Skip to main content

Mesazhi.com: “Redaksia e TV Shenjës i kundërpërgjigjet “llafexhiut” Berat Buzhala: Si quhet “express” mbrapsht?! Serpske a?!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Redaksia e TV Shenjës i kundërpërgjigjet “llafexhiut” Berat Buzhala: Si quhet “express” mbrapsht?! Serpske a?!” plus 9 more


Redaksia e TV Shenjës i kundërpërgjigjet “llafexhiut” Berat Buzhala: Si quhet “express” mbrapsht?! Serpske a?!

Posted: 08 Dec 2016 01:32 PM PST

Në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut nga Shqipëria është diskutuar mbi zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Maqedoni, me ç'rast si mysafir në cilësinë e analistit politik për të diskutuar në këtë temë ishte i ftuar edhe gazetari(kryeredaktori) i gazetës "Expres" nga Kosova, Berat Buzhala. Ky i fundit duke dashur të sqarojë karakterin fetar të Lëvizjes BESA si forcë e re në politikbërjen shqiptare të Maqedonisë, ka akuzuar edhe televizionin dhe revistën Shenja si mbështetëse të tyre, dhe lidhjet me ish kryetarin dhe kryeministrin e Turqisë, Dautoglu nëpërmjet shtëpisë botuese Logos-A, shkruan Almakos.

Me të dëgjuar këto akuza, ishin të menjëhershme reagimet e redaksisë së tvShenjës në krye me Ismail Sinain.


Statusi i kryeredaktorit të TVShenjës:

"Të bësh aluzion dashakeq – për motive politike – të emrit të TV Shenjës ose të revistës mbarëkombëtare Shenja, përveç që është kulmi i ligësisë, flet edhe për nivelin skajshmërisht të ulët të disa llafexhinjve (nuk meritojnë të quhen "opinionistë") që – për pare – shesin gjithçka. Kjo është njësoj sikur të themi se "expres" e ka këtë emër për shkak se – lexuar së prapthi – i bie të jetë "serpske" dhe të thuhet se është portal serb në gjuhën shqipe. Neveritje pa fund", ka shkruar kryeredaktori i tvShenjës, Ismail Sinani në rrjetin social facebook.

Statusi i redaktorit të TVShenjës:

"Ky spiuni serb, po de Berat Buzhala, sërish e paska kritiku TV Shenjën. Sa qejf kur për çdo ditë merr konfirmime se je në rrugë të drejtë", ka shkruar redaktori i tvShenjës, Benjamin Arifi.

Statusi i gazetarit të TVShenjës:

"Dallimi mes TV SHENJA dhe EXPRESS-it te Buzhales eshte se:
1. Ne Shenja ka nje emision per librin "Fjala" e te Buzhalla ka thash-e-theme,
2. Ne Shenja ka nje emision kulture "Ku e patem fjalen" e te Buzhala sex skandale,
3. Ne Shenja ka nje emision filozofik "Pikepamje" ku diskutojne filozof boterore e vendor, e tek Buzhala gey-kauza dhe striptiz stars,
4. TV SHENJA kerkon llogari nga qeverite qe marin mandat dhe duhet te japin llogari e Buzhala kerkon llogari nga opozita (edhe ne Kosove edhe ne Maqedoni) pse ata jane kunder pushtetit.
5. TV SHENJEN e shan Buzhala, ndersa Buzhalen e shajne gjithe shqiptaret…
…ETJ
P.S. Meqe Buzhala hyri ne analizen e emrave te mediave atehere i sugjeroj ta lexoje mbrapsht emrin e mediumit te tij EKSPRES = SERPSKA", ka shkruar në rrjetin social facebook, gazetari i tvShenjës, Arben Zeqiri.

The post Redaksia e TV Shenjës i kundërpërgjigjet "llafexhiut" Berat Buzhala: Si quhet "express" mbrapsht?! Serpske a?! appeared first on Mesazhi.com.

Veseli në Francë merr mbështetje për Kosovën dhe kërkon trajnimin e kadetëve të FSK-së

Posted: 08 Dec 2016 11:30 AM PST

ryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në Paris në një takim të veçantë nga Kryetari i Senatit të Francës, Gerard Larcher, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për mbështetjen e Francës në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës.

Kryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Francës, sipas komunikatës nga Kuvendi i Kosovws, Gerard Larcher, ka thënë Kosova gëzon mbështetje të plotë dhe se Franca është e interesuar ta thellojë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën/

Duke biseduar për integrimet evropiane të Kosovës, Larcher dhe Veseli janë pajtuan që një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Çështjeve Evropiane të Francës ta vizitojë Kuvendin e Kosovës me disa anëtarë të Senatit, për të ofruar ekspertizë për deputetët kosovarë në përmbushjen e kritereve për integrimet evropiane.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se qysh javën e ardhshme do t’u bëj ftesë anëtarëve të Senatit francez që ta vizitojnë Kosovën.

