Skip to main content

Tirana Observer: “Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani tregojnë shtëpinë ‘e kthyer përmbys’ nga fëmijët” plus 9 more

Tirana Observer: “Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani tregojnë shtëpinë ‘e kthyer përmbys’ nga fëmijët” plus 9 more


Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani tregojnë shtëpinë ‘e kthyer përmbys’ nga fëmijët

Posted: 15 Jan 2017 09:49 AM PST

Shtëpitë tona, shpeshherë janë të ҫrregullta, me rroba të shpërndara gjithandej, lodra të thyera, enë të palara, ushqim mbi tapet etj. – kjo është jeta e vërtetë e të gjithëve. Por nëse në shtëpi keni edhe të paktën një fëmijë, atëherë gjithҫka mund të imagjinohet se si duket. Incidentet janë fare të zakonshme, po aq sa edhe rrëmuja. Një shtëpi me fëmijë nuk është asgjë më shumë veҫse një uragan gati për të shpërthyer në ҫdo kohë.7a5500a7f4b6d38ba9a885e9330011c5 61a4ce343bfe203e53898e6941a6ea33

Në një kolazh fotosh të publikuara së fundi nga shumë prindër (edhe te famshem) në profilet e tyre sociale, zbulohet si është jeta e vërtetë e një shtëpie me fëmijë – e rrëmujshme, por e mbushur me shumë lumturi.

 

Molla dhe bananet të mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Posted: 15 Jan 2017 09:12 AM PST

auto_molle1484379481-655x356Përdorimi i mollës ul në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale.

Bananet, një tjetër ushqim shumë i mirë për të luftuar sëmundjet e zemrës, janë shumë të rëndësishme kundra hemoragjisë cerebrale, ulin tensionin e lartë të gjakut, zbusin urthin e stomakut, ndihmojnë kundra diaresë.

Agnesa atraktive me bikini në jaht

Posted: 15 Jan 2017 08:36 AM PST

agnesa-1-e1460705857602-780x439Agnesa Vuthaj duket se nuk e ka ndërmend të lëshojë fronin e më të bukurës dhe më atraktives.Një nga femrat më seksi shqiptare po tregon se vitet nuk luajnë rol për të. Konstatimi qëndron nëse shikohet fotoja e fundit e postuar në Instagram nga vet bukuroshja me të cilën uron ditëlindjen e një prej shoqeve të saj. Ajo shihet në bikini duke shijuar rrezet e diellit në një jaht, duke u shfaqur tejet seksi. Agnesa vazhdon të jetë 'single' dhe për një lidhje ende nuk ka folur publikisht.

Close your eyes and make a wish ❤ Happy Birthday dear @trendeline 🥂 May all your wishes come true ❤

A photo posted by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Ashley Graham, modela XL mahnit me të brendshme rozë

Posted: 15 Jan 2017 08:03 AM PST

1484476949_graham3Ashley Graham ka treguar format e saj trupore në një tjetër set fotografik shumë seksi. Modelja 29-vjeçare u bashkua me markën kanadeze "Addition Elle" për herë të 12 dhe shkëlqeu në fotot me të brendshme. Bukuroshja amerikane, e cila ka dalë në kopertinat e revistave si "Style Magazine", "Elle Quebec", "Vogue" dhe "Harper’s Bazaar", në njërën nga fotot shihet e shoqëruar edhe nga dy modelë me kostume dhe maska.1484476936_graham11484476955_graham41484476943_graham21484476973_graham7

“Mic Sokoli” i kohëve moderne, ky është heroi që rrezikoi jetën për të ndalur trenin e Serbisë

Posted: 15 Jan 2017 07:55 AM PST

Tentativa e Serbisë që pas 18 vjetësh të vinte në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë, nuk u realizua.

Treni, i cili mëngjesin e djeshëm u nis nga Beogradi për në Mitrovicë plot me parrulla kundër shtetit të Kosovës, është kthyer në Beograd pasi ndaloi në stacionin në Rashkë.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, me armatim të rëndë dhe me veshje kundër trazirave, u vendosën dje në një stacion treni në Jarinjën e Poshtme.

E, përveç forcave ROSU të cilat u përshëndeten nga të gjithë qytetarët për veprimin e tyre, në ndaljen e trenit ishte edhe një tjetër 'hero'.

Gani Bullatovci është heroi i dytë i ditës së djeshme i cili i kishte vënë vetes një synim që do ta ndalonte trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, transmeton Telegrafi.

Bulltavoci i cili ka më shumë se 30 vite që punon si makinist në Hekurudhat e Kosovës, ditën e djeshme u përball me një rrezik të madh nën përkushtimin për t'i dalë zot shtetit.

