Skip to main content

“Arratisje e dështuar nga burgu (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Arratisje e dështuar nga burgu (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Arratisje e dështuar nga burgu (Video)

Posted: 09 Dec 2016 12:20 PM PST

Një i burgosur në Brazil i hapi vetes të tjera telashe të mëdha, me një tentativë arratisje, e cila dështoi si mos më keq.

Ngjarja në fjalë ndodhi në rajonin e policisë së Balneario Piçarras, në Santa Catarina, ku personi i ndaluar nga policia tentoi të arratiset përmes një të çare në derë, e cila rezultoi shumë e vogël për ta lejuar atë të realizonte arratisjen e tij spektakolare.

Ai kishte arritur të kalonte kokën dhe supet, por më pas rezultoi gjithçka një mision i pamundur, jo vetëm për t'u arratisur, por edhe për t'u kthyer pas, duke ngecur në të çarën ku i shërbehej ushqim të dënuarve, transmeton tch.

Policia përdori vaj për ta liruar të burgosurin, por nuk funksionoi. Për ta liruar atë u përdoren mjete prerëse.

The post Arratisje e dështuar nga burgu (Video) appeared first on Telegrafi.

Reklama në Prishtinë, me ofertë “speciale” për femra…! (Foto)

Posted: 09 Dec 2016 10:52 AM PST

Keni parë shumë shpallje, me gabime të shumta drejtshkrimore. Ndërkaq, keni lexuar po ashtu plot lajme për personat që kanë studiuar Gjuhën Shqipe e që nuk dinë të shkruajnë si duhet, transmeton Telegrafi.

Pas shpalljes për "vajza me nxemje qendrore", në rrjetet sociale po qarkullon edhe një tjetër shpallje nga një biznes në Kosovë!

Në të shkruan: "Jakne për – femra të lëkurës"!

Më poshtë mund të lexoni lajme të tilla të ngjashme, përfshirë fqinjin që thotë: "Ndalini epshet me çel bira natën… me "burmaqinë"! /Telegrafi/

jakne

Shkrimi i dobët dhe gabimet gjuhësore, ju bënë të padashur tek personi që e pëlqeni Shkrimi i dobët dhe gabimet gjuhësore, ju bënë të padashur tek personi që e pëlqeni
Kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani, në 13 rreshta tekst, 119 gabime (Foto) Kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani, në 13 rreshta tekst, 119 gabime (Foto)
Sa gabime drejtshkrimore i bën Zafiri, në një postim! Sa gabime drejtshkrimore i bën Zafiri, në një postim!
Rektori Hasan Mujaj alias baba i Shkëndijës: Ja gabimet drejtshkrimore të doktorit të gjuhës shqipe: (Foto) Rektori Hasan Mujaj alias baba i Shkëndijës: Ja gabimet drejtshkrimore të doktorit të gjuhës shqipe: (Foto)
A e njeh drejtshkrimin kryetari i Malishevës? (Foto) A e njeh drejtshkrimin kryetari i Malishevës? (Foto)
Fqinji i nervozuar i një lagjeje të Prishtinës: Ndalini epshet me çel bira natën… me Fqinji i nervozuar i një lagjeje të Prishtinës: Ndalini epshet me çel bira natën… me "burmaqinë"! (Foto)
A keni parë shpallje për A keni parë shpallje për "vajza me nxemje qendrore"! (Foto)

The post Reklama në Prishtinë, me ofertë "speciale" për femra…! (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kërcimi romantik nuk shkon siç duhet, bukuroshja bie mbi ujërat e zeza në rrugë (Video)

Posted: 09 Dec 2016 07:14 AM PST

Video e filmuar me një smartphone – tregon dy vajza bukuroshe duke kërcyer në trotuar me partnerët e tyre teksa një djalë luan me kitarë.

Çdo gjë shkon për mrekulli kur çiftet kërcejnë salsa nën ritmet e muzikës. Por papritur i gjithë argëtimi shkatërrohet.

Një nga djemtë e rrotullon shumë fort partneren e tij, sa që ajo bie mbi ujërat e zeza në rrugë.

Ai përpiqet ta ndihmojnë vajzën ndërkohë që kitaristi dhe miqtë e tij qeshin me kërcimtaren e gjorë, transmeton oranews.

Klipi është bërë viral brenda pak orëve dhe ka marrë mijëra klikime.

The post Kërcimi romantik nuk shkon siç duhet, bukuroshja bie mbi ujërat e zeza në rrugë (Video) appeared first on Telegrafi.

Rrëzon gruan nga shkallët, e qëllon pa asnjë arsye me shqelm në shpinë (Video)

Posted: 09 Dec 2016 12:00 AM PST

 

Një burrë i paidentifikuar, e ka qëlluar me shkelm kalimtaren 26-vjeçare, duke e rrëzuar nga shkallët e një stacioni trenash në Berlin të Gjermanisë.

Për pasojë, viktima ka rënë tetë shkallë më poshtë dhe është përplasur me fytyrë për dysheme, transmeton Telegrafi.

Derisa sulmuesi dhe tre shokë të tij qeshnin me rastin, tek ajo kanë shkuar disa kalimtarë rasti dhe e kanë ndihmuar.

Fakti që ai kishte një gotë me birrë në dorë dhe tymoste duhan, besohet se ishte i dehur kur veproi në këtë mënyrë.

Derisa ajo është liruar nga spitali me lëndime të lehta, Policia në kryeqytetin gjerman është duke e kërkuar sulmuesin. /Telegrafi/

The post Rrëzon gruan nga shkallët, e qëllon pa asnjë arsye me shqelm në shpinë (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more