“POLICIA E KOSOVËS BLLOKON TRENIN E SERBISË” plus 9 more Ferizaj Press |
- POLICIA E KOSOVËS BLLOKON TRENIN E SERBISË
- Shkruan Baton Haxhiu: Kryeministër, jep dorëheqje!
- Thaçi dha urdhërin të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë
- Sulmohet faqja e internetit e hekurudhave të Serbisë (FOTO)
- Vuçiq, me konferencë të jashtëzakonshme për Kosovën
- Treni serb ka gjasa të kthehet në Beograd, dyshohet për sulm terrorist
- Ekskluzive: Zyrtarisht kërkohet nga Policia të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë
- Policia e Kosovës ia mësyen veriut! (FOTO/VIDEO)
- Hyseni: Do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës
- Policia e Kosovës siguron trenin serb
POLICIA E KOSOVËS BLLOKON TRENIN E SERBISË Posted: 14 Jan 2017 09:25 AM PST Policia e Kosovës nuk e ka lejuar trenin nga Beogradi që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës Treni nuk u lejua të hyjë nga autoritetet kosovare me arsyetimin se nuk ka leje për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës. RTK ka siguruar foto dhe video në pikën kufitare në Jarinje të forcave speciale policore të cilat e kanë bllokuar hekurudhën. |
Shkruan Baton Haxhiu: Kryeministër, jep dorëheqje! Posted: 14 Jan 2017 09:21 AM PST Ka shumë pak njerëz në Kosovë që ta kenë përkrahur politikisht kryeministrin Isa Mustafa më shumë se unë. Si për LDK, ashtu edhe për Qeveri. Kur e vendosa këtë titull isha shumë i bindur se më e mira për vendin tonë është shkuarja e kësaj Qeverie dhe e këtij Kryeministri. Po i parashtroj disa pyetje që kërkojnë përgjigje në pafuqinë e tij. A e dinë qytetarët e Kosovës çka do të bëhet me murin? Janë edhe dhjetëra pyetje tjera për të cilat kjo Qeveri nuk ka dhënë përgjigje në vitin 2016 dhe nuk i ka ato në vitin 2017. Kryeministër, jep dorëheqje! Qytetarët e Kosovës janë në ankth. Nuk e dinë cilat janë vendimet e juaja, që edhe ashtu s'i merrni kurrë. Ose, cilat janë vendimet e juaja që po flenë tua në sirtarë? Shpëtojeni veten, mirësinë tuaj, pasi nuk është turp ta pranoni pafuqinë në një post të fuqishëm. Pafuqia, ashtu si arroganca e tepërt, e çojnë vendin në paqartësi. Kryeministër, jep dorëheqje! Për të mirën tuaj dhe për të mirën tonë. |
Thaçi dha urdhërin të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë Posted: 14 Jan 2017 09:19 AM PST Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë. "Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim. Kam besim te plote se autoritet do t'i kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet t'i kryejnë këto përgjegjësi. Mjaft është mjafe. Do te ketë zero tolerancë ndaj Beogradit ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës", ka thënë Presidenti Thaçi, për Express. |
Sulmohet faqja e internetit e hekurudhave të Serbisë (FOTO) Posted: 14 Jan 2017 09:17 AM PST Sulmohet faqja e internetit e hekurudhave të Serbisë (FOTO) Cak i sulmeve kibernetike ka qenë edhe faqja e internetit të hekurudhave të Serbisë. |
Vuçiq, me konferencë të jashtëzakonshme për Kosovën Posted: 14 Jan 2017 08:56 AM PST Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do t'i drejtohet mediave përmes një konference për gazetarë në orën 18:30 nga ndërtesa e Qeverisë. Kështu është bërë e ditur nga zyra për marrëdhënie me mediat në Qeverinë e Serbisë, raporton Koha.net. Potencohet se kjo konferencë ka të bëjë me "gjendjen në Kosovë e Metohi". Kujtojmë se sot është nisur nga Beogradi një tren për në Mitrovicë të veriut, tren i cili nga institucionet vendore është cilësuar si ilegal. |
Treni serb ka gjasa të kthehet në Beograd, dyshohet për sulm terrorist Posted: 14 Jan 2017 08:52 AM PST Treni serb i cili është nisur sot në mëngjes drejt shtetit të Kosovës dhe i cili aktualisht gjendet në Rashkë, ka gjasa që të mos arrijë në Mitrovicë. Siç shkruan Kuriri serb, dyshohet jo zyrtarisht se në Mitrovicë është duke u përgatitur një sulm terrorist. Kjo sipas tyre edhe është arsyeja pse treni është ende në stacionin në Rashkë dhe me gjasë do të kthehen në Beograd./Lajmi.net/ |
Ekskluzive: Zyrtarisht kërkohet nga Policia të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë Posted: 14 Jan 2017 08:38 AM PST Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë në Kosovë. Kanë arsyetuar se Ligji ndalon operatorët që nuk janë të licencuar të shfrytëzojnë hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, kanë thënë se hekurudha Mitrovicë-Leshak është e rrezikshme pasi nuk është e mirëmbajtur. "Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës kërkon nga institucionet e vendit që të reagojnë në rast të tentimit për hyrje me trena në territorin e Republikës së Kosovës të operatorëve të palicencuar nga ana e institucionit tonë", thuhet në shkresën drejtuar Skender Hysenit, Lutfi Zharkut e Shpend Maxhunit, shkruan Gazeta Express. Edhe Ligji për Hekurudhat e Kosovës ndalon operimin e kompanive që nuk janë të licencuar. Veç kësaj, Autoriteti i Hekurudhave të Kosovës ka paralajmëruar rrezikun që mund të ketë për udhëtarët nëse kalohet kah linja Mitrovicë-Leshak për shkak se kjo linjë nuk është mirëmbajtur dhe ka rrezik nëse kalohet me tren. "Andaj, kërkojmë nga organet përgjegjëse të parandalojnë çdo tentim për organizim të transportit hekurudhur, i cili nuk është pjesë e regjistrit të licencimeve të ndërmarrjeve hekurudhore sepse përndryshe mund të jetë me rrezik për jetën e njerëzve një transport i tillë i pakontrolluar", thuhet në letrën e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës./GazetaExpress |
