Skip to main content

Mesazhi.com: “Barcelona 5 gola Las Palmas” plus 9 more

Mesazhi.com: “Barcelona 5 gola Las Palmas” plus 9 more


Barcelona 5 gola Las Palmas

Posted: 14 Jan 2017 12:10 PM PST

Barcelona ka mposhtur Las Paslmas me rezultat bindës 5-0 në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligës.

Golat për blaugranët i shënuan dy Suarez dhe nga një Messi, Turan dhe Aleix Vidal.

Pas kësaj fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë me 38 pikë, dy më pak se Reali që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

The post Barcelona 5 gola Las Palmas appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Respektuam urdhrin e Presidentit, ndaluam trenin serb

Posted: 14 Jan 2017 12:05 PM PST

Institucionet e Kosovës, duke respektuar urdhrin e Presidentit Hashim Thaçi për ndalimin e hyrjes së trenit serb në Kosovë, treguan vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin.

Kështu ka deklaruar kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, duke konfirmuar në këtë mënyrë se urdhri për ndalesën ndaj trenit serb është dhënë nga presidenti Thaçi.

"Kjo absolutisht nuk nënkupton se ne jemi kundër lëvizjes së lirë. Por, ky tren, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste serbe, kishte për qëllim provokimin e radhës nga Beogradi", ka thënë Vesel.

"Institucionet respektuan përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese", potencoi ai.

The post Veseli: Respektuam urdhrin e Presidentit, ndaluam trenin serb appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Kthimi mbrapa i trenit vendim i duhur, nuk do të lejojmë provokime të tilla

Posted: 14 Jan 2017 10:48 AM PST

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në konferencën e mbajtur për media ka thënë se kthimi mbrapa i trenit është vendim i duhur, raporton lajmi.net.

"Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Qeveria me gjitha dikasteret e saj janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve që në mënyrë intensive dhe në mënyrë profesionale të trajtoj këtë çështje. Së bashku me Veselin dhe Thaçin kemi marrë gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë dhe po ashtu të ndërmarrim masa që na takojnë në përputhje me kushtetutën që të adresohet ky problem", ka thënë Mustafa.

The post Mustafa: Kthimi mbrapa i trenit vendim i duhur, nuk do të lejojmë provokime të tilla appeared first on Mesazhi.com.

TRENI KTHEHET NË BEOGRAD

Posted: 14 Jan 2017 10:33 AM PST

Dushan Kozarev, që është zëvendësi i të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se treni u ndal që një orë në kufi, transmeton Telegrafi.

"Po presim konferencën e kryeministrit (Aleksandar Vuçiq", ka thënë ai.

Sipas tij, njësitet speciale të Policisë së Kosovës po verifikojnë 40 kilometra të hekurudhës në Kosovë, ku duhet të kalojë treni deri në Mitrovicë!

Ai pranon se treni nuk po vazhdon për Kosovën.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se treni po kthehet për Beograd.

The post TRENI KTHEHET NË BEOGRAD appeared first on Mesazhi.com.

Delawie, i shqetësuar për trenin që ka mësyrë Kosovën

Posted: 14 Jan 2017 09:38 AM PST

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i shqetësuar për futjen ilegale të trenit të Serbisë nëpër territorin e Kosovës.

"I shqetësuar për çështjen e trenit. U bëjë thirrje të përmbahen të gjitha palëve. Nevojë për normalizimin dhe jo për përballje . #Kosovo", ka shkruar Delawie në Twitter.

The post Delawie, i shqetësuar për trenin që ka mësyrë Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Policia e Kosovës bllokon trenin e Serbisë

Posted: 14 Jan 2017 09:34 AM PST

Policia e Kosovës nuk e ka lejuar trenin nga Beogradi që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës

Treni nuk u lejua të hyjë nga autoritetet kosovare me arsyetimin se nuk ka leje për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës.

RTK ka siguruar foto dhe video në pikën kufitare në Jarinje të forcave speciale policore të cilat e kanë bllokuar hekurudhën.

The post Policia e Kosovës bllokon trenin e Serbisë appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Treni të ndalet menjëherë, Veseli e Mustafa të marrin vendimin e duhur

Posted: 14 Jan 2017 06:02 AM PST

Derisa një tren serb është nisur drejt Kosovës dhe pritet te futet ilegalisht në Kosovës, asnjë nga udhëheqësit e vendit nuk është prononcuar sot, e shtunë, se cili është vendimi i tyre rreth futjes ilegale të trenit me vizatime e shkrime kundër shtetit të Kosovës.

I heshtur ka qëndruar edhe kryeministri, Isa Mustafa, por edhe kryeparlamentari dhe kryetari i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli.

I vetmi që ka folur për këtë çështje është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur të premten në Info Magazine të Klan Kosovës.

Thaçi është treguar i tërthorët në përgjigjen e tij, por ka shprehur besimin se Mustafa e Veseli janë të njoftuar me rrethanat dhe do të marrin vendimet e duhura.

"Çështja e trenit duhet të shikohet plotësisht në përputhshmëri me realitet atje që janë dhe me normën dhe standardet ndërkombëtare, kështu që unë kam besim të plotë që edhe kryeparlamentari, Veseli edhe kryeministri Mustafa kanë diskutuar me autoritetet ndërkombëtare këto ditë dhe janë në krye të përgjegjësive të tyre, janë duke i përcjellur nga afër dhe do të ndodhin vendimet e duhura në kohën e duhur", ka Thënë, pos tjerash, Thaçi.

