Skip to main content

Mesazhi.com: “Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë” plus 9 more


Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë

Posted: 15 Oct 2016 02:27 PM PDT

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 22:16 minuta në Shqipëri.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, por ende nuk dihet intensiteti dhe epiqendra e tërmetit.

Lëkundjen e tërmetit mësohet se janë ndjerë deri në jug të vendit si në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Korçë e Pogradec. Epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin me Greqinë, mes Kakavijës dhe Janinës.

The post Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë appeared first on Mesazhi.com.

Jyventusi vazhdon me fitore

Posted: 15 Oct 2016 01:48 PM PDT

Juventusi ka përmbysur Udinesen për të shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Bianconerët kanë mposhtur 2:1 Udinesen në 'Juventus Stadium' në kuadër të xhiros së tetë.

Jankto kaloi në epërsi Udinesen duke shënuar në minutën e 30'.

Për fitoren e Juventusit u përkujdes Dybala, që shënoi dy gola.

The post Jyventusi vazhdon me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Edhe Reali shënon fitore bindëse

Posted: 15 Oct 2016 01:47 PM PDT

Real Madridi i është përgjigjur Barcelonës, duke shënuar fitore të thellë.

'Mbretërit' kanë mposhtur 1:6 Betisin në stadiumin 'Benito Villamarín'.

Isco me dy gola, Varane, Benzema, Marcelo dhe Ronaldo me nga një, shënuan për Realin.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Cejudo.

The post Edhe Reali shënon fitore bindëse appeared first on Mesazhi.com.

Peja triumfon në derbin e madh ndaj Sigal Prishtinës

Posted: 15 Oct 2016 12:46 PM PDT

Peja ka fituar superndeshjen kundër Sigal Prishtinës me rezultat .

Në pjesën e parë Prishtina u tregua shumë e fortë, ku e fitoi këtë pjesë me rezultat 32-24.

Pjesa e dytë i takoi Pejës e cila u rikthye, ku pas 40 minutave lojë rezultati ishte i barabartë.

Loja shkoi me vazhdime, ku pejanët fituan ndeshjen me rezultat 81-73.

The post Peja triumfon në derbin e madh ndaj Sigal Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Atletico Madridi 7 gola Granadas

Posted: 15 Oct 2016 12:32 PM PDT

Atletico Madrid ka regjistruar fitoren më të thellë në ligat kryesore të Evropës.

Skuadra e Diego Simeones ka mposhtur 7:1 Granadan në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas.

Kjo fitore e rendit Atleticon në vendin e parë në La Liga, me 18 pikë, me pesë fitore dhe tre barazime.

The post Atletico Madridi 7 gola Granadas appeared first on Mesazhi.com.

Nga mbi 9 mijë aplikantë, 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani

Posted: 15 Oct 2016 12:24 PM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se bashkëpunimi Kosovë – Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë.
Sipas tij, 4 nga 5 aplikantë nga Kosova, po marrin leje pune në Gjermani.

Abrashi thotë se sipas të dhënave zyrtare, vetëm deri më Gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim sipas tij, i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal, shkruan lajmi.net.

"Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhiet e shkëlqyera mes dy vendeve", thotë Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se megjithatë, synimi kryesor është hapja e vendeve të punës në Kosovë, por sipas tij ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjerman.

The post Nga mbi 9 mijë aplikantë, 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turpi i Qeverisë

Posted: 15 Oct 2016 11:33 AM PDT

Sot në prani të një numri të madh të qytetarëve të Gjakovës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur debatin për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim.

Duke i përshëndetur të pranishmit, presidenti i AKR-së ka folur për lidhshmërinë e tij me qytetin e Gjakovës përgjatë viteve të jetës dhe veprimtarisë së tij.Ai ka thënë se Gjakova gjithmonë ka qenë një vend me potencial shumë të madh zhvillimi me infrastrukturë industriale, bujqësi e të gjitha gjërat e nevojshme për të bërë biznes, por sipas tij i gjithë ky potencial është ngulfatur nga institucionet vendore të cilat për inate personale e kanë bllokuar këtë rajon.

