Skip to main content

“Vlorë, vritet me armë zjarri një person në makinën e tij” plus 9 more Lajmet

“Vlorë, vritet me armë zjarri një person në makinën e tij” plus 9 more Lajmet


Vlorë, vritet me armë zjarri një person në makinën e tij

Posted: 15 Jan 2017 12:47 PM PST

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Skelës. Mësohet se viktima po drejtonte automjetin e tij, kur është qëlluar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:57, në vendin e quajtur "Ish-Parku i Tregtisë". Viktima, i cili mëoshet se është 32-vjeçari Refit Toro për shkak të plagëve në trup ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Automjeti mbi të cilin është qëlluar me armë zjarri është me targa AA 606 LD.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, vritet me armë zjarri një person në makinën e tij appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

100 refugjatë mbyten në Mesdhe

Posted: 15 Jan 2017 12:18 PM PST

Një varkë me 100 refugjatë është mbytur gjatë rrugëtimit nga brigjet e Libisë drejt Italisë përmes Mesdheut.

Varka është mbytur mes Libisë dhe Italisë, vetëm 30 milje (50 km) larg brigjeve të shtetit afrikan, ndërkohë që errësira i vështirësoi përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave.

Numri i emigrantëve që udhëtojnë drejt Europës nga toka ka rënë që prej pikut të krizës së tyre në fund të vitit 2015, por rrugët e paligjshme detare mbeten ende tejet të synuara dhe tejet të rrezikshme gjithashtu.

Të premten, Roja Bregdetare italiane shpëtoi rreth 550 emigrantë që udhëtonin sërish përmes Mesdheut. Organizata "Mjekët pa kufij" e përfshirë në kërkim-shpëtim tha se në një rast kishte gjetur 123 persona të mbajtur pas një gomoneje, e cila nuk mund të mbushej me ajër.

Më shumë se 1.000 persona kanë mbërritur në Europë përmes detit në dy javët e para të vitit 2017, përllogarit agjencia e OKB-së për refugjatët "UNHCR".

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post 100 refugjatë mbyten në Mesdhe appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Elbasan, dhunohet barbarisht biznesmeni i gurores, autori në kërkim

Posted: 15 Jan 2017 11:46 AM PST

Një biznesmen është dhunuar barbarisht mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në Labinot Fushë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta teksa ndodhej në biznesin e tij, biznesmeni Ylli Salla është goditur me sende të forta në kokë.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur kërkime për arrestimin e autorit të ngjarjes.

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Elbasan, dhunohet barbarisht biznesmeni i gurores, autori në kërkim appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Thaçi i përgjigjet Nikoliç: Kërcënimet për luftë janë të papranueshme

Posted: 15 Jan 2017 11:25 AM PST

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Serbia me veprimet e fundit ka treguar se ka qëllime të njëjta me ato të regjimit të Sllobodan Millosheviç gjatë viteve '90.

Sot presidenti serb Tomislav Nikoliç deklaroi se është i gatshëm të dërgojë ushtrinë në Kosovë nëse rrezikohen jetët e serbëve të Kosovës, një ditë pas ndalimit të hyrjes së trenit serb me mbishkrimin "Kosova është Serbi" nga autoritetet kosovare. Thaçi i është përgjigjur Nikoliçit se Kosova është e interesuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve duke i quajtur të papranueshme kërcënimet për luftë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Jam i kënaqur që është shmangur tensionimi i situatës politike dhe i sigurisë në Kosovë e rajon, duke ndaluar hyrjen eventuale ilegale të trenit propagandistik të Serbisë në territorin e Kosovës.

Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Për këtë qëllim kemi hapur vendkalime kufitare të reja me fqinjët dhe kemi arritur marrëveshje që mundësojnë kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, që të gjithë qytetarët e rajonit të lëvizin pa pengesa.

Në periudhën e fundit, si pjesë e një skenari të vjetër, Serbia fatkeqësisht ka ndërmarrë një fushatë të provokimeve të vazhdueshme që kanë për qëllim të prodhojnë tensione në Kosovë dhe në rajon.

Pjesë e këtij skenari ishte edhe shndërrimi i trenit në mjet propagandues, duke e veshur me mesazhe dhe fotografi që kishin për qëllim provokimin dhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe që ishin në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat evropiane e ndërkombëtare.
Për të ndaluar këtë skenar, autoritetet e Kosovës vlerësuan se është në interes të paqes dhe stabilitet në rajon që të mos lejohet hyrja ilegale e trenit propagandues. Prandaj, organet e rendit dhe sigurisë morën masa që të pengohet cenimi i integritetit dhe sovranitet të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Shpresoj se autoritetet e Serbisë e kanë kuptuar se veprimi i tyre ka qenë ilegal dhe në kundërshtim me frymën e dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në rajon.

Kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta.

Këto kërcënime për luftë janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Përkundër kësaj gjuhe të vjetër kërcënuese dhe provokuese që vjen nga Serbia, unë bëj thirrje që të vazhdohet me rrugën e deritashme të dialogut, bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve dhe të punojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kosova, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim në shërbim të paqes dhe stabilitetin në rajon.

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Thaçi i përgjigjet Nikoliç: Kërcënimet për luftë janë të papranueshme appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Nicole Kidman në mbështetje të Trump

Posted: 15 Jan 2017 11:09 AM PST

Nicole Kidman rrallëherë flet për politikën. E ndërsa aktorët e tjerë të "Hollyëood" kanë komentuar pafund zgjedhjen e Donald Trump, ajo ka preferuar të heshtë.

Megjithatë, duket se së fundmi Kidman e ka thyer heshtjen dhe është bërë pjesë e debatit për Trump. Ajo është treguar shumë e matur në komentin e saj, duke thënë se amerikanët duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin presidentin e zgjedhur.

49-vjeçarja është shprehur: "Unë jam përpjekur të theksoj se besoj në demokraci dhe në kushtetutën amerikane".

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Nicole Kidman në mbështetje të Trump appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Berat, 5 të arrestuar për vjedhje

Posted: 15 Jan 2017 10:45 AM PST

Policia e Beratit ka arrestuar gjatë së shtunës 5 shtetas të dyshuar për veprën penale të vjedhjes, në kuadrin e punës së përditshme për goditjen e paligjshmërisë.

Në pranga përfunduan shtetasit Ardit Pajo dhe Blerim Rapi, 23 dhe 36 vjeç, i pari nga Ura Vajgurore ndërsa i dyti nga Berati, por që punonin si roje pranë një kompanie private, pasi kanë vjedhur naftën e makinerive që kishin në ruajtje.

Ndërkohë, nën arrest janë vënë edhe 3 adoleshentë të moshave 16-18 vjeç, dy prej të cilëve M.R. dhe N.M. me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa i treti shtetasi F.P., të cilët janë kapur nga forcat e policisë teksa vidhnin sende dhe materiale ndërtimi në një ndërmarrje private. Policia i ka sekuestruar këto sende në cilësinë e provës materiale.

Të gjitha këto raste i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprimet e mëtejshme në lidhje me veprën penale të "vjedhjes".

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Berat, 5 të arrestuar për vjedhje appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Victoria Beckham, pazar me të bijën

Posted: 15 Jan 2017 10:38 AM PST

Ajo sapo është kthyer nga pushimet në Maldive. Mirëpo, pas ditëve të nxehta atje, Victoria Beckham duket se është përshtatur mirë me të ftohtin në Britani.

Nëna e katër fëmijëve është fotografuar teksa bënte 'shopping' me vajzën e saj 7-vjeçare, Harper. 42-vjeçarja kishte veshur një bluzë të bardhë të trashë dhe një palë pantallona ngjyrë pjepri. Si gjithmonë Victoria është shfaqur e veshur shumë shik.

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Victoria Beckham, pazar me të bijën appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vlorë, vritet me armë zjarri një person

Posted: 15 Jan 2017 09:45 AM PST

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Skelës.

Mësohet se viktima po drejtonte automjetin e tij, kur është qëlluar për vdekje.

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, vritet me armë zjarri një person appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Mariah Carey në Londër me të dashurin e ri

Posted: 15 Jan 2017 09:36 AM PST

Mariah Carey duket çdo ditë edhe më e lumtur me të dashurin e saj të ri. Ajo është fotografuar të shtunën në Londër, e veshur me një fustan të zi.

46-vjeçarja po kthehej në hotel, pasi kishte performuar në një dasmë. Bashkë me të ishte edhe balerini, njëkohësisht i dashuri i saj, Brian Tanaka.

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mariah Carey në Londër me të dashurin e ri appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

I morën 4 mln lekë të reja një vajze me anë të mashtrimit

Posted: 15 Jan 2017 08:44 AM PST

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona pasi me anë të mashtrimit i kanë marrë 4 mln lekë të reja një vajze.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Artan Laçi dhe Skënder Nela, 23 dhe 32 vjeç, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet S.D, 30 vjec dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K.A 28 vjeç dhe K.A., 29 vjeç.

Sipas policisë, grupi prej pesë të rinjve në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë 28-vjeçares Xh.N shumën prej 4 milion lekë të reja.

Denoncimi është bërë nga kjo e fundit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zyrën e saj tek ish-Ekspozita.

Po sipas 28-vjeçares, shtetasit K.A dhe K.A e kanë kanosur. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

15 janar 2017 (Stilografi.com)

The post I morën 4 mln lekë të reja një vajze me anë të mashtrimit appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more