Skip to main content

Tirana Observer

Tirana Observer


Ulja e kufirit të blerjeve online, Beqiraj: Ja cilët mallra përjashtohen nga detyrimet

Posted: 22 Aug 2016 09:29 AM PDT

beqirajjNë një kohë kur numri i blerjeve online nga shqiptarët është rritur ndjeshëm, qeveria ka ulur kufirin e blerjeve online. E ftuar në rubrikën 'Opinion' në "News24", zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka treguar detaje se si do të funksionojë skema e re dhe se si do të aplikohet nga blerësit shqiptarë. Ajo pohoi se qytetarët që do të bëjnë një blerje mbi 22 euro do të paguajnë detyrimet doganore. Ndër të tjera Beqiraj theksoi se ato produkte që përjashtohen nga TVSH-ja, nuk do të paguajnë këtë taksë.

"Të ardhurat do kalojnë për llogari të Doganës, ndërsa Posta Shqiptare do ofrojë procedura të thjeshtuara. Individët do njoftohen në cilën zyrë do drejtohen.", tha Beqiraj. Zëvendësministrja tha se kufiri i aplikueshëm nga vendet e Bashkimit Europian, varion nga 10-22 euro. Ndërsa sipas saj të gjitha vendet e rajonit e kanë kufirin 22 euro.

"Blerjet online zënë një vend të rëndësishëm në konsumin e shqiptarëve. Kjo kërkesë erdhi nga shoqata e tregtarëve për uljen e kufirit. Nuk kemi bërë asgjë që ka kaluar direktivën. Nëse blini brenda Komunitetit europian nuk ka taksë doganore. Nëse blini në Kinë, duhet të paguani taksë doganore", theksoi ajo.

 

Flasin albanologet serbë: Njerëzit janë të njëjtë, me gjuhë të ndryshme

Posted: 22 Aug 2016 09:12 AM PDT

albanologet-780x439Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, tashmë është bërë pikëtakimi i një numri të madh albanologësh nga e gjithë bota, të cilët për çdo vit takohen në Prishtinë, ku edhe mbahet ky seminar.

Edicioni i 35-të i këtij seminari, në Prishtinë ka sjellë edhe studiues të shqipes nga Serbia. Në mesin e tyre janë edhe dy studente të Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Beogradit, Monika Mariq dhe Vanja Zhivkoviq, të cilat Prishtinën e kanë vizituar edhe më parë.

Monika Mariq nga Mitrovica e Sremit, qytet në afërsi të Beogradit, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë është studente e vitit të katërt në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Në seminar është për herë të dytë dhe po i ndjek kurset e nivelit të tretë për mësimin e gjuhës shqipe, nivel ky në të cilin përfshihen studentët që tashmë kanë njohuri të avancuara për shqipen.

"Tani është më mirë se herën e parë, sepse tani unë di shqip më mirë dhe mund të flas në rrugë, mund të njihem me njerëzit. Kemi folur në dyqane, në librari. Ata janë shumë të sjellshëm dhe kur dëgjojnë që ne jemi nga Serbia, fillojnë të flasin në gjuhën serbe ose nëse janë të rinj, na thonë 'O sa mirë, mirëserdhët", thotë Mariq.

Edhe Vanja Zhivkoviq është absolvente në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Ajo vjen nga Leskovci dhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka gjetur mundësinë e, siç thotë ajo, ambientimit me gjuhën shqipe dhe praktikumit të saj në përditshmëri.

"Gjuhën e kam mësuar, por praktika është më e vështirë. Këtu kemi mundësi të njihemi me njerëzit nga Kosova dhe nga vendet e ndryshme që studiojnë. Mendoj që është një rast i veçantë. Këtu çdo ditë e flasim shqipen, ndërkaq në Beograd është më e vështirë, sepse kemi mësime dy herë në javë dhe kemi vetëm dy profesorë, por kemi edhe lektorët që vijnë nga Shqipëria. Më e vështirë është, por ne përpiqemi të mësojmë ndërmjet nesh që të flasim", ka thënë Zhivkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Të dy këto albanologe nga Serbia thonë se në vitet e mëparshme, kur kishin ardhur për herë të parë në Prishtinë, ishin ballafaquar me reagimet e rrethit ku jetojnë. Mariq thotë se fillimisht ishte përballur me paragjykimet e njerëzve në rrethin ku jeton, por se tash, situata është krejt më ndryshe.

"Tani nuk është njësoj sikur kur isha për herë të parë, sepse atëherë të gjithë thoshin 'o, a nuk ka frikë të shkosh atje?' Nuk e di se çfarë mendonin se është këtu. Mendonin se këtu ka luftë apo ku ta di unë. Por, tani të gjithë e dinë se unë e studioj gjuhën shqipe dhe që kam ardhur këtu. Unë u tregoj të gjithëve se është mirë edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që njerëzit janë të mirë dhe ata nuk na bëjnë dallime nëse ne jemi nga Serbia apo ndonjë vend tjetër", thotë Mariq.

