Skip to main content

“I tha Vuçiqit se bashkëpunon me njerëz të inkriminuar dhe e lëshoi debatin televiziv (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“I tha Vuçiqit se bashkëpunon me njerëz të inkriminuar dhe e lëshoi debatin televiziv (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


I tha Vuçiqit se bashkëpunon me njerëz të inkriminuar dhe e lëshoi debatin televiziv (Video)

Posted: 15 Jan 2017 03:10 PM PST

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Milliq, ka lëshuar studion e TV Pinkut, pas një konfrontimi verbal me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Konflikti nisi pasi Vuçiqi konsideroi se gjithçka që bën ajo është kundër interesave të Serbisë. Ndërkaq, bazë e konfrontimit ishte debati për ekonomi, reforma, Ramush Haradinaj dhe Kosova. Ajo madje i thotë se Vuçiqi bashkëpunon me të inkriminuar dhe të dyshuarit për krime lufte, përfshirë gjeneralin Lubisha Dikoviq.

"Mos u kthe. Tung, e të dëshiroj çdo të mirë", i tha Vuçiqi asaj, duke shtuar se largimin ajo ia kishte paralajmëruar pronarit të televizionit. /Telegrafi/

The post I tha Vuçiqit se bashkëpunon me njerëz të inkriminuar dhe e lëshoi debatin televiziv (Video) appeared first on Telegrafi.

Aktivisti i VV-së, Xhevat Sefaj: Albulena Haxhiu, në këtë foto i shtrirë për toke nuk është babai yt – jam unë!

Posted: 15 Jan 2017 02:17 PM PST

Para një viti, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, si dhe burri i saj Alban Krasniqi, në profilet e tyre në Facebook kanë postuar një fotografi, ndërsa kanë akuzuar pjesëtarin e njësive ROSU, Amir Gërgurin.

Fjala është për protestën e 22 tetorit të vitit 2012, kur alivanoset dhe kalon në gjendje kome shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe, që ndërron jetë më 18 shtator 2015.

Albulena Haxhiu dhe burri i saj Alban Krasniqi, me akuza të rënda për Amir Gërgurin Albulena Haxhiu dhe burri i saj Alban Krasniqi, me akuza të rënda për Amir Gërgurin

Haxhiu thotë se në këtë foto, Gërguri ka vënë këmbën mbi kokën e babait të saj 62-vjeçar.

"Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë! Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!", ka shkruar Haxhiu më 10 janar 2016.

Kundërpërgjigjet Amir Gërguri: Babai i Albulena Haxhiut, familjar i imi Kundërpërgjigjet Amir Gërguri: Babai i Albulena Haxhiut, familjar i imi

Por, aktivisti i VV-së, Xhevat Sefaj, thotë për Telegrafin se në atë foto i shtrirë për toke është ai e jo babai i Haxhiut. Sefaj thotë se vjet nuk ka reaguar, pasi ka menduar se deputetja e VV-së ka rënë në lajthitje, ndërkaq shton se nuk ndihet mirë as pse burri i saj, Albani, e ka fshirë një koment që thotë se aty nuk ishte baballëku i tij.

"Reagoj sot sepse nuk më pëlqen që çdo meritë e sakrificë të përvetësohet nga disa krerë të VV-së", thotë ai, duke shtuar se ka reaguar në postimin e vjetër të Haxhiut. /Telegrafi/

The post Aktivisti i VV-së, Xhevat Sefaj: Albulena Haxhiu, në këtë foto i shtrirë për toke nuk është babai yt – jam unë! appeared first on Telegrafi.

Vuçiq: Kemi mundur ta çojmë trenin në Mitrovicë, por do të kishte të vdekur nga të gjitha anët

Posted: 15 Jan 2017 01:11 PM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision special në TV Pink – dedikuar trenit që dje u nis nga Beogradi me synimin të shkonte në veri të Mitrovicës – ka thënë se të shtunën, rreth orës 4:00 të mëngjes, ka kuptuar se ka grupime të forcave shqiptare kundër të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës kur shkojnë në veri duhet të merren vesh me SHBA-të dhe BE-në dhe serbët lokalë. Por, kjo shton se nuk ka ndodhur, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, treni nuk ishte provokim.