Pacolli ka thënë se Gjakova i paguan shtetit tatim mbi 3 përqind ndërsa investimet e buxhetit të Kosovës për Gjakovën janë vetëm 1.2 përqind. "Kjo është një hile që i bëhet Gjakovës" ka thënë Pacolli, duke shtuar se në kohën sa ishte në qeveri, me shumë mund kishte kërkuar që Gjakova të bëhet zonë e lirë ekonomike. "Unë sot çuditem pse kjo zonë e lirë ekonomike ka mbetur e heshtur. Kryetarja e Gjakovës duhet të punojë më shumë në këtë aspekt. Unë mund ti numroj fabrikat që rrijnë bosh sot", ka thënë presidenti i AKR-së.Ai në vijim e ka akuzuar udhëheqsinë vendore për shkatërrimin e fabrikave në Kosovë. Prindërit tuaj kanë derdhur djersë në këto fabrika, ne duhet t'i funskionalizojmë ato në mënyrë që Gjakova të jetë gjenerator i vendeve të punës", ka thënë Pacolli, duke i përmendur edhe disa raste kur investitorët kanë kërkuar lokacione për investime dhe hapje të fabrikave në Kosovë, ndërsa të njëjtit janë refuzuar nga kryeministri i Kosovës, i cili sipas Pacollit nuk i është përgjigjur këtyre kërkesave dhe si rrjedhojë e Kosova e ka humbur shansin e hapjes së shumë vendeve të reja të punës."Derisa ky mentalitet i qeverisë vazhdon me vështirësim të punës së investitorëve, asgjë nuk do të ndryshojë", ka thënë i pari i AKR-së.Presidenti Pacolli më tej ka folur në pika të shkurta edhe për plan-programin e partisë . Ai ka folur për krijimin e një qeverie funksionale, ku secili do të jetë përgjegjës për punën e tij në fund të ditës."Ne garantojmë rritje ekonomike çdo vit mbi 10 përqind dhe kjo është e vetmja shansë për Kosovën. Nuk mund të ketë punësim me rritje ekonomike 1 ose 2 përqind", ka thënë Pacolli duke shtuar se vetëm një rritje ekonomike prej 10 përqind do të ishte realisht faktori i cili do ta eliminonte varfërinë në Kosovë. Ai e ka akuzuar udhëheqësinë vendore për varfërim të popullit dhe shkatërrim të çdo shprese për përmirësimin e gjendjes aktuale.Ai ka thënë se është turp për udhëheqësinë e këtij vendi që ta lejojë rreth 18 përqind të popullatës të jetojë në mjerim të skajshëm, derisa për vete kanë krijuar pasuri të mëdha.Lideri i Aleancës Kosova e Re ju ka premtuar Gjakovarëve se në mandatin e parë të qeverisjes së AKR-së, do të ndërtohet hekurudha në Gjakovë e cila do të lidhet me rrjetin hekurudhor si dhe lidhjen e Gjakovës me autostradën që vjen nga Prizreni.Debati më pas ka vazhduar mes qytetareve të Gjakovës dhe Presidentit Pacolli, i cili u përgjigj në pyetje të shumta dhe e vazhdoi debatin duke diskutuar edhe rreth çështjeve të tjera që i shtruan pjesëmarrësit në këtë takim.

The post Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turpi i Qeverisë appeared first on Mesazhi.com.

Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë Arsenali fiton

Posted: 15 Oct 2016 09:11 AM PDT

Arsenali ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së tetë të Premierligës.

Topgjinjtë kanë mposhtur 3:2 Swansean, në një ndeshje që protagonist për të keq ishte edhe Granit Xhaka.

Walcott me dy gola dhe Ozil me një, shënuan për Arsenalin, ndërsa Sigurdsson dhe Baston për mysafirët.

Nga minuta e 70' Arsenali u paraqit me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Granit Xhakës, i cili gaboi edhe të goli i parë i Swansea.

The post Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë Arsenali fiton appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona shkatërron Deportivon

Posted: 15 Oct 2016 09:09 AM PDT

Deportivo La Coruna është treguar kundërshtar i padenjë për Barcelonën në 'Camp Nou' në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në La Liga.

Barcelona ka mposhtur 4:0 Deportivo La Corunan.

Puna e fituesit u vendos në pjesën e parë, kur katalanët shënuan tre gola.

Rafinha shënoi dy herë në minutat 21' dhe 36', ndërsa Suarez trefishoi duke shënuar në minutën e 43'.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, dhe ai erdhi nga Lionel Messi', që pas tre javësh jashtë fushave, rikthehet me gol, dhe atë pas tre minutash në fushë.

The post Barcelona shkatërron Deportivon appeared first on Mesazhi.com.

Chelsea e fortë për Leicesterin

Posted: 15 Oct 2016 08:06 AM PDT

Skuadra e Chelseas ka arritur fitore të rëndësishme në xhiron e tetë të Premier Ligës

Blutë e Londrës arritën të mposhtin 3 me 0 kampionin e sezonit të kaluar, Leicester Cityt.

Golat për ekipin e Antonio Contes i shënuan: Diego Costa, Eden Hazard dhe Victor Moses.

Me këtë fitore Chelsea ngritët në kuotën e 16 pikëve në pozintë e pestë, ndërsa Leicesteri vazhdon të fundoset dhe mbetet me vetëm tetë pikë.

The post Chelsea e fortë për Leicesterin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more