Skip to main content

Mesazhi.com: “UNESCO vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa” plus 9 more

Mesazhi.com: “UNESCO vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa” plus 9 more


UNESCO vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa

Posted: 14 Oct 2016 03:05 PM PDT

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendimin e UNESCO-s kritikohet mënyra e administrimi të Jerusalemit dhe vendeve fetare dhe të shenjta nga ana e Izraelit.

Sipas vendimit, Jerusalemi është një vend i shenjtë për muslimanët, krishterët dhe për judistët. Në vendimin e marrë në mënyrë të veçantë theksohet lidhshmëria e muslimanëve me Mesxhid-i Aksa kurse nuk përmenden pretendimet e Izraelit për lidhshmërinë e Judaizmit më këtë rajon.

Projekt-rezoluta e propozuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të UNESCO-s u miratua me 24 vota ‘pro’ dhe me 6 vota ‘kundër’.

Të përmbajtura ishin 26 vende kurse dy vende nuk morën pjesë në votim. Franca e cila u përball me reagimin e Izraelit votoi e përmbajtur, kurse SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania ishin në mesin e shteteve që votuan ‘kundër’.

Bordi i UNESCO-s i cili përbëhet nga 58 anëtarë ditën e hënë përsëri do të votojë projekt- rezolutën e miratuar.

Gjithashtu, bordi i njëjtë i UNESCO-s në muajin prill ka marrë edhe një vendim tjetër ku potencohet lidhshmëria e muslimanëve me Mesxhid-i Aksa-në.

The post UNESCO vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa appeared first on Mesazhi.com.

UNESCO dënon shkeljet në Al Aksa, reagon ashpër Izraeli

Posted: 14 Oct 2016 01:13 PM PDT

Agjencia për kulturë e OKB-së, UNESCO, po përpiqet t’i qetësoj tensionet me Izraelin, pasi ky i fundit ndërpreu bashkëpunimet me Agjencinë që nga e premtja.

Izraeli ndëpreu marëdhëniet me UNESCO-n pasi një grup ekspertësh miratuan një draft rezolutë ku kritikohen ashpër veprimet vulgare izraelite në Jeruzalemin Lindor.

Michael Worbs, Kryetar i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, u mundua të sqaroj rezolutën, duke thënë se kjo nuk është pikëpamje e një vendi, por e 24 vendeve sa votuan pro, transmeton Euronews.

Megjithatë, disa politikanë, duke përfshirë edhe kryeministrin izraelit, kanë akuzuar Agjencinë e OKB-së për refuzimin e qasjes së hebrejve në zonat e shenjta në Jeruzalem.

Ky mocion i akuzon forcat e sigurisë izraelite për agresion ndaj muslimanëve, dhe vazhdimisht i referohet Al Aksasë si objekt fetar i myslimanëve. /MESAZHI/

The post UNESCO dënon shkeljet në Al Aksa, reagon ashpër Izraeli appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: S’ka pazare me pasuritë e Kosovës, ligji për Trepçën i pakthyeshëm

Posted: 14 Oct 2016 12:35 PM PDT

Gjatë një interviste në "Euro Tribuna" përball gazetarit Menduh Abazi, ai ka deklaruar se një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, se Kosova nuk bënë pazare me pasuritë e saj me asnjë shtet.

"Ligji për Trepçën dëshiroj t'i sigurojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, veçanërisht minatorët është i pakthyeshëm, ka vetëm një qëllim perspektivën zhvillimore, nuk është çështje politike Trepça, është çështje tërësisht ekonomike, është në interesin e të gjithë vendit, është në interesin e të gjithë njerëzve që punojnë aty.Është shumë e qartë Kosova nuk do të bënë pazare me të mirat e veta, pasuritë natyrore të shtetit të vet me asnjë shtet…Përmes manipulimit të çështjes së Trepçës të tensionoj raportet në regjion në mënyrë që të krijojnë koncesione si shpesh herë janë mësuar kolegët tonë në Beograd atëherë kjo është çështje e gabuar", tha Veseli.

Kreu i Kuvendit u ka përçuar mesazhe edhe autoriteteve në Beograd, se nëse pretendojnë që duke manipuluar me çështjen e Trepçës t'i tensionojnë raportet në regjion në mënyrë që të krijojnë koncesione si shpesh here në të kaluarën, atëherë duhet ta dinë se e kanë gabim.

The post Veseli: S'ka pazare me pasuritë e Kosovës, ligji për Trepçën i pakthyeshëm appeared first on Mesazhi.com.

Shtim alarmant i rasteve me leukemi në Kosovë

Posted: 14 Oct 2016 12:34 PM PDT

Sëmundja e leukemisë po merr jetë të shumë njerëzve dhe shumë të tjerë gjenden në trajtim.

