Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Urime e pershumvjet ditlindjen t'nderuem antar t'forumit shqiptar >” plus 7 more

Forumi Shqiptar: “Urime e pershumvjet ditlindjen t'nderuem antar t'forumit shqiptar >” plus 7 more


Urime e pershumvjet ditlindjen t'nderuem antar t'forumit shqiptar >

Posted: 26 Jan 2017 08:35 PM PST

Valoni, TONI-TORONTO, elfior, GRESI30, enoel, Medico (47), djal_rrugac (45), Sweet_DREAM (42), Askushi (42), Blerim75 (42), zeus (40), pentium 4 (39), Kuala` (39), Hysniu (38), sapun (38), besnik21 (36), besniku81 (36), Cakalli_Plak (36), Adnani_8 (35), acquarius (33), Beckham (32), euklit (32), Polici_Rrugac (32), studenti_bg (32), dinamo (30), Senada Rexha (30), Bedboy (29), MENEFREGISTJA (29), Krenar Jaha
Emri:  BAHRI QELIMI XX.jpg    Shikime: 1    Madhësia:  49.7 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ushtarët grekë me origjinë shqiptare mund të dënohen rëndë

Posted: 26 Jan 2017 09:13 AM PST

Emri:  33faf48485fda58d92caaa5aa354bba3b8bf732a_1_800x407.jpg    Shikime: 102    Madhësia:  34.9 KB

Shtate ushtaret greke me origjine nga Shqiperia, te cilet u shfaqen ne nje foto duke bere shqiponjen dykrenare me duar, mund te denohen me heqjen e nenshtetesise greke dhe deportim ne Shqiperi. Ne Greqi reagimi ka qene i forte, deri ne nivelin e Ministrit te Mbrojtjes, qe e kane quajtur gjestin te papranueshem dhe te perseritur. "Nese ndiheni shqiptare, shkoni ne shtepi." raportohet te kete qene reagimi i tij, i perifrazuar. Ushtaret greke jane femije emigrantesh shqiptare qe kane lindur ne Greqi. Ligji grek ua njeh shtetesine femijeve te emigranteve.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Rilindasit Rama i bien pendët: Bie ndjeshëm besimi i shqiptarëve tek institucionet e vendit

Posted: 26 Jan 2017 04:43 AM PST

Indeksi i Pandëshkueshmërisë; bie besimi te Qeveria, Prokuroria dhe Parlamenti

Një studim mbi perceptimin e pandëshkueshmërisë në vend nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, IDRA, zbulon se besimi i qytetarëve shqiptarë te qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rënë në tre vitet e fundit.

Emri:  edirama-par-33.jpg    Shikime: 102    Madhësia:  30.4 KB

Sipas studimit të publikuar nga IDRA të mërkurën, indeksi i besimit në qeverinë shqiptare ra nga 42 pikë në një shkallë prej 100 pikësh në vitin 2014 në 35 pikë në vitin 2017, duke regjistruar një nga rëniet më të mëdha të besimit në institucionet publike.

Një tjetër institucion që ka shënuar rënie të lartë në indeks është dhe Parlamenti, i cili nga 34 pikë nga 100 pikë në 2014-ën, ka rënë në 27 pikë nga 100 pikë në 2017-ën.

Palamenti ndiqet nga Prokuroria e Përgjithshme, që gjithashtu ka shënuar rënie nga 38 në 32 pikë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka shënuar një rënie nga 36 në 31 pikë.

Institucioni më pak i besuar nga qytetarët shqiptarë, ashtu si në vitin 2014 mbetet gjyqësori me 24 pikë në indeks nga 100 pikë, duke shënuar një rënie prej 2 pikësh nga viti 2014.

Studimi, i cili titullohet ""Pandëshkueshmëria – Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve," dhe është kryer në periudhën kohore Tetor 2016-Janar 2017, është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri, OSFA.

Ky studim bazohet në një anketë kombëtare me 1200 persona në moshë 16 vjeç e lart, nga të cilët 200 të anketuar i përkasin grupmoshës 16-24 vjeç.

Sipas studimit, interesi i qytetarëve shqiptarë ndaj problematikave me të cilat vendi përballet ka pësuar një rritje gjatë viteve të fundit dhe fokusi i tyre kryesor mbeten çështjet politike, sociale dhe ekonomike.

"Ekonomia, korrupsioni dhe keqqeverisja figurojnë sërish si dimensionet më problematike në Shqipëri, por me një rënie përsa i përket frekuencës së natyrës së tyre problematike," tha IDRA në njoftim për shtyp mbi studimin.

Ekonomia vazhdon të jetë problemi kryesor me të cilin përballen shqiptarët, i vlerësuar si shumë problem nga 82 % e të anketuarve, i ndjekur nga korrupsioni dhe keqqeverisja, të identifikuar si shumë problem nga 80 % të anketuarave. I treti problem serioz identifikohet pandëshkueshmëria, e ndjekur nga shëndetësia, arsimi dhe ndotja e mjedisit.

Ngjashëm me vitin 2014, kur indeksi i pandëshkueshmërisë u publikua për herë të parë, media vazhdon të vlerësohet si aktori më i suksesshëm përsa i përket hetimit dhe raportimit të shkeljeve të ligjit nga zyrtarët e lartë, pavarësish se shpesh perceptohet si një pushtet i kufizuar nga interesa politike dhe ekonomike. Televizioni vazhdon të jetë mediumi kryesor i informacionit për qytetarët, por një rol në rritje kanë dhe publikimet në internet dhe rrjetet sociale.