"Kujt u pengojnë afresket, tri ngjyrat serbe apo se Kosova është Serbi. Mua këtu asgjë nuk më pengon. Ishte tren i zakonshëm e jo tank apo makinë e blinduar", thotë ai, duke shkuar se i duket qesharake se shqiptarët kanë reaguar ndaj provokimi. "

Vuçiqi ka thënë se dikush dje ka kërkuar shkas për konflikt në veri të Kosovës.

"Kemi mundur ta shtyjmë trenin deri në Mitrovicë, por nuk ishte interesi jonë. Do të kishte të vdekur në të gjitha anët. Ky incident u ndal nga ne", theksoi kryeministri serb. /Telegrafi/

The post Vuçiq: Kemi mundur ta çojmë trenin në Mitrovicë, por do të kishte të vdekur nga të gjitha anët appeared first on Telegrafi.

Edi Rama kujton Masakrën e Reçakun dhe ditëlindjen e Isa Boletinit

Posted: 15 Jan 2017 12:48 PM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar 15 janarin e shqiptarëve.

"Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.

Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije”.

Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares" (sic.), ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Edi Rama kujton Masakrën e Reçakun dhe ditëlindjen e Isa Boletinit appeared first on Telegrafi.

Kaosi me lëndë në gjykata, mungesë e gjyqtarëve (Video)

Posted: 15 Jan 2017 11:55 AM PST

400 mijë lëndë gjyqësore janë ende në sirtarë e Gjykatave të Kosovës – të pashqyrtuara.

Sistemi i brishtë i drejtësisë, sipas juristëve, shprehet më së miri me këtë numër lëndësh që vazhdojnë të grumbullohen çdo ditë pa një shqyrtim korrekt.

Mungesa e mbështetjes financiare për sistemin e drejtësisë po cilësohet nga njohës të fushës, si një prej arsyeve kryesore të grumbullimit të lëndëve. /Tribuna Channel/

The post Kaosi me lëndë në gjykata, mungesë e gjyqtarëve (Video) appeared first on Telegrafi.

Përmbledhje e planit të Policisë së Kosovës për ta ndalur trenin serb (Video)

Posted: 15 Jan 2017 11:43 AM PST

Pasditen e së shtunës, dhjetëra pjesëtarë të forcave speciale të Kosovës u përgatiten fort në hyrje të Mitrovicës, para se të marrin rrugën drejt veriut të vendit, njofton Klan Kosova.

Bëhet edhe përcaktimi i detyrave për pjesëtarët. Këtu erdhën edhe mjete të blinduara të këtij njësiti.

Kësaj here janë më të përgatitur se asnjëherë më parë për misionin që kanë përpara. Ata nuk duhej të lejonin hyrjen e këtij treni serb – që pasditen e 14 janarit destinacion kishte veriun e Mitrovicës, pa marr lejen e autoriteteve kosovare.

Këto mjete erdhën për t'ju bashkangjitur edhe shumë të tjerave që si vend stacionim të tyre kanë daljen e fshatit Leshak të Leposaviqit.

Këtë pozicion forcat speciale nuk lëshuan për disa orë.

E, për t'i ndalur rrugën trenit me mbishkrime nacionaliste serbe, ishte bërë gati edhe kjo lokomotivë që ishte e pozicionuar në stacionin jugor të Mitrovicës. Por, asnjëri mjet nuk pati nevojë të futej në veprim.

Në këso situate misioni i ruajtësve të rendit përfundoi me sukses. /Klan Kosova/

The post Përmbledhje e planit të Policisë së Kosovës për ta ndalur trenin serb (Video) appeared first on Telegrafi.

Prishtina me SHBA-të dhe BE-në në njërën anë, Beogradi me Rusinë në tjetrën: Rreth Kosovës po bëhen lojëra të rrezikshme gjeopolitike!

Posted: 15 Jan 2017 11:42 AM PST

Përpjekja për të futur ilegalisht një tren nga Serbia në Kosovë, është incident politiko-propagandues, thotë drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.

"Edhe Prishtina po e bën një luftë psikologjiko-propaganduese për të përforcuar pozicionet e saj", ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Janjiq shton se treni ishte i pazakontë e edhe deklaratat e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, që ka thënë se po dërgojnë mesazh me "vlera kulturore".

