Skip to main content

“Facebook: Fushatë për luftimin e lajmeve të rrejshme në Gjermani” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

“Facebook: Fushatë për luftimin e lajmeve të rrejshme në Gjermani” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Facebook: Fushatë për luftimin e lajmeve të rrejshme në Gjermani

Posted: 15 Jan 2017 09:22 AM PST

Rrjeti Facebook ka shpallur se do të ndërmerr masa të reja për t'i luftuar lajmet e rrejshme në Gjermani. "Muajin e kaluar ne shpallëm masa për tu marrë me sfidën e lajmeve të rrejshme në Facebook", tha kjo kompani nëpërmjet një kumtese të zyrës së informacioneve në gjuhën gjermane. "Ne do t'i bëjmë këto përmirësime në Gjermani, gjatë javëve të ardhshme", thotë Facebook. Ky rrjet është kritikuar se nuk ka bërë më tepër për luftimin e lajmeve të rrejshme në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, dhe tash po i ashpërson procedurat në Gjermani, para zgjedhjeve parlamentare në këtë vend. Politikanët gjermanë kanë tërhequr vërejtjen se partitë populliste dhe shtetet e jashtme mund të përdorin lajme të rrejshme, në përpjekje për ndikim në zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shtator të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarët, Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë

Posted: 15 Jan 2017 08:57 AM PST

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë. Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, zoti Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, "e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t'i kapërcenim", ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi. Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se "Nikolliq me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja". Presidenti Tomisllav Nikolliq, sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Nga shpërthimi i bombës – 7 civilë të vrarë

Posted: 15 Jan 2017 07:47 AM PST

Zyrtarët afganë thonë se së paku 7 civilë janë vrarë, përfshirë një grua dhe tre fëmijë, kur makina e tyre ka hasur në bombë në një rrugë në pjesën lindore të Afganistanit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim të sotëm, por ministria e brendshme afgane i ka fajësuar "armiqtë e paqes dhe stabilitetit", që është një terminologji me të cilën zyrtarët afganë u referohen militantëve talibanë. Në një zhvillim të ndarë, po ashtu sot, në provincën Nangarhar, zyrtarët kanë njoftuar se militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 13 arsimtarë të një shkolle fetare. Autoritetet provinciale thanë se forcat e sigurisë e kanë filluar operacionin për çlirimin e mësuesve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor fillon të hënën

Posted: 15 Jan 2017 06:52 AM PST

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë (MAShT), përmes një komunikate për media, njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017, në të gjitha shkollat e Kosovës, fillon të hënën, më 16 janar. MAShT, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit kishte vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së gripit AH3V.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Provokimet që po i bën shteti serb në Kosovë, janë veprime të papranueshme

Posted: 15 Jan 2017 06:29 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet profilit të tij në facebook ka deklaruar se "Kosova është e orientuar fuqishëm për paqe dhe siguri në rajon dhe se të gjitha çështjet me fqinjët, jemi të interesuar t'i zgjidhim përmes dialogut". Mustafa ka shkruar se koha e provokimeve, konflikteve dhe luftërave, duhet të ketë shkuar. Ai ka theksuar se provokimet, të cilat kohëve të fundit në mënyrë sistematike po i bën shteti serb në Kosovë, janë veprime të papranueshme, të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. "Kosova është e interesuar t'i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, t'i integrojë qytetarët serbë në institucionet dhe në jetën demokratike të vendit, sikurse edhe të gjithë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Por, kjo gatishmëri duhet të përcillet me qëndrime konstruktive të Serbisë ndaj këtij procesi, si dy vende që aspirojmë të bëhemi pjesë e familjes së Bashkimit Evropian". Ai ka thënë se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm pa leje, por edhe në kundërshtim me rregullat urbane dhe ligjore, do të rrënohet. "Institucionet e Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk do të dialogojnë për këtë mur në Bruksel, pasi ai as që ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjeve apo dialogut. Por, po ashtu, vlerësoj se institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë ndikim që këtë mur ta heqin ata që e ndërtuan, sepse ata që ndërtojnë mure në Ballkan, nuk mund të jenë të dinjitetshëm për t'u bërë pjesë e Evropës pa mure (pa kufij)", ka shkruar kryeministri Mustafa.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia e Kosovës, e përgatitur për ta ruajtur sigurinë e shtetit

Posted: 15 Jan 2017 05:37 AM PST

Autoritetet e rendit thanë se të shtunën zhvilluan një operacion, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme, pasi Beogradi provoi të fusë një tren në veriun e Kosovës, pa lejen e Prishtinës zyrtare. Njohës të çështjeve të sigurisë këtë operacion të policisë e konsiderojnë profesional dhe të duhur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ayrault: Zgjidhja e vetme është ajo me dy shtete

Posted: 15 Jan 2017 05:34 AM PST

Diplomatët nga afro 70 vende janë tubuar sot në Paris, për ripërtritje të përpjekjeve paqësore në konfliktin izraelito – palestinez, në periudhën e shqetësimeve për përshkallëzim të ri, nëse presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e realizon premtimin e tij për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Në këtë konferencë nuk marrin pjesë as palestinezët e as përfaqësues të Izraelit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar këtë takim, duke thënë se konferenca është "manipulim" kundër Izraelit. Në hapje të konferencës, ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, tha se komuniteti ndërkombëtar dëshironte që "të përsëriste fuqishëm se zgjidhja me dy shtete është e vetmja zgjidhje e mundshme", në këtë konflikt që po zgjatë tash e shtatë dekada, raporton AFP. Më vonë, në një intervistë televizive, zoti Ayrault ka tërhequr vërejtjen se lëvizja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, do të ketë "pasoja ekstremisht serioze" dhe ka parashikuar se Donald Trump do ta kuptoj se kjo është e pamundshme për tu bërë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nikolliq: Serbia e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë nëse serbët rrezikohen

Posted: 15 Jan 2017 05:12 AM PST

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë e saj në Koovë, nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet. I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, Nikolliq tha se "nëse serbët vriten, po". Presidenti i Serbisë, këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, të mbajtur në selinë e Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë në Beograd, raporton agjencia Beta. Ai është shprehur se dita e djeshme ka kaluar në teh të konfliktit dhe theksoi se dërgimi i njësiteve speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt. Nikolliq ka vlerësuar se dërgimi i trenit, ku ishte mbishkrimi "Kosova është serbe", nuk ishte provokim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekipi i Trumpit: Raporti për takimin me Putinin është gënjeshtër

Posted: 15 Jan 2017 05:09 AM PST

Sean Spicer, ndihmës i afërt i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka hedhur poshtë një raport të publikuar, se planifikohet një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Islandë, që do të ishte udhëtimi i tij i parë i jashtëm si president.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria në Maqedoni vazhdon me politikën e borxheve

Posted: 15 Jan 2017 04:56 AM PST

Borxh i jashtëm i Maqedonisë vazhdon të rritet, ndërsa institucionet nuk japin sqarime për destinimin e parave që merren si nga bankat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spicer: Raporti për takimin Trump – Putin është gënjeshtër

Posted: 15 Jan 2017 04:18 AM PST

Sean Spicer, ndihmës i afërt i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka hedhur poshtë një raport të publikuar, se planifikohet një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Islandë, që do të ishte udhëtimi i tij i parë i jashtëm si president. Zoti Spicer, i cili do të jetë zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pasi Trump të inaugurohet më 20 janar, mbrëmë në rrjetin Twitter ka shkruar se raporti i gazetës londineze, Sunday Times, se Trump u ka thënë zyrtarëve britanikë se planifikon takim me Putinin, "nuk është i vëretë dhe se raporti është 100% i rrejshëm". Sunday Times ka raportuar se samiti do të mbahej në kryeqytetin Rejkjavik në Islandë. Mediat e tjera, përfshirë kompaninë Bloomberg, po ashtu, kanë shkruar për takimin Trump – Putin në Islandë, bazuar në raportin e Sunday Times.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundoi protesta e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës

Posted: 15 Jan 2017 03:55 AM PST

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot është mbajtur një demonstratë e serbëve, në të cilën është protestuar kundër "përpjekjes së shtypjes dhe frikësimit të serbëve në pjesën veriore" të Kosovës. Raportohet se në këtë protestë kanë marrë pjesë mijëra vetë. Kjo protestë, në të cilën pjesëmarrësit kanë bartur flamuj të Serbisë, u mbajt për ta kundërshtuar ndaljen e mbrëmshme të trenit nga autoritetet e Kosovës. Treni, që ishte nisur dje më herët gjatë ditës nga Beogradi për në pjesën veriore të Kosovës, ishte i dekoruar me ngjyra të flamurit të Serbisë dhe në të shkruante "Kosova është serbe". Autoritetet e Kosovës mbrëmë urdhëruan ndaljen e trenit, pasi vlerësuan se ishte "provokim i radhës nga Serbia". Kryeministri Isa Mustafa, theksoi se në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, institucionet qendrore në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar kanë marrë vendim që të mos lejojnë hyrjen e trenit të nisur nga Serbia për në Kosovë. Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë u tha gazetarëve se e ka urdhëruar ndaljen e trenit në Rashkë, për "t'i ruajtur njerëzit" dhe për evitimin e konfliktit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të rinjtë nuk u besojnë politikanëve

Posted: 15 Jan 2017 03:29 AM PST

Politikanët e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë arsye të fortë që ta arrijnë besimin e të rinjve apo t'u besohet në fjalën e dhënë, vlerësojnë disa të rinj të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sa u besoni politikanëve?

Posted: 15 Jan 2017 03:01 AM PST

Të rinjtë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk u besojnë politikanëve, pasi që premtimet e dhëna, asnjëherë nuk i kanë mbajtur. Të rinjtë thonë se politikanët nuk kanë bërë asgjë për kategori, prandaj ata nuk shohin perspektivë në Kosovë, pavarësisht arsimimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SpaceX e lansoi raketën e parë pas eksplodimit të vitit të kaluar

Posted: 15 Jan 2017 02:09 AM PST

Raketa SpaceX është lansuar nga Kalifornia në orbitë me 10 satelitë, që paraqet rastin e parë të lansimit nga ana e kësaj kompanie, prej se një raketë e saj e ngjashme eksplodoi gjatë lansimit vitin e kaluar. Ky lansim i mbrëmshëm u bë për vendosjen e satelitëve për kompaninë Iridium Communications. Kthimi i suksesshëm në gjithësi është i rëndësishëm për kompaninë, SpaceX, që i takon biznesmenit të pasur, Elon Musk, pas aksidentit në muajin shtator të vitit 2016. Pos lansimeve komerciale, SpaceX transporton edhe furnizime për Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Firma Iridium planifikon të realizoj edhe gjashtë lansime të raketës SpaceX, secili me nga 10 satelitë, në kuadër të avancimit teknologjik, që pritet të kompletohet në vitin 2018.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paris: Konferencë ndërkombëtare për paqe në Lindjen e Mesme

Posted: 15 Jan 2017 01:54 AM PST

Përfaqësuesit e më tepër se 70 vendeve dhe organizatave marrin pjesë në konferencën e sotme në Paris, ku pritet të kërkohet ripërtritja e bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve dhe të riafirmohet mbështetja për zgjidhje me dy shtete, për këtë konflikt i cili po zgjatë tash e disa dekada. Palestinezët e kanë mirëpritur këtë tubim, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka refuzuar të marrë pjesë në konferencë, tha se ky tubim është "manipulim" kundër Izraelit. Rundi i fundit i bisedimeve në prill të vitit 2014, dështoi totalisht për shkak të qëndrimeve armiqësore të palëve, pas nëntë muajve të negociatave. Në konferencën e sotme në Paris merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori: Kjo është forca më e aftë luftarake amerikane

Posted: 15 Jan 2017 01:35 AM PST

Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre. Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është "ditë e madhe", që do të ndihmoj në sigurinë rajonale. Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër to rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t'i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës. "Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët", tha dje zonja Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan. Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e "lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën". "Kjo është forca më e aftë luftarake e Amerikës, që është me gatishmëri të nivelit të lartë dhe brigadë e blinduar e stërvitur, së bashku me pajisjen dhe armatimin më të avancuar", tha ambasadori amerikan në Poloni, Paul Jones, në ceremoninë e mbajtur në Zagan. Ai theksoi se "derisa kërcënimi shtohet, vendosja e ushtrisë amerikane, po ashtu, shtohet". Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës. "Këto aksione i kërcënojnë interesat dhe sigurinë tonë", tha para disa ditësh Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka shtuar se "veçanërisht është shqetësuese vendosja e ushtarëve të palës së tretë afër kufijve tanë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama i ka zgjatur sanksionet joatomike kundër Iranit

Posted: 15 Jan 2017 01:19 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka zgjatur për një vit sanksionet kundër Iranit për shkelje të drejtave të njeriut dhe për mbështetje të organizatave terroriste. Nëpërmjet një urdhëri ekzekutiv të premten vonë, zoti Obama i ka ripërtrirë sanksionet joatomike, por e ka afirmuar tërheqjen e sanksioneve të ndërlidhura me programin atomik iranian, para një viti, duke theksuar se marrëveshja atomike e Iranit me fuqitë botërore, e arritur në vitin 2015, ishte e suksesshme. "Irani vazhdon t'i plotësoj përkushtimet e veta atomike", tha Obama, por aktivitetet e tjera iraniane, siç janë mbështetja për Hezbollahun në Liban dhe kërcënimet e përsëritura kundër Izraelit, mbesin "në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon dhe vazhdojnë të paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë tonë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara". Sanksionet joatomike janë zgjatur edhe për një vit prej 15 marsit të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni për matjen e territorit, ende jofunksional

Posted: 15 Jan 2017 12:02 AM PST

Komisioni për matjen e territorit të Kosovës, të cilin e ka propozuar Qeveria e Kosovës, ende nuk ka arritur të formohet dhe mbetet pikëpyetje se kur një komision i tillë do të mund të fillonte punën, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more