Ai drejtoi lokomotivën 007 në drejtim të veriut të Kosovës për t'i dalë përball trenit serb e për ta ndalur atë.

Bullatovci ka bërë të ditur se ndjehet krenar për këtë që ka bërë pasi, sipas tij, ky ishte obligim moral ndaj shtetit.

Ky mund të ketë qenë plani tjetër i rrezikshëm i shtetit të Kosovës për të parandaluar arritjen e trenit në Mitrovicë.

Historia e trishtë e 35-vjeçares: Si më trafikoi halla dhe më prostituoi ish-bashkëshorti

Posted: 15 Jan 2017 07:36 AM PST

Përballë me kangjellat e terminalit të trag eteve, në krah të rrugës së re të portit të Durrësit është ndërtuar një barakë prej druri dhe copa eterniti. Brenda në barakë gjendet një krevat, një mangall qymyri, disa qirinj, një qese plastmasi me rroba, një pjatë dhe një lugë.

Kjo është e gjithë pasuria që ka 35-vjecarja Admirana Topalli, nënë e një vajze 15-vjecareje, por fytyra e saj tregon dy dekada më e madhe në moshë. Në të ftohtin e acartë të këtij dimri 35-vjeçarja kërkon ndihmë (të punësohet), pasi streha e saj pritet do të shembet si ndërtim pa leje.

Fati është treguar mizor me këtë grua, pasi i është dashur të lypë dhe të prostituojë për të mbajtur frymën gjallë. E lindur në Suç të Burrelit, 20 vite më parë ajo u dërgua në Durrës, me qëllim trafikimin për prostitucion. "Isha vetëm 15 vjeçe kur halla ime më solli në Durrës. Më tha do të të martojmë. Ajo më la tek një burrë, i cili donte të më trafikonte në Greqi për prostitucion. Më pas, ai më shiti tek një burrë tjetër, i cili fillimisht më mbajti për grua dhe linda një fëmijë.

Pas lindjes së vajzës, ish-bashkëshorti im më nxori në rrugë si prostitutë", kështu deklaroi dje për "Gazeta Shqiptare", Admirana Topalli.

Por, fati i keq e ka ndjekur nga pas vajzën nga Suçi i Burrelit, e cila ndonëse u shit nga halla e saj, i ktheu "shpinën" familja e saj duke e lënë në mes të katër rrugëve. 35-vjeçarja dje rrëfeu me detaje të gjithë historinë e saj, ndërsa pohoi se u detyrua të hiqte dorë nga e bija, duke e birësuar atë tek një çift nga Elbasani.

HISTORIA
Admirana Topalli ka përjetuar ferrin me burrin, tek i cili u shit për herë të dytë. Ndonëse lindi një fëmijë me të, ai e ka detyruar që të prostituojë. E terrorizuar, e reja nga Burreli e ka denoncuar në polici "bashkëshortin" e saj. E ndërsa ky i fundit u arrestua, ajo u dërgua në një qendër rehabilitimi në Vlorë. "Babain e vajzës sime e denoncova në polici se më nxiu jetën. Ai më detyronte të prostituoja. Nga frika se im shoq (vdiq më pas në burg) mund të fuste njerëz që të më vrisnin, autoritetet më dërguan në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Por, atje ishte mizerje, nuk kishte asnjë kusht, ndaj ika dhe u ktheva sërish në Durrës, por mbeta në rrugë të madhe", tha 35- vjeçarja. Pas kthimit në qytetin e Durrësit, Admirana Topalli ia dha vajzën për birësim një çifti nga Elbasani, pasi e vetme nuk mund ta rriste.

"Po ta mbaja, do bëhej njësoj si unë. Ja dhashë çiftit Kiptiu nga Elbasani. Ata jetojnë në Itali. Unë nuk mund t'i siguroja time bije asgjë, as bukë thatë", u shpreh mes lotëve 35-vjeçarja. E braktisur nga prindërit, motrat dhe vëllezërit, Admirana Topalli është detyruar të lypë, të prostituojë dhe të flejë rrugëve e poshtë urave. Aktualisht, ajo e mban frymën gjallë duke lypur dhe duke rrëmuar në kazanët e plehrave. Për disa vite, ajo ka punuar në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit bregdetar, por e kanë hequr nga puna për shkak të mungesës së dokumentacionit. Topallit i është kërkuar që të bëjë transferimin e saj në Durrës me dokumentacion që të përfitojë ndihmë ekonomike.