Sipas të anketuarve, fenomeni i pandëshkueshmërisë në Shqipëri lidhet ngushtësisht me moszbatimin e ligjit dhe mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë si dhe korrupsionin. Ligji perceptohet se vepron me dy standarte, një për qytetarët e thjeshtë dhe një tjetër për zyrtarët e lartë.

Edhe pse 'mesatarisht' të informuar për reformën në drejtësi, pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me zbatimin e saj janë të dyzuara dhe vetëm 42 % e të anketuarve shprehen optimistë për zbatimin e reformës.

Në vlerësimin e perfomancës së institucioneve ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme merr notën më negative, ku 22 % e të anketuarve e vlerësojnë punën e saj keq dhe 18 % si shumë keq, 35 % as mirë as keq dhe vetëm 19% shumë mirë dhe mirë. Ndyshe nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit ka një vlerësim më të mirë, ku 2 /3 e të anketuarve e vlerësojnë si mirë (44%) dhe shumë mirë (22%).

Besar Likmeta
BIRN
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Qeveria e Rilindjes: Rilindëm industrinë e rafinimit të naftës. Punëtorët në grevë: 4 muaj pa paga!

Posted: 26 Jan 2017 04:38 AM PST

Rilindja e një industrie

Emri:  big_km_web_ballsh.jpg    Shikime: 54    Madhësia:  188.6 KB

Uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh ka rifilluar punën me kapacitet të plotë. E shtrirë në 104 hektarë dhe me një histori të gjatë që prej ndërtimit në vitin 1978, rafineria prej mëse një viti kishte mbyllur dyert si rezultat i falimentimit të kompanisë, pas një privatizimi të dështuar të bërë nga qeverisja e kaluar. Rafineria e Ballshit vlerësohet një aset strategjik në industrinë e naftës. Mbyllja e saj u kthye edhe në një plagë sociale, duke lënë të papunë mijëra banorë të zonës. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, inspektoi rafinerinë, pas kalimit të saj në administrim të ri. Riaktivizimi i saj përbën një ngjarje pozitive për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare, pasi punëtorët e saj rifituan punën.

"Prej një jave, të gjithë repartet e rafinerisë punojnë me kapacitet të plotë. Njerëzit janë të paguar. Një nga elementet bazë që ne shpresojmë në të ardhmen dhe ky është një problem thelbësor, punonjësit, është që të rimëkëmbim qendrën e trajnimit që të kemi të rinj që vijnë," – tha një prej administratorëve të rinj të uzinës.

"Kjo rafineri ka një histori të dhimbshme, një privatizim të dështuar, një faliment të një kompanie private dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, jashtë çdo lloj vëmendjeje të të gjithë njerëzve, të cilët e kishin lidhur fatin me këtë rafineri. Një nga sfidat që kishim si qeveri ishte rivënia në punë e përpunimit të naftës në vend, për arsye nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha për punësimin e njerëzve dhe për ta mbajtur këtë aset strategjik që edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera që kanë naftë, të ketë mundësi të prodhojë naftë. Megjithëse ky është një biznes privat, ne nuk mund të mbyllnim sytë ndaj një problemi të madh social dhe detyra jonë dhe Kryeministri Edi Rama është investuar personalisht që rafinerisë të mos i mungojë nafta. Vetëm biznesi që është rreth kësaj rafinerie, zinxhiri që nga furnizimi dhe pjesa tjetër prodhimi janë disa qindra milionë dollarë që janë pjesë e ekonomisë shqiptare," – u shpreh ministri Gjiknuri.

Pas rivënies në punë, uzina ka rinisur prodhimin e eurodieselit të standardit europian, benzinë super dhe derivate të tjera.

Rivënia në punë e uzinës ka rikthyer edhe shpresën e naftëtarëve. "Fati i keq i yni qe që ne ngelëm në mes të katër rrugëve. Azerbajzhanasit ikën duke lënë gjithë këtë kapital e këta njerëz në mëshirë të fatit. U munduam e trokitën në derën e Kryeministrit. Na premtoi, do të bëjmë ç'është e mundur me mundësitë e fuqitë që kemi si shtet që rafinerinë e Ballshit, gjithë atë krahinë duke filluar nga Patosi në Tepelenë, ta vëmë në funksion dhe sot, ne jemi këtu ku jemi. Sot ka dalë eurodieseli me 5ppm, çka do të thotë i standardit europian," – tha një prej punonjësve, që më parë ka protestuar, dëshmitar i rrënimit që po pësonte uzina.

Kjo problematikë sipas edhe vetë dëshmive të punëtorëve i ishte bërë e njohur Kryeministrit, i cili e përcaktoi zgjidhjen e problemit të punëtorëve si kushtin kryesor në tryezën e negociatave me drejtuesit e rinj. "Ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent. Në fakt këta shokët më treguan edhe përpëlitjet për të ushqyer familjen me lista nëpër dyqanet e zonës. Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qënë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar."

