Skip to main content

RTSH: “Rikthehen reshjet e shiut dhe dëbores në vend” plus 9 more

RTSH: “Rikthehen reshjet e shiut dhe dëbores në vend” plus 9 more


Rikthehen reshjet e shiut dhe dëbores në vend

Posted: 15 Jan 2017 05:56 AM PST

Moti, pavarësisht rritjes së lehtë të temperaturave, ka vijuar edhe sot me reshje bore të përkohshme në verilindje. Termometri në vendet malore shënoi si vlera minimale -2 gradë celsius ndërsa në vlerat maksimale shkoi tre gradë mbi zero. Edhe në vendet e ulta temperaturat shënuan -2 gradë celsius dhe vlerat maksimale shkuan deri në 12 gradë. Sinoptikanët parashikojnë që nesër , vendi të preket nga reshjet në ultësirën perëndimore ndërsa vendet malore do të kenë reshje bore deri në kuota të ulta. Gjithashtu parashikohet të kemi edhe stuhi ere deri në 20m/sek ç’ka pritet që në det të hapur të kemi dallgë të forcës deri në 6-7 ballë. Deri në mesditë temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Rama thirrje qytetarëve:Merrni pjesë në votime, keni në dorë të ardhmen!

Posted: 15 Jan 2017 05:48 AM PST

Fitorja në zgjedhjet e qershorit të këtij viti do të jetë edhe më e thellë se ajo e 2013-ës. Kështu është shprehur kryetari i maxhorancës Edi Rama, gjatë aktivitetit të organizuar për 25 vjetorin e krijimit të forumit Rinor Eurosocialist. Duke ftuar të rinjtë dhe të gjithë njerëzit të bëhen pjesë e politikës, Rama vuri në dukje se reformat e ndërmarra nga qeveria në të gjithë sektorët, do të kenë gjithnjë përballë, baltën e hedhur nga opozita.

"Sa më pak njerëzit të merren me politikën, aq më shumë janë të detyruar të paguajnë kostot e politikës, që vetëm përmes pjesëmarrjes mund të përmirësojë vendimmarrjen e vet. Të gjithë duhet të japin kontribut qytetar që politika të bëhet më e mirë. Pjesëmarrja në votim ia vlen sepse jo të gjithë janë njësoj", tha kreu i qeverisë në aktivitetin për 25-vjetorin e krijimit të FRESSH-it, në Pallatin e Kongreseve.

Kontributin e të rinjve në jetë shoqërore në përgjithësi dhe atë politike në vecanti, e ka evidentuar në fjalën e tij edhe kryetari i FRESH-it Eljo Hyska. Sipas tij, mandati i dytë i Edi Ramës kryeministër, do të jetë shumë më spektakolar se ai i 4 viteve më parë.

Në 25 vjetorin e themelimit të forumur rinor socialist mungoi ish ktryetari i këtij forumi Ilir Meta, ndërsa merrnin pjesë ish drejtues ndër vite. Pas 12 vitesh pa një dokument themeltar të Forumit Eurosocialist, pritet të miratohet statuti i FRESSH-it.

Misioni i fundit i FMN në Tiranë

Posted: 15 Jan 2017 05:32 AM PST

Një muaj e gjysmë përpara përfundimit të marrëveshjes me fondin monetar ndërkombëtar, misioni i FMN-së mbërrin të marten në Tiranë, nv viziten e fundit me autoritetet shqiptare. Burime për televizionin publik shqiptar thonë se qëndrimi dyjavor i ekipit të fondit monetar do të ketë axhendë të ngjashme me misionet e tjera, ku përfshihen takime me minstrinë e financave, atë të ekonomisë si dhe bankën e shqipërisë. Pjesë e diskutimeve me ekspertët e FMN-së dhe shefen e misionit Anita Tuladhar do të jetë edhe ligji i fshirjes së detyrimeve tatimore dhe doganore . Ligji pritet të kaloje në parlament në mesin e muajit shkurt, pasi palët u dakordësuan për fshirjen e të gjitha detyrimeve tatimore dhe doganore të krijuara deri në vitin 2010-të si dhe fshirjen e gjobave nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014-të me kusht që të paguhet detyrimi i plotë. Pjesë e draftit që ka marrë dritën jeshile nga FMN janë dhe gjobat për kompanitë e kasave fiskale për vonesa në furnizim gjatë fazës së parë të aksionit antiinformalitet. Në mbyllje të vizites së fundit në Tiranë, fondi monetar do të firmose edhe marrëveshjen përmbyllëse, çka i hap rrugën lëvirimit të këstit të fundit të kredisë 330 mln euro të dhënë nga FMN për qeverinë shqiptare.