Zhivkoviq thotë se reagimet e njerëzve në vendin ku jeton, kur kuptojnë se ajo studion albanologjinë, janë të ndryshme.

"Kemi reagime të ndryshme. Disa befasohen pozitivisht 'oh, sa mirë, ti do të gjesh punë, sepse është gjuhë e rrallë'. Por, ka edhe reagime të llojit 'oh, pse pikërisht shqip', 'nga 28 gjuhë që ka në Beograd, ti ke zgjedhur shqipen. Pse?'. Tani janë mësuar dhe e dinë. Çdo vit, unë ju tregoj se si kam kaluar në Kosovë dhe si është puna këtu. Mendoj që edhe ata kanë filluar të besojnë që këtu është njësoj si atje, që njerëzit janë të njëjtë, që asgjë nuk është ndryshe, përveç gjuhës", thotë Zhivkoviq.

Sido që të jetë, të dy këto studente serbe të gjuhës shqipe, thonë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për të kaluarën, por serbët dhe shqiptarët duhet që përtej armiqësive të mëparshme, ta njohin njëri tjetrin.

Ato thonë se e studiojnë gjuhën shqipe për faktin se nuk kanë paragjykime dhe dëshirojnë të krijojnë urat e miqësisë, përtej politikës dhe politikanëve, por edhe jashtë vëmendjes së medieve. Mariq shpreson që një ditë do ta hapë një agjenci për turizëm, në mënyrë që të promovojë tek serbët, siç tha ajo, detin e Shqipërisë dhe malet e Kosovës, por edhe anasjelltas, edhe për shqiptarët vendet interesante në Serbi. /REL

 

Basketbollistja Fabiola Përmeti rrëfen për njohjen me bashkëshortin nigerian

Posted: 22 Aug 2016 08:52 AM PDT

fabiola-1-550x354Fabiola Përmeti është një basketbolliste e Kombëtares. Ajo ka terhequr vemendjen e medias jo vetëm për talentin por edhe për zgjedhjen që ka bërë në jetë duke u martuar me një djalë nigerian. Por çfarë thotë ajo për planet në ekip dhe jetesën me Innocent Emmanuel që më parë ka luajtur për Tiranën. Lexoni intervisten qe ajo ka dhwnw pwr Telesportin.

Cilat janë synimet për edicionin e ri?

Normal që synojmë titullin kampion. Vjet, fatkeqësisht, dolëm në vend të dytë. Pasi dolëm në finale (2:2) dhe në ndeshjen e tretë, me pak pikë e pësuam, këtë vit do të mbledhim të gjitha forcat dhe jam shumë optimiste se do t'ia arrijmë qëllimit.

Fabiola, një kohë ishit edhe në Kosovë, si basketbolliste e Prishtinës, çfarë përshtypje ju ka mbetur?

Kosovën e dua shumë! Më kanë pritur shumë mirë atje, edhe pas gjithë këtyre viteve vazhdoj të kem shumë shoqëri me lojtaret e ekipit të Prishtinës, madje edhe takohemi sa herë ato vijnë në Tiranë, apo sa herë kam pasur unë mundësi të shkoj atje.fabiola-3-459x450

Cilat ekipet janë rivalet më të mëdha për titull në Shqipëri?

Ekipi i Tiranës dhe ai i Flamurtarit.

Jeni e martuar dhe nënë e një vajze. Sa është e vështirë të jesh edhe sportiste, edhe nënë?

Nuk është e lehtë, por falë ndihmës së mamasë time kam arritur t'i bëj të dyja në të njëjtën kohë, por përveç pjesës së vështirë nuk ka gjë më të bukur sesa kur sheh fëmijën tënd të bëjë tifo për ty, ndërkohë që luan dhe të motivon për të ecur përpara. Për bashkëshortin mund të them se është motivimi im dhe trajneri im i dytë, pasi është basketbollist, gjithashtu, pavarësisht faktit që ka pauzë të vogël për momentin për shkak të një dëmtimi.fabiola-2-480x450

Bashkëshorti…

Ai ka nënshtetësi nigeriane dhe kanadeze, në të njëjtën kohë. Pas çdo ndeshjeje është pranë meje duke analizuar dhe përgëzuar. Ndihem shumë me fat që e kam në krah, sepse është krahun im i djathtë. Ai ka luajtur për ekipin e Tiranës, përpara se të dëmtohej.

Si u njohët?

Bashkë jemi njohur në Qipro, kur ai luante për ekipin e Yakin Dogu. Në të njëjtin ekip, që luaja edhe unë.fabiola-4-550x362

Sa ju ndihmon bashkëshorti, a keni përkrahjen dhe mirëkuptimin e tij?

Ai është aty për mua në çdo aspekt, përkrahja e tij është 100 për qind, si me vajzën, ashtu edhe me basketbollin. Shpeshherë dalim në fundjavë dhe i kërkoj të më mësojë gjithmonë ato lëvizje, që unë ia admiroja si lojtar, para se ne të krijonim një lidhje bashkë.fabiola-5-550x258

I dashuri i zbulon një sekret Dua Lipës për ditëlindje, ja çfarë i shkruan

Posted: 22 Aug 2016 08:30 AM PDT

auto_Screenshots_2015-08-23-19-44-56-1024x7141471875364-550x384Një urim i ditëlindjes s'do mund të quhet i plotë pa vënë në pah ndonjë moment të sikletshëm apo pak turpërues për personin që feston.

Këtë duket se e ka pasur parasysh i dashuri i Dua Lipës, britaniku Isaac Careë kur i ka uruar personit të zemrës ditëlindjen e 21-të.

Ai në postim ka zbuluar 'dallaveret' që Dua është dashur t'i bëjë shkaku i moshës nëpër klubet e Neë Yorkut dhe Los Angeles ku hyrja ndalohet për persona nën 21 vjeç.

'Urime ditëlindjen bukuroshe. Më në fund ne mund të frekuentojmë Neë York-un dhe Los Angeles-in pa u shqetësuar për kartën tënde falso të identitetit. Të dua, Dua' – ka shkruar mes tjerash Isaac në postim.

Kapet me 2 ton marijuanë shqiptari, korrieri i drogës lundronte me motorr uji drejt Leçes

Posted: 22 Aug 2016 08:17 AM PDT

drog motorrShqiptarët trafikojnë drogë me motorrë uji drejt Italisë. Në brigjet e Santa Cataldo të Leçes u kapën 2 ton marijuanë, ndërsa në pranga ka rënë korrieri i drogës, një shtetas shqiptar. Ky eshte lajmi më i fundit që publikojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se operacioni u realizua nga Departamenti Ushtarak i Aviacionit Detar në bashkëpunim me Guardia di Finanzia të Barit.

Forcat policore u vunë mbrëmjen e djeshme në ndjekjen e 2 motorëve të fuqishëm që po lundronin në det. Në bordin e tyre ishte dhe ngarkesa e drogës, tashmë e sekuestruar nga policia italiane.

Ngarkesa ishte e paketuar me qese ngjyrë të zezë dhe e lidhur pas motorëve të ujit me shirita ngjitës. Në pranga ka rënë një shqiptar, T.L shtetas nga Vlora, 37 vjec, që sipas policisë italiane konsiderohet korrieri i sasisë së marijuanë. T.L njihet nga policia italiane per rekordet kriminale ne trafikimin e lendeve narkotike.

Njihuni me “Charlie”, gjelin me “pantallona”

Posted: 22 Aug 2016 07:55 AM PDT

1471806163gjeliPamje qesharake të një gjeli i cili vesh një palë të shkurtra ngjyrë blu është shpërndarë me shpejtësi marramendëse në internet. ‘Charlie’ është filmuar duke bërë paradë përreth fermës së pronarëve në Prescott. Madje këtij shpendi me fat i janë lyer edhe “thonjtë”, duket që pronarët e kanë marrë shumë seriozisht të pasurin një gjel si kafshë shtëpiake.

E vërteta tronditëse e landfillit të Sharrës, si punojnë fëmijë në të zezë dhe shkarkimi i gazetares nga Veliaj (VIDEO)

