Skip to main content

Zëri: “Sjedi Hoxha ia punëson vëllain në postë Mentor Shalës (Dokument)” plus 29 more

Zëri: “Sjedi Hoxha ia punëson vëllain në postë Mentor Shalës (Dokument)” plus 29 more


Sjedi Hoxha ia punëson vëllain në postë Mentor Shalës (Dokument)

Posted: 15 Jan 2017 03:07 PM PST

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka punësuar Mendim Shalën, vëllain e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, raporton “Zeri.info”. Siç mëson “Zeri.info”, Mendim Shala është pranuar në departamentin e marketingut në Postën e Kosovës. Pavarësisht se Mendim Shala është pranuar në punë, ai pothuajse asnjë herë nuk është në vendin e punës. Vlen të theksohet se Sejdi Hoxha, përpos që është drejtor i Postës ai është edhe militant i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jelena Miliq lëshon studion ku po debatonte me Aleksandër Vuçiq (Video)

Posted: 15 Jan 2017 02:42 PM PST

Jelena Miliq, drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike ka lëshuar studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq që po mbahej në televizionin “Pink”, transmeton “Zeri.info”. Miliq, e ka lëshuar studion pasi që kryeministri serb, Vuçiq,  i ka thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë. Ky reagim i kryeministrit Vuçiq, ka ardhur pasi që Miliq, në një emision tjetër i kishte thënë Vedrana Rudan opinioniste nacionaliste, se, “A e din që ekzistojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Foto ekskluzive nga dasma e djalit të Kastriot Tushës

Posted: 15 Jan 2017 02:27 PM PST

“Zeri.info”, ka siguruar fotografi nga dasma djalit të këngëtarit Kastriot Tusha. Dasma e cila po mbahet në “Hotel Sheraton”, në Tiranë ka mbledhur mjaftë fytyra të njohura publike. “Zeri.info”, ju sjell fotografi ekskluzive nga kjo dasmë. Për momentin, çifti i ri është duke vallëzuar. Shijoni fotografitë e kësaj atmosfere.      ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afrimi e Xeni e ‘kallin’ në dasmën e djalit të Kastriot Tushës (Foto)

Posted: 15 Jan 2017 02:24 PM PST

Ndër të ftuarit në dasmën e djalit të Kastriot Tushës janë edhe këngëtari Afrim Muçiqi e Shkëlzen Jetishi-Xeni, raporton “Zeri.info”. Para pak çastesh, ata ia kanë marrë këngës, gjë që ka bërë që edhe atmosfera të ndizet në dasmën e djalit të Kastriot Tushës.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fruti që zbardhon dhëmbët më shumë se pasta (Foto)

Posted: 15 Jan 2017 02:10 PM PST

Arritën muajt e ftohtë të dimrit, dhe me ta edhe portokalli i lëngshëm. Përveç faktit që janë plotë me vitamina C, prandaj edhe ideal për imunitet të fortë, portokalli është aleat i madh i bukurisë. Më interesante nga të gjitha është se krejt çka ju duhet për bukurinë është lëvorja e tyre. Nëse ju dëshironi të keni dhëmbë të bardhë që shkëlqejnë, pa shkuar te dentisti, e gjitha që ju duhet të bëni është të fshini......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kujdes, radiatorët ua shkatërrojnë shëndetin

Posted: 15 Jan 2017 02:08 PM PST

Edhe pse ndihemi të lumtur kur nga dritarja e shtëpisë së ngrohtë e shikojmë borën duke rënë, duhet të jemi të vetëdijshëm se kujdesi ndaj lëkurës, në këto ditë të ftohta, është dukshëm më ndryshe, për shkak të radiatorëve. Më poshtë lexoni dëmet që vijnë nga radiatorët: Buzët e plasaritura: Për shkak të ngrohjes së ambientit në dimër, buzët plasariten më lehtë, pasi ajri në dhomë është më i thatë, kurse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kastriot Tusha bën bashkë edhe krerët e futbollit (Foto)

Posted: 15 Jan 2017 02:06 PM PST

Këngëtari Kastriot Tusha, është përkujdesur në mënyrë të detajuar për mysafirët në dasmën e djalit të tij, transmeton “Zeri.info”. Përpos artistëve, këngëtarëve e politikanëve, Tusha nuk i ka harruar as udhëheqësit e futbollit shqiptar e kosovar. Madje, ai është përkujdesur që kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukan ta vendos në një tavolinë me presidentin e “FC Prishtina”, Remzi Ejupin. Në këtë fotografi shihet edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Walker: Ja pse më nuk flas me Thaçin (Video)