Policia e Kosovës ia mësyen veriut! (FOTO/VIDEO) Posted: 14 Jan 2017 08:26 AM PST Një konvoj i Policisë së Kosovës, ia ka mësyer veriut të vendit.Kështu i kanë thënë Gazetës Blic të afërta me Polcinë e Kosovës. "Nje konvojë i Policisë së Kosovës ia ka mësyer veriut, me mjete mjaft të rënda", tha ky burim. Nuk dihet nëse ky konvoj i policisë ka synim pengimin e trenit serb, që u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës. Ndryshe, në lidhje me hyrjen e trenit në Kosovë ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se hyrja e trenit të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia janë krejtësishtë të papranushme. "Cfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij", ka përfunduar shkrimin e tij presidenti Thaçi./GazetaBlic.com/ |
Hyseni: Do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës Posted: 14 Jan 2017 08:24 AM PST "Ju siguroj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë ligjin, në funksion të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Unë jam në ministri me drejtorinë e policisë dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe do të veprojmë konfrom ligjit dhe kushtetutës ", ka thënë Hyseni. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se autoritetet e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të trenit, i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Përmes një postimi në facebook Thaçi ka shkruar se "çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. "Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi", ka shkruar Thaçi. Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i ka kërkuar "BE-së ndërhyrjen për të ndaluar destruksionet e Serbisë në Kosovë", përfshirë edhe "provokimin me trenin nga Beogradi". Tahiri ka shtuar se "çështja e trenit nuk ka qenë pjesë e dialogut në Bruksel dhe rrjedhimisht edhe është çështje e përgjegjësive të institucioneve të tjera të Kosovës". Nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd të shtunën unis për në Kosovë një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë. Autoritetet serbe thanë se treni shënon hapjen e linjës hekurudhore prej Beogradit drejt Kosovës, për herë të parë që prej përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe. Por, zyrtarët në Kosovë thanë se treni është provokim. "Unë kam kërkuar ndërhyrjen e BE-së për të ndalur Serbinë dhe destruksionet e saj ndaj Kosovës, përfshirë provokimin nga ky tren me simbolika ultra-nacionaliste, në emër të ruajtjes së paqes e stabilitetit dhe parimeve të dialogut për fqinjësi të mirë", ka thënë ministrja Tahiri për Radion Evropa e Lirë. Treni i nisur të shtunën drejt Kosovës thuhet se është një provë që do të zgjasë prej 20 janarit deri më 26 shkurt, pas së cilës datë, autoritetet në Beograd do të vendosin nëse do të vazhdojnë me linjën e rregullt hekurudhore. Në përcjelljen e këtij treni ishte edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por ai pastaj ka zbritur, ndërsa udhëtimin me këtë tren e ka vazhduar zëvendësi i tij, Dushan Kozarev, dhe drejtori i hekurudhave të Serbisë, Mirosllav Stojçiq, raporton agjencia Beta. Pjesa e jashtme e trenit është dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është serbe". Autoritetet në Kosovë këtë linjë hekurudhore e kanë quajtur ilegale dhe si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë. Ministrja Edita Tahiri ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën. Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës. "Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve", ka deklaruar Tahiri duke shtuar se "Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë". Deputetë të opozitës në Kosovë kanë hedhur kritika të ashpra në adresë të Qeverisë së Kosovës për lejimin e qarkullimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook, ka thënë "se nuk mund të pritet heqja e murit dhe ndalimi i trenit nga një Qeveri, siç shkruan ajo, që është e nënshtruar karshi Serbisë". "Në fakt është e njëjta që ka ndihmuar Serbinë në realizimin e këtyre projekteve që kanë për qëllim ndërhyrjen në sovranitet dhe ndarjen e vendit, ngjashëm po vepron edhe me 'Zajednicen'", ka shkruar Haxhiu. Ndërkohë, ish zëvendëskryeministrja e Kosovës, tani kryetarë e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka propozuar masa reciprociteti me Serbinë. "Treni u nisë, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri të ndalim trenin, mund të ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb. Më shumë se 1 mil Euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 mil Euro të humbura shteti Serb. E shteti Kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal", ka shkruar në profilin e saj në facebook Kusari – Lila. Institucionet e Kosovës nuk administrojnë me hekurudhat në veri të vendit. Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe. Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas. Infrastruktura hekurudhore në Kosovë, nga ekspertë të kësaj fushe shumë herë është konsideruar e nivelit jo të mirë, që sipas tyre, për një modernizim të hekurudhave investimet janë të domosdoshme |
Policia e Kosovës siguron trenin serb Posted: 14 Jan 2017 08:24 AM PST Siç raporton Tanjug, në vendin ku do të kalojë treni ndodhen rreth 50 anëtarë të policisë. Po ashtu, ka edhe shumë vetura të policisë në atë zonë kufitare. Treni pritet të vijë rreth orës 19:30./klankosova/ |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: