Skip to main content

“Pasi përzunë trenin serb, forcat speciale të Kosovës bëjnë shqiponjën” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Pasi përzunë trenin serb, forcat speciale të Kosovës bëjnë shqiponjën” plus 9 more Gazeta SHQIP


Pasi përzunë trenin serb, forcat speciale të Kosovës bëjnë shqiponjën

Posted: 15 Jan 2017 02:21 AM PST

Një foto e Policëve të Kosovës të cilët kthyen mbrapsht trenin serb me mbishkrime provokuese: 'Kosova është Serbi', po bënë xhiro në rrjetin social.

Efektivët e forcave speciale të Kosovës shihen me krenari  teksa bëjnë foto me shqiponje, simboli kombëtar i gjithë shqiptarëve.

15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Berat, 5 të arrestuar për vjedhje

Posted: 15 Jan 2017 02:17 AM PST

Policia e Beratit ka arrestuar gjatë së shtunës 5 shtetas të dyshuar për veprën penale të vjedhjes, në kuadrin e punës së përditshme për goditjen e paligjshmërisë.

Në pranga përfunduan shtetasit Ardit Pajo dhe Blerim Rapi, 23 dhe 36 vjeç, i pari nga Ura Vajgurore ndërsa i dyti nga Berati, por që punonin si roje pranë një kompanie private, pasi kanë vjedhur naftën e makinerive që kishin në ruajtje.

Ndërkohë, nën arrest janë vënë edhe 3 adoleshentë të moshave 16-18 vjeç, dy prej të cilëve M.R. dhe N.M. me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa i treti shtetasi F.P., të cilët janë kapur nga forcat e policisë teksa vidhnin sende dhe materiale ndërtimi në një ndërmarrje private. Policia i ka sekuestruar këto sende në cilësinë e provës materiale.

Të gjitha këto raste i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprimet e mëtejshme në lidhje me veprën penale të "vjedhjes".

15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, dhunohet barbarisht biznesmeni i gurores, autori në kërkim

Posted: 15 Jan 2017 02:10 AM PST

Një biznesmen është dhunuar barbarisht mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në Labinot Fushë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta teksa ndodhej në biznesin e tij, biznesmeni Ylli Salla është goditur me sende të forta në kokë.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur kërkime për arrestimin e autorit të ngjarjes.

15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

TURQIA E RREZIKUAR SI SHTET I NJË LIDERI

Posted: 15 Jan 2017 01:15 AM PST

Po të ishe cinik dhe ta vështroje situatën në Turqi vetëm nën këndvështrimin e një politologu, do të shihje një skenar tepër interesant laboratori. Një shtet i përçarë në çdo kuptim i lejon vetes luksin që ta kthejë kokëposhtë sistemin e tij politik dhe që të lëshohet për jetë a vdekje në duart e një burri të vetëm. Duke e thjeshtëzuar këtë pastaj e quajnë reformë kushtetuese. Një gjë e tillë do të ishte problematike edhe në kohë normale, dhe kjo jo vetëm për shkaqe të teorisë së demokracisë. Por kohët nuk janë as normale. Turqinë e sulmojnë grupe të ndryshme terroriste. Edhe prandaj ekonomia ndodhet në një krizë të rëndë. E gjitha kjo ashpërsohet nga fakti që qeveria kryen në mënyrë të qëllimshme margjinalizimin e një pjese të popullit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fakt nuk mund të mos i shikojë këto realitete. Dhe mbetet sekreti i tij privat se si do të jetë ai në gjendje t’i zgjidhë i vetëm të gjitha këto probleme. Por pikërisht kjo është ajo për të cilën përpiqet ai – me këmbëngulje të madhe që prej disa vitesh. Që tani ai është njeriu më i fuqishëm në vend. E megjithatë ka shumë kohë që në Turqi nuk po bëhet asgjë më mirë, por padyshim shumë gjëra po bëhen më keq. A thua që ai e pranon heshturazi se nuk është jofajtor për këtë, se të paktën ai nuk e ka atë pushtet që t’i ndryshojë gjërat?

Që kjo të ndodhë, sigurisht nuk ka gjasa. Atraktiviteti i sistemit të liderit për njerëz si Erdogani konsiston në faktin se formalisht ata nuk duhet t’i justifikohen askujt. Rrezikun liderët në të gjithë botën (ndërkohë ka shumë të tillë) e injorojnë me dëshirë. Por kur ata vendosin të vetëm, atëherë çdo zhvillim i gabuar padyshim që bie në kurriz të tyre. Dhe në plan afatshkurtër apo afatgjatë atyre detyrimisht do t’ju mbarojnë “kurbanët” që mund të sakrifikojnë, për të tërhequr vëmendjen nga dështimi vetjak ose nga paaftësitë e veta. Është e trishtueshme që parlamentarët turq kanë pranuar t’i hyjnë eksperimentit të madh “krijimi i një shteti të liderit” duke e shfuqizuar në këtë mënyrë vetë veten. Një shpresë e fundit, sado që duhet pranuar se ajo është e vakët, megjithatë mbetet: ndoshta kushtetuta e re do të pengohet me referendum nga populli. Miqtë e Turqisë në Perëndim shohin me vëmendje dhe mjaft të pafuqishëm atë që po ndodh në Turqi.

