Skip to main content

“Dy sfidat e opozitës shqiptare në Maqedoni” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Dy sfidat e opozitës shqiptare në Maqedoni” plus 1 more Telegrafi Opinione


Dy sfidat e opozitës shqiptare në Maqedoni

Posted: 14 Jan 2017 02:26 PM PST

Latif Mustafa

Aq më tepër që insistohet në krijimin e një opinioni publik për "krijimin e Qeverisë" nga ana e LSDM-së, po aq shtohet edhe bindja për panikun brenda kësaj partie për "rrëshqitjen e peshkut" nga dora dhe humbjen e mundësisë historike. Në anën tjetër, platforma e përbashkët shqiptare e iniciuar nga Tirana, me të gjitha gabimet konceptuale dhe paradokset në formulimin e saj, po interpretohet si argument për narracionin nacionalist të VMRO-së, gjë kjo e cila do t'i rritë apetitet e kësaj partie për improvizimin e një krize të re, për ta shty vendin në zgjedhje të reja. Normalisht që, sipas llogarive të tyre, në fushatën e re parazgjedhore, interpretimi i një diskursi të ri nacionalist do të rriste numrin e deputetëve të VMRO-së dhe së bashku me partinë tjetër të kampit shqiptar, BDI-në, do të formojnë, lehtësisht, Qeverinë e re që tashmë bazohet mbi legjitimitetin e rregullit, fitues me fitues.

Në kampin shqiptar, partia fituese e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, BDI-ja, pas legjitimitetit të rifituar me rastin e deklaratës së Tiranës, do të udhëheq një fushatë nacionaliste në mënyrë që të ruajë numrin e deputetëve aktualë, me ambiciet për të fituar diç më tepër. Normalisht, tashmë fuqia elektorale e partive politike shqiptare është e njohur dhe mobilizimi i BDI-së do të jetë shumë më i lartë. Në dukje si betejë e re që pritet ta zhvillojë BDI-ja, mund të interpretohet si një tentativë për të ruajtur epitetin e fituesit tek shqiptarët dhe legjitimitetin për realizimin e platformës/deklaratës së përbashkët shqiptare, të iniciuar nga Tirana. Në rast të formohet Qeveria brenda këtyre ditëve, lufta ndaj opozitës do të jetë e pa kompromis, e shtrirë në të gjitha format e represionit dhe shantazhit si dhe punësimeve të reja për tërheqje të elektoratit.

Partitë opozitare si koalicioni "Rilindje me Besë" dhe "Aleanca për Shqiptarët" përkundër komoditetit dhe indiferencës që shfaqin ndaj situatës, duke u mjaftuar me nënshkrimin e një deklarate që praktikisht pothuaj se është utopike, organizimi i zgjedhjeve të reja mund të ketë një kosto të madhe për to, fillimisht në aspektin politik, në aspektin financiar dhe në aspektin e resurseve njerëzore.

Sfida e parë, e koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleancës për Shqiptarët" është ajo e reflektimit ndaj situatës aktuale dhe të ndërmarrin të gjitha iniciativat politike për bllokimin e BDI-së, për keqpërdorimin e platformës. Në frymën e deklaratës së Tiranës, të bëhet reduktimi i deklaratës së Tiranës në tri pika kryesore: 1. Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe krijimi i Gjykatës Speciale; 2. Numërimi i popullsisë dhe shpërndarja simetrike e funksioneve kyçe shtetërore në bazë të përqindjes së etnive në Republikën e Maqedonisë; 3. Ndryshimet kushtetuese të mjaftueshme për aderim në BE dhe NATO.

Po gjuha shqipe?

Mos zyrtarizmi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror nuk është thelbi i problemit se pse shqiptarët nuk gëzojnë qasje të barabartë me maqedonasit në këtë shtet. Përkundrazi, gjuha është alibia më e fortë për prolongimin e proceseve të mirëfillta politike dhe marrëveshjeve për ndarjen e pushtetit. Sforcimi i Prokurorisë Speciale Publike, si institucion kalimtar për kthimin e shtetit të së drejtës, koncept ky që gjendet në të gjitha platformat politike, krijon uniformiteti shoqëror – si në aspektin e realizimin të të drejtave kolektive të nacionaliteteve përbërëse në Republikën e Maqedonisë dhe është garantues i një kontrate të re sociale në mes komuniteteve politike në Maqedoni. Vetëm një garanci e tillë e bazuar mbi shtetin ligjor, do të mundësoj realizimin kulturor, gjegjësisht, zyrtarizmin e gjuhës shqipe bazuar në një debat të përgjithshëm publik. Koncepti i zhvillimit të një shtetit ligjor do të krijoj rrjedhshmërinë logjike të perceptimit të lirisë së "vetes" dhe të "tjetrit" dhe realizimin e tyre.