APELI PËR NDIHMË
"Që të bëjë shpërnguljen nga Burreli në Durrës më duhen 50 mijë lekë të vjetra, por nuk i kam. Mezi arrij të sigurojë bukën e gojës. Kryetari i komunës në vendlindjen time në Burrel më tha që duhet të bëj transferimin që të përfitoj ndihmë ekonomike. Por, nuk kam lekë të blej një panine. Kur kërkoj punë, më thonë se 'ti vetëm të lypësh di, shko e puno', po ku të punoj?! Askush nuk më ndihmon", pohoi Admirana Topalli. Ajo tha se shpreson që një ditë ta ndihmoj vajza e saj.

"Kam vajzën, mbase bëhet e gjallë e më kërkon një ditë. Mbase i dhimbsem e më gjen, se edhe pak do e rritet. Unë nuk dua të lyp rrugëve, por dua ta fitojë bukën e gojës me djersë. U bëj apel drejtuesve të Bashkisë së Durrësit që të më punësojnë në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit, aty ku kam punuar për disa vite. Nuk kam asnjë kërkesë tjetër, sepse po të jem në punë, do të mund të siguroj një strehë ku të fus kokën. Nuk do të detyrohem të lypë dhe do të jetoj pa ia shtrirë dorën askujt", 35-vjeçarja, e cila është përballur me të gjitha frikërat e jetës, nuk kërkon as ndriçim, as ujë, as tualet, as rroba, as sobë, as shtëpi, pavarësisht se të gjitha këto i mungojnë në barakën ku kalon ditënetët. Ajo kërkon vetëm një punë.

Basha: T’i besosh Ramës për zgjedhje të lira, njësoj si ta besosh për Elvis Roshin

Posted: 15 Jan 2017 06:56 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas dështimit të komisionit për reformën zgjedhore.

Në një status në Facebook, kreu i demokratëve ka përsëritur edhe njëherë kërkesën që të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas Bashës, kjo skemë garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ka kosto më të ulët ekonomike.

Kryetari i PD ka bërë edhe një paralelizëm se të besosh Edi Ramën që do garantojë zgjedhje të lira është njësoj ta besosh kur thotë se Elvis Roshi është i ndershëm.

Elvis Roshi u shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Kavajës pasi rezulton me të kaluar kriminale në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Reagimi i Lulzim Bashës për reformën zgjedhore:

Ka një mënyrë qe të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik. Është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi.

Votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi patur përherë me zgjedhjet.

Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t'i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm.

Nuk i japin rrogën/ Rrëfimi drithëruesi i afrikanit të Sopotit: Luaj pa ngrënë, nuk kam para të kthehem në shtëpi

Posted: 15 Jan 2017 06:52 AM PST

Katër muaj pa u paguar, i ushqyer keq dhe vuajtje deri në kufijtë e mbijetesës.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë azilant lufte në kampet e Europës apo për të pastrehë që janë të shumtë në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Është historia e rrallë dhe rrëqethëse e një futbollisti nga Kameruni.

Bëhet fjalë për Janot Tadjong, i cili në verë iu bashkua Sopotit të Librazhdit për të vazhduar karrierën.

23-vjeçari, që luante në Tailandë, zgjodhi Shqipërinë me synimin që më tej të luante në ndonjë kampionat tjetër në Europë. Por, mesfushori nuk e kishte imagjinuar se, pas katër muajsh në vendin tonë, jo vetëm që nuk do të realizonte ëndrrën për të cilën kishte ardhur, por do të përfundonte deri në pikën për të diskutuar mbijetesën.

 Në një rrëfim për gazetën "Panorama Sport", Tadjond vendos t'i rrëfejë të gjitha.
"Dy javë përpara ndeshjes së fundit me Turbinën kam mbijetuar duke ngrënë çdo ditë sanduiç. Paratë që kisha grumbulluar, i shpenzova në dy muajt e parë. Kam mbetur pa asnjë shpresë në Tiranë. Vazhdoj të jetoj vetëm falë zemërgjerësisë së disa miqve të mi, të cilët më sigurojnë vaktet e ditës. Kërkoj paratë e mia dhe asgjë më shumë", deklaron ndër të tjera kamerunasi që nuk i përmban dot lotët.

Janot, si ndodhi që nisët një aventurë në Shqipëri pas disa sezonesh eksperiencë në Tailandë?

Ëndrra e çdo futbollisti janë kampionatet europiane të futbollit. Me anë të menaxherëve, mora një ofertë për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për të luajtur në kampionatet shqiptare. Duke e parë si një shtysë për një të ardhme më të mirë u nisa drejt Shqipërisë dhe kur arrita, mësova se ekipi im do të ishte Sopoti. Kampionatin shqiptar nuk e njihja fare, por më pëlqejnë sfidat dhe prandaj pranova.

