Skip to main content

Klan Kosova : “Trump: NATO është institucion i dalë mode” plus 24 more

Klan Kosova : “Trump: NATO është institucion i dalë mode” plus 24 more


Trump: NATO është institucion i dalë mode

Posted: 15 Jan 2017 02:45 PM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka bërë disa deklarata bombastike për NATO-n gjatë intervistës me gazetat Times dhe Bild, njofton Klan Kosova.

"NATO është institucion i dalë mode sepse është krijuar para shumë viteve".

"Së dyti, shtetet nuk janë duke paguar aq sa duhen"

"Gjithashtu, NATO nuk e ka luftuar terrorizmin"

Çfarë shkakton mungesa e vitaminës D gjatë shtatëzënisë?

Posted: 15 Jan 2017 02:00 PM PST

Gjatë fillimit të shtatëzanisë është shumë e rëndësishme marrja e suplementeve vitaminoze, ku ndër më kryesoret mund të përmendim vitaminën D.

Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e sistemit eshtror duke mundësuar absorbimin e kalciumit nga trupi ynë.

Një studim i fundit australian, i bërë nga University of Queenland, ka arritur në konkluzionin që mungesa e vitaminës D në 20 javët e para të shtatëzanisë rrit riskun e prekjes së fetusit nga autizmi.

Në këtë studim u analizuan 4200 kampionë gjaku të nënave shtatëzëna dhe fetuseve të tyre. 42 % e kampioneve shfaqën mangësi të theksuara të vitaminës D, e cila u përllogarit në vlerat e minus 25 nmol/L.

Sipas neurologut John Mc Grath, mungesa e vitaminës D krijon probleme të zhvillimit neurologjik të cilat i afrohen më shumë autizmit. Ai rekomandon konsumin e vitaminës D gjatë shtatëzanisë sikurse dhe atë acidit folik në mënyrë që të mos këtë raste të spina bifidas. Spina bifida është një anomali e cila shfaqet kur në një fetus shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht. Si rezultat palca e kurrizit nuk është e mbrojtur, del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që dalin nga ajo.

Ka pesë lloje të ndryshme të vitaminës D (D1, D2, D3, D3, D4 dhe D5), por vetëm D2 dhe D3 janë të vetmet lloje që trupi ynë mund t'i përdorë. Njeriu mund të prodhojë vetiu vitaminë D. Rrezet e diellit ultravjollcë-B mundësojnë prodhimin e vitaminës D në lëkurë. Nënat shatëzëna mund ta marrin vitaminën D në formë suplementi ose mund të kosnumojnë ushqime si : veza, salmoni, kërpudhat,qumështi, vaji i peshkut shkruan Living.

Futbollisti i njohur kur ishte fëmijë (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 02:00 PM PST

Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram kur ishte fëmijë me veshje kombëtare, njofton Klan Kosova.

Cana shkruan se fotografia është realizuar në vitin 1989 në Gjakovë.

“Unë në moshën 6-vjeçare. Krenar me plis. Shqiptar. Dardan. Kosova është Shqipëri”, ka shkruar Cana.

Unë në moshën 6 vjeçare 😊 #krenarmeplis #shqipetar #dardan #kosovaeshteshqipni 🇦🇱

A photo posted by Lorik Cana (@lorikcana) on

Kush kërkon donacione për FSK-në? (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 01:58 PM PST

Me buxhetin e vitit 2017 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, janë paraparë që të ndahen 18.5 milionë euro.

Por ky buxhet duket se nuk po mjafton për dikë, që kërkon donacione shtesë, përcjell Klan Kosova.

"Forcat dhe Njësitet Speciale të Kosovës" është faqja në rrjetin social Facebook, ku momente më parë dikush ka kërkuar që të hapet një llogari bankare që do të shërbente për rritjen e buxhetit të FSK-së, siç shkruan nga ana e popullit.

Klan Kosova ka provuar për të rënë në kontakt me ata që menaxhojnë me këtë faqe, por që ka qenë e pamundur.

Ndërsa shumica e atyre që kanë komentuar janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar me para, ndonëse nuk dihet se në menaxhim të kujt është kjo faqe.