PD: Avokati i Popullit na takon ne!

Posted: 15 Jan 2017 05:10 AM PST

Partia Demokratike deklaron se i takon kësaj force politike të propozoje kandidaturën për Avokat të Popullit. Igli Totozani është drejt fundit të mandatit dhe i takon Kuvendit të plotësojë vakancën që do të krijohet në këtë institucion kushtetues. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi të dielën se kryeministri shkeli marrëveshjen dhe traditën parlamentare për të kapur postin e Avokatit të Popullit. "Kur Edi Rama ishte në opozitë, thotë deklarata e deputetit demokrat, pati një marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh në selinë e PS-së. Kjo marrëveshje duhet respektuar dhe propozimi i kandidatures i takon opozites", thotë kreu i grupit më të madh parlamentar të Partisë Demokratike. Igli Totozani u zgjodh në vitin 2012 dhe Kushtetuta përcakton mandat 5 vjeçar për drejtuesin e Avokatit të Popullit. Kuvendi ka paralajmëruar nisjen e proçedurave për plotësimin e vakances në këtë institucion dhe çdo kandidaturë është e lirë të paraqesë interes brenda datës 24 Janar 2017.

Vdes 5-vjeçari në spital, jo si pasojë e gripit

Posted: 15 Jan 2017 05:01 AM PST

Fëmija i mitur 5 vjeç që ka ndërruar jetë në spitalin pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dy ditë më parë, nuk ka vdekur si pasojë e komplikacioneve nga gripi. Burime Zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kanë hedhur poshtë dyshimet e policisë së Tiranës dhe disa portaleve në rrjetet sociale të cilët në njoftimet që kanë përcjellë në lidhje me ngjarjen tragjike, kanë njoftuar se shkak për vdekjen e vogëlushit mendohet të ketë qënë gripi. Sipas këtyre burimeve, familja vuante nga disa sëmundje të tjera të lindura dhe nuk kishte shenja gripi apo infeksioni respirator. Gjithsesi për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes , trupi i fëmijes i është dërguar për autopsi në Mjeksinë Ligjore , për një ekspertizë të mëtejshme. ISHP deri më tani ka konfirmuar katër vdekje që kanë ndërruar jetë, të cilët përveç sëmundjeve të tjera shoqëruese kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës AH3N2. Të katër vdekjet kanë qënë mosha e tretë dhe paralajmërimet nga epidemiologët për një rrezik të tillë tek të sëmurët kronike nuk kanë munguar që në fillim të shpalljes së epidemisë gripale në vend.

Gjici: Dua titullin kampion

Posted: 15 Jan 2017 04:47 AM PST

Fillimi i fazës së tretë të kampionatit kombëtar të futbollit, për kategorinë superiore është shtyrë për në datën 28 shkurt. Kushtet e këqija atmosferike e kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të ndërmarrë një vendim të tillë, e duket se të gjitha klubet pjesëmarrëse kanë rënë dakort për këtë gjë. Në një intervistë të dhënë për Televizionin Shqiptar, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka shprehur mendimin e tij për shtyrjen e kampionatit.

Kukësi po kryen fazën përgatitore në Antalia, e skuadrës i janë krijuar të gjitha kushtet për t’i zhvilluar seancat stërvitore atje. Edhe kërkesat e trajnerit Gjoka përsa i përket merkatos dimërore, Gjici thotë se i janë plotësuar.

Intervistën e plotë të presidentit Safet Gjici mund ta ndiqni sot në Rubrikën Sportive në Televizionin Shqiptar.

Kuvendi nis nesër punimet

Posted: 15 Jan 2017 04:42 AM PST

Siç është paracaktuar në Kushtetutë të hënën e tretë të Janarit parlameti hap dyert për të nisur sesionin e dimrit, i cili shënon edhe muajt e fundit të mandatit të kësaj legjislature. Kryetari i Kuvendit ka thirrur bazuar në kushtetutë seancën e parë plenare që do të nise në orën 17 të hënën pasdite me një rend dite të thjeshtë. Përveç miratimit të programit të punimeve, në Kuvend do të njoftohet edhe kalendari sipas të cilit do të raportojnë drejtuesit e organeve të pavaruara kushtetuese që zgjidhen nga Kuvendi.

Si çdo vit Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, Inspektori i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Autoriteti i Konkurencës etj do të raportojnë për rezultatet e punës që kanë shënuar gjatë vitit 2016. Por pjesa më e vështirë e këtij sesioni të ri do të jetë hartimi i ligjit të zgjedhjeve, plotësimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, zgjedhja e presidentit të ri të republikës, çka do të kërkojnë përpjekje intensive për të siguruar konsensus mes shumicës dhe opozitës.

 

Në prag të ekspozites së rrallë të Artit italian të 900-es

Posted: 15 Jan 2017 04:12 AM PST

"1900 Kryeveprat e artit italian", nga 16 janari deri më 2 prill 2017, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë pret ekspozitën e parë të këtij dimensioni në Shqipëri. Kjo ekspozitë, që do të mbajë më shumë se 100 vepra të shkëlqyera të Galerisë së Artit Modern të Romës, përfaqëson një kontribut thelbësor në historinë e artit italian të shekullit të XX.

Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton përmes kulturës artistike e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla,Carlo Carrà ,Giorgio de Chirico,Filippo de Pisis,Giuseppe Capogrossi,Renato Guttuso e Adolfo De Carolis. Vetëm për të përmendur disa nga mbi 60 protagonistët e pranishëm në ekspozitë.

Nëpërmjetgjashtë seksioneve -Natyralizmi i Vonë dhe Simbolizmi,Secesioni Roman,Futurizmi dhe Aeropiktura,Tradita italiane dhe dialogu me antiken,Shkolla Romane,Figuracioni dhe Abstraksioni-ekspozita paraqitet si një unicum dialogu ndërmjet lëvizjeve të ndryshme artistike që zhvillohen gjatë Nëntëqindtës. Ekspozita e rrallë do të çelet nesër për publikun ndërsa me një ceremoni të veçantë do të hapet mbrëmjen e 15 janarit në ora 18.00 ku marrin pjesë autoritetet shqiptare dhe italiane si edhe shumë artistë të ftuar.

Mbështetur nga institucionet publike shqiptare, ekspozita u realizua falë një partneriteti italo-shqiptar me promovues Kryeministrinë, Ambasadën e Italisë në Tiranë, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Ministrinë Kulturës në Shqipëri, Bashkinë e Tiranës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe me promovues të palës italiane Bashkinë e Romës, Departamentin për Rritjen Kulturore – Arkeologjinë si dhe me kontributin themelor të Fondacionit Terzo Pilastro – Italia dhe Mesdheu. E gjitha nën kordinimin, prodhimin dhe organizimin e Arthemisia, shoqëri lider në nivel ndërkombëtar për artin dhe kulturën.

Sidlo: Prania ushtarake amerikane lajm i mirë për vendin dhe gjithë rajonin e Evropës Lindore

Posted: 15 Jan 2017 03:59 AM PST

Udhëheqësit e Polonisë e mirëpriten mbërritjen e trupave ushatarake të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre. Kryeministrja Beata Sidlo, tha se kjo lëvizje do të ndihmoje në sigurinë rajonale. Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër të rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t'i siguruar aleatët e tyre pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës. "Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët", tha kryeministrja në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan. "Kjo është forca më e aftë luftarake e Amerikës, me gatishmëri të nivelit të lartë dhe një brigadë e blinduar e stërvitur, së bashku me pajisjet dhe armatimin më të përparuar, vleresoi ministri polak i mbrojtjes. Rusia reagoi me tone të ashpra për vendosjen e trupave duke e quajtur kërcënim për interesat dhe sigurinë ruse.

Policia e Kosovës: Lajmi për bombë në trenin serb/i rremë

Posted: 15 Jan 2017 03:47 AM PST

Në veri të Kosovës, afër vendkalimit kufitar të Jarinjës gjatë gjithë natës kanë qëndruar forcat e Policisë së Kosovës dhe njësitë e ndërhyrjes speciale, pas incidentit të ndalimit të trenit serb në Rashkë dhe kthimin e tij pas, drejt Beogradit. Pasi në orën 20 të mbrëmjes së të shtunes tek vendkalimi kufitar Jarinjë, u dërguan rreth 100 policë të Kosoves dhe pjesëtarë të njësive speciale me së paku 20 automjete të blinduara, disa orë më vonë, gjatë nates, përforcimet u tërhoqen. Tërheqja ndodhi pasi forcat e specializuara kontrolluan më parë hekurudhen pas zërave që vinin nga Serbia se në binare janë vendosur mina për të ndaluar hyrjen e trenit. autoritetet e Kosoves deklaruan se këto lajme janë të pavërteta. Treni i nisur nga Beogradi synonte të mbërrinte në Mitrovicë pas 18 vjetësh ndërprerjeje të funksionimit të kësaj linje.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more