Skip to main content

Zëri: “O'Connell: Më vjen keq se kriminelë ka ende në politikë” plus 29 more

Zëri: “O'Connell: Më vjen keq se kriminelë ka ende në politikë” plus 29 more


O'Connell: Më vjen keq se kriminelë ka ende në politikë

Posted: 07 Dec 2016 02:49 PM PST

Amabasadori britanik, Ruairí O’Connell, ka folur për problemet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. O'Connell ka thënë se në Kosovë është ndërtuar një kulturë e pandëshkueshmërisë dhe ka shprehur shqetësim për korrupsionin e madh që ka përfshirë zyrtarë të lartë.  “Më vjen keq se kriminelë ende ka në politikë...”, ka thënë ai në emisionin "Betimi për Drejtësi" në RTK, duke iu referuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë posti do Aziz Salihu!

Posted: 07 Dec 2016 02:23 PM PST

Aziz Salihu, ish-boksieri i mirënjohur dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, kërkon një pozitë nëse e shohin të nevojshme në Federatën e Boksit të Kosovës. Ai është kryetar i klubit të boksit Prishtina.  ‘Zizi’ është i gatshëm që të marrë ndonjë detyrë te re, por e pranon se nuk ka qenë në gjendje t’i futet garës për kryetar. “Nëse i duhem federatës si drejtor apo si selektor, jam këtu. Duhet të punohet me boksierë dhe të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas volejbollistëve, Bosnja ua refuzon vizat edhe karateistëve kosovarë

Posted: 07 Dec 2016 02:17 PM PST

Sportistët kosovarë vazhdojnë ta vuajnë mosheqjen e vizave për vendin tonë, shkruan zeri.info. Pas volejbollistëve, që nuk u lanë të hynin dje në territorin boshnjak, karateistët e rinj kosovarë nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, për kadetë, juniorë dhe U-21, që do të mbahet nga 8 deri më 11 dhjetor, pasi Bosnja nuk i ka pajisur ata me viza, siç njofton Federata e Karatesë së Kosovës (FKK). “Për kundër ftesës dhe kompletimit me kohë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Ngritja e një shteti” – një udhëtim edukues në marrëdhëniet ndërkombëtare

Posted: 07 Dec 2016 02:14 PM PST

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj shpalos për lexuesit ambicjen e tij që politika e jashtme e Kosovës të ndërtohet mbi një kuadër të gjerë intelektual e të mishërohet nga një mendim filozik – një proces që do kërkojë ndërthurrjen e përvojës së saj me mendimin bashkëkohor Gjatë vizitës së parë në Beograd si Ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pati një incident. Ashensori me të cilin po ngjitej në ndërtesën ku do të bisedonte me Ivica......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata Speciale shpall konkurs për punëtorë

Posted: 07 Dec 2016 02:09 PM PST

Gjykata Speciale ka shpallur konkurs ku kërkon punëtorë për disa vende të lira pune. Për të aplikuar duhet të sigurohen që të përdorni formularin elektronik të aplikimit dhe ta dërgoni atë në applications@scp-ks.org Data e fundit për aplikim është 6 janar 2017 ora 17:00, raporton lajmi.net. Gjykata Speciale pritet zyrtarisht të filloj punën më 1 janar 2017 ku pritet të shpallen edhe aktakuzat e para për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Kjo gjykatë deri më tash ka angazhuar disa prokuror......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkëpunim më i ngushtë NATO - BE

Posted: 07 Dec 2016 02:00 PM PST

John Kerry u premton aleatëve të NATO-s, se SHBA-ja do të jetë një aleat i besueshëm edhe nën drejtimin e presidentit Donald Trump. Manovrat paralele, shkëmbim më i fortë informacioni dhe koordinim i ngushtë në rastet e sulmeve të hakerëve dhe krizave: NATO dhe BE-ja do të bashkëpunojnë më të ngushtë. Ministrat e jashtëm të NATO-s miratuan rreth 40 projekte për mbështetjen e ndërsjellë mes tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e sheh këtë si një element të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjyqi ndaj Ratko Mlladiq, kërkohet dënim i përjetshëm për “kasapin” e Ballkanit

Posted: 07 Dec 2016 01:51 PM PST

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar dënim të përjetshëm për Ratko Mlladiq kriminelin e luftës, të dënuar për genocid dhe të tjera krime kundër njerëzimit. Bashkë me ish-liderin serb Radovan Karaxhiq, ata ishin pjesë e fushatës spastruese ndaj myslimanëve të Srebrenicës. Gjykata pritet të japë vendimin vitin e ardhshëm. Kundër 74-vjeçarit rëndojnë 11 akuza për krime lufte, përfshirë dy akuza për genocide, pasi ai u përpoq të ndërtonte një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales së Championsit dhe në Europa League

Posted: 07 Dec 2016 01:49 PM PST

Të mërkurën është kompletuar e teta e finales së Ligës së Kampionëve. Monaco, Leverkuseni, Dortmundi, Reali, Leicesteri, Porto, Juventusi dhe Sevilla, janë tetë skuadrat tjera që e prenë biletën për fazën eliminuese, ndërsa Tottenhami, Legia, Koebenhavn e Lyoni përfunduan në Europa League. /Zëri/ Liga e Kampionëve Grupi E Leverkusen – Monaco 3:0 Tottenham – CSKA    3:1 Tabela 1. Monaco       6          11 2.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barazon Reali, fiton Juventusi

Posted: 07 Dec 2016 01:40 PM PST

Real Madridi ka barazuar 2:2 me Borussia Dortmundin në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info. Karim Benzema i ka realizuar dy gola për “Los Blancos” në minutat 28 e 53, kurse Pierre-Emerick Aubameyang e zvogëloi epërsinë e vendësve në minutën e 61-të e Marco Reus i barazoi shifrat në minutën e parafundit. Me këtë rast, Dortmundi e mbajti pozitën e parë në tabelë e Reali përfundoi i dyti. Juventusi, nga ana e tij, e mundi Dinamo Zagrebin 2:0 me golat e Gonzalo Higuainit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE -ja: Më shumë se 1,700 xhihadistët janë kthyer në Evropë

Posted: 07 Dec 2016 01:36 PM PST

Nga 5 mijë xhihadistë nga vendet evropiane, të cilët vlerësohet të ketë shkuar në Siri dhe Irak, një e treta e tyre u kthye në Evropë dhe është e mundur që disa prej tyre të kenë planifikuar sulme, paralajmëroi sot në një raport nga ana e Bashkimit Evropian. Bazuar në të dhënat e raportit, thuhet se rreth 1,750 xhihadistët janë kthyer në Evropë. Ka dy lloje të “luftëtarëve të huaj terrorist”, të cilët janë kthyer, transmeton lajmi.net. “Shumica prej......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahtiri: Unë kam koalicion me Ibrahim Rugovën, jo me Sadri Feratin!

Posted: 07 Dec 2016 01:26 PM PST

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur sonte për prishjen e koalicionit ndërmjet ARK-së dhe LDK-së në këtë komunë. Në një lidhje telefonike për emisionin “Rrokum Roll”, Bahtiri ka thënë se koalicioni është prishur me Sadri Feratin dhe një pjesë të klanit të tij që i takojnë SHIK-ut. “Unë zyrtarisht nuk kam kurgjo le ta kenë të qartë të gjithë qytetarët se Agim Bahtiri nuk e prish koalicionin në asnjë formë me Lidhjen Demokratike......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Humbje e thellë e Trepçës në Ligën Ballkanike

Posted: 07 Dec 2016 01:18 PM PST

Trepça e ka pësuar një humbje të thellë sonte nga KK Karpos Sokoli me rezultat 85:69, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info. Skuadra vendëse ka qenë më e mirë në çerekun e tretë, i cili ishte edhe vendimtar në fitoren e tyre, pasi e fituan atë 34:15. Periudha e parë është mbyllur 16:15 për mikpritësit, kurse në atë të dytë më të mirë ishin mitrovicasit, 21:18, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh, 36:34. “Xehetarët” për një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Kryeministri tentoi ta trafikojë demarkacionin në Kuvend

Posted: 07 Dec 2016 12:47 PM PST

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po e sheh marrëveshjen aktuale për demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje të cilën kryeministri Isa Mustafa po tenton ta “trafikoj” në kuvendin e Kosovës, kështu duke e krahasuar me ligjin fillestar për Trepçën. “Në rastin e ligjit për Trepçën, provoi një kohë me e trafiku një ligj të gabuar. E kanë sjellë një ligj të gabuar nuk e kemi mbështet, ka ardhur ligji i dytë ne e kemi votuar. Mundet edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rakiq – Edites: “Muri” nuk rrënohet

Posted: 07 Dec 2016 12:21 PM PST

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, i është përgjjigjur deklaratave të ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila në një deklaratë pas takimit që kishte pasur me Ekipin Punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit për urën, la thënë se muri që është duke u ndërtuar në veri të urës do të rrënohet, shkruan gazeta "Zeri". Ai ka dërguar porosi Editës, se muri, të cilin ai e quan “mbrojtës” nuk do të rrënohet dhe se ajo nuk do të pyetet kurrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paraqitje e zbehtë e Flaka Pruthit në Botëror