Rafineria gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas drejtuesve të saj, "të gjithë serrat e Mallakastrës. Sasia është kolosale." Kjo, për Kryeministrin, përbën një vlerë të shtuar në mbështetje të bujqësisë për të gjithë zonën e Mallakastrës. "Ne duhet ta synojmë këtë, të arrijmë sasinë e avullit që të furnizojmë gjithë serrat e Mallakastrës dhe t'i japim një bum gjithë zonës nga pikëpamja bujqësore."

Kryeministria
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Artan Hoxha: Rilindja socialiste fiskale që na kushtoi mbi 500 milionë euro!

Posted: 26 Jan 2017 04:29 AM PST

Rilindja fiskale që na kushtoi mbi 500 milionë euro

Emri:  auto_tan_hoxha_tatime1485429700.jpg    Shikime: 52    Madhësia:  36.5 KB

Nga Artan Hoxha

Në trevjeçarin rilindës 2014-2016 të ardhurat doganore+tatimore arritën shifrën 788 miliard lekë. Në atë demokrat 2010-2012, 691 miliard lekë, pra 97 miliard lekë më shumë apo rreth 14.0% më shumë. Me shikim të parë duket se çoç kanë bërë. Siç shpjegohet më poshtë, goxha dëm.

Të ardhurat fiskale janë funksion i ecurisë së ekonomisë, normës së taksave dhe performancës së administratës në tërësi, asaj tatimore e doganore në veçanti. Diferenciali i të ardhurave, në përafrim të parë, është sa shuma e diferencialeve të efekteve të secilit faktor veçmas.

Sipas INSTAT rritja nominale e ekonomisë në trevjeçarin rilindës, krahasuar me atë demokrat, është 12.1%. Një rritje kjo më se normale, natyrore, e importuar, duke konsideruar distancën 4-vjeçare mes dy trevjeçarëve dhe zbutjen e krizës në eurozonë këto tre vitet e fundit. Asnjë kontribut rilindës. Përkundrazi. Këtë çështje e kam trajtuar në një tjetër shkrim ndaj nuk po zgjatem: (http://www.syri.net/op-ed/30307/rili...e-burokratike/)

Po kaq, pra 12.1% apo rreth 84 miliard lekë është ndikimi i rritjes nominale të ekonomisë në rritje e të ardhurave fiskale. Ky faktor përfshin në vetvete edhe ndryshimin rezultant të çmimeve, rritjen e çmimeve për disa produkte apo rënien për disa të tjerë (si p.sh. çmimi i naftës) si edhe ndryshimet rezultante, uljen a ngritjen sasiore të flukseve të mallrave, shërbimeve, punës, kapitalit.

Rritja e ndjeshme e normës së disa taksave afërmendsh që ka patur kontribut të ndjeshëm e te drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave tatimore e doganore. Për ilustrim më poshtë jepen tre shembuj.

Rritja e taksës së qarkullimit aplikuar mbi sasitë e importuara të karburanteve në trevjeçarin 2014-2016, rreth 1,3 milion ton (pa llogaritur prodhimin vendas), ka sjellë mbi 30 miliard lekë të ardhura shtesë. Rritja e akcizës së cigareve aplikuar mbi importet 2014-2016, rreth 7815 ton (pa llogaritur prodhimin vendas), ka sjellë mbi 12 miliard lekë të ardhura shtesë. Rritja e tatimit të fitimit zbatuar mbi fitimin e deklaruar nga bizneset ne 2014-2016, rreth 504 miliard leke ka sjellë një tjetër shtesë të ardhurash fiskale prej mbi 25 miliard lekë. Gjithsej 67 miliard lekë. Ulja e të ardhurave nga ulja e çmimit të naftës në tregjet botërore, pakësimi i import të cigareve (për aq sa nuk është evazion) apo tkurrja e fitimit të bizneseve nën presion fiskal rilindës janë konsideruar një herë tek faktori i rritjes ekonomike nominale ndaj këtu s'ka pse të konsiderohen për të dytën herë.

Nëse konsiderojmë edhe efektet rritëse mbi të ardhurat nga rritja e disa taksave të tjera kombëtare e, këtyre i zbresim ndonjë ulje modeste të të ardhurave nga ulja e ndonjë norme taksimi, rezulton një efekt neto prej mbi 13 miliard lekësh të ardhura shtesë. Bashkë me tre taksat e sipërpërmendura efekti kalon shifrën 80 miliard lekë. Këtu nuk po konsideroj të ardhura të tjera tatimore si p.sh. lokale, që do ta bënte edhe më të lartë efektin shtesë.

Duke mbledhur efektet e veçanta të rritjes nominale të ekonomisë dhe të rritjes se normës së taksave, rritja e të ardhurave në trevjeçarin rilindës 2014-2016 kundrejt atij demokrat 2010-2012, vetëm nga këto dy faktorë, duhej të kishte qenë të paktën 164 miliard lekë dhe jo 97 miliard, apo 23.6% dhe jo 14.0%.

Diferenca prej 67 miliard lekësh me pak apo 9.6% më pak nga rritja e pritshme kërkon shpjegim dhe i vetmi që mbetet ëstë rënia me po kaq, pra me 9.6% e performancës së administratës doganore e tatimore me një dëm prej 67 miliard lekësh apo mbi 500 milion euro.