Më poshtë e keni postimin origjinal që është bërë në këtë faqe:
ndihma

Gjërat që nuk duhet t’i bëni para seksit

Posted: 15 Jan 2017 01:48 PM PST

Gabimet janë njerëzore, por jo domosdoshmërisht duhet të mësojmë nga gabimet tona, ndonjëherë është mirë të mësojmë dhe nga gabimet e të tjerëve.

Nëse po pyesni veten, se për çfarë gabimesh e kemi fjalën, shtrati është përgjigjia jonë.

Këto gabime mund të jenë fatale, ndaj bëni mirë të vazhdoni më tej. Më poshtë do të lexoni 5 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë përpara seksit.

1. Marrja e medikamenteve të caktuara

Antihistamines (ilaçet antialrgjike) thajnë membranat mukozale sidomos membranat e organit gjenital femëror.

2. Mos hani ushqime pikante

Ushqime të ndryshme mund t'i japin një aromë karakterisitke vaginës së femrës, por që nuk mund të themi është e këndshme. Ushqimet pikante mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje.

3. Mos pini shumë lëngje
Një studim në Universitetin e Missouri-St. Louis ka dalë në përfundimin se 11 për qind e përdoruesve të alkoolit kishin probleme në arritjen e orgazmës: Meshkujt që pinë e kanë të vështirë të përjetojnë ereksione.

4. Mos u depiloni
Të depilohesh disa orë para seksit, është vendimi më i keq që mund të merrni. Jo vetëm që lëkura do t'ju irritohet, por folikulat e qimeve do të jenë të hapura dhe lehtësisht mund të infektoheni.

5. Mos përdorni ushqime gjatë marrëdhënies seksuale
Ushqimet e përdorura gjatë seksit, të tipit si çokollata apo mjalti mund të bëjnë një mjedis perfekt për lulëzimin e baktereve .

Më në fund thyhet Real Madrid (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 01:43 PM PST

Stevan Jovetic është duke kaluar nëpër formë shumë të mirë prej që kaloi nga Inter te Sevilla.

Malazezi ka realizuar golin e dytë në dy ndeshje. Kësaj here ai ka arritur që të shënojë në portën e Real Madrid për të përmbysur rezultatin, nga 0:1 që po avanconin mysafirët në 2:1 brena pak minutave./Klan Kosova/

Ky është goli i Jovetic, me të cilin Sevilla shënoi edhe fitore:

Hammond kërcënon BE-në: Do ta kthejmë Britaninë në “parajsë taksash”

Posted: 15 Jan 2017 01:43 PM PST

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond ka paralajmëruar BE-në që do të bëjë çdo gjë që të mundet për të rifituar konkurueshmërinë nëse i mohohet një marrëveshje e denjë tregtare.

Nëse do të përpiqeni të na “lëndoni” në negociatat e Brexit-it, ne edhe mund ta kthejmë Britaninë në një parajsë taksash.

"Britania e Madhe mund të detyrohet të ndryshojë modelin e saj ekonomik nëse lihet jashtë tregut të përbashkët pas largimit nga blloku.

Qeveria nuk do të flejë mbi dafina, por do të bëjë ç'është e mundur që vendi ynë të mbetet konkurrues", ka thënë Hammond.

Shënon Ramos, por në portën e gabuar (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 01:39 PM PST

Sevilla ka barazuar rezultatin ndaj Real Madrid në 1:1.

Pas golit të Ronaldos, është Sergio Ramos që ka shënuar autogol, në minutën e 85 të këtij takimi./Klan Kosova/

Ky është autogoli i Ramos:

Edi Rama: Është cinike çdo përpjekje për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës

Posted: 15 Jan 2017 01:36 PM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar heroin Isa Boletini në datën e ditëlindjes së tij, që lidhet edhe me masakrën e kryer në Reçak.

Rama përmes rrjetit social Facebook ka thënë se është cinike çdo përpjekje “për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës”.

Statusi i plotë i Edi Ramës:

AMARCORD

Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.

Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije”.

Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares

Koci: Kur është dashur kemi ditur ta mbrojmë Kosovën

Posted: 15 Jan 2017 01:22 PM PST

Avokati, Arianit Koci ka reaguar përmes rrjetit social Facebook ku ka thënë që retorika nacionaliste është anakronike dhe nuk na nevojitet, edhe nëse Serbia vazhdon me daullet e luftës dhe diverzione në baza ditore.

