rama pritet të shkojë në Serbi, për të marrë pjesë në përurimin e Autostradës Nish - Durrës, duke shkaktuar dallgë të panevojshme në Prishtinë, ku Ramës po i thonë se kjo autostradë kalon nëpër Kosovë, e jo nëpër ajër të thatë. Kjo është hera e parë, prej kohës së Enver Hoxhës, që një udhëheqës i Shqipërisë diskuton me Beogradin për Kosovën, pa prezencën e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Qeveria italiane jep 500 euro për ditëlindjen e çdo 18 vjeçari për t’i shpenzuar në libra

Posted: 25 Aug 2016 04:50 AM PDT

Në një kohë të tillë ku teknologjia dhe dixhitalizimi duken sikur janë shndërruar në varësi, librat janë pak e më pak të lexuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri: Kryeministri Mustafa është qyqar që sulmon nga zyra

Posted: 25 Aug 2016 04:48 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri shkrimin e sotëm të Kryeministrit Isa Mustafa e ka cilësuar si një kërcënim për qytetarët dhe ka pretenduar se Mustafa nuk është trim por qyqar që sulmon nga zyra. Më herët në një shkrim Kryeministri Mustafa sulmet në botë i ka krahasuar me sulmet e opozitës, si hedhja e gazit lotsjellës nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Jan Braathu

Posted: 25 Aug 2016 04:25 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten 18 policë në sulme me bomba vetëvrasëse në Irak

Posted: 25 Aug 2016 04:21 AM PDT

​Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, të paktën 18 pjesëtarë policorë janë vrarë nga një seri sulmesh vetëvrasëse në Irak

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sa miliardë dollarë “peshon” Lazim Destani?

Posted: 25 Aug 2016 04:20 AM PDT

Lazim Destani është biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet internacional biznesesh, në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global (Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë u tha në takimin Joe Biden – Erdogan

Posted: 25 Aug 2016 04:13 AM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, vizitoi dje Turqinë, ku kërkoi uljen e tensioneve ndërmjet dy vendeve rreth kërkesave të Turqisë për ekstradimin e klerikut mysliman, Fethullah Gulen, të cilin kjo e fundit e akuzon për orkestrimin e puçit të dështuar ushtarak më 15 korrik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bulliqi e Isufi i përgjigjen Mustafës: Në vend që të na falënderonit për hulumtimin e demarkacionit, ju na fyet

Posted: 25 Aug 2016 04:07 AM PDT

Dy ekspertë të pavarur Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, që pohojnë për lëshime në shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe pohojnë për humbje territori të Kosovës, kanë reaguar ndaj cilësimeve që ua ka bërë këtyre kryeministri Isa Mustafa, duke ia kujtuar se ato që thonë është shkencë, ndërsa kryeministri po fyen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria ndau 1 milionë euro për sëmundjen gungore të gjedhëve, Veseli e mirëpret

Posted: 25 Aug 2016 04:01 AM PDT

Vendimi i Qeverisë për ndarjen e një milion eurove për luftimin e sëmundjes së gjedheve u mirëprit nga Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more