Kjo shifër është minimale dhe pjesore - vetëm administrimi fiskal qendror - por dhe kaq mjafton për të nxjerre në pah rënien dramatike të performancës doganore e tatimore, të shtetit në tërësi, me kosto të rëndë publike. Rilindësit thonë se po bëjnë shtet, por në fakt ... vaj me det ky shtet.

Gjithsesi, nëse rilindësit nuk e pranojnë rënien dramatike të performancës së administratës doganore e tatimore, të shtetit në tërësi, me kosto mbi 500 milion euro, mbetet të pranojnë se ekonomia nuk është rritur aq sa ç'thonë, pra kanë fryrë shifrat e rritjes ekonomike deri 500 milion euro.

Një nga dy faktorët, ose ekonomia ose performanca, si në enët komunikuese, duhet zvogëluar po aq sa ç'rritet tjetri. Përndryshe, pretendimi se ka rritje të njëkohshme të të dy faktorëve, dy suksese njëkohësisht, krijon paradoks.

Sa për shtesën neto të të ardhurave nga rritja neto e normës së taksave, ajo është aritmetikë e thjeshtë dhe aritmetika nuk është opinion.

Syri
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kryepeshkopi Anastas: Kisha u ngrit nga gërmadhat, për të unë u bëra “lypës ndërkombëtar”

Posted: 26 Jan 2017 04:13 AM PST

Ishte fillimi i vitit 1991, kur Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, u caktua Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në një intervistë eskluzive me Albanian Daily News, Anastas zbulon detaje të përpjekjes së tij për të ringjallur Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, plotësisht të shkatërruar prej vitit 1967 nga regjimi komunist, në këtë vend të Ballkanit.

Emri:  janullatos-468x350.jpg    Shikime: 60    Madhësia:  27.7 KB

"Më së shumti ne mblidheshin në gërmadhat e kishave, nën pemë ose përjashta në mbarë vendin dhe konstatova dëshpërim dhe shpresë" – thotë kryepeshkopi Anastas, në lidhje me përpjekjen sfiduese për zhvillimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, për të cilën, siç ai pohon, u bë një lypës ndërkombëtar.

Fortlumturia Juaj, si u zgjodhët Primat i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, dhe cili ishte reagimi juaj kur feja rilindi në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist?

Reagimi i parë ishte befasimi. Ishte fillimi i vitit 1991, kur mora një telefonatë nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës, që kishte përgjegjësinë për t'u kujdesur dhe mbështetur Kishat Orthodhokse në vështirësi, e cila më kërkoi të isha Ekzark Patriarkal në Shqipëri. Në atë kohë, isha profesor i Historisë së Fesë në Universitetin Kombëtar të Athinës, Kryepiskop në detyrë në Afrikën Lindore për organizimin e Hierapostullimit Orthodhoks dhe moderator (kryetar) i Komisionit dhe Konferencës për Misionin Botëror dhe Ungjillëzmin" të Këshillit Botëror të Kishave (studimet e mia pasuniversitare në Gjermani dhe shkrimet që vijuan u fokusuan mbi Fetë e botës dhe dëshminë e krishterë).

Mbërrita në Tiranë në korrik të vitit 1991. Pas kontakteve të para me udhëheqjen politike, vizitova qytetet kryesore dhe një numër të madh fshatrash ku tradicionalisht jetonin komunitetet orthodhokse. Në shumicën e rasteve, mblidheshim në gërmadhat e kishave, në vende të hapura poshtë pemëve dhe kudo, në mbarë vendin, vura re dëshpërim dhe shpresë. Mesazhi im i parë ishte: "Guxojmë të shpresojmë. Perëndia i dashurisë nuk ka për të na braktisur!". Fjalët e para që mësova në shqip- atëherë isha 62 vjeç -ishin përshëndetja paskale: "Krishti u Ngjall". Pozita e kryepiskopit, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku Kisha ishte krejtësisht e shkatërruar, nuk ishte një fron rehatie, pushteti dhe lavdie, por një fron shërbimi me frymën e Kryqit. Jisu Krishti e përshkroi mjaft qartë këtë detyrë: "Ai që do të jetë i pari, duhet të jetë i fundit, dhe shërbëtori i të gjithëve".

Cilët ishin hapat e parë për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në atë kohë dhe ku e gjetët forcën për të kryer misionin tuaj? Cilët ishin mbështetësit tuaj moralë dhe financiarë?

Ne nisëm të meshonim, të predikonim dhe të qarkullonim Shkrimin e Shenjtë dhe Literaturën e krishterë në gjuhën shqipe. Organizuam një komitet, ku merrte pjesë një prift i moshuar dhe një laik nga çdo rreth për të përfaqësuar Kishën Orthodhokse në marrëdhëniet publike. Krijuam një seminar për përgatitjen e klerit vendas. Meqenëse nuk kishim godinat e nevojshme dhe mjetet për këtë gjë, morëm me qira një hotel në Durrës dhe e hapëm me shumë vështirësi Seminarin tonë atje. Pranuam studentë, me kusht, që të kishin përfunduar të paktën arsimin e mesëm. Me hirin e Perëndisë, gjatë shërbimit tim këtu, kemi shkolluar, dorëzuar priftërinj dhe kemi mbështetur në veprën e tyre më tepër se 160 nënshtetas shqiptarë.

