Skip to main content

“Trump sulmon NATO-n: Aleancë e vjetruar. Kremlini e përshëndet” plus 9 more Lajmet

“Trump sulmon NATO-n: Aleancë e vjetruar. Kremlini e përshëndet” plus 9 more Lajmet


Trump sulmon NATO-n: Aleancë e vjetruar. Kremlini e përshëndet

Posted: 16 Jan 2017 12:27 PM PST

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve ka thënë se NATO-ja është "vjetruar" dhe se nuk ka bërë shumë për të luftuar terrorizmin. Megjithatë, ai shtoi se aleanca është ende "shumë e rëndësishme" për të.

Trump përsëriti kritikat e tij se shumë vende anëtare të NATO-s nuk paguajnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre.

Menjëherë më pas, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, ka përshëndetur deklaratën e Trump që sulmon NATO-n.

"Aleanca Atlantike është vërtet një anakronizëm, edhe ne jemi dakord mbi këtë gjë, – tha Peskov. – Ka kohë që po shprehim vizionin tonë mbi këtë organizatë. Duke parë që NATO ka si qëllim përballjen, nuk është shumë e mundur që të cilësohet një strukturë moderne që i përgjijgjet parimeve të stabilitetit, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të sigurisë".

Ndërkohë, ka replikuar menjëherë Berlini zyrtar: "NATO nuk është vjetruar, por ka një domethënie të madhe për Europën dhe për të gjithë".

Miliarderi njujorkez i bëri këto deklarata për politikën e jashtme në një intervistë për gazetën britanike "Times" dhe atë gjermane "Bild".

Ai lavdëroi daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe tha se politikat liberale të bllokut ndaj emigrantëve mund të bëjnë që edhe vende të tjera të lënë BE-në. Tramp tha se britanikët nuk do ta braktisnin BE-në po të mos ishin përfshirë nga kriza me emigrantë.

Trump tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë "gabim katastrofik" me pranimin e mbi një milion emigrantëve në vend, në vitin 2015. Ai tha se Merkel, deri më tani, ka qenë udhëheqësja më e rëndësishme e Evropës dhe se Bashkimi Evropian është bërë mjet për Gjermaninë.

Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump dënoi pushtimin e Irakut më 2003 dhe tha se ai mund të ketë qenë gabimi më i keq në historinë e SHBA-së.

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Trump sulmon NATO-n: Aleancë e vjetruar. Kremlini e përshëndet appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Një banesë përfshihet nga flakët në Vorë

Posted: 16 Jan 2017 12:03 PM PST

Një vilë 3 katëshe në Vorë u përfshi mbrëmjen e sotme nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje mbërritën 3 ekipe zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të tij.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Flakët kanë djegur pjesën e çatisë së banesës tre katëshe. Nuk dihen shkaqet e zjarrit.

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Një banesë përfshihet nga flakët në Vorë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Thaçi: Serbia po përfshin Rusinë për ndarjen e Kosovës

Posted: 16 Jan 2017 11:29 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë pjesë e "skenarit të vjetër për ndarjen e një pjese të Kosovës".

"Serbia llogaritë në ndihmën e Rusisë dhe kjo ishte arsyeja pse një tren i Rusisë ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ishte e planifikuar", ka thënë Thaçi.

Kërcënimet e Serbisë me luftë, ka shtuar Thaçi, janë dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari, që si qëllim ka aneksimin, e më pas edhe ndarjen e kësaj pjese të Kosovës (pjesa veriore).

"Kërcënimi i vetëm për serbët e Kosovës, është atëherë kur Serbia i përdorë ata për realizimin e qëllimeve të saj", ka shtuar Presidenti i Kosovës.

beogradi, sipas tij, është i gatshëm që t'i viktimizoj serbët e Kosovës për t'i realizuar synimet e veta politike e ushtarake, ashtu siç ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Thaçi ka thënë se fjala "luftë" do të duhej të largohej nga fjalori nacionalist në Serbi.