Presidenti ka qenë i vetmi po ashtu që ka shkruar edhe një status në Facebook për këtë çështje.

"Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme", ka shkruar Thaçi.

"Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi".

"Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij".

The post Thaçi: Treni të ndalet menjëherë, Veseli e Mustafa të marrin vendimin e duhur appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Shtatorja e Walker në Reçak, simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Posted: 14 Jan 2017 05:34 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe ka zbuluar shtatoren e ish-ambasadorit William Walker në këtë fshat.

Presidenti Thaçi tha se në Reçak kishte ndodhur ajo që më së paku ishte pritur të ndodhte, por, sipas tij, krejt bota pastaj e pa sesi në Kosovë po ndodhte gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme.

"Gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme ia hapi sytë gjithë diplomacisë botërore", ka thënë ai.

Presidenti Thaçi theksoi se Shtetet e Bashkuara e kishin thënë të vërtetën e tyre, NATO-ja asokohe po përgatitej për aksion kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kishin filluar t'i shikonin nga afër zhvillimet në Kosovë.

"Në kuadër të këtyre organizatave ndërkombëtare ishte njeriu i duhur, në emër të shtetit të duhur, pra ambasadori William Walker, me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", u shpreh presidenti Thaçi.

"Walker ishte njeriu i duhur që tha të vërtetën, e cila ia hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje", shtoi presidenti Thaçi.

Ai theksoi se jo vetëm tash pas 18 vjetëve, por gjithmonë do të kujtohen viktimat dhe heroizmi i pashoq i popullatës shqiptare, bashkë me përpjekjet madhore dhe unike të popullit të Kosovës.

"Sot çdo qytetar i vendit duhet të ndihet mirë, kudo që jeton në Kosovë e diasporë, sepse ka atributet e një çlirimtari", theksoi presidenti Thaçi.

Gjithashtu, i pari i vendit tha se të gjithë duhet të punojmë për të ardhmen e vendit, që Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe t'i kultivojmë raportet e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë ishin dhe mbeten përkrah Kosovës", u shpreh presidenti Thaçi.

Para zbulimit të shtatores së ish-ambasadorit amerikan, William Walker, presidenti Thaçi e falënderoi atë për kontributin e tij për lirinë e Kosovës dhe për praninë e sotme në Reçak, duke theksuar se shtatorja e tij simbolizon të vërtetën për Kosovën para botës dhe përfaqëson simbolin e lirisë dhe të pavarësisë.

The post Thaçi: Shtatorja e Walker në Reçak, simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Kosova kërkon ndalimin e trenit të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë

Posted: 14 Jan 2017 05:19 AM PST

Mediat në Beograd kanë raportuar se një tren i Serbisë është nisur në drejtim të territorit të Kosovës.

Në përcjelljen e këtij treni ishte edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por ai pastaj ka zbritur, ndërsa udhëtimin me këtë tren e ka vazhduar zëvendësi i tij, Dushan Kozarev, dhe drejtori i hekurudhave të Serbisë, Mirosllav Stojçiq, raporton agjencia Beta.

Pjesa e jashtme e trenit është e dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është serbe".

Autoritetet në Kosovë këtë linjë hekurudhore e kanë quajtur ilegale dhe si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës.

"Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve", ka thënëTahiri dhe ka shtuar se "Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë".

Deputetë të opozitës në Kosovë kanë hedhur kritika të ashpra në adresë të Qeverisë së Kosovës për lejimin e qarkullimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook ka thënë "se nuk mund të pritet heqja e murit dhe ndalimi i trenit nga një Qeveri, siç shkruan ajo që është e nënshtruar karshi Serbisë".

"Në fakt është e njëjta që ka ndihmuar Serbinë në realizimin e këtyre projekteve që kanë për qëllim ndërhyrjen në sovranitet dhe ndarjen e vendit, ngjashëm po vepron edhe me 'Zajednicen'. Egërsinë e së njëjtës e shohim vetëm kundrejt opozitës dhe qytetarëve kur ne angazhohemi dhe protestojmë në mbrojtje të Republikës", ka shkruar Haxhiu.

Ndërkohë, ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, tani kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar masa reciprociteti me Serbinë.

"Treni u nisë, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri ta ndalim trenin, mund të ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb. Më shumë se 1 milion euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 milionë eurove të humbura. E shteti kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal", ka shkruar në profilin e saj në facebook Mimoza Kusari – Lila.

E, institucionet e Kosovës nuk administrojnë me hekurudhat në veri të vendit.

Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe.

Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë, nga ekspertë të kësaj fushe shumë herë është konsideruar e nivelit jo të mirë, që sipas tyre, për një modernizim të hekurudhave investimet janë të domosdoshme.

The post Kosova kërkon ndalimin e trenit të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë appeared first on Mesazhi.com.

Zbulohet shtatorja e Walkerit në Reçak

Posted: 14 Jan 2017 05:07 AM PST

Në Kosovë është përkujtuar masakra e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë. Kjo ishte një prej masakrave më të tmerrshme të luftës në Kosovë, e cila në atë kohë nga atëherë shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, qe cilësuar si “krim kundër njerëzimit”. Në kompleksin memorial në Reçak është bërë zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.

The post Zbulohet shtatorja e Walkerit në Reçak appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more