Skip to main content

“SpaceX lëshon me sukses në orbitë raketën Falcon 9” plus 9 more Gazeta SHQIP

“SpaceX lëshon me sukses në orbitë raketën Falcon 9” plus 9 more Gazeta SHQIP


SpaceX lëshon me sukses në orbitë raketën Falcon 9

Posted: 16 Jan 2017 02:30 AM PST

Kompania private e eksplorimit të hapësirës SpaceX kreu të shtunën një lëshim të suksesshëm të raketës Falcon 9, i pari pas shpërthimit të një rakete gjatë nisjes në shtator.

Raketa u lëshua nga Baza e Forcave Ajrore e Vandenbergut në Kaliforni. Mekanizmi i fazës së parë të raketës u ul me sukses në Paqësor, një hap i rëndësishëm ky për krijimin e komponentëve të raketave që mund të përdoren përsëri.

Ndërkaq, satelitët që raketa dërgoi në hapësirë do të kryejnë një mision që mund të revolucionarizojë mënyrën se si fluturojnë avionët.

Teknologjia në bordin e tyre do t'i bëjë avionët të diktueshëm mbi gjithë tokën, duke përfshirë edhe zonat e zeza mbi oqeane dhe shkretëtira, ku ata sot për sot nuk mund të gjurmohen.

Asnjë teknologji nuk ka qenë në gjendje të gjejë avionin e kompanisë Malaysia Airlines 370 i cili u zhduk mbi oqean gati tre vjet më parë. Por në të ardhmen kjo mund të ndryshojë.

"Nëse transponderi, pajisja në avion që transmeton informacione, do të ishte aktive, po, do ta kishim gjetur patjetër," thotë eksperti Vincent Capezzuto.

Ekipi i Capezzutos krijoi sistemin për gjurmimin e avionëve, gjatë gjithë kohës, gjatë çdo lëvizjeje mbi tokë. Sot, 70 për qind e tokës nuk është e mbuluar nga radarët për shkak të terrenit të thyer dhe oqeaneve.

"Askush nuk e di saktësisht se ku je, përveç pilotit. Sheh ekranin prapa ndenjëses, sheh edhe një hartë dhe e kupton se ku ndodhesh por kontrolli i trafikut ajror e di vetëm me përafërsi se ku ndodhet avioni," thotë eksperti Don Thom.

Një pajisje e quajtur Aireon, sa madhësia e një mikrovale, u dërgua të shtunën në orbitë me anë të 10 satelitëve në bordin e raketës Falcon 9.

Satelitët do të zëvendësojnë modelet më të vjetër ekzistues dhe kjo do të jetë një ngjarje me rëndësi.

"Do të jetë një nga misionet më të komplikuara teknike në industrinë e hapësirës," thotë eksperti Matt Desch.

Zoti Desch do të drejtojë një ekip inxhinierësh në misionin për zëvendësimin e satelitëve.

Me instalimin e satelitëve të rinj fillon edhe gjurmimi i avionëve. Rregulli që të gjithë avionët amerikanë të kenë pajisjen e duhur hyn në fuqi pas vitit 2020 – dy vjet pasi të jenë vendosur satelitët.

Pas kësaj nuk do të ketë më mistere për avionët e zhdukur me qindra njerëz në bord. Të gjithë do ta dinë ku ndodhen ata në çdo moment të fluturimit.

16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)/VOA

Rikthehen reshjet e borës, probleme në disa zona, rrugët nacionale të kalueshme

Posted: 16 Jan 2017 02:07 AM PST

Reshjet e dëborës me intensitet të dobët kanë rinisur sërish në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë. Sipas Emergjencave Civile akset nacionale janë të kalueshme, ndërsa në disa akse duhet të përdoren zinxhirët. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve në disa zona ku ka munguar energjia elektrike.

Në të gjitha zonat e prekura nga dëbora Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale Shtetërore ka shpërndarë e ndihmave ushqimore dhe materiale. Ditën e sotme do të dërgohen ndihma në fshatrat Theth, Ketë, Çajë dhe Selishtë.

Situata në qarqe paraqitet si më poshtë:

QARKU SHKODËR-Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme pa probleme. Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në disa akse rurale të këtij qarku.