Posted: 07 Dec 2016 12:19 PM PST

Flaka Pruthi ka pasur paraqitje të dobët në ditën e sotme në Kampionatin Botëror të Notit, i cili po mbahet në Windsor të Kanadasë, shkruan zeri.info. Notarja kosovare, në disiplinën 100 metra, stili krol, e ka mbyllur shtegun më dobët sesa koha që kishte arritur në garat e mëhershme. Koha e arritur në këtë garë ishte 01.04.80, e cila e renditi atë në pozitën e 116-të nga 127 garuese pjesëmarrëse. Nesër, në ditën e tretë të botërorit do të garojnë tre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse Drenori mendon që njerëzit e Thaçit nuk e mbështetën Lladrovcin? (Video)

Posted: 07 Dec 2016 12:12 PM PST

Sonte në emisionin “Komiteti”, ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për fushatën zgjedhore në Drenas, pjesë e së cilës u bënë edhe zyrtarët e nivelit qendror. Ai ka thënë se pjesëmarrja në fushatë e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë pjesë e kabinetit qeverisës, i ka ndihmuar kandidatit të tyre, Ramiz Lladrovci, që të tubojë vota, dhe ka ndikuar që shumë njerëz......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Michelle Obama: Natën e zgjedhjeve kam fjetur herët

Posted: 07 Dec 2016 12:11 PM PST

Derisa shumë amerikanë kanë qëndruar të zgjuar në natën e zgjedhjeve presidenciale, duke pritur se kush do të jetë shef i Shtëpisë së Bardhë, Zonja e Parë në largim, Michelle Obama thotë se ka shkuar të flejë. “Nuk kam dëshirë të shikojë diskursin politik. Kurrë nuk kam dashur”, ka thënë Zonja e Parë për revistën “People”, duke shtuar se “ka shkuar herët për të fjetur”, transmeton lajmi.net. “Kur një herë i bën të gjitha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fitorja e tretë e Pejës në Ligën Ballkanike

Posted: 07 Dec 2016 11:54 AM PST

Peja e ka regjistruar fitoren e tretë në Ligën Ballkanike për këtë sezon pasi e mposhti sonte KK Sutjeskan me rezultat 76:74, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info. Verdhezinjve iu deshën vazhdimet për ta siguruar fitoren pasi loja e rregullt përfundoi baras, 64:64 (12:18, 12:17, 23:11 e 17:18). Ndërkaq, pesëminutëshi i vazhdimit ka përfunduar 12:10, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Grupit B. Veseli ka qenë më i miri tek pejanët me 21 pikë, ndërsa 16 i ka shtuar Dahlman. E tek mysafirët,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasja që tronditi Mitrovicën: Rrethanat ende të paqarta, dyshohet që konflikti nisi për shkaqe banale (Video)

Posted: 07 Dec 2016 11:49 AM PST

Mbeti i shtrirë në mes të rrugës, pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri. Pak minuta para orës 9 e 30, viktima V.S. ishte përfshirë në një zënkë me një tjetër djal, më të ri se ai. Dëshmitarët që panë cfarë ndodhi, u tmerruan. Babai i viktimës erdhi në vendngjarje, pasi kishte marrë vesh cfarë ndodhi, me gjithë që nuk u la të afrohej të trupi i mbuluar. Ai tha se nuk ishte në dijeni që djali i tij kishte probleme me ndokë, pos një problemi para 6......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Do të martoheshin të premten, të dielën e shoqëroi në varreza (FOTO)

Posted: 07 Dec 2016 11:39 AM PST

Ajo do të martohej të premten, por e shoqëroi në varreza të dashurin e saj të dielën. Ai i kishte shprehur dashurinë e tij dhe i kishte kërkuar dorën që të ishte dashuria e jetës së tij. Dener Assuncao Braz ishte një nga 19 lojtarët e Chapecoenses që u vra në aksidentin e tmerrshëm në Kolumbi. Amanda Machado ishte e dashura e tij për shtatë vite. “Kur dëgjova lajmin, zemra ime u ndal dhe bota ime u rrënua. Doja të vdisja bashkë me të, kam tentuar ta vrasë vetën. Unë nuk dua......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Itali, Renzi zyrtarizon dorëheqjen: Mbështetje për kalimin e krizës

Posted: 07 Dec 2016 11:34 AM PST

Matteo Renzi ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Italisë pasditen e kësaj të mërkure. Sipas raportimeve të mediave italiane, Renzi ka qenë në Presidencë për të zyrtarizuar vendimin, ku ka qëndruar për rreth 45 minuta me presidentin Sergio Mattarella. Më herët Renzi zhvilloi një mbledhje me kryesinë e Partisë Demokratike, në përfundim të së cilës shprehu qëndrimin e tij: “zgjedhje pas konsultimeve, ose qeveri uniteti”. “Jemi partia që ka shumicën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryetari i Dritës kërcënon me largim, pas zgjedhjes së anëtarit të KE të FFK-së