Për dallim nga vitit i kaluar ku 33 raste janë diagnostifikuar me lekuemi akute, në këtë nëntëmujor janë 27 raste të reja të leukemisë aktute. Ndërsa, në repartin e Hematolgjisë në Klinkën Pediatrike janë diagnostifikuar 25 raste më këtë sëmundje.

Drejtori i Klinikës së Hemtalogjisë në QKUK, Shemsedin Sadiku, tregon se për momentin katër raste janë në trajtim, ndërsa dy presin që të hyjnë.

Duke qenë së trajtimi i kësaj sëmundje është i veçantë për shkak të patologjisë që shfaqin, kushtet në Klinikën e Hematologjisë mungojnë. Madje, për këto kushte të cilat nuk plotësojnë standardet, Sadiku ka bërë kërkesë në instancat më të larta shtetërore se duhet të ndërmerret diçka.

The post Shtim alarmant i rasteve me leukemi në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Ekspertët: Kushtetuesja të vendos para 2 nëntorit ose Trepça shkon në likuidim

Posted: 14 Oct 2016 07:38 AM PDT

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar duhet të trajtojë lëndën e proceduar nga Lista Serbe për Ligjin mbi Trepçën dhe të jap një interpretim ligjor para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë.

Ndërkohë që zyrtarë të Qeverisë së Kosvës kishin deklaruar se likuidimi i Trepçës nuk mund të vijë në shprehje, pasi që Gjykata Kushtetuese mund t'i pezullojë të gjitha veprimet tjera ligjore, qoftë zbatimin e Ligjit apo masën e likuidimit, deri në nxjerrjen e interpretimit final.

Deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës më datën 7 tetor.

Sipas Listës Serbe, me miratimin e Ligjit për Trepçën, nuk janë respektuar interesat vitale të bashkësisë serbe dhe se ligji nuk është shqyrtuar në Komisionin Parlamentar për Komunitete dhe Këshillin Konsultativ për Komunitet.

Mazllum Baraliu, ekspert i çështjeve juridike-kushtetuese, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mundësia e likuidimit të Trepçës ka qenë motivi i Listës Serbe, kur vendosi që ta dërgojë për shqyrtim ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për Trepçën.

Ai beson se ky vendim i Listës Serbe ishte iniciuar nga Beogradi zyrtar, me qëllim që, sipas tij, të zvarritet nënshkrimi i Ligjit dhe hyrja e tij në fuqi, që si pasojë do të kishte nisjen e procedurave për likuidim.

"Ky ka qenë motivi i Listës Serbe që ta pengojë hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe të kalojë afati prej 2 nëntorit, në mënyrë që Trepça të shkoëj në likuidim dhe ata të bëjnë punën e tyre ose të pengojnë një proces të caktuar".

"Unë mendoj se Lista Serbe ka llogaritur, ka kalkuluar në këto afate. Prandaj, kjo është një strategji ndoshta e menduar mirë nga Beogradi, i cili i instrukton dhe dirigjon këta deputetë dhe këtë subjekt politik", ka thënë Baraliu .

Edhe Mejdi Bektashi, profesor i lëndës ‘Politika Ekonomike’ në Fakultetin e Juridik, thotë për Radion e Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese – në afatin më të shpejtë – duhet të marr vendim. Ai rikujton procedurat ligjore, sipas të cilave zbatimi i Ligjit nuk mund të fillojë pa u nënshkruar nga Presidenti dhe pa u shpallur në gazetën zyrtare.

Në të kundërtën, Bektashi shprehet se pasojat ekonomike financiare dhe raportet politike më Serbinë do të keqësoheshin edhe më shumë.

"Unë besoj se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë profesionale, që të mos e vonojë çështjen e definimit dhe përcaktimit të ligjshmërisë së Trepçës".

"Besoj se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha faktet. I ka të gjitha elementet e mjaftueshme që kërkesën e Listës Serbe të mos e trajtojë fare ose ta zgjidh deri në fund të muajit, në mënyrë që të mos pritet 2 nëntori, që është edhe data kur kombinati do të duhej të shkonte në likuidim", ka thënë Bektashi.

Në anën tjetër, Mazllum Baraliu thotë se afati deri më 1 nëntor është i mjaftueshëm për nxjerrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

"Ka kohë. Duhet llogaritur këto afate kohore, në mënyrë që ta bëjë punën e saj (Gjykata Kushtetuese), pasi nuk është një çështje e komplikuar".

"Nuk dua ta paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtuese…do të ishte një spekulim. Mirëpo, duhet që me shpejtësinë maksimale, pa u zvarritur, të zgjidhet çështja, në mënyrë që të arrihen afatet kushtetuese dhe të mos ketë pasoja nga veprimet e saj", thotë Baraliu.