Posted: 15 Jan 2017 01:59 PM PST

Njeriu që alarmoi botën për atë që ndodhi në Reçak ishte ish-ambasadori William Walker. Njeriu që e nderojnë shumë kosovarët nuk është se tani ka fort raporte të mira me disa nga politikanët e vendit, njofton Klan Kosova. Të shtunën, gjatë përurimit të shtatores së tij në Reçak, ish ambasadori u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaqi. Atë, asnjëherë nuk e përshëndeti. Bile i kishte mbetur hatri edhe për mungesën e Kryeministrit këtu.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sevilla përmbysi Realin, ia shkaktoi humbjen e parë (Video)

Posted: 15 Jan 2017 01:48 PM PST

Ecuria prej 40 ndeshjeve pa humbje është ndërprerë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, pasi Sevilla ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit për të triumfuar në fund 2:1 Real Madridi është njoftuar me humbjen e parë këtë sezon. Pas 40 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, Reali u ndal në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku u mposht 2:1, transmeton Gazeta Express. “Los Blancos” ishin duke fituar deri në minutën e 85’të, kur Sergio Ramos shënoi autogol për barazimin e rezultatit. Deri në fund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dështon Juventusi (Video)

Posted: 15 Jan 2017 01:46 PM PST

Fiorentina e ka mposhtur 2:1 Juventusi “Zonja e Vjetër” ka pësuar humbjen e katërt këtë edicion në Serie A, pasi u mposht 2:1 nga Fiorentina në xhiron e 20’të, transmeton Gazeta Express. Për Fiorentinan shënuan Nikola Kalinic dhe Milan Badelj, derisa golin e nderit për Juventusin e shënoi sulmuesi Gonzalo Higuain. Pas kësaj humbje, Juve mbetet në kuotën e 45 pikëve, vetëm një më shumë se Roma, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kastriot Tuasha mbledh të gjithë artistët në dasmën e djalit të tij (Foto)

Posted: 15 Jan 2017 01:43 PM PST

Në familjen e këngëtarit Kastriot Tusha sot është ditë gëzimi e feste, kjo për faktin se ai po e marton djalin e tij, transmeton “Zeri.info”. Në fotografitë të cilat ka siguruar “Zeri.info”, nga dasma e djalit të Kastriot Tushës, e cila po mbahet në “Hotel Sheraton”, në Tiranë, shihet Tusha është përkujdesur që të ftoj mjaftë artistë e këngëtarë. Në këto fotografi shihet se ndër mysafirët e ftuar është edhe aktori i madh Mirush Kabashi,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Nëse treni do të arrinte në Mitrovicë do të kishte të vdekur nga të gjitha anët

Posted: 15 Jan 2017 01:32 PM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision special në TV Pink – dedikuar trenit që dje u nis nga Beogradi me synimin të shkonte në veri të Mitrovicës – ka thënë se të shtunën, rreth orës 4:00 të mëngjes, ka kuptuar se ka grupime të forcave shqiptare kundër të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës kur shkojnë në veri duhet të merren vesh me SHBA-të dhe BE-në dhe serbët lokalë. Por, kjo shton se nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy ish-presidentët takohen në dasmë (Foto)

Posted: 15 Jan 2017 01:28 PM PST

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli janë takuar sonte në Tiranë, transmeton “Zeri.info”. Ka qenë këngëtari Kastriot Tusha, ai i cili në dasmën e djalit të tij, që është duke u mbajtur në ambientet e “Hotel Sheraton”, në Tiranë, ka bashkuar të dy ish-presidentët si dhe shumë personalitete të tjera. Siç shihet në këto fotografi, të dy ish-presidentët duken mjaftë të lumtur, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo kalon Real Madridin në epërsi (Video)

Posted: 15 Jan 2017 01:14 PM PST

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas me golin e shënuan nga Cristiano Ronaldo në minutën e 67’të nga penalltia. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka shkruajnë mediat greke për trenin serb

Posted: 15 Jan 2017 01:10 PM PST

Edhe mediat greke kanë shkruar për trenin serb që donte të futej në Kosovë, duke shkruar se Serbia ka kërcënuar Kosovën. Gazeta e njohur “Protothema” nënvizon se presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç madje nuk ka hezituar të thotë se nëse ndonjë serb do të prekej në Kosovë, Beogradi do të niste edhe ushtrinë për në veriun e shtetit të ri ballkanik.  Gazeta në fjalë shton se Kosova ka qenë territorialisht e Serbisë deri më 2008, kohë kur ka fituar edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndërron jetë legjenda e WWE-së, i cili ishte akuzuar për vrasjen e të dashurës

