Skip to main content

Mesazhi.com: “Siri, nga sulmet e regjimit vriten 12 civilë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Siri, nga sulmet e regjimit vriten 12 civilë” plus 9 more


Siri, nga sulmet e regjimit vriten 12 civilë

Posted: 15 Jan 2017 11:29 AM PST

Në sulmin e forcave të regjimit në Deyr Kanun në provincën Wadi el-Barada në Siri, humbën jetën 12 civilë ndërsa 20 u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komitetit për koordinim lokal në Siri Jusuf el-Bustani për AA tha se tanket e regjimit hapën zjarr ndaj civilëve të tubuar rreth sallonit të dasmës.

Bustani vuri në dukje se disa të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Sipas tij, regjimi sirian i Bashar al-Asadit me armë të rënda po shkel armëpushimin.

“Regjimi dhe forcat e Hezbollahut çdo ditë në rajonin Wadi el-Barada po shkelin armëpushimin e arritur më 30 dhjetor. Terroristët e huaj çdo ditë në rajone të ndryshme shkelin armëpushimin. Sot tanket sulmuan sallonin e dasmës ku ndodheshin civilë të ikur nga lufta”, theksoi Bustani.

The post Siri, nga sulmet e regjimit vriten 12 civilë appeared first on Mesazhi.com.

Afganistan, vriten 7 civil nga shpërthimi i një bombe

Posted: 15 Jan 2017 11:13 AM PST

Të paktën 7 civilë janë vrarë, përfshirë një grua dhe tre fëmijë, kur makina e tyre ka hasur në bombë në një rrugë në pjesën lindore të Afganistanit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim të sotëm, por ministria e brendshme afgane i ka fajësuar "armiqtë e paqes dhe stabilitetit", që është një terminologji me të cilën zyrtarët afganë u referohen militantëve talibanë.

Në një zhvillim të ndarë, po ashtu sot, në provincën Nangarhar, zyrtarët kanë njoftuar se militantët e organizates terroriste ISIS i kanë rrëmbyer 13 arsimtarë të një shkolle fetare.

Autoritetet provinciale thanë se forcat e sigurisë e kanë filluar operacionin për çlirimin e mësuesve.

The post Afganistan, vriten 7 civil nga shpërthimi i një bombe appeared first on Mesazhi.com.

Përmbytet një varkë me migrant dyshohet për 100 të vdekur në Mesdhe

Posted: 15 Jan 2017 11:06 AM PST

Sërish përmbytet një varkë me refugjat gjatë rrugëtimit nga brigjet e Libisë drejt Italisë përmes Mesdheut, dyshohet për 100 të vdekur.

Sipas Rojes Bregdetare italiane, e cila po zhvillon kërkimet, 8 trupa janë rikuperuar nga ujërat e detit Mesdhe, ndërsa 4 persona janë shpëtuar të gjallë.

Varka është mbytur mes Libisë dhe Italisë, vetëm 30 milje larg brigjeve të shtetit afrikan, ndërkohë që errësira i vështirësoi përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave.

Në kërkime janë përfshirë një anije detare franceze, dy anije tregtare, teksa ka edhe mbështetje nga ajri. Ende nuk është bërë e ditur kombësia e emigrantëve të përfshirë në tragjedinë më të fundit detare. Të premten, Roja Bregdetare italiane shpëtoi rreth 550 emigrantë që udhëtonin sërish përmes Mesdheut.

Më shumë se 1.000 persona kanë mbërritur në Europë përmes detit në dy javët e para të vitit 2017, bën të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët "UNHCR".

The post Përmbytet një varkë me migrant dyshohet për 100 të vdekur në Mesdhe appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë

Posted: 15 Jan 2017 08:11 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 18 vjetron e masakrës së Reçakut ka thënë se muaji janar është muaji i sakrificave dhe i rënieve të mëdha.

"18 vite më parë në Reçak u krye një nga krimet më monstruoze nga makineria ushtarake e regjimit serb.

Qëllimi i Serbisë ishte i qartë : përmes terrorit të gjunjëzoj shqiptarët, të thyej shpirtin e tyre të rezistencës, t'i bënte të pranonin nënshtrimin dhe të harronin lirinë.

Kjo llogari kriminale doli krejtësisht e gabuar.

Krimi në Reçak ju kthye bumerang Serbisë.

E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit.

E vërteta e Reçakut shkatërroi sistemin e propadandës serbe dhe luftën e saj special"- ka thënë Veseli në 18 vjetorin e masakrës së Reçakut.

"Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë e vërteta e Kosovës triumfoj mbi mashtrimin njëshekullor të Serbisë, mbi doktrinat e saj ta nacionalizmit shovinist.

Shumë janë ata që kanë merita për këtë moment historik, por më meritori prej tyre është miku i madh i vendit tonë, z. William Walker"- ka thënë ndër të tjera Veseli.

The post Veseli: Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Nuk dialogojmë për murin, do të rrënohet

Posted: 15 Jan 2017 08:09 AM PST

Kryeministri Isa Mustafa i ka kushtuar një shkrim të gjatë në facebook zhvillimeve të fundit në vend

Ai ka thënë se Kosova është e orientuar për paqe dhe siguri në rajon dhe ka akuzuar Serbinë për provokimet në mënyrë sistematike.

Mustafa i ka numëruar këto provokime, duke filluar nga kërkesa që ministrat e deputetët serbë në Kosovë, t'i përfaqësojnë interesat e Serbisë, fletarrestim për Ramush Haradinajn në Francë, ndërtimi i murit dhe së fundi treni me simbole nacionaliste.

Kryeministri ka shtuar se muri në Mitrovicë nuk do të dialogohet, por do të rrënohet sipas ligjeve të Kosovës.

Shkrimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Kosova është e orientuar fuqishëm për paqe dhe siguri në rajon, për të qenë pjesë e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian dhe për miqësi të përhershme dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha çështjet me fqinjët jemi të interesuar t'i zgjidhim përmes dialogut. Konsideroj se koha e provokimeve, konflikteve dhe luftërave duhet të ketë shkuar.

Provokimet të cilat kohëve të fundit në mënyrë sistematike po i bën shteti serb në Kosovë, duke kërkuar që deputetët dhe ministrat serbë në Kuvend përkatësisht në Qeverinë e Kosovës duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë qëndrimet e Qeverisë së Serbisë, fletarrestet e lëshuara ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe arrestimi i z. Haradinaj në Francë mbi këtë bazë, ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës nga Beogradi në bashkëpunim me strukturat e tyre paralele në Kosovë dhe së fundi tentimi që të futet një tren në vendin tonë pa leje të institucioneve të Kosovës, i veshur me parulla që provokojnë qytetarët, ligjin dhe rendin kushtetues, janë veprime të papranueshme, të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Kosova është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, t'i integrojë qytetarët serbë në institucionet dhe në jetën demokratike të vendit, sikurse edhe të gjithë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Por, kjo gatishmëri duhet të përcillet me qëndrime konstruktive të Serbisë ndaj këtij procesi, si dy vende që aspirojmë të bëhemi pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë punë shumë më të rëndësishme se sa të merren me një tren, të mbushur me ikonografi dhe të veshur me parulla provokuese me pretendime okupatore, që nuk i shërbejnë, jo qëllimit por as idesë për fqinjësi të mirë. Institucionet e Kosovës kanë për detyrë të ofrojnë siguri për të gjitha mjetet e transportit që qarkullojnë në Kosovë; ato e kishin bërë të qartë se një tren i tillë nuk ka siguri të hyjë në Kosovë dhe se duhet të parandalohet hyrja e tij. Këtë ua kemi bërë të ditur të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë me kohë.

Serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë të Republikës sonë. Ata nuk ka nevojë që t'i mbrojë Beogradi dhe t'i ndajë me mure nga qytetarët e tjerë, sepse në asnjë formë nuk janë të rrezikuar dhe nuk do të jenë të rrezikuar. Kemi nevojë të komunikojmë dhe të punojmë të gjithë për të ndërtuar një perspektivë të përbashkët evropiane.

Muret ndarëse duhet të hiqen. Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm pa leje por edhe në kundërshtim me rregullat urbane dhe ligjore, do të rrënohet. Është në kompetencë fillestare të pushtetit lokal rrënimi i objekteve të kategorisë së dytë, por është edhe në përgjegjësi të pushtetit qendror të ndërmerr masa ligjore.

Institucionet e Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk do të dialogojnë për këtë mur në Bruksel, pasi ai as që ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjeve apo dialogut. Por, po ashtu, vlerësoj se institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë ndikim që këtë mur ta heqin ata që e ndërtuan. Sepse ata që ndërtojnë mure në Ballkan nuk mund të jenë të dinjitetshëm për t'u bërë pjesë e Evropës pa mure (pa kufij).

Qeveria është e ndërgjegjshme për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe detyrimeve që dalin nga këto marrëveshje. Do të fillojmë me implementimin edhe të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni do të themelohet nga institucionet e Republikës së Kosovës me procedura të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe me involvim të plotë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës. Asociacioni do të ketë përmbajtje që i kanë edhe asociacionet tjera të ngjashme, pa përgjegjësi ekzekutive, por me mundësi që të ndihmojë dhe të përkrahë pushtetin lokal dhe bashkëpunimin për të përmirësuar dhe avancuar jetën e qytetarëve.

Qeveria do të kryej përgjegjësitë e saj duke respektuar procedurat ligjore dhe Kushtetutën. Ajo është e vetëdijshme edhe për presionin e brendshëm i cili shpesh kalon kufijtë racional dhe merr karakter emocional, por, unë si Kryeministër, sikurse edhe kabineti qeveritar dhe institucionet e tjera duhet të sillemi dhe të veprojmë me logjikën e shtetit, t'i matim veprimet, t'i bashkërendisim me institucionet relevante të vendit dhe me partnerët tanë dhe të sigurojmë ushtrimin e sovranitetit.

The post Mustafa: Nuk dialogojmë për murin, do të rrënohet appeared first on Mesazhi.com.