15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) / DW

Horoskopi – 15 janar 2017

Posted: 15 Jan 2017 12:25 AM PST

DASHI

Fjalët mund të lëndojnë më shumë se sa një shpullë. Tregohuni shumë të kujdesshëm për atë çka thoni sepse mund të godisni egërsisht atë që ju qëndron pranë.

DEMI

Përsëri një ditë pozitive, e pasur me të reja dhe freski. Nuk do ta keni të vështirë të shkoni dakord me të gjithë, ku do të ndjeheni optimistë e bujarë ndaj nevojave të të tjerëve.

BINJAKET

Keni energji dhe komunikim, që mund të përfitoni nga pak në të gjitha fushat. Përsa i përket anës së ndjenjave jeni duke përparuar në dialog.

GAFORRJA

Sot do të jeni viktimë të një zhgënjimi. Kjo do të bëjë të demoralizoheni aq shumë sa nuk do të keni forcë të reagoni. Bëni mirë të bëni një pushim të gjatë për të riorganizuar edhe njëherë punët nga e para.

LUANI

Është e kotë të vrisni mendjen për të gjitha. Jo shumë gjëra që ju torturojnë mund të zgjidhen me mend, por me zemër. Kështu që tregohuni më të ndjeshëm .

VIRGJERESHA

Me iniciativën që keni,ju arrini të dëfreheni dhe kur bëhet fjalë për çështje pune apo për studime. Me energjinë që keni: okazione përsa i përket fushës së ndjenjave.

PESHORJA

Nëse do ju duhet të gjendeni në një situatë të komplikuar, reagoni me ekuilibër, e do t`ia dilni mbanë. Disa shqetësime të vogla në familje do të shkaktojnë një gjendje stresuese e tepër të lodhshme.

AKREPI

Mundohuni ta merrni gjithçka ashtu siç vjen. Filloni të organizoni që nga këto momente një fundjavë romantike në mënyrë që në momentin e duhur gjithçka të jetë perfekte.

SHIGJETARI

Aspekti pozitiv i kësaj dite është energjia e madhe që ju shoqëron. Do të ndjeheni në formë për t'u përballur me gjithçka që pengon punën tuaj.

BRICJAPI

Pak nervozizëm i bën më të tensionuara raportet me bashkëpunëtorët e kolegët. Dikujt prej jush mund ti ndodhë të bëjë një ndalesë me një shoqëri të ndryshme nga zakonisht.

UJORI

Periudha e shpenzimeve të çmendura për ju ka mbaruar, tani mund të jetoni të qetë pa qenë të detyruar të mbështeteni në çdo moment tek paratë që mund t'ju mungojnë në xhep.

PESHQIT

Do të keni mënyrën tuaj origjinale për të mbërritur në zemrën e të tjerëve. Qetësia juaj e brendshme i bën shumë herë më të lehta raportin në çift por edhe me të tjerët.

18 vjet nga masakra e Reçakut, zbulohet shtatorja e ambasadorit Walker

Posted: 14 Jan 2017 02:00 PM PST

Në Kosovë është përkujtuar masakra e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë.

Vrasja e civilëve shqiptarë u cilësua “krim kundër njerëzimit” nga ish-shefi i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker.

Në kompleksin memorial në Reçak, të shtunën më 14 janar, është bërë zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.

Walker, i cili ka qenë pjesëmarrës në këtë ceremoni ka thënë se pas ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur në Reçak 18 vjet më parë, ai tani ndihet se është pjesë e familjeve të Reçakut.

"Nuk mund të gjej fjalë, për t'ju falënderuar të gjithëve juve, për të falënderuar Reçakun. Unë e di që në shtatore jam unë, por nuk jam thjesht unë, por është simboli i asaj që ka ndodhur në Reçak dhe simboli i asaj që Reçaku ka dhënë", theksoi Walker.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Walker ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës për ngjarjet, të cilat ndodhnin para 18 vjetëve në Kosovë.

Kosova, shtoi Thaçi, në vazhdimësi ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe tani.

"Unë sapo jam kthyer nga Washingtoni dhe dua të potencoj para juve, qytetarë të Reçakut, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës se edhe administrata e re e presidentit Trump do të ruajë vëmendjen theksueshëm dhe rëndësishëm për Kosovën për popullin e Kosovës për paqen e stabilitetin dhe perspektivën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", tha Thaçi.

Ngjarja e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)/REL

Amber Heard-Johny Depp firmosin divorcin, ajo merr 7 mln dollarë

Posted: 14 Jan 2017 01:30 PM PST

Pesëmbëdhjetë muaj martesë, 7 muaj për të finalizuar një divorc dhe 7 mln dollarë të paguara nga ai dhe të arkëtuara nga ajo. Këto janë shifrat e lidhjes tashmë zyrtarisht të mbyllur mes Johnny Depp dhe Amber Heard.

Ky është në fakt vendimi i një gjykatësi në SHBA për të mbyllur praktikat e divorcit mes dy aktorëve të famshëm të Hollivudit.

Sipas asaj që ishte përcaktuar tashmë që në gusht të vitit të shkuar si pjesë e një zgjidhje divorci, Depp, do të duhet të paguajnë 7 milionë dollarë për ish-bashkëshorten e tij.

Heard që kishte paraqitur kërkesën për divorc majin e shkuar në atë kohë kishte deklaruar se do t'i jepte për bamirësi paratë e ish-bashkëshortit. Shkak i divorcit mes të famshmëve u bë dhuna që sipas Heard, Depp kishte ushtruar vazhdimisht ndaj saj.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Bruksel, aksion i madh antiterror në lagjen e xhihadistëve, Molenbek

Posted: 14 Jan 2017 01:17 PM PST

Rrugët e kryeqytetit europian të xhihadit, Belgjikës janë bllokuar për shkak të një operacioni të madh antiterror të ndërmarrë nga policia. Forca të shumtë policore kanë zbarkuar në lagjen Molenbek, që njihet si vendi ku ishin strehuar një numër i madh ndjekësish të shtetit islamik, ISIS.

Një helikopter policie është parë gjithashtu të patrullojë në zonë. Lagjja Molenbek është e lidhur me një numër sulmesh terroriste vitet e fundit. Ajo ishte edhe shtëpia e Salah Abdeslam, truri i sulmit të përgjakshëm në Paris në vitin 2015, ku u vranë 130 persona.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Koalicioni, Panariti: Duhet një analizë. LSI vendos në prill

Posted: 14 Jan 2017 11:55 AM PST

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është bërë pjesë e debatit të lindur brenda mazhorancës.

I pyetur se çfarë po ndodh në koalicion pas replikave në distancë mes ministrave Manjani e Tahiri dhe mbi të ardhmen e ASHE-së, Panariti deklaroi se, për këtë ka kohë deri në mesin e muajit prill.

"Koalicioni PS-LSI funksionon në bazën e një pakti qeverisës, që është rezultat i marrëveshjes së 1 prillit dhe LSI ka dëshmuar se i përmbahet këtij koalicioni. Ju jeni të interesuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne kemi kohë për arsye se regjistrimi i koalicioneve do të bëhet në mes të prillit. Në këtë periudhë dy partitë do bëjnë bilancin e qeverisjes dhe do të hartojnë kriteret mbi bazën e të cilave do të ecin në të ardhmen", tha Panariti.

Por, edhe Panariti shprehu pakënaqësitë e veta veçanërisht për fondet e dhëna nga qeveria për bujqësinë.

"Unë shoh që bashkëpunimi deri tani ka qenë konstruktiv. Natyrisht ka pasur luhatjet e tij, pasi përqasjet tona për disa probleme kanë qenë të ndryshme, sepse ne disa çështje i kemi të një rëndësie të veçantë, sidomos sa i përket bujqësisë, për të cilën theksoj se fondet për të duhet të jenë më të mëdha. Pavarësisht se kanë qenë në rritje krahasuar me më parë, ne nuk mund të ecim me krahasime", tha Panariti.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)/TCH

Barcelona “manita” Las Palmasit, -2 nga Reali

Posted: 14 Jan 2017 11:39 AM PST

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga dhe këtë e bën me goleadë ndaj Las Palmasit, në "Camp Nou". 5-0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që u dominua në çdo aspekt nga ekipi i Luis Emriques. Nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve të Barçës Lionel Messi, i cili gjeti rrugën e rrjetës për herë të shtatë në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës. Luiz Suarez zhbllokoi takimin që në minutën e 14-të, pas pasimit të Andre Gomes nga e djathta.

Gjatë  pjesës së parë blaugranat shpërdoruan disa raste të pastra, ku më flagranti ishte ai i kohës shtesë së pjesës së parë, teksa Messi u ndal nga portieri Varas.

Gjithsesi argjentinasi nuk mund të gabonte në të 52-ën, duke shfrytëzuar pasigurinë e portierit, që nuk kontrolloi si duhet harkimin e Rafinas.

Vetëm 5 minuta më vonë Luis Suarez i krijoi vetës hapësira për të goditur brenda zonës, me topin që përfundoi në rrjetë. Në të 59-ën pas një kundërsulmi të shpejtë të Barcelonës Suarez gjendet përballë Varas, i cili i mohon golin uruguajanit, por nuk mund të bënte asgjë pas goditjes së Arda Turan që ndoqi aksionin.

Në të 80-ën ishte radha e Aleix Vidal, që shfrytëzoi një asist të Paco Alcacer për golin e 5-0.Barca me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Reali dhe përfiton nga përplasja mes Sevillas dhe Los Blancos në "Sanchez Pizjuan".

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more