Posted: 15 Jan 2017 01:05 PM PST

Ikona e WWE-së, Jimmy ‘Superfly’ Snuka, ka ndërruar jetë në moshë 73-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij. Snuka, me prejardhje nga Fixhi, i cili ka jetuar në Camden County të New Jerseyt, ishte i njohur për hedhjet nga litarët e ringut. Në vitin 2015, ai ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të pavullnetshme për Nancy Argentino, trupi i të cilës ishte gjetur më shumë se tri dekada më herët në një hotel. Prokurorët kishin thënë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Instituti Amerikan ‘Stratfor’ parashikoi murin dhe trenin

Posted: 15 Jan 2017 01:02 PM PST

Instituti Amerikan për Studime Strategjike ‘Stratfor’, në raportin e tyre kishte vlerësuar dhe parashikuar se Ballkani do të jetë arena ‘që do të tërheqë vëmendjen e Rusisë dhe Perëndimit në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe fillim vitin 2017. Ata kanë parashikuar se pas referendumit të diskutueshëm në Republikën e Serbe, e cila u mbajt pavarësisht vendimit përjashtues të Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hrecegovinë, tensionet etnike do të nxiten edhe në Veri të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria nuk e ka prioritet ushtrinë (Video)

Posted: 15 Jan 2017 12:58 PM PST

Transformimi i FSK-së në ushtri nuk është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Kështu kanë thënë ish ushtarë të UÇK-së, tani deputetë të partive të ndryshme. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se gjasat kanë qenë gjithmonë por vullneti i Qeverisë ka munguar për ta transformuar FSK-në në FAK në mandatin e saj kushtetues. Madje ai u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të ndodh, deri sa janë kushtëzimet e Listës serbe. /Tribuna......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Higuain i pafat (Video)

Posted: 15 Jan 2017 12:51 PM PST

Juventusi është duke humbur 1:0 nga Fiorentina, pas pjesës së parë “Zonja e Vjetër” kishte disa raste të mira shënimi, por duken të pafat.  Sidomos ky i Gonzalo Higuain, goditje që u ndal nga mbrojtësi i Violas, i cili ishte i shtrirë. /Express/   La última jugada del primer tiempo de #FiorentinaJuve Gonzalo a punto de lograr el empate ¡Vamos Pipa! 👏⚽ @G_Higuain #Higuaín #FinoAllaFine pic.twitter.com/Q18HWJCrmh — Gonzalo Higuaín |GH9 (@GHsiemprearg) January 15, 2017 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë ka humbur Ronaldo ndaj Sevillas (Video)

Posted: 15 Jan 2017 12:50 PM PST

Sevilla dhe Real Madridi janë duke dhuruar spektakël në “Ramon Sanchez Pizjuan” Sevilla dhe Real Madridi mbyllën pjesën e parë ashtu siç edhe e filluan, pa gola. Dyja skuadrat dhanë spektakël për gjithë të pranishmit në stadium, me raste nga dyja anët. Por, më të mirin duket se e kishte Cristiano Ronaldo, i cili nuk arriti të devijojë një pasim të Benzemas, që u pengua edhe nga kundërshtari. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Morniga, bima që vret kancerin dhe parandalon diabetin

Posted: 15 Jan 2017 12:49 PM PST

Moringa është një barishte që ju ndihmon për një jetë të shëndetshme, në mënyrë që të shmangni problemet e trupit. Kjo barishte magjike vjen nga Azia Jugore. Moringa përman një sasi të madhe të vitaminave, si vitamina B, vitamina A, vitamina C, vitamin B2, hekur dhe magnez. Ja cilat sëmundje parandalon kjo barishte: Forcon eshtrat Për shkak të sasisë së madhe të hekurit, kjo barishte ndihmon në forcimin e eshtrave. Parandalon kancerin Kjo barishte ndihmon në rritjen e qelizave kancerogjene,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama, në ditëlindjen e Isa Boletinit, flet për Specialen e për trenin

Posted: 15 Jan 2017 12:45 PM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar heroin Isa Boletini në datën e ditëlindjes së tij, që përkon edhe me masakrën e kryer në Reçak. Rama ka thënë se është cinike çdo përpjekje “për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës”, një referencë kjo për gjykimet e mundshme të ish-luftëtarëve të UÇK’së në Gjykatën Speciale. Kryeministri shqiptar është deklaruar edhe për trenin provokues serb, duke konsideruar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Test: A mund t'i gjeni të gjitha b-të në këto foto?