Ndërkohë, Mejdi Bektashi thotë se në rast të likuidimit eventual të kombinatit metalurgjik "Trepça", që gjendet në Mitrovicë, pasojat ekonomike për vendin do të ishin jashtëzakonisht të mëdha.

"Pasojat nuk do t’i bartim jo vetëm ne si shumicë, por edhe popullata pakicë që jeton në pjesën veriore. Rikujtojmë që 20 për qind e shoqërisë aksionare janë të gjithë të punësuarit, si në pjesën jugore, po ashtu edhe ata të pjesës veriore".

"Edhe ata punëtorë që punojnë në pjesën veriore, në vend që t’i gëzohen këtij ligji, ata janë të manipuluar nga institucionet paralele që gjenden në pjesën veriore, por edhe të nxitur nga Beogradi zyrtar", thotë Bektashi.

Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në mungesë të ligjit, afati i fundit për që Trepça të shkojë në likudim është 2 nëntori.

The post Ekspertët: Kushtetuesja të vendos para 2 nëntorit ose Trepça shkon në likuidim appeared first on Mesazhi.com.

Feniksi shkruan historinë

Posted: 14 Oct 2016 06:13 AM PDT

Skuadra kosovare e futsallit, Feniksi ka shkruar sot historinë.

Kampioni i Kosovës në futsall ka kaluar në Raundin Elitë të "UEFA Futsall Cup".

E gjithë kjo pas triumfit kundër ekipit gjeorgjian të Tbilisi State University me rezultat 7:3, transmeton Telegrafi.

Brahimi realizoi 3 gola, Mejzini dhe Alibegu realizuan nga 2 gola, e cila gjë i siguroi pozitën e dytë në grupin 2 Fenikit, i cili grumbulloi gjashtë pikë.

Dy pozitat e para të grupit kalojnë tutje në Raundin Elitë, ku do të luajnë 16 ekipet më të mira të Evropës.

The post Feniksi shkruan historinë appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi mbetet në burg

Posted: 14 Oct 2016 06:02 AM PDT

Gjykata Speciale në Beograd i ka hedhur poshtë propozimet e mbrojtjes së drejtorit të Policisë së rajonit Mitrovicës Nehat Thaçi që t'i ndërpritet paraburgimi që iu caktua në fillim të tetorit në Gjykatën e Nishit, transmeton Koha.net.

Kundër këtij vendim nuk është lejuar ankesa, e Thaçi, njofton tanjug, tash për tash mbetet në burg.
Thaçi është arrestuar më 29 shtator, në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010.

Thaçi është transferuar në Beograd dhe më 10 tetor është marrë në pyetje në Prokurorinë për krim të organizuar e cila edhe e ka nisur hetimet kundër tij, për, siç tonë medie serbe, vepër penale, terrorizëm.

Prokuroria serbe, Thaçin e akuzon se në qershor dhe korrik të vitit 1999, ai me disa persona,e ka kërcënuar një person në Lipjan si dhe familjen e tij e cila, pastaj, thonë medie të Beogradit, është shpërngulur nga Kosova.

Ai këto akuza i ka hedhur poshtë në gjykatë.
Dje në Beograd për Nehat Thaçin kanë folur kryeministri shqiptar dhe ai serb.
Edi Rama ka kërkuar lirimin e tij, ndërsa Aleksandar Vuçiq e ka krahasuar "rastin Thaçi" në Serbi me "rastin Ivanoviq" në Kosovë.

The post Thaçi mbetet në burg appeared first on Mesazhi.com.

Arrihet marrëveshja, nxënësit e Luginës me tekste shkollore nga Shqipëria

Posted: 14 Oct 2016 05:35 AM PDT

Për herë të parë, u dakordua marrëveshje konkrete për banorët e Luginës së Preshevës.

"Problemit të zgjidhjes së teksteve shkollore po i vjen fundi. Gjatë një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama dhe kryeministrin e Serbisë, z.Aleksandër Vuçiq u dakorduam parimisht që tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të vijnë nga Republika e Shqipërisë." ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi raporton presheva.com.Modeli i propozuar nga kryeministri Rama, e që ishte i pranueshëm edhe për kryeministrin sërb, ishte që nxënësit tanë të mësojnë me libra nga Oxfordi dhe Cambridge që tashmë i posedon Tirana në gjuhën shqipe të cilat do ti dërgohen Serbisë që ti përdorin nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

"Gjithashtu, sot, pas kërkesës sime, mora premtimin nga kryeministri Vuçiq për finasimin e rregullimit të sallës së edukatës fizike 'Ibrahim Kelmendi' në Preshevë, ku qeveria qendrore do të jap 100 000 euro, dhe 50 000 euro tjera nga Ambasada e Gjermanisë përmes qeverisë" ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.