Posted: 07 Dec 2016 11:33 AM PST

Kryetari dhe donatori kryesor i Dritës, Valon Murati, ka kërcënuar me largim nga pozita e tij nëse nuk ndërmerret diçka, pasi zgjedhjen e Bekim Rexhepit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe përfaqësues të rajonit të Gjilanit e konsideron si të padrejtë dhe të ndikuar direkt nga politika. Ky është postimi i Muratit në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook. “Miq të respektuar, Sot është mbajtur mbledhja për zgjedhjen e anëtarit të komitetit ekzekutiv të FFK-së që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Juventus – Dinamo Zagreb

Posted: 07 Dec 2016 10:57 AM PST

anë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Juventus – Dinamo Zagreb Juventus dhe Dinamo Zagreb kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Juventus: Neto; Rugani, Benatia, Evra; Cuadrado, Lemina, Marchisio, Pjanic, Asamoah; Higuain, Mandzukic Dinamo: ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Dortmund

Posted: 07 Dec 2016 10:56 AM PST

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid – Borussia Dortmund Real Madrid dhe Borussia Dortmund kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Real: Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Modric, James; Lucas, Cristiano, Benzema Dortmund: Weidenfeller, Bartra, Dembélé, Aubameyang, Schürrle, Pulisic, Sokratis, Piszczek, Castro, Schmelzer, Weigl ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK-Mustafës: Nëse je Kryeministër, shembe murin në Mitrovicë ose shko!

Posted: 07 Dec 2016 10:46 AM PST

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi, i është kundërpërgjigjur akuzës së kryeministrit Isa Mustafa ndaj opozitës për demarkacionin me Malin e Zi. “Përpjekja e juaj që ta hedhni fajin dikund tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën”, ka shkruar Kuqi, duke ju drejtuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luks dhe miliona në kontratën e re të Thiago Silvas

Posted: 07 Dec 2016 10:33 AM PST

Në Paris po zbulohen detaje të shumta të kontratës së re që firmosi Thiago Silva me skuadrën kampione të Francës në futboll “Mediapart” dhe “Football Leaks” kanë renditur një sërë privilegjesh dhe bonusesh që mbrojtësi qendror i PSG fiton nga pronari i skuadrës Naser Al Khelaifi, i aftë të joshë përmes milionave shumë prej yjeve më të njohur. Thiago Silva fiton 8 milionë euro në vit nga parisienët që japin gjithashtu premio të ndryshme. 400 mijë euro për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli pritet nga homologu francez Claude Bartolone

Posted: 07 Dec 2016 10:30 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Asamblenë Nacionale të Francës nga homologu i tij Claude Bartolone, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, njofton kumtesa transmeton "Zeri.info". Kryetari i Asamblesë Nacionale të Francës, Bartolone, i ka dhënë mbështetje të plotë Kryeparlamentarit Veseli dhe institucioneve kosovare për punën që po bëjnë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katër metoda natyrale për zhdukjen e akneve, njollave dhe shenjave në fytyrë

Posted: 07 Dec 2016 10:23 AM PST

Periudha e adoleshencës është e mërzitshme edhe për faktin e prezencës së akneve, të cilat pas kësaj periudhe mund të lënë shenja në lëkurë, dëme dhe njolla. Mënyra më e mirë për largimin e tyre janë mënyrat shtëpiake me përbërës krejtësisht natyral që lëkura juaj të pastrohet nga këto njolla dhe shenja dhe t’i kthehet shkëlqimi. Për juve kemi sjellur disa metoda efikase, krejtësisht natyrale që do të ju ndihmojnë shumë: Mjaltë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drejtori i CIA-s në Tiranë: Takime për sigurinë dhe terrorizmin

Posted: 07 Dec 2016 10:22 AM PST

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh. Sipas një njoftimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, çështjet e diskutuara përfshijnë sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, dhe të tjera të karakterit dypalësh. Gjatë vizitës së tij, drejtori Brennan u takua......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Belgjikë: Dy kosovarë dhe një serb në pranga – akuzohen për terrorizëm

Posted: 07 Dec 2016 10:20 AM PST

Dy kosovarë dhe një serb janë arrestuar të mërkurën në Belgjikë, si të dyshuar për lidhje me aktivitetet terroriste. Prokurorët belgë kanë thënë se të arrestuarit dyshohet të kenë rekrutuar njerëz për t’i cuar në Siri dhe kanë qenë pjesë e aktiviteteve financuese për Shtetin Islamik, transmeton Klan Kosova. Të tre të arresturit janë marrë në pyetje bashkë me pesë të tjerë, pasi policia belge basisi nëntë lokacione, në kërkim të personave......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more