Posted: 22 Aug 2016 07:15 AM PDT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se ka ushtruar presion për pushimin nga puna të Alida Totës, drejtoreshës së informacionit në televizionin A1News. Ky televizion kishte pregatitur një kronikë me material investigues që implikonte Veliajn në një skemë korruptive dhe antiligjore në landfillin e Sharrës, ku disa ditë më parë humbi jetën një fëmijë. Televizionet kombëtare dhe portalet pranë Qeverisë kanë anashkaluar si investigimin, ashtu edhe pushimin e dyshimtë nga puna të drejtoreshës Tota. Një përhapje shumë të kufizuar pati edhe deklarata e Grida Dumës në emër të Partisë Demokratike, që dënonte shkarkimin e gazetares me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po pse pjesa më e madhe e mediave heshtën?
Tashmë është fakt i njohur se mbi 80% të mediave në vend kontrollohen drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Investigimi në fjalë duket se ka qenë shumë shqetësues për kryebashkiakun e Tiranës.
Nëpërmjet dëshmive, zbardhen fakte tronditëse:
– Në landfillin e Sharrës, firma '3R' që është bashkëpronare me Bashkinë e Tiranës, ka punësuar mbi 50 fëmijë dhe të mitur, madje edhe të moshës 10 vjeç. Të gjithë në të zezë;
– Numri i përgjithshëm i punonjësve të landfillit ishte rreth 300 persona, të gjithë të pasiguruar;
– Ardit Gjoklaj punonte në turnin e natës, megjithëse ishte i mitur. Ai u vra ndërsa ishte duke punuar;
– Kushtet e punës ishin jashtë standardeve, pa ujë e pa banjo;
– Erion Veliaj e kishte promovuar personalisht ndërmarrjen e përbashkët Bashki-privat si një histori suksesi që ishte vetëm fillimi. Ai kishte premtuar punësim me siguracione dhe pagë dinjitoze.
Bashkia kishte për detyrë të kontrollonte që punësimi të ishte i ligjshëm dhe sipas standardeve të sigurisë, sepse është bashkëpronare në këtë aktivitet. Të dhënat e investigimit të A1News, të paraqitura sipas dëshmive, vendosin përpara përgjegjësisë automatikisht institucionin e Bashkisë së Tiranës për krijimin e një ndërmarrjeje me bashkëpronësi publike-private, e cila dyshohet se ka krijuar kushte tërësisht antiligjore për punësimin e të miturve dhe të fshehura me kujdes nga bashkëpronarët, pasi vetëm vrasja e 17-vjeçarit hodhi dritë mbi atë që po ndodhte në landfill dhe ktheu vëmendjen e medas.
Investigimi i A1News ka në të vërtetë fakte që flasin për një 'Gërdec' të Veliajt tashmë, pasi, njësoj si dje që akuzonte për punësim fëmijësh në Gërdec, është kapur gafil sot në të njëjtën skema antiligjore të shfrytëzimit të të miturve.
Veliaj e di mirë këtë gjë, prandaj ai, mjeshtri i eksibicionit televiziv, politikani më aktiv në media, nuk ka pipëtirë as edhe një gërmë për të dhënë qoftë edhe sqarimin më minimal për pozicionin e bashkisë në këtë histori, por krejt e kundërta dyshohet se ka ndodhur.
Veliaj akuzohet drejtpërdrejt nga drejtoresha e informacionit në A1News ai se ka ushtruar presion mbi pronarët e televizionit për ta pushuar drejtoreshën nga puna, pasi ajo dhe ekipi i gazetarëve arritën të siguronin dëshmi të drejtpërdrejta mbi aktivitetin e fabrikës. /HashtagAL

 

Tamara Ecclestone tregon format e saj në Kaliforni

Posted: 22 Aug 2016 07:15 AM PDT

377B57B200000578-0-image-a-37_1471851361938Ajo ka shijuar pushimet e saj për javë të tëra në Kaliforni dhe Tamara Eccleston është shfaqur në superformë në fundjavë me vajzën e saj Sopfia. Trashëgimtarja e Formula 1, 32 vjeç, kishte veshur një kostum rozë të punuar me grep, teksa është fotografuar nga paparacët.377B57C200000578-0-image-a-36_1471851357168377B57CA00000578-0-image-a-34_1471851349084

knight-abacapress tamara eccelstone and daughter at santa monica beach on holiday in los angeles

knight-abacapress tamara eccelstone and daughter at santa monica beach on holiday in los angeles

Dafina Zeqiri po shijon pushimet në ‘parajsë’

Posted: 22 Aug 2016 07:04 AM PDT

dafi1-780x439 dafina-2Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pasur një verë mjaft të ngjeshur me koncerte dhe angazhime rreth projekteve muzikore. Por, së fundmi ajo ka gjetur pak kohë për veten dhe është duke shijuar një pushim të merituar. Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet në ishullin e Santorinit në Greqi. Dafina shfaqet mjaft seksi dhe e tonifikuar me bikini, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar "Në parajsë", duke treguar kështu ndjenjën e të qenurit në një nga ishujt më luksoz për pushime.

Nostalgjia e Ledina Çelos…

Posted: 22 Aug 2016 07:03 AM PDT

ledi22 Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka një karrierë mjaft të gjatë në skenën e muzikës shqiptare, pavarësisht se viteve të fundit nuk po merret shumë me muzikë. Kujtojmë që në vitin 2005, ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, me këngën e saj "Nesër Shkoj", ku performoi në natën finale dhe pati mjaft sukses.ledi11

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram disa fotografi, ku shihen skenat e performancës së saj në finalen e Eurovizionit. Ajo ka ndjerë nostalgji për atë periudhë, pasi edhe në mbishkrimin e fotos ka shkruar: "Më mungon ajo kohë".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more