"Serbia sot kërcënon Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, kërcënon Kosovën. Është shndërruar në adresën e kërcënimit të paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor", ka theksuar Thaçi.

Kërcënimet me luftë, ka vijuar ai, do të duhej të shiheshin me shqetësim tek të gjithë faktorët ndërkombëtar e sidomos nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

"Pavarësisht kësaj gjendje të tensionuar, Kosova i bën thirrje Serbisë për dialog dhe bashkëpunim", është shprehur Thaçi.

"Nëse Serbia thërret për luftë, Kosova bën thirrje për paqe. Nëse Serbia bën thirrje për ndarje territoriale, Kosova bën thirrje për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka thënë ndër tjera, presidenti Thaçi

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Thaçi: Serbia po përfshin Rusinë për ndarjen e Kosovës appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Truri mashkullor kërkon seksin para ushqimit

Posted: 16 Jan 2017 11:13 AM PST

Thuhet se rruga për të fituar zemrën e një mashkulli kalon nga stomaku i tij, por një studim i fundit sugjeron se kur vjen puna tek seksi, ushqimi është gjëja e fundit për të cilën burrat mendojnë.

Një studim i Kolegjit Universitar të Londrës arriti në përfundimin se truri i një mashkulli mes seksit dhe ushqimit zgjedh të parën, edhe nëse është më stomak bosh.

Çuditërisht, tek femrat nuk u gjet kjo sjellje, duke sugjeruar se për to, seksi është një nevojë e dorës së dytë kur janë me stomak bosh.

"Truri i meshkujve ka disa tipe neuronesh që nuk ekzistojnë tek ai i femrave dhe e kundërta. Kjo mund të ndryshojë përparësitë tek dy gjinitë", thotë profesori Scott Emmons, bashkëautor i studimit.

16 janar 2017 (Stilografi.com) T.CH

The post Truri mashkullor kërkon seksin para ushqimit appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Dhunë dhe falje, historia gruas që kërkon të lehtësojë burrin

Posted: 16 Jan 2017 11:02 AM PST

E ka toleruar dhe falurur dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, derisa u detyrua të dilte jo nga dera por nga xhami për të kërkuar ndihmë.

E tillë është historia e një nëne të re, e cila në mënyrë sistematike dhunohej nga i shoqi. Prej katër vitesh ajo kishte toleruar dhe falur keqtrajtimin fizik me shpresën se do t'i ritkthehej jetës normale.

Ajo ka tentuar disa herë ta denoncojë në polici, por është terhequr pasi merrte premtime që aktet e dhunës nuk do të përsëriteshin, por nuk kalonin shumë dite dhe situata përsëritej.

Nën terrorin e dhunës dhe me një fëmijë të vogël, gruaja shkoi në gjykatë të kërkonte një urdhër mbrojtje, por edhe kësaj radhe u tërhoq pasi i shoqi i kishte premtuar sërish se nuk do të ushtronte më dhunë. Por sërish nuk kaloi shumë dhe dhuna u rikthye, kësaj radhe më e rëndë.

"Më kapi prej flokësh dhe filloi të më dhunonte. Tentova ta ndalja duke i kujtuar fëmijën e vogël 9-muajsh, por ai nuk ndalonte. Tentova të dilja nga banesa, por më mbylli derën dhe në këto kushte u detyrova të dilja nga xhami i derës për t'i shpëtuar dhunës", tregon gruaja në dëshminë e saj.

Pas denoncimit të këtij rasti në polici, çështja mori rrugën ligjore dhe kësaj radhe pa kthim mbarpa dhe bashkëshorti dhunues, Fatmir Sylisufaj, 36 vjeç, u arrestua.

Por gjatë gjykimit të çështjes e shoqja ka tentuar ta falë sërish, duke nënshkruar një akt noterial që të lehtësonte pozitën e të shoqit para ligjit, pasi ai ishte burimi i vetëm që siguronte të ardhura dhe se kanë një fëmijë për të rritur.