"Le të thotë ai: Prishtina po insiston në integritet territorial, e na deshën të tregojmë se kjo nuk po qëndron", shprehet Janjiq. "Çështja logjike është kjo: ai që qëndron prapa – a është për ndërprerje të dialogut në Bruksel apo të përforcojë pozitën e Beogradit në bisedime"?

Analisti serb e çmon vendimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, që të ndalet e të kthehet treni prapa në Beograd.

"Provokimi do t'i jepte alibi Prishtinës ta dërgonte ROSU-në në kufi, që do të ishte me rrezik dhe e dëmshme për Serbinë", shprehet ai, duke thënë se rreth Kosovës po bëhen lojëra serioze gjeopolitike dhe të sigurisë.

"Në ato lojëra po merr pjesë Beograd dhe Prishtina. Po, edhe SHBA e BE që janë në anën e Kosovës dhe Rusia në anën e Serbisë. Është lojë e paralajmëruar për incidente në kufi me Serbinë dhe pjesën e Sanxhakut. E njëjta situatë është me Kroacinë dhe Republikën Serbe. Ndaj, çdo veprim i ardhshëm duhet të mendohet dhe arsyetohet", ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Prishtina me SHBA-të dhe BE-në në njërën anë, Beogradi me Rusinë në tjetrën: Rreth Kosovës po bëhen lojëra të rrezikshme gjeopolitike! appeared first on Telegrafi.

Pamje nga aksioni ROSU-së, në malet e veriut të Kosovës (Video)

Posted: 15 Jan 2017 10:53 AM PST

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë futur dje në veri të Mitrovicës për ta ndaluar trenin ilegal i cili ishte nisur nga Beogradi për Kosovë.

Njësitet ROSU, duke kënduar këngë patriotike gjatë rrugës për në veri (Video) Njësitet ROSU, duke kënduar këngë patriotike gjatë rrugës për në veri (Video)

Ky tren, me simbole nacionaliste mori përgjigjen e metiluar. Nuk u lejua që të futet brenda territorit të vendit tonë.

Indeksonline sjell një video teksa shihen pjesëtarët e Njësisë Speciale teksa patrullojnë pak metra larg kufirit me Serbinë.

The post Pamje nga aksioni ROSU-së, në malet e veriut të Kosovës (Video) appeared first on Telegrafi.

Pas lajmit për forcat serbe në kufi me Kosovë, Mesila Doda thotë: Të mbrojmë tokat shqiptare

Posted: 15 Jan 2017 10:35 AM PST

Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka reaguar lidhur me zbarkimin e Forcave serbe në Kufirin e Kosovës.

Doda ka thënë se presidenti të Shqipërisë, Bujar Nishani, duhet të thërrasë mbledhje të menjëhershme të Këshillin e Sigurisë.

"Nese ky lajm eshte i vertete, Presidenti duhet te mbledhe menjehere Keshillin e Sigurise. Ne duhet te sillemi si nje Komb, te leme menjane sherrnajat dhe te bllokojme çdo perparim te pushtuesve serbë ne tokat shqiptare. Qeveria e Kosoves dhe e Shqipërisë e kane sfide te perbashket mbrojtjen e tokave shqiptare" (sic.), ka thënë ajo. /Telegrafi/

The post Pas lajmit për forcat serbe në kufi me Kosovë, Mesila Doda thotë: Të mbrojmë tokat shqiptare appeared first on Telegrafi.

Rama: Serbët veç si turistë mund të shkojnë në Kosovë, po jo si zotë të vendit

Posted: 15 Jan 2017 09:59 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur interesimit të qytetarëve lidhur me qëndrimin e tij për trenin ilegal serb, i cili dje ishte nisur në drejtim të territorit të Kosovës.

Ai, përmes një përgjigje dhënë në Facebook, e ka quajtur veprimin e shtetit serb 'marrëzi nga Serbia'.

"O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuajë atë të shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera-herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot të vendit s'vijnë dot më kurrën e kurrës. Këto lojërat me trena e me aeroplana janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë se Kosovës është krye Enver", ka thënë ai.

The post Rama: Serbët veç si turistë mund të shkojnë në Kosovë, po jo si zotë të vendit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more