Skip to main content

Eksodi, rektori Gjata: Çdo ditë firmos kërkesa për largimin e mjekëve

 

 

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë ngre shqetësimin se mjekët po braktisin vendin.

“Çdo ditë firmos letra për mjekët që bëjnë kërkesë për të ikur jashtë vendit”, – tregon rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, për “Gazeta Shqiptare”, duke theksuar se situata do vijë duke u rënduar, pasi vendi do të mbetet pa mjekë të specializuar.
Po ashtu, rektori i UMT-së, Gjata, tregon se drejtuesit e UMT-së dhe dekanët kishin frikë se edhe për specializimet afatgjata në mjekësi nuk do të kishte kandidatë mjaftueshëm për të plotësuar 186 kuotat e miratuara.
“Aq shumë kërkesa mjekësh për t’u larguar kemi, sa në një moment patëm frikë se nuk do kemi mjaftueshëm kandidatë për të plotësuar kuotat e specializimeve”, – thekson Gjata.
Këtë vit, për herë të parë numri i kandidatëve që kanë aplikuar për specializimet në mjekësi është 350, ndërsa vitin e shkuar ishte rreth 900 kandidatë.
Zoti Gjata, sa mjekë kanë aplikuar për të hyrë në garën për specializimet afatgjata në mjekësi dhe kur do dalë lista e kandidatëve?
Këtë vit numri i aplikantëve është rreth 350 kandidatë për 186 kuota që janë miratuar. Pra i bie që gjysma e kandidatëve të shpallet fitues, pasi raporti i bie gati 1 me 2. Sa i përket listës së kandidatëve, ajo pritet të dalë të martën në mbrëmje, pasi po bëhet një verifikim i mesatareve të kandidatëve, sidomos ata që vijnë nga universitetet private, pasi nuk i kemi të dhënat e sakta, ose do të publikohet në 21 dhjetor, pra të mërkurën.
Në krahasim me vitin e shkuar, numri i kandidatëve është shumë i vogël; si është e mundur?
Është numër relativisht i vogël, por, të them të drejtën, ne kishim frikë se mos kishim më pak kandidatë sesa kuota kishim shpallur, pasi mjekët po e braktisin Shqipërinë. Si rektor i UMT-së, çdo ditë firmos letrat e mjekëve që bëjnë kërkesë për të ikur në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani. Prej një jave këtë gjë ia kam deleguar zv.rektorit, pasi kërkesat për të ikur po vijnë në rritje. Kjo gjë duhet parë me përparësi nga politikëbërësit, Ministria e Shëndetësisë, pasi situata do të vijë duke u rënduar, sepse do mbetet vendi pa mjekë të specializuar.
A keni statistika ju si universitet se sa mjekë po largohen nga vendi?
Mund të them se është situatë alarmante, pasi po na ikin më shumë mjekë sesa prodhojmë. Pra na ikin 200 mjekë të rinj, në një kohë që ne po kaq mjekë diplomojmë në Fakultetin e Mjekësisë. Nga të dhënat rezulton se në dy vitet e fundit kanë ikur 400 mjekë, për të mos llogaritur infermierët, që edhe ata kanë një numër shumë të lartë.
Përse po ndodh ky fenomen, profesor Gjata? 
E si të mos ndodhë?! Ne mjekët i shajmë, i kërcënojmë, i rrahim! U themi ‘hajdutë’, i paguajmë keq, me 40-50 mijë lekë. Punojnë në kushte të vështira dhe nën presion. Këto janë arsyet përse mjekët e rinj kanë zgjedhur të braktisin vendin, dhe e kanë shumë të lehtë të ikin, pasi dhe procedurat Gjermania i ka lehtësuar për mjekët dhe infermierët shqiptarë; ata mjafton të dinë gjuhën dhe andej japin vetëm një provim për licencim. Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor, ndaj specialistët nga jashtë janë gjithmonë të mirëseardhur. Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit, që hyri në fuqi më 1 prill 2012, marrja e lejes për të punuar si mjek në Gjermani nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut. Mjekët që shkojnë, mjafton të kenë nivelin e gjuhës B1, apo B2, dhe gjejnë punë menjëherë. Këtë gjë ma konfirmoi edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, në një takim që kisha javën e shkuar me të, ku më tha që drejtuesit e landeve në Gjermani janë shumë të kënaqur nga mjekët shqiptarë, pasi janë të dedikuar në punë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more