Një çështje tjetër e diskutuar në takim ishte edhe dërgimi i disa kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për trajnime dhe specializime në fushën e sigurisë në Francë.

Kryetari i Senatit të Francës ka kujtuar kohën e luftës në Kosovë, gjatë së cilës ai ishte Kryebashkiak i Rambouillet, ndërsa ka përgëzuar lidershipin e Kosovës për progresin e arritur nga ajo kohë në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se Kosova është e interesuar të thellojë bashkëpunimin në gjitha fushat me shtetin francez.

“E vlerësojmë shumë rolin që Franca ka luajtur për lirinë e Kosovës, por edhe për konsolidimin e shtetësisë sonë. Tani që vendet tona po thellojnë bashkëpunimin, unë thërras sot investitorët francezë që të investojnë në Kosovë, pasi vendi ynë ofron mundësi të shumta”, është shprehur Veseli.

The post Veseli në Francë merr mbështetje për Kosovën dhe kërkon trajnimin e kadetëve të FSK-së appeared first on Mesazhi.com.

Sali Berisha: Muri në veri të Mitrovicës, rezultat i dashurisë Rama-Vuçiq

Posted: 08 Dec 2016 11:26 AM PST

Në një status në Facebook, ish-kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

Muri i serbeve në Mitrovicë, rezultati i parë i dashurisë Rama -Vucic! e dashur miq, pasi dështuan me te gjitha mënyrat për ndarjen e Mitrovicës, Beogradi vendosi të perdore murin për realizimin e qëllimeve te tij. Në përputhje me këtë projekt prej disa ditësh, ultranacionalistet serbë të Beogradit, në sy të autoriteteve të Kosovës, BE, OKB dhe të mbarë botës po lartësojnë murin ndarës së Mitrovicës te Veriut, de facto të dhunimit flagrant të integritetit territorial dhe sovrantitetit te Republikës se Kosovës.

Me këtë akt, Beogradi sillet si pushtues i Kosovës, destabilizues i rajonit dhe varrmihës i marrëveshjeve të Brukselit. Ky akt akuzon gjithashtu direkt Edvin Kristaq Ramën, i cili në takimet e tij të shumta me Aleksandër Vuçiç duket se ka gatuar pazare të pista! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim pushtues të Beogradit ndaj Kosovës, ju bëj thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të dhunuar nga pushtuesit e djeshem serb të Republikës së Kosovës.

Ju bej thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s, Bashkimit Europian, OKB të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e këtij akti agresiv të Beogradit, që dhunon integritetin dhe sovranitetin e një vendi të pavarur dhe rrezikon në mënyrën më serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

The post Sali Berisha: Muri në veri të Mitrovicës, rezultat i dashurisë Rama-Vuçiq appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: Muri është ilegal dhe do të hiqet, për këtë kemi mbështetjen e BE-së

Posted: 08 Dec 2016 11:22 AM PST

Pak më parë është mbajtur një takim i përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Komunës së Mitrovicës, Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe BE-së, përkitazi me situatën e krijuar në vend pas nisjes së ndërtimit të një muri tek Ura e Ibrit.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në një prononcim me telefon për RTK, ka thënë se BE kërkon ndërprerjen e punimeve në mur dhe që gjithçka t'i kthehet marrëveshjes së arritur në Bruksel për rivitalizim të urës.

"BE shprehet se muri është ilegal dhe do të hiqet", ka thënë ajo.

Ajo madje premtoi se në janar 2017, ura mbi Ibër do të jetë e hapur për qarkullim të lirë të qytetarëve.

The post Tahiri: Muri është ilegal dhe do të hiqet, për këtë kemi mbështetjen e BE-së appeared first on Mesazhi.com.

Posted: 08 Dec 2016 11:09 AM PST

Përbërësit:

•1 kg fasule
•1 kg qepë
•5-6 speca te pejkura
•100-150 gr përshutë
•1 filgjan vaj
•Pak piper,krip
•2-3 gjethe dafine

Ne nje qesim fasulen dhe veme te ziej ne uje te bollshem,pasi te vloje kullojme,shperlajme prap dhe qesim perseri ne uje te ftohet.Fasulen e ziejm ne uje te bollshem, kriposim,shtojme piperin e zi,gjethet e dafines dhe ziejme derisa te zbuten mjaftueshme kokrrat e fasules,pra per 1.5-2 ore.Pastaj kullojme nga uji ne te cilen eshte zier fasulja.Ne taven e dheut,qeramike,ose zjarrerezistuses qesim vajin dhe qepet e grira dhe fergojme ngadale derisa te zbuten mire qepet.Tanim shtojme fasulen e kulluar nga lengu ne te cilin eshte zier,perziejme pak,qesim persiper fetat e prera te pershutes dhe specat e pjekura dhe te qeruara.Pastaj taven e fusim ne furre 220 grade edhe per 15-20 minuta te rreshket.