Si ju duk Shqipëria dhe kampionati shqiptar, arritët të ambientoheshit pas 4 muajsh?

Nuk ishte ajo që kisha ëndërruar dhe imagjinuar unë. Kampionatin shqiptar e mendoja ndryshe, me më shumë para dhe më shumë përgjegjësi, por nuk qenka kështu. Njerëzit që më rrethojnë po, ata janë të afrueshëm dhe më kanë ndihmuar në çdo aspekt, por eksperienca futbollistike është një katastrofë.

Nuk kam mundur të luaj aq sa kam dashur, pasi kam pasur edhe disa probleme për sa i përket dokumentacionit dhe kjo më ka penalizuar jo pak. Por, çfarë të bësh, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si ne e kemi imagjinuar dhe menduar. Gjithsesi, mendoj se kjo eksperiencë jo e mirë në Shqipëri do të më shërbejë për diçka.

Nga fotot tuaja në profilin e "Facebook"- ut, duket që keni një fizik mjaft të përgatitur, i palestruar dhe plot energji. Nuk mendonit se ishit i aftë për një skuadër të një niveli më të lartë se Sopoti?

Futbolli tajlandez vërtet nuk ka ndonjë nivel për t'u admiruar, por ama përgatitja në stërvitje dhe forca fizike e lojtarëve është e madhe. Veç stërvitjes në grup, në skuadër na detyronin të bënim edhe palestër, çka më ka bërë të kem një trup të tillë që këtu në Shqipëri po filloj ta humbas.

Te Sopoti ka pasur probleme financiare këtë fazë të parë të kampionatit. Sa ka rënduar kjo te ju?

Shoh që jeni i informuar për situatën, e cila ka ndikuar keq te të gjithë ne futbollistët, sidomos tek unë. Erdha nga larg për një ëndërr, por po i shtyj muajt nga halli, pasi gjendem në një situatë katastrofike financiare. Nuk jam paguar për asnjë muaj, edhe pse kam katër muaj te Sopoti që stërvitem e luaj. Dy muajt e parë i kam shtyrë duke shpenzuar nga paratë që kisha me vete kur erdha me shpresën se një ditë do t'i kompensoja kur të më paguanin. Por, kjo ende nuk ka ndodhur dhe vazhdoj të qëndroj në Tiranë pa asnjë shpresë.

Si ia bëni që të mbijetoni në Tiranë kur ende nuk jeni paguar asnjë muaj dhe i keni harxhuar edhe paratë që keni pasur kur keni ardhur?

Këto dy muajt e fundit jam sajuar me çfarë të mundem. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Një njeri i veçantë për mua, të cilit nuk dua t'ia përmend emrin, më ka ftuar në shtëpinë e tij çdo darkë duke më siguruar vaktin. Dhe, për më shumë se dy muaj, e kam siguruar darkën me anë të këtij shoku që zoti ia shpërbleftë gjithçka ka bërë për mua.

Ndërsa vaktet e tjera m'i kanë siguruar miq të tjerë. Dikush më fton për drekë, ndërsa një tjetër për kafe dhe kështu kam arritur të mbijetoj. Një periudhë kur edhe shokët e mi të dhomës nuk kishin marrë as ata pagat, kemi qenë shumë keq. Dy javë para ndeshjes me Turbinën që ishte e fundit për vitin e kaluar, kemi jetuar vetëm me sanduiçë që na i ofroi pronari i picerisë poshtë shtëpisë, pasi e dinte hallin tonë.

Ndërsa ditën e ndeshjes kemi shkuar pa ngrënë asgjë. Dhe, për çudi, fituam. Të gjithë bënim shaka kur u kthyem nga ndeshja që si arritëm të fitonim, edhe pse nuk kishim ngrënë. Para ndeshjes lojtarët e tjerë morën të gjithë paratë, përveç meje. Nuk e di pse nuk m'i dhanë, por kam besim që do t'i marr një ditë.

Si e mendoni se do të zgjidhet çështja juaj, pasi duket se jeni në gjendje kritike?

Pa marrë paratë, nuk kam ku shkoj. Nuk mund të kthehem në shtëpi pa u çuar familjarëve para, pasi ata presin nga unë. Në këto muaj veçse u kam marrë dhe nuk u kam dërguar asnjë lek. Nuk mund të shkoj e t'u them që në Shqipëri nuk më paguan. Do pres të rifillojmë përgatitjet dhe kam besim se do t'i marr paratë e mia. Zoti është i madh, do mendojë dhe për mua. Ai ka një zgjidhje për të gjitha situatat.