Të qarkullueshme me zixhirë janë akset rrugore Shkodër – Shllak – Temal ,Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë – Bene ,Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Qafë Çele – Pukë – F.Arrëz, Qafë Qerret – Qelëz- Bardhet – Iballë dhe Shkodër – Bregu Lumit – Theth

Aksi rrugor Shkodër – Theth është i kalueshëm deri në Qafë Thore

QARKU KUKËS-Të gjitha akset kombëtare në shkallë qarku qarkullohen pa zinxhirë, përjashtuar aksin rrugor Ura e Zapotit-Shishtavec.

Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon i bllokuar.

Po punohet për hapjen e rrugëve që paraqesin probleme për lidhjen e fshatrave me qendrën administrative.

Në Njësinë administrative Gjinaj ka pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike.

QARKU DIBËR-Në akset rrugore Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Kuben – Vasie, Ura e Qytezës – Zerqan dhe Ura e Çerenecit – Steblevë qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar, por kalimi i mjeteve kryhet nga aksi rrugor Kurbnesh- Lurë.

Për hapjen e akseve rrugore problematike po punohet me forca dhe mjete.

QARKU KORÇË-Në qarkun e Korçës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. Aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë është i kalueshëm me zinxhirë ndërsa aksi Korçë-Ersekë është i kalueshëm me zinxhirë në pjesë të caktuara.

Probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në fshatin Mollas të bashkisë Kolonjë.

16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kursimet 1,1 miliardëshe të deputetit Peza, ILDKPKI nis kontrollin

Posted: 16 Jan 2017 01:39 AM PST

ILDKPKI ka nisur kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Alfred Peza.

"Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë", i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza", bën me dije ILDKPKI.

Gjithashtu ILDKPKI  sqaron se objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur.

16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Treni serb, Basha: Provokimi i radhës, Rama të reagojë me përgjegjshmëri

Posted: 16 Jan 2017 01:24 AM PST

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar një plan të mirëpërgatitur nga ana e serbëve veprimin e radhës të trenit me mbishkrime provokuese.

Basha u shpreh u gatshëm si kryetari opozitës të jepnin kontributin e tyre për përgatitjen e një plani përgjigjeje ndërsa kërkoi nga qeveria shqiptare të reagojë me përgjegjësi e jo përmes deklaratave në Facebook të kryeministrit.

"Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook. I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon", tha Basha.

16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kirgistan, avioni turk rrëzohet mbi shtëpi, mbi 30 të vdekur

Posted: 16 Jan 2017 01:11 AM PST

Të paktën 32 njerëz raportohen të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani turk mallrash, pranë aeroportit të Bishkekut në Kirgizi.

Shumë prej të vdekurve janë banorë të fshatit, ku është rrëzuar aeroplani.

Zyrtarët kirgizë thanë se Beoingu 747 është rrëzuar disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar Manas.

Zëdhënësja e qeverisë, Tolgonai Stamaliyeva, tha se aeroplani, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Hong Kongu në Stamboll, ka tentuar të uley në aeroportin Manas për t'u furnizuar.

Sipas saj, avioni është rrëzuar në një zonë të populluar dhe ka dëmtuar rreth 20 shtëpi.

Disa njerëz raportohen po ashtu të plagosur.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje të shuajnë zjarret që ka shkaktuar aksidenti.

16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Zjarr në nënstacionin e Kasharit, periferia e Tiranës pa drita

Posted: 16 Jan 2017 01:04 AM PST

Rreth orës 02.35 ka rënë zjarr në nënstacionin e Kasharit, duke djegur të gjithë fidrat 20 kilovolt dhe kjo ka bërë që shumë zona të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit, i cili vlerësohet i përmasave serioze, pasi do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të nënstacionit Kashar.

Zonat pa energji elektrike janë një pjesë e Kamzës, Kasharit dhe autostradës.

16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 16 janar 2017

Posted: 16 Jan 2017 12:10 AM PST

DASHI – Hëna sot është në kundërshtim me shenjën tuaj. Këshilla që mund t'ju jepet sot është të ndani jetën profesionale nga ajo sentimentale, në të kundërt mund të lindin tensione ose situata të sikletshme. Tregohuni të kujdesshëm për sa i përket jetës në çift, mundohuni të mos tregoheni shumë të shpërqendruar sidomos ata që kanë një jetë sentimentale jo të kënaqshme.