The post appeared first on Mesazhi.com.

Ministria e Mjedisit jep urdhër për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës

Posted: 08 Dec 2016 09:40 AM PST

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim sot që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.

Kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi, ka thënë se është dhënë urdhëresë për rrënimin e rrafshimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshëm.

"Po mund të konfirmoj se janë ndaluar punimet në ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës, përmes inspektoratit të MMPH-së dhe është dhënë urdhërese për rrënimin e rrafshimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshëm. Këtë e kemi bërë me ndihmën e policisë kemi vendos urdhëresën e njëjtë", ka pohuar ai.Në mur sot është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.

"Do të ndërmarrim hapat tonë ligjor dhe nëse nuk rrënohet do ta dërgojmë në gjykatë", tha Halimi për EkonomiaOnline.

 

 

The post Ministria e Mjedisit jep urdhër për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës appeared first on Mesazhi.com.

Lista Serbe nuk vë kushte për kthim, por e do Asociacionin

Posted: 08 Dec 2016 09:32 AM PST

Ende nuk janë pjekur kushtet që deputetët e Listës Serbe të kthehen në Kuvendin e Kosovës që ta kryejnë punën e tyre normalisht, vlerësojnë zyrtarët e këtij subjekti politik parlamentar, i cili përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës.

Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që përfaqësuesit e kësaj liste e kanë vullnetin që të kthehen në institucione.

Më 15 dhjetor të këtij viti, pritet të hyjë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për telekomunikimin, e cila është arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit. Kjo datë, sipas Simiqit, do të jetë pikënisje për të shkrirë edhe ngecjen e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në anën tjetër, Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që komunikimi me përfaqësuesit e Listës Serbe është i vazhdueshëm. Sipas tij, përkundër deklarimeve të Listës Serbe për pjesëmarrje në institucione, të gjithë ata që janë nga kjo listë dhe që kanë marrë pjesë në konstituimin e qeverisë, nuk e kanë ndërprerë praninë e tyre në institucione.

Mos shkëputjen e komunikimit ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar, Abdullahu e sheh si mundësi pozitive që të shqyrtohen vërejtjet dhe qasjet që kanë përfaqësuesit e Listës Serbe lidhur me situatën e krijuar me "ngrirjen" e pjesëmarrjes së tyre në institucionet qendrore.

Por, a është kusht krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që përfaqësuesit e Listës Serbe të heqin dorë nga "ngrirja' e pjesëmarrjes së tyre në institucionet qendrore?

Simiq ka hedhur poshtë se kjo mund të jetë kusht. Sipas tij, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e kanë obligim autoritetet e Kosovës. Por, sipas tij, komuniteti serb dëshiron që të nis ky proces dhe në rast se ai fillon, atëherë edhe deputetët serb janë të obliguar të kthehen në institucione, për të marrë pjesë në përpilimin e statutit të Asociacionit dhe që atë ta inkorporojnë në mënyrë ligjore.

Miratimi i Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike nga Kuvendi i Kosovës, në tetor të këtij viti, kanë bërë që përfaqësuesit e Listës Serbe ta 'ngrijnë' pjesëmarrjen e tyre në ekzekutiv dhe legjislativ, duke thënë se miratimi i atyre ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, nuk i mbron, siç i kanë quajtur ata, interesat vitale të komunitetit serb.

The post Lista Serbe nuk vë kushte për kthim, por e do Asociacionin appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë e Kosovës

Posted: 08 Dec 2016 07:53 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O'Connell kanë lansuar projektin mbështetës të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas një njoftimi, me këtë rast, kryeministri Mustafa falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën në ndriçimin e fatit të këtyre personave.