Kur fillova punën këtu, nuk kisha asnjë premtim si për mbështetje financiare, ashtu dhe për njerëz që do të më ndihmonin. E pranova këtë sfidë me besim spontan te Perëndia dhe duke iu bindur në mënyrë të pakushtëzuar Kishës. E vetmja gjë e sigurt nga ana financiare për mua ishte pensioni nga Universiteti i Athinës. Për realizimin e projekteve të nevojshme, duhej të shkoja në drejtime të ndryshme: të shpjegoja, të bindja dhe të lypja. Trokita tek të gjithë miqtë e mi në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi, duke kërkuar mbështetje nga fondacione dhe individë të ndryshëm. Lavdi Perëndisë, ndihma më erdhi nga drejtime që nuk i kisha shpresuar. Për hir të zhvillimit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, unë u bëra një "lypës ndërkombëtar", por gjatë kësaj rruge, e dija fare mirë se gjithmonë lypja për diçka shumë esenciale dhe aspak për veten time.

Sa i takon pyetjes, "Ku e gjetët forcën për të kryer misionin tuaj?", më duhet t'ju kujtoj se e gjithë jeta ime është bazuar në sigurinë se Realiteti Suprem në univers është Perëndia i Dashurisë. Gjithmonë sjell në mendje vargun e mrekullueshëm të shën Joan Ungjillorit: "Perëndia është dashuri dhe kush qëndron në dashuri, rri në Perëndinë dhe Perëndia në atë". Dhe jam i bindur se ky përkufizim rreth Realitetit Suprem është më i rëndësishmi, gjithmonë aktual dhe burim frymëzimi. Sigurisht, unë e di se ka shumë njerëz që nuk besojnë në Perëndi, ca më pak në Perëndinë e Dashurisë dhe ndoshta këta njerëz janë dyshues për keq, kur na dëgjojnë të flasim rreth bindjeve tona. Respektoj lirinë e tyre për të pasur secili idetë e tij, por unë nuk resht së frymëzuari prej besimit tim të krishterë, prej sigurisë së pranisë së Krishtit në çdo hap të përpjekjeve tona. Besoj me gjithë zemër se gjëja më e rëndësishme që ne mund të ofrojmë dhe të provojmë në këtë jetë është dashuria. Se përpjekja më esenciale e Kishës është të jetë një punishte e dashurisë që rrezaton dashurinë e Perëndisë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, jemi përballur shumë herë me dyshime (veçanërisht për shkak të origjinës sime greke), me sprova, keqkuptime, akuza dhe shpifje. Në të gjitha situatat e vështira dhe sfiduese streha dhe ngushëllimi ynë ka qenë dhe është siguria se "Nëse Perëndia është me ne, kush është kundër nesh?" dhe në mënyrë të veçantë eksperienca e apostull Pavlit, sipas të cilit: "Mund t'i bëj të gjitha me anë të Krishtit që më fal fuqi". Unë e kuptoj se kjo gjuhë për njerëz që kanë bindje të ndryshme fetare është e huaj. I përmend këto për të dëshmuar se ka një fushë të besimit dhe të përvojës, e cila na fal fuqinë shpirtërore për të kapërcyer pengesa dhe sprova. Besimi dhe lutja mbeten fuqia e fshehtë e çdo njeriu që përpiqet të ketë një marrëdhënie me Perëndinë dhe të shërbejë. Në këto përpjekje, nuk isha i vetëm; gjatë 25 viteve kam pasur bashkëpunëtorë të mrekullueshëm, pjesa më e madhe e tyre vendas, por edhe nga 4-5 klerikë të huaj dhe 5-8 laikë të ardhur nga vende të tjera, njerëz me frymë dashurie dhe sakrifice.

Është një fakt i rëndësishëm historik se në vitin 1912, me krijimin e shtetit shqiptar, nisi një fazë e re për Kishën Orthodhokse. Ardhja e pavarësisë politike solli kërkesa të përsëritura për pavarësinë e të gjitha komuniteteve fetare nga qendrat e tyre në vendet e tjera. Si e konsideroni atë periudhë?

Ky ishte një synim i natyrshëm (meqenëse shtetet e tjera ballkanike e kishin marrë Autoqefalinë prej Patriarkanës Ekumenike). Gjithashtu ishte e domosdoshme që autoqefalia të realizohej nëpërmjet Traditës dhe procedurës së duhur kishtare. Gjithashtu duhej të ruhej identiteti global kishtar si një gjymtyrë e Orthodhoksisë dhe shprehja vendore brenda Shtetit shqiptar. Zgjidhja u realizua më në fund pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Patriarkanës Ekumenike dhe autoriteteve shqiptare me ofrimin kanonik të Autoqefalisë në prill të vitit 1937. Ashtu siç shkruhet qartazi në nenin e parë të Statutit të saj: "Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që ka si themelues dhe Krye të saj Zotin dhe Perëndinë tonë Jisu Krisht është institucion hyjnor si prania dhe shfaqja në vend e Një Kishe të Shenjtë Katholike dhe Apostolike, e bashkuar në mënyrë të pandashme me Patriarkanën Ekumenike, me të gjitha Kishat simotra Autoqefale dhe ruan të paluajtshme burimet e besimit, d.m.th. Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë, si dhe Kanonet e Shenjta apostolike e sinodike".

