Mesazhi.com: “Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për gjyqësorin” plus 9 more |
- Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për gjyqësorin
- Bashkësia Islame e Pejës dhe shoqata “Bereqeti” ndihmojnë familjen Ademi në Vushtrri
- EULEX: Autopsia në rastin “Dehari” u bë në mënyrë profesionale
- Deputeti turk: Mediat po nxisin urrejtje, Prokuroria t’i ndjekë
- S’ka seancë për vdekjen e Astrit Deharit
- Për 6 muaj asnjë kosovarë nuk iu ka bashkuar ISIS-it
- Demarkacioni mbetet pas Drenasit
- Ramush Haradinaj padit Blicin e Serbisë
- Arifi: Qeveria e Mustafës, më e dobëta që nga pas lufta
- Sot mbahet seanca e Kuvendit
Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për gjyqësorin Posted: 30 Nov 2016 09:38 AM PST Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur sot marrëveshje rreth hapave përfundimtar në implementimin e marrëveshjes për gjyqësorin. Në njoftimin për media të Shërbimit Evropian për punë të jashtme (EEAS), thuhet se Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq, si kryenegociatorë në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, janë pajtuar për finalizimin e implementimit të marrëveshjes për gjyqësorin, marrëveshje kjo e arritur më 9 shkurt të vitit 2015, transmeton lajmi.net. "Shërbimi Evropian për punë të jashtme më 9 dhjetor do të marr konfirmimet nga të dyja palët që janë plotësuar kushtet për integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personalit të gjykatave në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës. Integrimi i tyre i plotë do të zgjas deri më 10 janar 2017", thuhet në njoftim. BE-ja ka falënderuar të dy palët për këtë marrëveshje të arritur dhe i ka ftuar për përshpejtim të implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel The post Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për gjyqësorin appeared first on Mesazhi.com. |
Bashkësia Islame e Pejës dhe shoqata “Bereqeti” ndihmojnë familjen Ademi në Vushtrri Posted: 30 Nov 2016 08:19 AM PST Bashkësia Islame e Pejës së bashku me imamët dhe shoqatën "Bereqeti" kanë ndihmuar familjen e Sadri Ademit nga Druvari i komunës së Vushtrrisë. Kjo ndihmë ka rezultuar pas publikimit të dokumentarit në RTV21 të datës 28 Nëntor 2016 dhe tregimit mjaftë prekës për gjendjen e rëndë të familjes së Sadri Ademit nga Vushtrria. Menjëherë pas këtij publikimi arkëtari i Bashkësisë Islame (KBI) në Pejë, Muhamed Mavraj së bashku me shoqatën "Bereqeti" filluan aksionin për t'i dalë në ndihmë kësaj familje, aksion ky i cili y përfundua sot ku familja Ademi u ndihmua me mjete financiare dhe gjëra ushqimore, transmeton Telegrafi. Njërherit në rrjetin social Instagram, Muhamed Mavraj falënderoi të gjithë ata që e përkrahën këtë iniciative dhe ju bëri thirrje të gjithëve që ta ndihmojnë këtë familje 7 anëtarësh në këto ditë të ftohta dimri. The post Bashkësia Islame e Pejës dhe shoqata "Bereqeti" ndihmojnë familjen Ademi në Vushtrri appeared first on Mesazhi.com. |
EULEX: Autopsia në rastin “Dehari” u bë në mënyrë profesionale Posted: 30 Nov 2016 08:16 AM PST EULEX-i shfrytëzon rastin që edhe një herë t'u shprehë ngushëllime familjes dhe miqve të Astrit Deharit, i cili vdiq derisa ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. EULEX-i thotë se vdekja e një të riu në këto rrethana është me të vërtetë një tragjedi. "Si pjesë e mandatit të tij, EULEX-i e monitoroi këtë rast dhe beson se hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme. Tri agjencitë përkatëse që kanë qenë të përfshira vazhdojnë t'i përmbushin obligimet ashtu siç pritet nga to. Nga rastet si ky gjithmonë nxirren mësime, ndërsa elementi më i rëndësishëm drejt përmirësimit është vënia në jetë e këtyre mësimeve", thuhet në komunikatën e EULEX-it. "Ndonëse rrethanat janë të jashtëzakonshme, institucionet e Kosovës kanë zbuluar se Astriti ka qenë i vetëm në qeli në kohën kur ka ndodhur rasti. Këtë e konfirmojnë incizimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm. EULEX-i i mbështetë të gjeturat dhe konstatimin logjik të nxjerrë prej fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve dhe autopsisë", thuhet më tej në këtë komunikatë. Megjithatë, EULEX-i thotë se gjithçka që lidhet me vdekjen e Astrit Deharit duhet të shërbejë për të rikujtuar se megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u përpjekur që të bëjë përmirësime, "duhet të bëhet edhe më shumë në të ardhmen për t'i parandaluar incidentet si ky dhe humbje të jetëve tjera". "Menjëherë pas këtij incidenti, Ministrja e Drejtësisë e angazhoi EULEX-in për ofrimin e mbështetjes në lidhje me mësimet e nxjerra dhe për përfshirjen e atyre mësimeve në agjendën aktuale të reformave më të gjera në shërbimin korrektues. Ministrja Hoxha kërkoi prej agjencive që t'i paraqesin të gjeturat e tyre, gjë që ato edhe e kanë bërë", thotë më tej EULEX-it. EULEX-i e përshëndetë theksin e veçantë dhe përmirësimet e iniciuara nga ministrja e Drejtësisë me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe transparencës në kuadër të sistemit të sundimit të ligjit. EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera të sundimit të ligjit që të ecin tutje në këtë drejtim The post EULEX: Autopsia në rastin "Dehari" u bë në mënyrë profesionale appeared first on Mesazhi.com. |
Deputeti turk: Mediat po nxisin urrejtje, Prokuroria t’i ndjekë Posted: 30 Nov 2016 02:51 AM PST Deputeti nga partia turke KDTP, Fikrim Damka, ka deklaruar se mediat kosovare po përhapin lajme në kundërshtim me frymën e shoqërisë ndaj raporteve Kosovë-Turqi. Damka ka thënë se në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, si komunitet turk kanë dashur t'i bashkohen festës me shqiptarët, por janë ndier të fyer kur flamuri turk është hequr nga rrugët e qytetit të Prizrenit. Deputeti turk po konsideron se fajin për këtë e kanë disa media të cilat sipas tij, po përhapin lajme në kundërshtim me frymën e shoqërisë për raportet Kosovë-Turqi dhe po nxisin urrejtje. Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të punoj në këtë drejtim dhe t'i hetoj këto mediume. The post Deputeti turk: Mediat po nxisin urrejtje, Prokuroria t'i ndjekë appeared first on Mesazhi.com. |
S’ka seancë për vdekjen e Astrit Deharit Posted: 30 Nov 2016 02:50 AM PST Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish që të caktojnë një seancë për rastin e Astrit Deharit. Pavarësisht kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që sot të diskutohet për vdekjen e Astrit Deharit, deputetët nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër kësaj kërkese. Kjo kërkesë e VV-së ka marrë mbështetjen vetëm nga grupet parlamentare të AAK-së dhe Nisma për Kosovën, ndërkaq PDK dhe LDK kanë kundërshtuar. The post S'ka seancë për vdekjen e Astrit Deharit appeared first on Mesazhi.com. |
Për 6 muaj asnjë kosovarë nuk iu ka bashkuar ISIS-it Posted: 30 Nov 2016 02:00 AM PST Për gjashtë muajt e fundit nga Kosova asnjë kosovar nuk e ka kaluar kufirin për t'iu bashkuar radikalizmit të dhunshëm. Kështu tha deputeti Daut Haradinaj, kryesues i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, duke shtuar se Kosova ka rënie të radikalizmit, transmeton "Arbreshinfo". Kosova ka trende të rënies së radikalizmit sot dhe AKI-ja në këtë rast i ka kryer me shpejtësi detyrat e veta, ne mund të themi që në 6 muaj e fundit zyrtarisht asnjë shqiptar nuk ka kaluar kufirin", tha Haradinaj. Ai këto komente i bëri në një tryezë të organizuar nga DCAF për rolin e parlamenteve të Ballkanit perëndimorë në parandalimin e radikalizmit të dhunshëm.Kryetari i komisionit për inteligjence Haxhi Shala tha se rinia e Kosovës po bie nën ndikimin e grupacioneve të ndryshme ekstremiste. "Terrorizmi nuk prek vetëm një vend por është një dukuri që shfaqet ne tërë botën dhe pa bashkëpunim kjo dukuri nuk mund të largohet. Rinia e Kosovës po bie nën ndikimin e grupacioneve të ndryshme dhe ne duhet të diskutojmë rreth parandalimit të kësaj" tha ai në këtë tryezë. Antje Fritz, zëvendëshefe e operacioneve për Evropën Juglindore DCAF tha se roli i parlamenteve më luftimin e radikalizmit të dhunshëm është shumë i madh dhe ata duhet që ti diskutojnë këto tema. " Roli i parlamentit në mbikëqyrjen e masave duhet të diskutohet dhe duhet të sjellim informata nga parlamentet tjera në Evropë. Roli i parlamentit është shumë i rëndësishëm parlamentarët duhet të sigurojnë sigurinë për qytetarët. Parlamentaret duhet të përqendrohen në këto çështje të diskutojnë rreth një katalogu se çka duhet të ndërmarrin në luftën kundër ekstremizmit. The post Për 6 muaj asnjë kosovarë nuk iu ka bashkuar ISIS-it appeared first on Mesazhi.com. |