"Kjo përkrahje, veçmas është rezultat i vizitës që kishte në Kosovë Princi Charles, i cili tregoi një kujdes të veçantë dhe një dhimbje të veçantë për personat e pagjetur dhe për familjarët e këtyre personave. Prandaj, unë dëshiroj të falënderoj Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore për këtë kujdes që tregojnë për Kosovën, dhe po ashtu të them që Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e interesuar që të mbaj një partneritet të tillë me një partner kaq serioz dhe kaq të përkushtuar ndërkombëtar siç është Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë që atë që mund ta bëjmë bashkërisht ta bëjmë për ndriçimin e fatit të personave të cilët akoma nuk janë gjetur dhe veçmas që të shuajmë dhimbjen e familjes së tyre dhe rrethit të tyre por edhe të gjithë kosovarëve sepse të gjithë ne ndjehemi shumë keq për 1660 persona të cilët akoma kërkohen dhe nuk janë gjetur", citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.

Kryeministri Mustafa gjithashtu ka bërë të ditur se përmes këtij projekti do të trajtohet fuqizimi i kapaciteteve institucionale, zbatimi i vlerësimit me qëllim të plotësimit të infrastrukturës ligjore dhe rritjes së rezultateve përmes rritjes së bashkëpunimit në mes akterëve kryesorë vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.

"Unë vetëm dëshiroj të them se çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë e kosovarëve, e shtetit të Kosovës, jo vetëm e familjeve të tyre dhe jo vetëm e komisioneve dhe njerëzve të cilët punojnë drejtpërdrejt me këto çështje. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të përkrah plotësisht punën e institucioneve që merren me këtë fushë dhe do të mundohet maksimalisht që t'i merr parasysh të gjitha kërkesat, vërejtjet, propozimet dhe angazhimet e juaja në mënyrë që puna jonë të jetë sa më efikase dhe të arrijmë që sa më mirë ta bëjmë këtë punë", ka shtuar Mustafa.

Ndërkaq, po sipas njoftimit, ambasadori Ruairi O'Connell theksoi rëndësinë që të bëhet më shumë për zbardhjen e fatit të këtyre personave.

"Kam frikë se procesi i gjetjes së personave të zhdukur ka stagnuar. Më shumë mund të bëhet nga të gjithë. Disa aktivitete që janë shumë teknike dhe të drejtpërdrejta dhe dalin nga Ligji për personat e zhdukur i miratuar në vitin 2011, duhet të përfundohen dhe unë kërkoj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur që të përfundojnë shënimet në regjistrin qendror të personave të zhdukur, që është e përkrahur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë dhe të finalizoj aktet nënligjore për themelimin e regjistrit qendror dhe në mbylljen e rasteve", ka thënë O'Connell.

Ambasadori O'Connell ka theksuar se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për të ardhmen e popujve në Ballkan.

"Ballafaqimi me të kaluarën është esencial për të ndërtuar mundësinë për një të ardhme më të mirë. Personalisht besoj se askush nuk mund të ndërtoj të ardhme më të mirë nëse nuk e pranon, dëgjon dhe nuk mundohet të gjej zgjidhje për dhimbjen dhe plagët e së kaluarës. Do të ketë sfida do të jetë e vështirë, ne e dimë të gjithë këtë. Por e vetmja mënyrë për të ecur përpara është që të gjithë të punojmë së bashku. E di që Kosova mund ta bëjë këtë dhe e di që shoqëritë në gjithë Ballkanin munden, dhe ne jemi këtu për t'ju ndihmuar", tha ambasadori.

The post Mustafa: Çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Zyra e BE-së: Me fshehjen e financave, partitë i hapin derën korrupsionit

Posted: 08 Dec 2016 07:20 AM PST

Të gjitha partitë parlamentare, përveç njërës, kanë dështuar t'i bëjnë transparente financat e tyre, ka konstatuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Që nga viti 2013, këto parti politike, kanë fshehur financat e tyre nga publiku.

Fshehjen e financave e ka ngritur si shqetësim Bashkimi Evropian përmes Zyrës në Prishtinë dhe Përfaqësueses së BE-së, Natalia Apostolova.

Në një prononcim me shkrim që i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, Zyra e BE-së në Prishtinë thekson se partitë politike e kanë për obligim që t'i publikojnë llogaritë e tyre financiare në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës.

"Llogaridhënia dhe përgjegjësia publike mbështetet në transparencën dhe shqyrtim publik. Mungesa aktuale e transparencës dhe e mekanizmave të fuqishëm për të zbatuar ligjin, hapë derën për korrupsion. Po ashtu, kjo ndikon në minimin e besimin publik në dëm të zhvillimit demokratik të Kosovës", thuhet në prononcimin e Zyrës së BE-së.

Ndryshe, sipas Ligjit për financimin e partive politike, burimet financiare dhe materiale të subjekteve politike përbëhen nga financimi publik përmes buxhetit të Republikës së Kosovës dhe donacionet tjera.