Në Traditën Orthodhokse, ne kemi një sistem sinodial: asnjë Kishë "Autoqefale" nuk është e pavarur në kuptimin e një institucioni shekullar. Ekzistojnë shumë marrëdhënie të brendshme të vazhdueshme dhe ndërvarësi. Siç u theksua edhe në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Orthodhoksisë në Kretë, në 2016, "Kishat Orthodhokse Autoqefale nuk përbëjnë një federatë Kishash, por Një Kishë, të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike. Çdo Kishë lokale ndërsa ofron Eukaristinë e Shenjtë, është prania lokale dhe shfaqja e Një Kishe, të Shenjtë, Katholike, dhe Apostolike. "Uniteti i Kishës Orthodhokse bazohet në radhë të parë në Eukaristinë dhe në vijimësinë e pandërprerë apostolike të episkopëve të saj".

Në këtë kornizë theologjike ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas shkatërrimit të saj të plotë të kryer nga sistemi ateist, ishte e domosdoshme të bëhej sipas traditës orthodhokse. Patriarkana Ekumenike, që i dha Autoqefalinë Kishës së Shqipërisë, mori iniciativën e ringritjes së Kishës së shkatërruar. Çdo gjë është bërë sipas rregullit të saktë kishtar; ky fakt njihet jo vetëm në qarqet orthodhokse, por përgjithësisht në botën e krishterë.

Në nëntor të vitit 1967, Shqipëria u shpall shtet ateist- i vetmi i këtij lloji në botë dhe në histori. Në këtë shtet, të gjitha format e shprehjes fetare ishin të ndaluara me kushtetutë. Qindra kisha u shkatërruan dhe shumë prej tyre iu ndryshua destinacioni. Si e patë atë kohë të vështirë që kaloi populli shqiptar? Cilat janë disa nga përpjekjet dhe arritjet në punën tuaj për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë?

Para se të vija këtu, ndiqja me dhimbje dhe shqetësim të madh persekutimin e tmerrshëm ateist në Shqipëri. Shkatërrimi jo vetëm i ndërtesave fetare, por edhe i besimit në shpirtrat e njerëzve ishte padrejtësia më e tmerrshme. Çrrënjosja e besimit fetar nga ndërgjegjja e popullit ishte me të vërtetë një krim kundër njerëzimit. Por brenda meje ruaja sigurinë se Perëndia do të bënte mrekullinë e lirisë fetare, që do t'i dhurohej përsëri Shqipërisë.

Sa i takon përpjekjes sime, dua të shtoj në lidhje me ato që përmenda më lart rreth përgatitjes së qytetarëve të Shqipërisë për shërbimin ndaj Kishës, se në vitet pasardhëse ne ngritëm Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" në Durrës dhe dy shkolla të mesme kishtare me emrin "Kryqi i Nderuar", si edhe një shkollë të muzikës bizantine, të gjitha me konvikt. Një prioritet kryesor, sipas standardeve të Orthodhoksisë, ishte krijimi dhe zhvillimi i Sinodit të Shenjtë. Sot Sinodi përbëhet nga kryepiskopi, gjashtë mitropolitë dhe një episkop. Dy hapa të tjerë të rëndësishëm ishin hartimi i Statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Marrëveshja me Qeverinë e Shqipërisë, që u bë ligji nr. 10057 dt. 22. 2. 2009, të cilat përbëjnë dokumentet legale bazë të Kishës sonë.

Gjatë kësaj periudhe, ne arritëm të ndërtojmë më shumë se 150 kisha të reja, të mëdha e të vogla, restauruam mbi 60 kisha e manastire-monumente kulture dhe mbi 160 kisha ekzistuese. Gjithashtu janë ngritur, blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, seli metropolitane, shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfrit etj. E gjithë vepra ndërtuese arrin në mbi 450 objekte. Janë botuar me dhjetëra libra teologjikë dhe shpirtërorë së bashku me periodikë të ndryshëm; Kisha Orthodhokse ka shtypshkronjën e saj. Janë formuar lidhjet rinore, lidhjet e grave dhe të intelektualëve; si edhe një stacion radiofonik, për të zhvilluar më tej jetën dhe dëshminë e krishterë.

Gjatë këtyre viteve një çështje primare ishte sigurimi i vazhdimësisë financiare për të gjitha përpjekjet në të ardhmen. Kjo ëndërr ishte më e vështirë për t'u realizuar. Me fuqinë e Perëndisë, në vitin 2016 arritëm të ndërtojmë një hidrocentral afër Librazhdit. Ky projekt pati katër parametra kryesorë: plotëson të gjitha standardet mjedisore, përdor vetëm burime energjie të rinovueshme, ndihmon në zhvillimin e infrastrukturës së Shqipërisë, duke kontribuuar në shtimin e energjisë që disponon vendi dhe ka një perspektivë të qartë sociale: të ardhurat e përftuara nga kjo vepër do të mundësojnë vazhdimin e veprës sonë shpirtërore, filantropike, edukuese dhe sociale.

Përveç fesë, a u përfshitë në projekte të tjera për të mbështetur njerëzit e zakonshëm, gjendja e të cilëve ishte e vështirë në atë kohë?

Gjatë periudhave të vështira që kaloi vendi (1992, 1994, 1997, etj.), ne u përpoqëm të lehtësonim gjendjen e popullit që vuante. Ofruam një ndihmë të gjerë humanitare, duke siguruar e shpërndarë mijëra tonë ushqime, rroba e medikamente. Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edukimit të përgjithshëm, që evidentohet me ngritjen e rreth 30 shkollave në të gjitha nivelet" kopshte, shkolla fillore e të mesme, Institute të Formimit Teknik dhe një Kolegj universitar (Kolegji universitar "Logos"). Gjatë këtyre viteve kemi ofruar mbi 30.000 bursa dhe kemi ndihmuar mbi 11.000 fëmijë e studentë në shkollimin e tyre.

Në fushën e shëndetësisë, Qendra jonë Mjekësore Diagnostike "Ungjillëzimi" në Tiranë, ofron shërbime të kujdesit shëndetësor me kontributin e mjekëve të njohur dhe të pajisjeve mjekësore moderne. Gjatë 17 viteve të funksionimit të saj janë kryer më tepër se 2 milionë vizita dhe miliona analiza. Në disa qytete dhe në fshatra janë organizuar programe të tjera mjekësore në shërbim të banorëve. Gjithashtu kemi zhvilluar dhe mbështetur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen edhe projekte zhvillimi në zona malore.

Një përpjekje shumë e rëndësishme u bë në vitin 1999, kur mijëra refugjatë nga Kosova mbërritën në Shqipëri. Kisha jonë, në bashkëpunim me Kishat e tjera Evropiane, ndihmoi dhe strehoi mbi 33.000 refugjatë. Këto janë një pjesë e vogël e përpjekjeve konkrete që kemi realizuar, por në këtë intervistë nuk është e mundur të hyjmë në më shumë detaje (informacion shtesë mund të gjendet në faqen tonë të internetit www.orthodoxalbania.org, si dhe në botime të tjera të rëndësishme të Kishës).

Mbi 800 persona janë punësuar nëpër departamente të ndryshme, fondacione dhe institucione të krijuara nga Kisha, dhe kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve; duke i shtuar kësaj shifre edhe numrin e madh të punonjësve të kompanive të ndërtimit të cilat kanë punuar në shumë projekte të ndryshme të Kishës gjatë 25 viteve. Këto shifra flasin sado pak rreth kontributit social dhe financiar të Kishës për zhvillimin e vendit. Përmbledhtazi, Kisha jonë ka kontribuuar në mënyrë substanciale për rindërtimin dhe zhvillimin social e shpirtëror të Shqipërisë.

Cilat janë lidhjet dhe bashkëpunimi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar?

Ne marrim pjesë me të drejta të plota në të gjitha aktivitetet e Kishave Orthodhokse. Vitet e fundit, Kontributi i Kishës sonë ka qenë shumë i rëndësishëm në "Sinakset"- Mbledhjet e Primatëve të Kishave Orthodhokse dhe veçanërisht në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Orthodhoksisë në Kretë, qershor 2016. Kisha jonë është gjithashtu anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane (Gjenevë), e Këshillit Botëror të Kishave (Gjenevë), si edhe e Konferencës Botërore Ndërfetare Fetë për Paqen (Nju-Jork). Është fakt i njohur se në të gjitha këto organizata ndërkombëtare, ne patëm një pjesëmarrje aktive (në Konferencën e Kishave Evropiane kam qenë zëvendës-president, në Këshillin Botëror të Kishave president dhe në Fetë për Paqe president nderi i kësaj organizate ndërfetare).

Shqipëria është vlerësuar për harmoninë fetare në vend. Si e konsideroni këtë fakt dhe cili është roli juaj në këtë përpjekje?

Edhe para se të vija në Shqipëri, isha anëtar i "Grupit Theologjik të Punës për Dialog me Njerëz të Feve dhe Ideologjive të Tjera", të Këshillit Botëror të Kishave. Këtu në Shqipëri, ne jemi në një "dialog jete" të vazhdueshëm, me respekt të thellë për çdo person njerëzor pavarësisht bindjeve të tij fetare apo se çfarë idesh filozofike ose bindje ka. Që në vitin e parë, ne punuam për marrëdhënie të përzemërta midis kryetarëve të Komuniteteve të ndryshme fetare. Morëm iniciativën për krijimin e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale. Gjithashtu kemi krijuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë dhe jemi bërë anëtarë të Konferencës Botërore të Feve për Paqen. Në përgjithësi, jemi përpjekur për promovimin jo vetëm të tolerancës, por edhe të bashkëpunimit vëllazëror dhe të bashkëjetesës harmonike. Ky fakt është njohur publikisht prej autoriteteve shtetërore. Harmonia fetare në Shqipëri, është një fryt konkret i përpjekjeve të ndërgjegjshme dhe të zellshme nga të gjitha komunitetet fetare gjatë gjithë këtyre viteve dhe duhet të vazhdojë të jetë një aset i vyer shpirtëror i shoqërisë shqiptare.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

DOKUMENTI/Gazeta e deputetes së Ramës:Vllahutin 1.6 milion euro vilë, BE bashkëjeton me korrupsionin

Posted: 26 Jan 2017 03:34 AM PST

Rolling Hills është një kompleks i njohur vilash të shtrenjta në periferi të Tiranës. Mure të lartë rrethues me siguri të përforcuar mbyllin përbrenda tyre, vila të bukura të zhytura në luks dhe gjelbërim, të përshtatura për një standard të lartë jetese.

Nuk është rastësi që kjo zone e kryeqytetit e njohur edhe si "vilat e Lundrës" është bërë vitet e fundit vendi i preferuar për banim nga miliarderët e Tiranës mes të cilëve politikanë, ish-kryeministra e fëmijë ish-kryeministrash, maniatë mediash, biznesmenë etj, dhe sidomos shumë nga ata që ambasadorët e BE dhe SHBA në Tiranë i kanë akuzuar si të korruptuar dhe pengues të reformës në drejtësi gjatë muajve të fundit.

Për këtë arsye, ka qenë një befasi jo fort e këndshme për grupin investigativ të gazetës DITA, kur ka zbuluar nga një kontratë noteriale faktin që pikërisht në "fshatin e të korruptuarve" ka blerë së fundmi rezidencën e saj edhe denoncuesja e korrupsionit, ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin.

Një kontratë noteriale, ku ka shumë gjëra që nuk shkojnë, është publikuar sot nga DITA. Dokumentet zbulojnë se rezidenca e re e ambasadores Vllahutin është blerë me fonde të BE-së për plot 1 milion e 649 mijë euro, duke u renditur ndoshta në top listën e vilave më të shtrenjta të Rolling Hills.

Bëhet fjalë për një vilë rreth 345 metra katrorë në një truall rreth 1600 metra katrorë. Me një llogari të thjeshtë dhe duke krahasuar çmimet e vetë Rolling Hills në faqen zyrtare del se BE ka blerë me një super-çmim që tejkalon disa herë çmimin me të cilin shitet edhe vila më e shtrenjtë në këtë kompleks.

Në aktin noterial të shitjes vihet re përveç çmimit të fryrë edhe fakti që shitja është kryer nga shtetasi privat L.D. i datëlindjes 1980, posedues pronash milionëshe duke qenë vetëm 35 vjeç. Dhe për më tepër, nuk rezulton që selia e BE në Tiranë të ketë kryer tender për këtë blerje.

Duke qenë se përgjithësisht BE nuk blen vila për ambasadorët e vet, por përdor qiranë, ky përjashtim në Tiranë, aq më tepër me gjithë këto pikëpyetje nga pas, nuk ka kaluar pa u vënë re.

DITA ka mësuar se një mision auditi i BE-së do udhëtojë drejt Tiranës. Ndërkohë një tjetër fakt kurioz i shton dyshimet: Agjencia e njohur për shkrime investiguese BIRN, e la përgjysmë hetimin për këtë blerje për arsye ende të panjohura.

Hetimi u ndërpre në momentin që analiza krahasimore e çmimit të vilave në Rolling Hills nxori në pah një të dhënë shumë kompromentuese: Çmimi i vilës në fjalë, as në shkurt 2015 kur u lidh kontrata, as sot e kësaj dite nuk i kalon të 1 milion eurot.

Një jurist i kontaktuar nga DITA thotë se duhet parë bazuar në çfarë rregullash zyra e BE në Tiranë ka vendosur të bëjë një blerje të tillë, pse vilë për ambasadoren dhe jo zyra për shembull; përpos faktit që duket e pa precedentë që një organizatë multinacionale blen prona në një shtet të caktuar.

E pyetur nga DITA Ministria e Drejtësisë nuk pranoi të jepte informacion mbi rastin, por gazeta disponon aktin noterial të blerjes. Veç labirintit ligjor dhe dyshimeve që krijon kjo blerje disa pyetje mbi moralin e këtij veprimi bëhen të pashmangshme:

BE do paguajë detyrime të përbashkëta në këtë fshat me të gjithë banorët e tij miliarderë, pra do bashkëjetojë me ata që ka akuzuar për korrupsion. A mund t'i lejojë vetes BE të blejë një pronë edhe më shtrenjtë se e blen një i korruptuar shqiptar, madje as e regjistron dhe as e deklaron këtë aset?

Është e vërtetë që bëhet fjalë për fonde të BE-së dhe fakti se çfarë fshihet pas çmimit abuziv me të cilin është blerë kjo pronë i përket misionit auditues që mbron interest e taksapaguesve europianë. Por në Shqipëri, na intereson mesazhi publik që jep BE në këtë rast: Janë për t'u ndarë apo për të bashkëjetuar me korrupsionin?

Emri:  auto_fax-faq-pare1485424747.jpg    Shikime: 48    Madhësia:  42.5 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot festojnë ditëlindjen :

Posted: 25 Jan 2017 11:07 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN
hottie_girlie, BROZALINI, princi molos, Jani Malushi (59), Mirditori (47), Odisej (43), Alma nga Elbasani (42), Nexhad (41), deqanas (41), DIH (40), belamy (39), Damjan (38), Zëri (38), loverman (37), MasterOfPuppets (37), ANARKIa (36), marianna (35), Arion (35), PROTECT (35), modestja_02 (34), scream_aut (34), EDVINI_PHILLY (33), niku67 (33), Lorida Shatroll (33), TUKLY (32), ismail (31), beratii (26)

GZIME BOLLEK SHNDET
JETE : NNJIQIND VJET .
Emri:  BAHRI QELLIMI    X.jpg    Shikime: 62    Madhësia:  76.6 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more