The post Arrihet marrëveshja, nxënësit e Luginës me tekste shkollore nga Shqipëria appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria: Nuk do të vonohet shumë riprocedimi i demarkacionit

Posted: 14 Oct 2016 02:49 AM PDT

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga ana e Listës Serbe ka zbehur edhe më shumë mundësinë e riprocedimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Zyrtarët e Qeverisë nuk japin ndonjë datë të saktë, por thonë se nuk do të vonohet shumë riprocedimi në Kuvend i marrëveshjes, ndonëse ratifkimi i saj varet nga vota e Listës Serbe, ngase kërkohet vota për e të paktën 80 deputetëve.

Tani kur me bojkotimin e Listës Serbe, koalicioni qeverisës mbetet minus 11 vota, riprocedimi i ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend duket edhe më i largët. Kjo për faktin se pa këtë listë, koalicioni qeverisës mbetet me 73 vota. Madje edhe sikur të votonin pro marrëveshjes 6 deputetët që janë pa grup, prapë marrëveshja nuk do të kalonte.

Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë shpresa se Lista Serbe do të reflektojë dhe do t'u kthehet institucioneve. Këshilltari për media i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, thotë se nuk do të ketë zvarritje të pajustifikueshme të kësaj çështje, por do të riprocedohet në momentin që partnerët e koalicionit do të konsiderojnë se janë pjekur kushtet.

"Qeveria beson shumë se ata do të reflektojnë, do të kthehen dhe do jetë shtytje për të gjitha zhvillimet, ndërkohë që do të jetë edhe ndihmesë për ta riproceduar tutje demarkacionin", tha Abdullahu për Radio Kosovën.

Lista Serbe ka vendosur t'i bojkotojë institucionet e Kosovës pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Trepçën. Derisa të kthehen në Kuvend, demarkacioni me gjasë nuk do të procedohet. E kryeministri Mustafa ka thënë se pret që të ndodhë shkrirja, ngase sipas tij, askush nuk ka llogari ta ngrijë koalicionin. Për atë se kur do të kthehet Lista Serbe në institucione ka folur shefi i Grupit Parlamentar, Slavko Simiq.

"Vendimin për pjesmarrjen tonë, ose jo, në instucionet e Kosovës do ta marrin në kosultime me Qeverinë e Serbisë, instucionet e Kosovës dhe të gjithë faktorët tjerë ndërkombëtarë. Pra dëshirojmë një konsensus të gjërë që rreth çështjës së Trepçës të merren njerëzit profesionistë e jo të prejudikohen të drejtat, statusi dhe pronësia e Trepçës", ka thënë Simiq.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu e konsideron të pajustifikueshëm largimin e Listës Serbe.

"Ky largim i kësaj natyre nuk shkon në dobi të kurrfarë procesi, e as të demarkacionit, por ajo që ne besojmë është se ata duhet të reflektojnë dhe ta kenë parasaysh se edhe çështja e Trepçës nuk ka qenë kurrfarë justifikimi që ata të largohen", tha Abdullahu.

Për çështjen e demarkacionit, zyrtarë nga radhët e PDK-së kanë thënë se mund të arrihet koncensus me opozitën, sidomos me AAK-në dhe Nismën për Kosovën. Por zyrtarë nga dy subjektet e boshtit opozitar kanë theksuar se koncensusi mund të arrihet vetëm për rikthimin e marrëveshjes në pikën zero.

The post Qeveria: Nuk do të vonohet shumë riprocedimi i demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Nuk ka hetim për listat e veteranëve

Posted: 14 Oct 2016 12:16 AM PDT

Nuk ka filluar asnjë hetim për akuzat e drejtuara ndaj listave të veteranëve. Edhe pse një akuzë e tillë u drejtua nga kryeministri Isa Mustafa, qeveria nuk ka kërkuar hetim të listave. Ndonëse nga veteranët po ashtu u kërkua një auditim i këtyre listave, Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e vendit. Edhe prokuroria e shtetit ka vendosur të heshtë rreth listave.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se ky Këshill nuk ka ndonjë informacion se kur do të nisë hetimi i listave të veteranëve, shkruan "Zëri".

"Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria lidhur me kërkesat tona të adresuara përmes një proteste të mbajtur dy javë më parë", ka thënë Qeriqi.

Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me qeverinë dhe sipas tij as ndonjë përgjigje qoftë negative apo pozitive.

Qeriqi ka theksuar se do t'i drejtojnë kërkesat e tyre dhe me shkrim në adresë të institucioneve. Ndërsa ka thënë se hetimet për listat e veteranëve do duhej të kërkoheshin nga vet kryeministri Isa Mustafa.

Por, ai thotë se realiteti që po mbizotëron në Kosovë, madje as prokuroria nuk po nis hetim.

The post Nuk ka hetim për listat e veteranëve appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more