Drejtuesit çfarë ju kanë thënë?

Më kanë thënë që ekipi ka pasur disa probleme financiare dhe së shpejti do t'i zgjidhin. Jam në pritje, pasi pa para nuk kam ku të shkoj. Pres që ekipi i Sopotit të bëjë punën e tij dhe të më paguajë gjithçka më detyrohet, asgjë më shumë. Kam menduar që të filloj të bëj ndonjë punë tjetër sa për të mbijetuar, por nuk më ka ofruar njeri. Mbase prej ngjyrës së lëkurës, nuk e di.

Nëse do ta kthenit kohën pas, çfarë do të kishit bërë, do kishit udhëtuar drejt Shqipërisë?

Ndoshta për të gjetur nuse, por për futboll kurrë më.

FOTO / Ministri Bushati në një vizitë surprizë në Iran: Po shkrihen akujt?

Posted: 15 Jan 2017 06:49 AM PST

Duket se akujt po shkrijnë mes dy Tiranës dhe  Teheranit.

Sipas njoftimin të MPJ, me ftesë të homologut Iranian Mohammad Javad Zarif, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Teheran. Gjatë vizitës së tij dy ditore, Ministri Bushati zhvilloi takime me Presidentin Rouhani, homologun e tij Zarif, Kryetarin e Grupit Parlamentar të miqësisë Iran-Shqipëri, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Bujqësisë dhe Minierave si dhe Kryetaren e Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin.

 Në takimin që iu rezervua nga Presidenti Hassan Rouhani u ra dakord mbi nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes të përbashkët. Ministri Bushati shprehu vlerësimin për rolin e qeverisë iraniane dhe vetë Presidentit në arritjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit me aktorët ndërkombëtarë, si një marrëveshje në shërbim të sigurisë dhe paqes në botë. Presidenti Rouhani vlerësoi miqësinë mes dy popujve si dhe nënvizoi rëndësinë e shfrytëzimit të potencialeve për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Gjatë takimit mes dy ministrave të jashtëm, palët nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi për konsultimet diplomatike. Duke vlerësuar hapat për rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe, dy ministrat ranë dakord mbi nevojën për të forcuar kuadrin ligjor të bashkëpunimit, në mënyrë të veçantë në fushën e shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës. Në këtë kontekst, bashkëpunimi parlamentar u konsiderua si element i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Dy palët vlerësuan gjithashtu rëndësinë e vendosjes së kontakteve dhe inkurajuan shkëmbimin e informacioneve mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve.
Ministrat shkëmbyen pikpamje dhe qëndrime rreth zhvillimeve ndërkombëtare, veçanërisht situatën në Lindjen e Mesme, luftën ndaj terrorizmit dhe nevojën për përpjekje të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare për t'u përballur me këto sfida.
Në të gjitha takimet Ministri Bushati parashtroi kërkesën ndaj qeverisë së Iranit për njohjen e Kosovës si një hap tejet i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit në rajonin e Europës Juglindore.

3396598-5607173

3396598-5607174

3396598-5607172

3396598-5607176Më 31 Tetor 2016, presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani, në takim me ambasadorin e akredituar të Shqipërisë z. Genti Gazheli, duke theksuar se Irani dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta kulturore dhe fetare, shtoi: "Republika Islamike e Iranit dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimin e një zhvillimi pozitiv në marrëdhëniet ekonomike, kulturore, shkencore dhe turistike me Republikën e Shqipërisë."

3396598-5607177Duke theksuar se ekzistojnë potenciale të mëdha për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, presidenti Ruhani kërkoi shfrytëzimin e këtyre potencialeve në interes të dy shteteve dhe dy popujve si dhe ceku nevojën e prezantimit të kapaciteteve të investitorëve dhe kompanive shtetërore e private të Iranit dhe Shqipërisë", raporton agjencia e lajmeve iraniane në shqip, Parstoday.com.

3396598-56071703396598-5607171

Majko “paralajmëron” Nikoliçin: Shqiptarët kanë një të metë, janë më të aftë në luftë se sa në paqe

Posted: 15 Jan 2017 06:41 AM PST

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb Nikoliç që paralajmëroi për luftë.

Përmes një postimi në Facebook, Majko thekson se shqiptarët kanë një të metë kombëtare, që janë më të aftë në luftë se sa në paqe.

"Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se "do të dërgojë ushtrinë" në Kosovë. Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit. Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë. Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare.

Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mencuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar. Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht", shkruan Majko.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more