DEMI – Falë një drite të veçantë që ju përshkon sot do të jeni magnetik dhe tërheqës, gjë e cila do t'ju bëjë të jeni joshës në dashuri dhe do të keni mundësi të vlerësoheni nga kolegë e bashkëpunëtorë në punë. Marsi ju këshillon të mos lodheni shumë. Kush punon në varësi të dikujt, do të kalojë një ditë të këndshme dhe argëtuese, falë një ambienti pune shumë stimulues.

BINJAKËT – Me kalimin e Hënës te shenja e Peshores mund të shikoni ndryshime pozitive në sektorin profesional. Biznese të reja do t'ju propozohen dhe situata alternative ju ofron mundësi të ndryshme për të bërë karrierë. Dashuria shfaqet shumë mirë. Mos refuzoni një ftesë në mbrëmje edhe pse do t'ju vijë në momentin e fundit.

GAFORRJA – Hëna në shenjën tuaj ju bën të keni dëshirë për paqe e qetësi. Do të jetë pikërisht Hëna që ju bën të jeni më romantik, sa që do të çudisni partnerin e në qoftë se jeni singëll, do të keni dëshirë të luani. Do të keni një ide gjeniale se si mund të përmirësoni situatën tuaj profesionale e financiare.

LUANI – Këmbëngulja dhe ambicia do të jenë dy karakteristika që do të spikasin më shumë te ju sot. Falë këtyre cilësive do të arrini rezultate të shkëlqyera profesionale, vetëm bëni kujdes me çështje të natyrës ekonomike. Në dashuri do të ndiheni mjaft euforik.

VIRGJËRESHA – Gjatë kësaj dite, falë Hënës te shenja e Jupiterit ndjeheni të tërhequr nga argëtimet dhe nga të gjitha kënaqësitë e jetës, qofshin këto të mëdha ose të vogla. Lajme të mira vijnë dhe nga sektori profesional. Dita e sotme do të jetë e pasur me kënaqësi si personale e materiale, cilado qoftë situata juaj në punë.

PESHORJA – Hëna në transit tek shenja juaj mund t'ju bëjë të ndjeheni të trishtuar e në disa raste duke shfaqur tendencën për t'u dukur sikur jeni ju viktimat. Kurajë: nuk është e mundur që të gjithë e kanë kapur me ju sot! Ka ardhur momenti të ndryshoni rrjedhën e jetës sentimentale, deri tani keni kërkuar vetëm të argëtoheni, ndërsa tani po i merrni gjërat seriozisht.

AKREPI – Ju pret një moment pasigurie e ndoshta do t'ju duhet të shtyni për më vonë vendime të rëndësishme. Fati do t'ju ndihmojë dhe këtë do ta demonstrojë dhe pozicioni i formuar nga Hëna dhe Jupiteri. Ju mundohuni të jeni sa më racional dhe objektiv. Forma juaj fizike nuk do të jetë dhe aq e mirë, kështu që shmangni aktivitetet sportive.

SHIGJETARI – Aleanca midis Hënës dhe Mërkurit ju shoqëron drejt një dite të shkëlqyer sidomos nën profilin profesional. Përfitoni! Momente magjike dhe të paharruara parashikohen për ata që janë të dashuruar, por edhe ata që janë singëll nuk kanë pse të ankohen, do të jenë më me fat se zakonisht në takimet e tyre.

BRICJAPI – Sot mund të keni fat, në qoftë se vini ndonjë bast ose luani poker falë Hënës që ju jep intuitë të shkëlqyer. Në punë vëmendja dhe përqendrimi juaj do të jetë shumë i lartë ndaj personave që duan t'jua hedhin. Për ta bërë sa më magjike dashurinë mendon Afërdita.

UJORI – Një qiell i favorshëm ju lejon të kaloni një ditë të bukur. Në punë do të jeni një vullkan idesh, projektesh dhe iniciativash. Paraqitet mirë dashuria, ku mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer.

PESHQIT – Do të ndjeheni në siklet në disa situata ose ndaj një sjellje të vendosur karshi personave që keni pak konfidencë. Mos u shqetësoni, tregohuni të natyrshëm dhe lërini gjëra të marrin rrjedhën e tyre. Në qoftë se keni një lidhje të bukur dashurore hidheni mënjanë xhelozinë që mund t'ju torturojë në thellësi të zemrës suaj. Mbani për vete dyshime të ndryshme.

Bayern blen Rudy e Sule nga Hoffenheim

Posted: 15 Jan 2017 02:15 PM PST

Bayermi i Mynihut i rrëmben Hoffenheimit dy lojtarë të rëndësishëm, Sebastian Rudy-n dhe Nicklas Sule, që janë gjithashtu pjesë e kombëtares gjermane. Në fakt bëhet fjalë për një investim që i përket të ardhmes, pasi si mesfushori ashtu edhe mbrojtësi do të qëndrojnë te Hoffenheimi deri në fund të sezonit dhe do t'i bashkohen ekipit bavarez në muajin korrik.

Në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare të Bayernit shkruhet se Rudy do të transferohet në Bavari si lojtar i lirë, ndërsa për 21-vjeçarin Sule, kampionët e Gjermanisë do të paguajnë një shumë të cilën klubet nuk kanë preferuar të zbulojnë për momentin.

Rudy ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare, pra do të jetë pjesë e Bayernit deri në vitin 2020, ndërsa qendërmbrojtësi Sule deri nqë qershor të 2022-shit.

Karl-Heinz Rummenigge theksoi se firma me dy lojtarët e përfaqësueses gjermane është një investim për të ardhmen, ndaj dhe për pjesën e mbetur të sezonit do të vazhdojnë të japin kontribut për Hoffenheimin.

15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Afganistan, shpërthim me bombë, vriten 7 civilë

Posted: 15 Jan 2017 01:25 PM PST

Të paktën 7 persona u vranë dhe dy u plagosën pasi makina e tyre u godit në rrugë nga një bombë në Afganistan. Dhuna shpërtheu disa orë përpara se militantë të shtetit islamik të rrëmbenin 13 mësues të një shkolle fetare.

Ministri i brendshëm afgan tha se shpërthimi ndodhi sot herët në mëngjes, në fshatin Bargholi, të provincës Nangarha, në kufi me Pakistanin.

Ai dënoi dhunën, duke e quajtur një një akt të turpshëm dhe të pafalshëm.

Nuk u bë menjëherë e qartë se cilët janë autorët e sulmit me bombë në Afganistan, atje ku grupet talebane kundër qeverise janë në aktivitet të vazhdueshëm kryengritës.

Sipas zyrtarëve ushtarakë afganë dhe amerikanë, ekstremistët e lidhur me Shtetin Islamik, të njohur si ISIS, kanë krijuar baza në disa zona të largëta të Nangarharit dhe kryejnë rregullisht akte mizore ndaj civilëve.

15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Rikthehet eksporti i energjisë

Posted: 15 Jan 2017 12:40 PM PST

Shqipëria u rikthye sërish një vend eksportues neto i energjisë elektrike, teksa për herë të parë pas 6 vjetësh prodhimi vendas ka tejkaluar nevojat për konsum. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaroi se vitin e kaluar eksportoi rreth 700 milionë kilovat ore energji në vendet e tjera, pasi bilanci energjetik i vendit është përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së prodhimit të brendshëm, por edhe uljes së vjedhjeve të energjisë.

Të dhënat zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se vitin e kaluar, shqipëria prodhoi 7.3 miliardë kilovat orë energji elektrike.  Ky është niveli më i lartë i prodhimit që nga viti 2010, i cili jo vetëm ka përballuar plotësisht konsumin vendas, por edhe i ka lejuar korporatës të eksportojë 700 milionë kilovat orë energji.

Rikthimi i vendit në bilanc pozitiv energjetik, përveç kushteve të favorshme hidrike  është rezultat edhe i dy faktorëve të tjerë; rritjes së prodhimit nga hidrocentralet private dhe uljes së humbjeve të energjisë.
Vitin e kaluar, HEC-et private prodhuan sasinë rekord prej 2.2 miliardë kilovat orë energji elektrike duke dhënë 30 për qind të prodhimit total vendas.

Por veç rritjes së prodhimit, bilanci energjetik ka përfituar edhe nga përmirësimi i administrimit në operatorin e shpërndarjes. Sipas shifrave, vetëm nga ulja e humbjeve, Shqipëria kursen 1.1 miliardë kilovat orë energji në vit krahasuar me tre vjet më parë.

Ky rezultat, përveçse ka përmirësuar treguesit financiar të OSHEE, ndikon drejtpërdrejtë edhe bilancin energjetik të vendit, duke e rikthyer Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë elektrike.

15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more