Por pavarësisht kësaj, gjykata në fund e ka dënuar 36-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burg, duke mos marrë parasysh normalizmin e marrëdhënieve të pretenduara nga e dhunuara.

16 janar 2017 (Stilografi.com) / TCH

The post Dhunë dhe falje, historia gruas që kërkon të lehtësojë burrin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Brazil, 27 të vdekur nga dhuna në një burg gjatë trazirave

Posted: 16 Jan 2017 10:25 AM PST

Të paktën 27 persona kanë vdekur gjatë trazirave që zgjatën për 14 orë në një burg në Brazil, kanë njoftuar autoritetet.

Autoritetet braziliane fillimisht kanë raportuar se numri i të vrarëve është dhjetë. Por ky numër tashmë pothuajse është trefishuar dhe ka frikë se mund të rritet.

Dhuna në mes të anëtarëve të dy bandave rivale shpërtheu pasditen e së shtunës në burgun Alcacuz.

Më herët, zyrtarët e këtij burgu njoftuan se disa prej viktimave u ishte hequr koka.

Ekipet e forenzikës kanë thënë se shumicës së viktimave u është hequr koka ose pjesë të tjera të trupit. Ata kanë treguar se shumica e të vrarëve janë hedhur në një kanal.

Akoma nuk është e qartë nëse zyrtarë të burgut dhe oficerët e policisë janë lënduar gjatë këtij incidenti.

Kjo është trazira e tretë e madhe që ka ndodhur në burgjet braziliane vetëm këtë vit. Rreth 100 të burgosur u vranë më herët gjatë këtij muaji, në trazirat në burgjet në shtetet Amazonas dhe Roraima

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Brazil, 27 të vdekur nga dhuna në një burg gjatë trazirave appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Moti i keq, dëbora vështirëson kalimin në disa akse kombëtare

Posted: 16 Jan 2017 10:01 AM PST

Në vend kanë rifilluar reshjet e dëborës. Kryesisht të prekura janë zonat e veriut dhe juglindja, më konkretisht në Kukës, Shkodër, Dibër, Elbasan dhe Korçë.

Në terren janë shpërndarë të gjithë autoritetet që po merren me përballimin e situatës dhe lehtësimin e qarkullimit në akset kryesore. Të pakta janë rrugët ku ka prani të ngricave dhe po punohet për pastrimin dhe kriposjen e tyre.

Tiranë

Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.

Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë.

Qarkullohet me zinxhirë në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt.

Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë.

Në segmentin rrugor Degëzimi i Tunelit – Km 29 – Gracen – Petresh, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan, ka prani bore me trashësi 2 – 5 cm dhe prani akulli në zonat e paekspozuara. Vazhdon puna për hedhjen e kripës dhe pastrimin me borëpastruese. Për momentin segmenti është i kalueshëm por duhet me kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Durrës

Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.

Elbasan

Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Në Qafë Thanë po bie borë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në segmentin rrugor Elbasan – Tuneli, Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë.

Në Elbasan – Gjinar, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në këtë aks po punohet edhe për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë.

Në aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.

Në segmentin Gramsh – Molla Grabovë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.

Berat

Në akset berat – Gllavë dhe Berat – Çorovodë, ka patur rreshje bore. Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku..

Vlorë

Në aksin Vlore–Palasë , ka reshje intensive bore që në Qafën e Llogorasë arrin në 45 cm , qarkullohet me zinxhirë.

Në aksin Palasë – Sarandë, qarkullimi është pa zinxhirë.

Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Gjirokastër

Në aksin Jorgucat – Muzinë – Sarandë qarkullimi është pa zinxhirë.

Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup

kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup me zinxhire.

Aksi Përmet – Çarshovë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Korçë Ka patur rreth 5 cm borë gjatë natës.

Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset: Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë.