Posted: 15 Jan 2017 12:41 PM PST

Ky test i fundit që është bërë hit në rrjetet sociale sigurohet që t’ua lodhë sytë. Përdoruesit e internetit janë aktivizuar pasi u sfiduan nga një test i cili kërkon që t’i gjeni të gjitha shkronjat ‘b’ në mesin e shkronjave ‘d’. Testi ka disa nivele të vështirësisë, nga më e lehta deri tek më e vështira. Testi i modifikuar nga Gazeta Express për përdoruesit shqiptarë të internetit, kërkon që të jeni shumë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fiorentina shokon Juventusin (Video)

Posted: 15 Jan 2017 12:38 PM PST

Fiorentina ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit Ishte sulmuesi Nikola Kalinic ai që shënoi për 1:0 në minutën e 37’të, duke shokuar mysafirët. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ju kujtohet fytyra e bebes në diell tek ‘TeleTubbies’? Ja si duket ajo sot (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 12:36 PM PST

Dikur për të gjithë ne shumë i pëlqyer 'teletubbies' që fillonte me daljen e një dielli duke buzëqeshur e përsonazhi i fytyrës në diell, tani është 22 vjeçare. Ajo para pak vitesh kishte zbuluar se përkundër pretendimeve të shumë njerëzve për të marrë meritat e saj, ajo në të vërtetë është ‘dielli’ tek ‘teletubbies’, përcjell lajmi.net Siç shihet nepërmjet fotografive ajo nuk ka ndryshuar edhe shumë edhe pse ka kaluar një kohë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si ta zbulosh kush po të telefonon me numër privat (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2017 12:35 PM PST

Të gjithë ne jemi ndjerë të bezdisur të paktën një herë nga një telefonatë pa numër. Dikush, i cili nuk ka as emër dhe as figurë, por që i bie telefonit tuaj dhe ju jeni në dilemë ta hapni apo të mos e hapni. Jeni i/e interesuar për t’i dhënë fund kësaj situate? Nëse po, atëherë kjo është mundësia juaj. Por si mund ta zbulojmë numrin e telefonit që na bezdis, në qoftë se ai del numër privat në ekranin tuaj.  Ndiqni hapat e mëposhtëm që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëse e bëni këtë në iPhone, celulari bllokohet përgjithmonë (Video)

Posted: 15 Jan 2017 12:34 PM PST

Nëse ia vendosni datën iPhone-it apo iPad-it tuaj në 1 janar 1970, ose t’i mashtroni miqtë tuaj për ta bërë këtë, ju do ta bllokoni iPhone-in dhe nuk ka kush që ta zhbllokojë atë më. Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më. Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AP: Nga Haradinaj tek incidenti i trenit - kriza e madhe në zemër të Ballkanit

Posted: 15 Jan 2017 12:27 PM PST

Një tren nga Serbia, me mbishkrimet "Kosova është Serbi" në gjuhë të ndryshme, i ndalur në kufirin me Kosovën, ka shkaktuar një krizë të madhe në Ballkan dhe ka shkallëzuar një konflikt të mundshëm Rusi-Perëndim për dominim në zemër të Ballkanit, shkruan agjencia e lajmeve The Associated Press. Serbia ka akuzuar udhëheqësit e Kosovës të dielën se po "kërkojnë luftë", dhe ka paralajmëruar se do të mbrojë "çdo centimetër" të territorit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu e festoi golin ylli i Serie A (Video)

Posted: 15 Jan 2017 12:22 PM PST

Se sa shumë e donë të dashurën e tij Dries Mertens, këtë e tregoi në ndeshjen ndaj Pescaras Ndryshe nga shumë futbollist, Dries Mertens, pasi shënoi golin e tretë për Napolin në fitoren 3:1 ndaj Pescaras, iu afrua njërës kamerë në stadium ku vizatoi zemrën – duke ia dedikuar kështu golin të dashurës së tij. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaosi me lëndë në gjykata, mungesë e gjyqtarëve (Video)

Posted: 15 Jan 2017 12:12 PM PST

400 mijë lëndë gjyqësore janë ende në sirtarë e Gjykatave të Kosovës – të pashqyrtuara. Sistemi i brishtë i drejtësisë, sipas juristëve, shprehet më së miri me këtë numër lëndësh që vazhdojnë të grumbullohen çdo ditë pa një shqyrtim korrekt. Mungesa e mbështetjes financiare për sistemin e drejtësisë po cilësohet nga njohës të fushës, si një prej arsyeve kryesore të grumbullimit të lëndëve. /Tribuna Channel/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more