Sipas Kocit, duhet t'i japim rastin paqes pasi nuk jemi si ata dhe për këtë arsye në luftën e fundit “bota demokratike ka qenë në anën tonë”.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kocit:

Retorika nacionaliste është anakronike dhe nuk na nevojitet, edhe nëse Serbia vazhdon me daullët e luftës dhe diverzione në baza ditore.

Duhet t’ia japin rastin paqës.

Nuk jemi si ata.

Mu kjo është arsyeja që në luftën e fundit, bota demokratike ka qenë në anën tonë.

Ngritja e nivelit të ekonomisë, arsimit, sistemit të drejtësisë, mjekësisë, ushtrisë, policisë, pastaj kultivimi i marrëdhënieve me shtetet mike dhe raportet e mira fqinjësore, janë prioritetet tana.

Fuqishëm besoj që edhe në taborin e tyre, ka shumë individ që mendojnë si une.

Sidoqoftë, kur është dashur, gjithmonë kemi ditur ta mbrojmë Kosovën.

 

Më i miri i botës, kalon Realin në epërsi (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 01:21 PM PST

Është dashur që të kalojë më shumë se një orë lojë, që Real Madrid të thyej mbrojtjen e Sevillas.

Ka qenë Cristiano Ronaldo – futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016, që ka shënuar për Los Blancos.

Portugezi golin e epërsisë e ka realizuar nga pika e bardhë./Klan Kosova/

Ky është goli i Ronaldo:

Perry befason të dashurin për ditëlindje (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 01:20 PM PST

Orlando Bloom sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 40, e falë të dashurës së tij Katy Perry, kjo festë ishte epike.

Sipas EOnline, Perry ka pasur një befasi shumë të madhe për Bloom në Palm Springs në Kaliforni, transmeton Klan Kosova.

Ajo vet ka shpërndarë një video në Instagram ku shihet Bloom tek sa fikë qirinjtë në ëmbëlsirën e tij të preferuar me hut.

Por që ëmbëlsia më e madhe për Bloom erdhi kur aty u shfaq e ëma e tij, që ishte ftuar nga Perry për të bërë befasinë e madhe.

Këtë vetë Bloom e ka përshkuar si "Dhurata më e mirë ndonjëherë".
perry
bloom

 

Sejdiu: Nuk vazhdohet dialogu me dikë që kërcënon

Posted: 15 Jan 2017 12:58 PM PST

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se dialogu pa kushte me Serbinë që nga viti 2011 është shndërruar në "Kalin e Trojës", siç kanë paralajmëruar, përmes së cilit Serbia për çdo ditë e më shumë po futet në Kosovë.

"Një qeveri serioze nuk duhet të merr vendime për ndaljen e veprimeve ilegale, ajo është obligim.

Një qeveri serioze nuk duhet të dërgoj forca në kufi, forcat duhet ti ketë gjithë aty.

Një qeveri serioze nuk duhet të vendos shtetin në relacion të pabarabartë me armiq, por duhet te siguroj reciprocitet e barazi.

Një qeveri serioze nuk vazhdon dialogun me dikë që kërcënon, por sigurohet që të ketë ushtrinë që zmbraps", ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut:

"Dialogu pa kushte i cili në vitin 2011 u përshkrua si teknik, u shndërrua, ashtu siç paralajmëruam çdo ditë këto 6 vite, në kalin e trojës me të cilin Serbia çdo ditë e më shumë po futet në Kosovë.

Prej vitit 2011 deri më sot, janë nënshkruar me dhjetëra marrëveshje nga të cilat Serbia implementon vetëm disa. E në ndërkohë agjendën në këto bisedime e përcakton në rastin më të mirë Brukseli, por kryesisht ate e përcakton Beogradi.

Prej javës së parë të dhjetorit 2016, Serbia ka filluar një fushatë agresive e cila për synim ka krijimin e një situate faktike e cila shpie drejt formimit të “Zajdnicës”, e kështu të bëhet Bosnjëzimi i Kosovës .

Kjo fushatë nuk është diçka e re, është sjellje e zakonshme, në fakt është e përditshme. Dhe kësaj përditshmërie agresive të Serbisë, qeveritë tona që nga atëhere, e qe besa edhe më herët, i janë përgjigjur me politika që kanë mundësuar rrjedhje të sovranitetit.

Një qeveri serioze nuk duhet të merr vendime për ndaljen e veprimeve ilegale, ajo është obligim.

Një qeveri serioze nuk duhet të dërgoj forca në kufi, forcat duhet ti ketë gjithë aty.

Një qeveri serioze nuk duhet të vendos shtetin në relacion të pabarabartë me armiq, por duhet te siguroj reciprocitet e barazi.

Një qeveri serioze nuk vazhdon dialogun me dikend që kërcënon, por sigurohet që të ketë ushtrinë që zmbraps".
 

Fatos Nano rikthehet në Tiranë (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 12:52 PM PST

Sa herë që ai shfaqet në media, të gjithë janë shumë kurioz mbi aktivitetet e tij.

Fjala është për Fatos Nanon i cili këtë herë është fotografuar në shoqërinë e kuzhinierit Renato Mekolli, teksa konsumon një darkë.

Foton e ka publikuar Mekolli.

Ish- lideri socialist dhe ish-Presidenti i shumëpërfolur i Shqipërisë, nuk dihet se me kë shoqërohet, por si përherë, pranë tij si shoqërues nuk mungon një gotë alkooli, që në këtë rast është verë e kuqe.

Mëngjesi i cili ua zgjat jetën

Posted: 15 Jan 2017 12:36 PM PST

Të konsumosh mëngjes do të thotë të ulësh rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve, duke filluar nga diabeti i tipit 2 deri tek sëmundjet kardiake. Duke pasur nivele më të qëndrueshme të sheqerit mbrohet zemra dhe truri nga dëmtime.

Me pak fjalë, mëngjesi zgjat jetën!

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që nuk hanë fare mëngjes kanë 450 herë më shumë shance të bëhen obez nga ata që konsumojnë rregullisht mëngjes të ekuilibruar mirë. Gjithashtu, mos harroni se mëngjesi në "fast food" është njësoj i dëmshëm si kur e anashkalon fare.

Recetë për vaktin e mëngjesit:

2 feta bukë thekre të zezë
40gr gjizë pa yndyrë me pak arra
1 kupe karrota dhe kunguj të zier ose të pjekur me shumë pak vaj ulliri ekstra të virgjër
1 kupë çaj sherebele me 1 lugë të vogël mjaltë
Ky mëngjes ofron:

10gr proteina, 8gr yndyrë, 40gr karbohidrate (sheqer), dhe 350kalori, . Për një pjesë të madhe të femrave kjo sasi kalorish është vetëm 15% e sasisë totale të kalorive që duhet të marrë në një ditë.

Falë bukës së thekrës dhe zarzavateve ky mëngjes ofron një sasi të konsiderueshme fibrash bimore të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Nëse ne arrijmë të kemi një "furnizim" gradual dhe konstant të organizmit me sheqer do e kemi shumë më të lehtë të kontrollojmë sasinë e ushqimit që konsumojmë në vaktet në vijim.

Gjiza pa yndyrë, përveç kalciumit që përmban, na ofron proteina të cilat gjithashtu ndihmojnë metabolizmin pasi rrisin lehtesisht djegien dhe në të njëjtën kohë japin ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe për më gjatë.

Vaji i ullirit ndihmon që të përthithen nga organizmi disa lëndë ushqyese që ndodhen te zarzavatet sic janë karotenoidët dhe lëndë të tjera antioksiduese të cilat nuk mund të përftohen nëse nuk shoqërohen me acide lyrore.

Mjalti na jep energji të shpejtë dhe sheqerin e nevojshëm për të ushqyer qelizat trurit!

Çaji i sherebelës na ndihmon të kthjellojmë mendjen!

 

Rama: Ka mbaruar koha që Serbia të futet në Kosovë (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 12:35 PM PST

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë përgjigjen e tij nëse Serbia është duke planifikuar që të hyjë në Kosovë.

Një përcjellës i Ramës në Facebook iu ka drejtuar atij, duke e pyetur nëse i ka kryer të gjitha punët, pasi që siç shkruan ai, Serbia po futet prapë në Kosovë.

Por Rama iu është përgjigjur duke i thënë se kjo nuk do të ndodhë, transmeton Klan Kosova.

" Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahinë e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë!", ka qenë një pjesë e përgjigjes së Ramës.

Kurse më poshtë e keni komentin e plotë të ndjekësit të Ramës në rrjetin social, si dhe përgjigjen që  ky ka kthyer:
edi

Pep: Dhjetë pikë janë shumë

Posted: 15 Jan 2017 12:30 PM PST

Pep Guardiola beson se Chelsea është shumë përpara Manchester City-t të tij me pikë.

Spanjolli ka thënë pas disfatës turpëruese nga Everton prej 4:0 se është shumë e vështirë që The Citizens të llogariten pretendent për titull.

"E para, Chelsea, yeah. E para, dhjetë pikë janë shumë pa dyshim".

"Në vendin e dytë, Tottenham, me tre pikë më shumë, kështu që duhet të shohim", ka thënë Guardiola.

"Kam folur me futbollistët në tre javët, apo tërë muajin e fundit, duke iu thënë harrojeni tabelën – fokusohuni në ndeshjet që kemi përpara dhe bëjeni më të mirën, bëjeni atë që duhet për të fituar ndeshjet".

"Në fund të sezonit në do të vlerësojmë nivelin që kemi qenë, si ishin paraqitjet tona, si ishte trajneri dhe futbollistët dhe më pas do të vendosim", ka thënë Pep./Klan Kosova/

Këngët që u thurën për Ramush Haradinajn (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 12:30 PM PST

Për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn që u ndalua në Francë me kërkesë të Serbisë u thurën këngë, njofton Klan Kosova.

Shumë prej këngëtarëve e lavdëruan Haradinajn për të bëmat e tij.

Por pati edhe të atillë që u hatëruan në shtetin francez.

Kronikë nga Avdyl Pajaziti

 

Lourd në pushime pas dy tragjedive që përjetoi (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 12:13 PM PST

Kanë qenë disa javë shumë të rënda nëpër të cilat ka kaluar aktorja, Billie Lourd, së cilës i vdiq e ëma, Carrie Fisher më 27 dhjetor dhe vetëm një ditë pas edhe gjyshja Deddie Reynolds.

24 vjeçarja tash është në pushime që kanë qenë më se të nevojshme për të pas asaj që përjetoi.

Ajo gjendet në Meksikë me aktorin Taylor Launter. Kjo dyshe janë parë së bashku për herën e parë në muajin e fundit të vitit që shkoi, por që thuhet se të dy janë afruar prej kur Fisher u shtri në spital më 23 dhjetor.

Lautner ka postuar një fotografi bashkë me Lourd ku shihen tek sa marrin vitaminë D në Cabo San Lusac, transmeton Klan Kosova.
launter

BDI: Deri në këtë moment nuk kemi asnjë ftesë për bisedime nga VMRO-ja

Posted: 15 Jan 2017 12:09 PM PST

Lajmi i fundit që po qarkullon lidhur me atë se nga nesër VMRO do të fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re duket se nuk është i vërtetë, informon Zhurnal.

Ndonëse këto i ka pohuar deputeti i VMRO Antonio Miloshoski i cili ka thënë se gjatë javës që vjen do të mund të fillojnë bisedimet por duke mos precizuar se cilën ditë, e në anën tjetër fjalët e tij dhënë një interviste në Kanal 5 janë keqintepretuar.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim për Zhurnal theksojnë se deri në këto momente VMRO e Nikolla Gruevskit nuk ka dërguar ftesë zyrtare për fillimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

Ndryshe, deri më 29 janar duhet që mandatari Nikolla Gruevski duhet të dorëzojë në parlament programin dhe përbërjen e re qeveritare nëse arrinë ai të bëj shumicën në parlament, ndryshe nëse nuk e arrinë atë ai duhet të kthejë përsëri mandatin deri tek presidenti i vendit i cili më pas duhet të veprojë në bazë të kushtetutës se kujt do i ndajë mandatin.

William Walker tregohet i ashpër me Thaçin (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 11:40 AM PST

Njeriu që alarmoi botën për atë që ndodhi në Reqak ishte ish-ambasadori William Walker.

Njeriu që e nderojnë shumë kosovarët nuk është se tani ka fort raporte të mira me disa nga politikanët e vendit, njofton Klan Kosova.