Akset e tjera të këtij Qarku qarkullohen pa zinxhirë.

Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore. Kontraktorët janë porositur për mbajtjen nën kontroll të akseve rrugore dhe kryerjen e punimeve në kuadër të Mirëmbajtjes Dimërore dhe dhënien e informacionit në kohën e duhur, nisur edhe nga parashikimet e motit në ditët në vijim me rreshje dëbore.

Fier

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Lezhë

Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë Vazhdon puna pa ndërprerje me borëpastruese dhe fuqi punëtore për pastrim dhe kriposje.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku.

Kukës

Në aksin Bajram Curri – Valbonë, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Bajram Curri – Kam, vazhdon hedhja e kripës për shkak të ngricave. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me borëpastruese dhe punëtorë.

Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 10 cm borë Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.

Në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi në pjesën më të madhe të aksit kryhet pa zinxhirë. Ne vendet ku ka prezencë të ngricave apo të akullit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Dibër Në aksin Kuben – Vasie, , qarkullimi kryhet pa zinxhirë, përveç segmentit Sllovë – Kalaja e Dodës, ku rekomandohet kalimi me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, përveç segmentit Muhur – Qafë Drajë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

Shkodër

Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.

Aksi Qafë Laç – Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë. Po hidhet kripë nga kontraktori për shkak të ngricave.

Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë.

Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta.

Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Në gadishmëri janë borëpastruese dhe fadromë.

Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, në segmentin "Laç Vau i Dejës- Qafë.Qelë – Gomsiqe" ka patur rënie gurësh, por janë pastruar. Mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Po hidhet kripë në rrugë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Moti i keq, dëbora vështirëson kalimin në disa akse kombëtare appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Mariah Carey dhe Elton John morën 3.5 mln paund në dasmën e mbesës së miliarderit rus

Posted: 16 Jan 2017 09:10 AM PST

Yjet e muzikës Mariah Carey dhe Elton John janë paguar rreth 3.5 milionë paund, për të kënduar në dasmën e mbesës së miliarderit rus, Valery Kogan.

Legjendat e popit dhanë performancë përreth nëntë orë për dasmën e 19-vjeçares Irene Kogan dhe Daniel Kenvey, që u mbajt të shtunën.

Mariah besohet se ka marrë rreth 2.5 milionë paund për performancën e saj, ndërsa kishte fluturuar nga Amerika me kërkesën e çiftit të ri. Ajo iu dedikoi atyre baladën e vitit 2005 "We belong together".

Ndërsa Elton John raportohet se ka kënduar rreth 12 këngë gjatë dasmës.

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mariah Carey dhe Elton John morën 3.5 mln paund në dasmën e mbesës së miliarderit rus appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Atentat në Shkodër, plagoset një 26-vjeçar

Posted: 16 Jan 2017 09:00 AM PST

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në vendin e quajtur "Radio Shkodra" tek ish "5 Heronjtë", ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi A.A. 26 vjeç, banues në Shkodër.

26-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa është transportuar në spitalin rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Atentat në Shkodër, plagoset një 26-vjeçar appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Koreja e Jugut, urdhër-arresti për shefin e Samsungut

Posted: 16 Jan 2017 08:25 AM PST

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsung-ut, Lee Jae-yong, nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme.

Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes koreane-jugore, Park Geung-hye.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare.

Samsung ka thënë se lëshimi i urdhrit për arrestim është "vështirë të kuptohet".

Gjykata e Qarkut në Seul tani duhet të vendosë nëse do të zbatojë urdhrin. Nëse ndodh, Lee do të ishte ekzekutivi i parë që arrestohet në lidhje me skandalin.

Lee është aktualisht nënpresident i Samsung-ut, por prejse babai i tij, Lee Kun-hee, ka pësuar sulm në zemër më 2014, ai konsiderohet shef de facto i kompanisë.

16 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Koreja e Jugut, urdhër-arresti për shefin e Samsungut appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more