Indi, 24 të vdekur nga fundosja e anijes

Posted: 15 Jan 2017 04:03 AM PST

Numri i të vdekurve në fundosjen e djeshme të anijes në Indinë lindore ka arritur në 24, ndërsa operacioni i shpëtim për të mbijetuarit është në vazhdim, njofton policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale, të shtunën në mbrëmje kanë nisur operacionin e shpëtimit për të mbijetuarit nga fundosja e anijes me 40 pasagjerë në lumin Gang pranë Patna, kryeqyteti i shtetit Bihar.

Zyrtarët lokalë thonë se me anijen po udhëtonin persona që ishin duke u kthyer nga një festë fetare dhe se në të ndodheshin shumë më tepër se nga numri i lejuar i udhëtarëve.

The post Indi, 24 të vdekur nga fundosja e anijes appeared first on Mesazhi.com.

Hapet Ambasada e Palestinës në Vatikan

Posted: 15 Jan 2017 04:01 AM PST

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, ka hapur ambasadën e vendit të tij në Vatikan, ndërsa para hapjes së ambasadës u takua me Papa Françeskun, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e ambasadës së Palestinës në Vatikan ka marrë pjesë edhe sekretari i shtetit të Vatikanit kryepeshkopi Angelo Becciu.

Në një deklaratë pas hapjes së ambasadës e cila ndodhet në bulevardin Porta Angeleica, Abbas është shprehur “Sot kemi patur një takim me Papën. Shpresoj që edhe shtetet e tjera të ndjekin shembullin e Vatikanit dhe të njohin shtetin e Palestinës”.Vatikani e ka njohur Palestinën në vitin 2005.

Ndërsa në lidhje me premtimin e presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trump, se ambasadën nga Tel Avivi do ta transferojë në Jerusalem, Mahmud Abbas tha se “Nëse realizohet një vendim i tillë kjo nuk do ti shërbejë paqes. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë.”

Lideri palestinez pas fjalimit të tij ka hyrë në ambasadë dhe ka ngritur flamurin e Palestinës.

The post Hapet Ambasada e Palestinës në Vatikan appeared first on Mesazhi.com.

Paris: Konferencë ndërkombëtare për paqe në Lindjen e Mesme

Posted: 15 Jan 2017 04:00 AM PST

Përfaqësuesit e më tepër se 70 vendeve dhe organizatave marrin pjesë në konferencën e sotme në Paris, ku pritet të kërkohet ripërtritja e bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestnezëve dhe të riafirmohet mbështetja për zgjidhje me dy shtete, për këtë konflikt i cili po zgjatë tash e disa dekada.

Palestinezët e kanë mirëpritur këtë tubim, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka refuzuar të marrë pjesë në konferencë, tha se ky tubim është "manipulim" kundër Izraelit.

Rundi i fundit i bisedimeve në prill të vitit 2014, dështoi totalisht për shkak të qëndrimeve armiqësore të palëve, pas nëntë muajve të negociatave.

Në konferencën e sotme në Paris merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerr

The post Paris: Konferencë ndërkombëtare për paqe në Lindjen e Mesme appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi, Serbisë: Shpresoj se i kuptuat leksionet

Posted: 15 Jan 2017 03:09 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se shpreson që Serbia ka marrë një leksion, kur bëhet fjalë për provokimet.

Reagimi i Thaçit ka ardhur pas veprimeve të djeshme të autoriteteve serbe të cilat e kishin nisur një tren në drejtim të Kosovës me mbishkrime provokuese, dhe ndalesës së bërë nga autoritetet në Kosovë.

"Hope lessons are learned from this provocation. Good neighbours don't intrude w/ extremist projects, they dialogue".

"Shpresoj se leksioni u kuptua nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë", ka shkruar Thaçi në Twitter.

The post Thaçi, Serbisë: Shpresoj se i kuptuat leksionet appeared first on Mesazhi.com.

Treni i nisur për Mitrovicë përfundon në një garazh në Beograd

Posted: 15 Jan 2017 03:08 AM PST

Mëngjesin e së dielës, saktësisht rreth orës 04:00, në stacionin hekurudhor në Beograd arriti treni, i cili të shtunën, me pompozitet mori rrugën për Mitrovicë nga Beogradi, pas 18 vjetësh, por që arriti vetëm deri në Rashkë, pasi autoritetet kosovare nuk e lejuan të kalojë tutje.

Përkundër problemeve dhe situatës të tensionuar, asnjë pasagjerë i këtij treni nuk është lënduar, dhe të gjithë janë kthyer andej nga ishin nisur.

Tani treni me afishe e mbishkrime kundër shtetit të Kosovës dhe me ikona kishtare në brendi të tij është futur në garazh, njofton Klan Kosova.

Se çfarë do të ndodhë me këtë tren ende nuk është bërë e ditur, derisa shtypi në Beograd ka bërë shaka, veçanërisht me drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të cilit i është thënë që trenin ta parkojë mbi lum.

The post Treni i nisur për Mitrovicë përfundon në një garazh në Beograd appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more