Po, sipas këtij ligji, raportet vjetore financiare të partive politike, duhet të publikohen në faqet e veta zyrtare dhe duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror Zgjedhor, të cilat, sipas zyrtarëve të këtij komisioni, "me kohë janë dorëzuar".

Por, vetëm Lëvizja "Vetëvendosje", çdo herë publikon raportet kurse partitë tjera nuk e përmbushin këtë obligim ligjor.

Pas dorëzimit të raporteve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ato duhet të auditohen nga auditorët, të cilët i përzgjedh Kuvendi i Kosovës nëpërmjet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, me anë të një thirrjeje të hapur publike për aplikim.

Por, që nga viti 2013, nuk është bërë një auditim i tillë.

Sipas burimeve zyrtare të siguruara nga administrata e Kuvendit të Kosovës, thuhet që edhe në vitin 2016 është zhvilluar një procedurë për Auditimin e Raportit Vjetor Financiar dhe i Raportit të Deklarimit Financiar të Fushatës së Subjekteve Politike, për vitin 2013, 2014 dhe 2015. Por, procedura është anuluar, sepse nuk ka pasur asnjë ofertë.

"Ky Auditim nuk ka arritur të kryhet për këto vite pasi vështirësitë për realizim të procedurave kanë qenë, numri i madh i Auditorëve Ligjorë të kërkuar me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, të cilët nuk kanë arritur t'i ofertojnë kompanitë. Ndërsa disa nga ofertat e tejkalonin buxhetin e paraparë", thuhet ndër të tjera në dokument.

Aktualisht për vitin 2016, kanë përfunduar mundësitë e rishpalljes së ofertës për auditimin e partive politike.

Sipas përvojave dhe dispozitave ligjore aktuale, në dokument konstatohet se është i pamundur auditimi i partive politike pa ndryshimin dhe plotësimin e ligjit.

Sidoqoftë, organizatat joqeveritare në Kosovë mos deklarimin e të hyrave dhe shpenzimeve vazhdimisht e kanë paraqitur si shqetësim dhe problem.

Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk është problem auditimi sa është problem mospublikimi raporteve.

Mbetet e paqartë, thotë ai, se sa është shuma e mjeteve që shpenzojnë partitë politike dhe nga financohen.

"Arsyeja e vërtetë është mospublikimi i raporteve financiare dhe më pas kjo po lidhet me auditimin e tyre. Për mendimin tonë, këto dy çështje nuk kanë nevojë të lidhen. Auditimi e tregon vetëm se këto raporte janë të vërteta dhe të sakta".

"Ajo që na intereson është se sa shpenzojnë partitë politike, pasi duket se shpenzojnë shumë. Partive më shumë u pengon të tregojnë se çfarë shume të mjeteve janë duke shpenzuar", ka thënë Canhasi.

Edhe në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian, thuhet se qytetarët dhe votuesit kanë të drejtë të dinë se kush i financon partitë politike dhe kandidatët e tyre të cilët kërkojnë t'i përfaqësojnë ata, dhe si shpenzohen këto para.

Sipas raportit financiar për vitin 2015 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të hyrat e përgjithshme kanë qenë mbi 970 mijë euro. Nga kjo vlerë, 945 mijë euro janë të hyra nga buxheti i Kosovës, kurse gjithsej shpenzime – mbi 450 mijë euro.

Kurse, në raportin e Lëvizjes Vetëvendosje, të publikuar në faqen e vet zyrtare, thuhet se gjithsej të hyrat për vitin e kaluar, kanë qenë 602 mijë euro, kurse shpenzimet kanë qenë rreth 590 mijë euro.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nga buxheti i Kosovës, gjatë këtij viti, i janë ndarë rreth 380 mijë euro, kurse rreth 5000 euro është vlera mujore që sigurojnë nga donatorët. /rel/

The post Zyra e BE-së: Me fshehjen e financave, partitë i hapin derën korrupsionit appeared first on Mesazhi.com.

Gjeorgjia dhe Ukraina marrin liberalizimin, Kosova shpreson

Posted: 08 Dec 2016 03:48 AM PST

Është shumë e mundshme që Kosovës t'i hiqen vizat gjatë këtij viti. Kështu ka thënë një burim brenda Bashkimit Evropian. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe raportuesja për vizat për Kosovën nga BE, Tanja Fajon, e cila në Twitterin e saj ka thënë se sot është bërë një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave për EU, e që është një lajm shumë shpresëdhënës për Kosovën.

"Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice",ka shkruar ajo në witter.

The post Gjeorgjia dhe Ukraina marrin liberalizimin, Kosova shpreson appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more