Sfida e dytë, në rast të prolongimit të krizës dhe inicimit të zgjedhjeve të reja, nga ana e koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleanca për Shqiptarët", do të ishte krijimi i një fryme fitoreje, një rimobilizim edhe më i madh popullor do të mund të jetë i lodhshëm dhe i bezdisshëm edhe për militantët, por edhe për vetë elektoratin, ngaqë në kohën kur të gjithë janë në pritje të vjeljes së fryteve të 11 dhjetorit, do të detyrohen të futen në një aventurë të re politike. Beteja do të vështirësohej sidomos në përpjekjen për kthimin e elektoratit shqiptar që i dhanë votën LSDM-së më 11 dhjetor. Në anën tjetër, LSDM-ja do të përpiqet që të maksimizojë përpjekjen për përfitimin e votuesit shqiptar me qëllim që të marrë të paktën një deputet më tepër se VMRO-ja.

Në zgjedhjet e reja bashkimi i opozitës, gjegjësisht, koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleancës për Shqiptarët" do të jetë i patjetërsueshëm dhe i pashmangshëm. Tani që koalicioni "Rilindje me Besë" e ka mandatin e votuesit shqiptar për të formuar një koalicion të tillë opozitar, presioni i opinionit publik dhe elektoratit do të ishte shumë më i sforcuar në rast të mos krijimit të një koalicioni të tillë. Qëllimi i këtij koalicioni do të ishte fitimi i zgjedhjeve tek shqiptarët dhe fituesi i pozicionit të mandatarit të Shqiptarëve për krijimin e qeverisë së re dhe parashtrimin e platformës së përbashkët ndaj mandatarit të partisë Maqedonase.

Humbja e zgjedhjeve nga partitë opozitare dhe formimi i një qeverie të re bazuar në rregullin, fituesi me fituesin, krijimi i një qeverie VMRO-BDI nën mbështetjen e ndryshimeve të konstelacioneve ndërkombëtare, do të ishte shkatërrimtar për opozitën dhe mundësinë e ofruar për krijimin e një shoqërie të hapur në riformësimin e një paradigme të re për inter-subjektivitet dhe zhvillimin e mirëqenies shoqërore.

The post Dy sfidat e opozitës shqiptare në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Treni serb u kthye, por në Kosovë solli telashe të reja

Posted: 14 Jan 2017 12:27 PM PST

Treni ilegal serb u ndalua të hyjë në Kosovë, por arsye për të shpallur ndonjë triumf nuk kemi. Thjesht u veprua ashtu siç do duhej të vepronte një shtet, për sa kohë që të gjithë jemi të vetëdijshëm se me tren e pa tren Serbia prej vitesh e kontrollon veriun e Kosovës, sikundër që vepron haptas edhe në pjesë të tjera të banuara me serbë.

Treni serb megjithëse u ndal në Rashkë, ra sebep që ne t'i shohim liderët tanë se si i menaxhojnë situatat kur shtetit i kanoset rreziku nga jashtë.

E, ajo që pamë është tepër shqetësuese.

Menjëherë u shpërfaqën tendencat për marrje meritash, për protagonizëm medial, për përzierje kompetencash dhe për adresim kritikash.

Ç'është e vërteta, kryeministri Isa Mustafa është dashur t'i shfrytëzojë kompetencat e tij kushtetuese, e jo t'i lë të tjerët t'i kryejnë veprimet e tij.

Fillimisht, ai është dashur të mos e lejojë ministren pa portofol që t'i shkruajë letër BE-së për ta alarmuar se Serbia ka dalë hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por këtë është dashur ta bëjë vet; dhe, në radhë të dytë, është dashur që edhe vendimin për ta ndalur trenin që të hyjë në Kosovë ta marr vet e mos t'i lë të tjerët që ta bëjnë këtë gjë.

Por, pavarësisht sjelljeve të kryeministrit, presidenti Hashim Thaçi nuk është dashur të ndërhyjë në mënyrë jokushtetuese. Kreu i shtetit nuk mund t'i japë urdhër një ministri të Brendshëm e as një drejtori policie. Ligjërisht, ministri i përgjigjet kryeministrit, e drejtori i Policisë – ministrit.

Thaçi, kur e ka parë "neglizhencën e autoriteteve", ka mundur të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të Kosovës. E, nëse edhe aty do ta shihte se kryeministri ka frikë të marr vendime të mëdha, ka mundur të vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Atëherë do të ishte komandant suprem i Forcave të Armatosura dhe do ta merrte situatën tërësisht nën kontroll. Përderisa pushtetet janë të ndara – ato duhen respektuar.

Treni, ani pse është ndalur, telashet me Serbinë nuk kanë përfunduar. Do të ketë kohë të mjaftueshme për t'u dëshmuar, gjithsecili. Qytetarët kanë nevojë të shohin veprime të koordinuara të mekanizmave shtetëror, e jo lider të "strukur" e "rrahagjoks".

The post Treni serb u kthye, por në Kosovë solli telashe të reja appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more