Të shtunën, gjatë përurimit të shtatores së tij në Reçak, ish ambasadori u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaqi.

Atë, asnjëherë nuk e përshëndeti. Bile i kishte mbetur hatri edhe për mungesën e Kryeministrit këtu.

Kronikë nga Enis Reçica

Formacionet: Sevilla – Real Madrid

Posted: 15 Jan 2017 11:39 AM PST

Sevilla sonte pret në shtëpi liderin e La Liga, Real Madrid, për të zhvilluar ndeshjen e zhiros së 18.

Për këtë takim, që nis nga ora 20:45 janë publikuar më parë formacionet zyrtare të cilat i shihni më poshtë/

Sevilla: Sergio Rico; Mariano, Pareja, Rami, Escudero; N’Zonzi, Iborra; Vazquez, Nasri, Vitolo; Ben Yedder.

Rez: Kranevitter, Lenglet, Vietto, Soria, Jovetic, Sarabia, Mercado.

Real Madrid: Navas; Ramos, Varane, Nacho; Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Marcelo; Benzema, Ronaldo.

Rez: Casilla, Kovacic, Lucas, Diaz, Asensio, Morata, Danilo./Klan Kosova/

 

 

Përmbledhje e planit të Policisë së Kosovës për ta ndalur trenin serb (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 11:33 AM PST

Erdhën të përgatitur me të gjitha pajisjet.

Pasditen e së shtunës dhjetëra pjesëtar të forcave speciale të Kosovës u përgatiten fort në hyrje të Mitrovicës para se të marrin rrugën drejt veriut të vendit, njofton Klan Kosova.

Bëhet edhe përcaktimi i detyrave për pjesëtarët. Këtu erdhën edhe mjete të blinduara të këtij njësiti.

Kësaj here janë më të përgatitur se asnjëherë më parë për misionin që kanë përpara. Ai kësaj radhe ishin që të mos lejonin hyrjen e këtij treni serb që pasditen e 14 janarit destinacion kishte veriun e Mitrovicës, pa marr lejen e autoriteteve kosovare.

E këto mjete erdhën për të iu bashkangjitur edhe shumë të tjerave që si vend stacionim të tyre kanë daljen e fshatit Leshak të Leposaviqit.

Këtë pozicion forcat speciale nuk lëshuan për disa orë.

E për ti ndalur rrugën trenit me mbishkrime nacionaliste serbe ishte bërë kati edhe kjo lokomotivë që ishte e pozicionuar në stacionin jugor të Mitrovicës.

Por asnjëri mjet nuk pati nevojë të futej në veprim.

Në këso situate misioni i ruajtësve të rendit përfundoi me sukses.

Më poshtë me gjitha detajet ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Vullnet Krasniqi.

 

Pas ndalimit të trenit serb, kjo ishte gjendja të nesërmen në pikëkalimin në Merdare (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 11:31 AM PST

Pas pak ditësh Sami Elezi do t'ia mësyjë Austrisë nëpërmjet Serbisë.

Por ky këtë të diele doli në Merdare për të parë nëse do të mund të marr këtë rrugë përmes shtetit fqinjë pa frikë, njofton Klan Kosova.

Dilemat nëse mund ta bëjë këtë rrugë ky i ka pas asaj që ngjau të shtunën me trenin i cili ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës Veriore, por i cili u kthye mbrapsht pa u futur në territorin e Kosovës.

Por ka të atillë që nuk priten gjatë e drejt Serbisë udhëtuan edhe këtë të diele.

Edhe ata që erdhën në Kosovë e rrugën e bënë përmes Serbisë telashe nuk patën, pavarësisht asaj që ngjau një dit më parë.

Edhe në 24 orët e fundit lëvizjet u bënë sikur më parë dhe nuk u raportua për ndonjë problem.

Më poshtë ndiqeni të plotë kronikën nga gazetarja Mejreme Gashi.

 

 

Shënohet 18 vjetori i masakrës së Reçakut (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 11:29 AM PST

Në Reqak u shënua 18 vjetori i masakrimit e vrasjes së mbi 40 personave, fëmijë gra e pleq nga forcat serbe, njofton Klan Kosova.

Sa herë vie 15 janari drejt këtij vendi ia mësyjnë shumë vizitorë që qëllim kanë nderimin e të rënëve.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Merita Neziri

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more