Demarkacioni mbetet pas Drenasit Posted: 29 Nov 2016 11:48 PM PST Në mungesë të votave për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria për më shumë se një vit e ka lënë këtë marrëveshje në sirtarët e saj. Pushtetarët nuk po bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa kohët e fundit, fokusi i partive në pushtet e me theks të veçantë i Partisë Demokratike është gara për kryetar të Drenasit e jo për Demarkacionin Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën përderisa nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e koalicionit qeverisës nuk e kanë në fokusin e agjendës së tyre çështjen e Demarkacionit, por garën elektorale për kryetar të Komunës së Drenasit. Kështu gjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të partive në pushtet e me theks të veçantë të PDK-së janë parë në tubime elektorale. Zyra e kryeministrit thotë se pret që opozita ose Lista Serbe ta mbështesin Marrëveshjen e Vjenës, ndërsa opozita thotë se koalicioni qeverisës nuk është i interesuar për ta zgjidhur problemin e Demarkacionit. Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Qeveria nuk po e neglizhon çështjen e demarkacionit. Ai ka thënë se presin që opozita ose Lista Serbe të bashkëpunojnë, ndërsa ka theksuar qëndrimin se Qeveria nuk heq dorë nga qëndrimi aktual. The post Demarkacioni mbetet pas Drenasit appeared first on Mesazhi.com. |
Ramush Haradinaj padit Blicin e Serbisë Posted: 29 Nov 2016 11:45 PM PST Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do ta padis gazetën serbe blic.rs, për shpifje, ndaj të cilës pret edhe dëmshpërblim. Këtë e bëri të ditur, avokati i caktuar për këtë rast, Arianit Koci gjatë një interviste në RTV Dukagjini, ku tha se në ditët në vijim do të qëndroj në Beograd, për të mbledh fakte. "Atë që e kam lexuar unë, me të vërtet unë jam habit me mos profesionalizmin e blic.rs për shkak të mënyrës naive që e parashkruajnë, që sipas tyre është bart arma nëpër Danub e kalon nëpër Serbi me kamionë të zallit. Unë mendoj që ky tekst më shumë e sulmon Serbinë se sa zotëri Haradinajn", tha ai në InfoBox. "Kjo hynë në kategorinë e shpifjeve dhe fryrjeve, dhe ashtu do ta trajtojmë. Do të kërkojmë kompensim dëmi. Kjo mund të shkoj si proces më i gjatë, sepse është situatë e ndjeshme, pasi që e dimë se zotëri Haradinaj nuk e ka ndonjë simpati të madhe në popullatë atje. Unë shpresoj në organe të drejtësisë profesionale në Serbi", tha ai. Lidhur me kërkesën për dëmshpërblim, Koci nuk dha ndonjë shifër, duke thënë se beson që ato mjete do të jepen për bamirësi, dhe rëndësi më shumë ka fitimi i rastit. Madje, Koci thotë se një rast të tillë e ka trajtuar më herët dhe e ka fituar, por jo me shumën që ata e kanë kërkuar. The post Ramush Haradinaj padit Blicin e Serbisë appeared first on Mesazhi.com. |
Arifi: Qeveria e Mustafës, më e dobëta që nga pas lufta Posted: 29 Nov 2016 11:44 PM PST Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, është shprehur i pakënaqur me nivelin e qeverisjes në vend. Ai ka vlerësuar se qeveria aktuale është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova prej pasluftës. Arifi në një intervistë për gazetën "Epokën e re", tha se është e nevojshme që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Sa i përket akuzave të kryeministrit Isa Mustafa se zyrtarët e AAK-së janë banditë dhe bosë të kazinove, Arifi ka thënë se kjo jo vetëm që shpreh nivelin e ultë të kryeministrit, por sipas tij, e konfirmon dyshimin nëse është apo jo Mustafa – kryeministër. Sipas Arifit, po të ishte Kosova një vend demokratik, kryeministri Mustafa do të duhej të ishte përgjegjës për fjalën e tij publike. "Shteti dhe shoqëria në Kosovë janë shumë më keq sesa që ishin në vitin 2014. Asnjë resor i Qeverisë nuk ka shënuar ndonjë progres, kurse propaganda e tyre është e ndytë", tha Arifi. The post Arifi: Qeveria e Mustafës, më e dobëta që nga pas lufta appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 29 Nov 2016 11:44 PM PST Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e radhës, ku në rend dite janë 20 pika të cilat priten që të diskutohen. Rendi i ditës: The post Sot mbahet seanca e Kuvendit appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: