Skip to main content

INSAJDERI: “Historianët e Deçanit protestojnë për pronat te Manastiri” plus 19 more

INSAJDERI: “Historianët e Deçanit protestojnë për pronat te Manastiri” plus 19 more


Historianët e Deçanit protestojnë për pronat te Manastiri

Posted: 21 Apr 2017 09:34 AM PDT

 

Drejtues të Lidhjes së Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, me 28 prill nga ora 11:00 deri në orën 12:00, të protestojnë në mënyrë paqësore në rrugën e Manastirit të Deçanit.

Sipas këtij njoftimit kjo protestë do të mbahet për shkak të mos reflektimit të Qeverisë së Kosovës, për kontestin pronësorë në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve, Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit në lidhje me pronat e ndërmarrjeve "Apiko" dhe "Iliria"./Insajderi.com

The post Historianët e Deçanit protestojnë për pronat te Manastiri appeared first on INSAJDERI.

Mashtrimi i madh prapa vendosjes së bombës në autobusin e Borusias

Posted: 21 Apr 2017 09:28 AM PDT

Një kriminel, i dëshpëruar për të fituar disa para shpejt e shpejt, vendos të vërë bombë në një autobus të mbushur me lojtarë futbolli të nivelit të lartë, që ishin duke shkuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të klubit për këtë viti.

Në kaosin që rezulton, aksionet e klubit pësojnë rënie, keqbërësi i fiton paratë e tij dhe largohet nëpër – ndonëse, i ndjekur nga agjentët 007.

E ndërsa kjo mund të tingëllojë si një histori e imagjinuar nga skenaristët e Hollivudit, e vërteta është se policia beson që kjo ka ndodhur më 11 prill, kur ekipi i futbollit i Borussias së Dortmundit, ishte duke shkuar për në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Policia fillimisht besonte se atentati me bombë – që shkaktoi lëndim dhe më pas operacion për futbollistin spanjoll Marc Bartra – ishin vepër e terroristëve, e nxitur të mbërrinte në atë përfundim, edhe prej një numri letrash të shkruara nga ekstremistët islamikë, që i kishin lënë pranë vendit të ngjarjes.

Por shumë shpejt, ata konkluduan se diçka nuk shkonte, dhe e kthyen vëmendjen nga investitori 28-vjeçar me emrin Sergej ë. të cilin tani e kanë akuzuar për tentativë vrasjeje. Sigurisht, është një prej akuzave më të çuditshme të kohëve të fundit, dhe ngre një numër pikëpyetjesh…

A ka ndodhur vërtetë kjo, në një film me James Bond?

Po, në Casino Royale, armiku i Bondit, Le Chiffre vendosi të shesë më aksione nga një prodhues avionësh, për të financuar një organizatë terroriste.

Plani i tij ishte të ulte vlerën e aksioneve duke hedhur në erë avionin e sapo zbuluar të kompanisë, më i madhi në botë.

Në këtë rast, megjithatë, komploti dështoi kur Bondi e hodhi në erë.

Por si fitohen para duke ulur vlerën e aksioneve?

Ka disa mënyra se si një tregtar mund të ketë fituar para në këtë rast.

Procesi i përdorur në Casino Royale njihet si "short selling" dhe ndodh kur tregtarët "vënë bast" që çmimet e aksioneve do të bien, për të patur një fitim të shpejtë.

Ai përfshin dikë që huazon falas aksionet afatgjata të një investitori, dhe i shet ato tek një palë e tretë. Kur vlera e aksioneve bie, tregtari i riblen shpejt për më pak para.

Aksionet i kthehen më pas investitorit afatgjatë, i cili nuk është i shqetësuar nga rënia, sepse ende nuk planifikon që të shesë.

Kjo ishte gjithashtu metoda e përdorur nga spekulantët në filmin e vitit 2012, "The Big Short".

A ka ndodhur një gjë e tillë më parë?

Kjo është pothuajse me siguri, hera e parë që dikush është përpjekur të hedhë në erë një ekip futbolli për të fituar para.

Më shpesh, përpjekjet për uljen e vlerës së aksioneve bëhen duke nxjerrë disa thashetheme, në dukje me bazë të fortë.

Nuk duhet shumë.

Në të vërtetë, sërish në vitin 2012, gjithçka që u desh ishte një tweet për të shkaktuar uljen e çmimeve të aksioneve. Një hacker hyri në llogarinë e Twitterit të "Associated Press" dhe shkruajti se presidenti Barak Obama ishte plagosur në një sulm në Shtëpinë e Bardhë.

Mesatarja industriale e Dow Jones ra 150 pikë, pasi më shumë se 4,000 njerëz i bënë retëeet lajmit. /BBC – bota.al

 

The post Mashtrimi i madh prapa vendosjes së bombës në autobusin e Borusias appeared first on INSAJDERI.

Dua Lipa lanson këngën ‘Lost in your light’

Posted: 21 Apr 2017 09:22 AM PDT

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka lansuar këngën e saj të re, kësaj radhe ajo vjen në bashkëpunim me këngëtarin amerikan Miguel, shkruan KultPlus.

Kënga 'Lost in your light' e cila ka ditë që është paralajmëruar nga artistja Dua Lipa, tashmë është publikuar. Kjo këngë e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin amerikan Miguel është publikuar vetëm në versionin audio.

Dua Lipa lanson këngën 'Lost in your light'

Kjo këngë është gjithashtu pjesë e albumit të Dua Lipa i cili pritet të lansohet më datë 2 qershor./KultPlus.com

The post Dua Lipa lanson këngën 'Lost in your light' appeared first on INSAJDERI.

Duterte-të papunëve: Dilni e vrisni përdoruesit e drogës

Posted: 21 Apr 2017 09:14 AM PDT

Presidenti Filipinas Rodrigo Duterte vijon luftën kundër përdoruesve të drogës duke mos njohur limite.

Pasi legalizoi vrasjet e përdoruesve të drogës, ai tanimë u bën thirrje personave që kanëmbetur të papunëtë gjejnë një armë e të vrasin përdoruesit e drogës, të cilët sipas ij po vijojnë të thithin fonde të pamerituara nga buxheti i shtetit.

"Nëse keni humbur punën tuaj, ju jap unë një të re. Vrisni të gjithë përdoruesit e drogës" ka deklaruar Duterte gjatë një fjalimi këtë të hënë pasi ishte ktyher nga një vizitë zyrtare nga Katari.

Më herët ai pati deklaruar se "Ndjehem shumë keq që jap 2,5 miliardë dollarë për qendrat e rehabilitimit të të droguarve. Por çfarë mund të bëj? Duhet t'i kuroj ata, ashtu si çdo qytetar tjetër në vend. Por unë ndjehem me të vërtetë keq për këtë".

Filipinet kanë një popullsi prej afro 100 milionë banorësh dhe papunësia është rritur nga 5,9% në 6,6%.(tch)

 

The post Duterte-të papunëve: Dilni e vrisni përdoruesit e drogës appeared first on INSAJDERI.

Veseli njofton se demarkacioni votohet javën tjetër

Posted: 21 Apr 2017 09:07 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Diplomati amerikan Hoyt Yee e përgëzoi Veselin për lidershipin e treguar në vendimmarrje, me theks të veçantë e vlerësoi partneritetin që FSK të shndërrohet në ushtri në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi.

Tutje në njoftim thuhet se “Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Kryetari Veseli u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, sepse, në të kundërtën, ato e humbin kuptimin”.

“Në këtë drejtim, ata u pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër”.

Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee kanë biseduar edhe për reformat në drejtësi, të cilat duhet të vazhdojnë dhe të gjitha institucionet duhet të angazhohen që reforma në drejtësi të jetë një sukses.

“Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë. Diplomati amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

 

The post Veseli njofton se demarkacioni votohet javën tjetër appeared first on INSAJDERI.

Delawie i kënaqur me punën në Urën e Ibrit

Posted: 21 Apr 2017 08:58 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i kënaqur me punën që është duke u bërë në parkun në Urën e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Delawie përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se shëtitorja në Urën e Ibrit po duket e kënaqshme.

"Ura e veriut të Mitrovicës dhe zona e shëtitores po duken mirë! Ne po shikojmë përpara që të vazhdohet progresi", ka shkruar Delawie./Insajderi.com

The post Delawie i kënaqur me punën në Urën e Ibrit appeared first on INSAJDERI.

Vazhdon gjendja e njëjtë e Bajram Rexhepit

Posted: 21 Apr 2017 08:44 AM PDT

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili u shtrua në Qendrën Klinike Universitare Kosovës, pas një sulmi në tru që pësoi të hënën mbrëma vazhdon të mbetet nën për kujdesin shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se ekipi mjekësor i udhëhequr nga anesteziologët dhe stafi i tij po vazhdojnë me përkujdesjen ndaj Rexhepit.

"Ish-kryeministri, vazhdon të mbetet nën përkujdesen shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv në QKUK, nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga anesteziologët dhe stafi i këtij shërbimi", tha Fazliu për Express.

Sipas tij, konsiliumi mjekësorë po e përcjellë gjendjen dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ditët në vazhdim, përfshi ditët e vikendit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi iu ka nënshtruar ndërhyrjes operative kirurgjike në Klinikën e Neurokirurgjisë, në mënyrë që të evitohen përparimet e mëtejme të dëmtimeve të trurit./Insajderi.com

The post Vazhdon gjendja e njëjtë e Bajram Rexhepit appeared first on INSAJDERI.

Gruaja më e bukur e vitit 2017

Posted: 21 Apr 2017 08:38 AM PDT

Kanë kaluar 27 vite që nga koha kur Julia Roberts u shfaq për herë të parë në kopertinën e revistës "People" si femra më e bukur, por ajo vazhdon ende të mbetet femra më e preferuar në botë.

Aktorja hollivudiane është shfaqur për të pestën herë si femra më e bukur në botë dhe për atë kjo është tepër e vështirë të besohet. "Ndihem shumë e vlerësuar", ka thënë ajo për kryeredaktorin e revistës, Jess Cagle.

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, Roberts ka folur hapur për martesën 14-vjeçare me Danny Moder, për jetën e saj me binjakët Hazel dhe Phinnaeus si edhe për sekretet e bukurisë së saj.

The post Gruaja më e bukur e vitit 2017 appeared first on INSAJDERI.

Guvernatori Hamza nënshkruan marrëveshje me Bankën për Rezervë Federale të New York-ut

Posted: 21 Apr 2017 08:29 AM PDT

 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë qëndrimit në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington të SHBA, ka pranuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit dhe Thesarit Amerikan për Bankën Qendrore të Kosovës.

Hamza dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Federale Anne Baum nënshkruan marrëveshje në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje fuqizon rëndësinë e bashkëpunimit në sferën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve, si dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së.

Gjatë këtij muaji në BQK ka qëndruar një delegacion i lartë i Bankës Federale të New York-ut për të diskutuar mbi praktikat më të mira të menaxhimit të rezervave në mes të dy institucioneve.

Delegacioni i BQK-së, i kryesuar ka zhvilluar takime edhe me Drejtoreshën ekzekutive të Konstituencës për Kosovën Michaela Erbenova, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së Poul Thomsen, Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së z. Tao Zhang, me ç'rast u diskutua për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe për implementimin e programit të FMN-së./Insajderi.com

The post Guvernatori Hamza nënshkruan marrëveshje me Bankën për Rezervë Federale të New York-ut appeared first on INSAJDERI.

Azerbajxhani proteston kundër anëtarësimit të Kosovës në WCO

Posted: 21 Apr 2017 08:16 AM PDT

Në konferencën e mbajtur nga kryesuesit regjional të Evropës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO), shteti i Azerbajxhanit ka qenë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatë.

"Azerbajgjani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe pavarësia e deklaruar një-anshëm është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar", ka thënë përfaqësuesi i Azerbajxhanit, Aydin Aliyev.

Pos kësaj, përfaqësuesu i Azerbajxhanit ka thënë që Kosova nuk është një temë diskutimi, pasi kur shtetet tjera kanë probleme të integritetit territorial, WCO nuk duhet të jetë vendi për probleme politike.

"Problemi për Kosovën është diskutuar në Komisionin Politik të WCO-së në vitin 2012 dhe anëtarësimi i Kosovës nuk është adoptuar. Përderisa ky vendim është ende i vlefshëm, Azerbajxhani nuk e sheh të pranueshme diskutimin e kësaj çështjeje përsëri", ka thënë Aliyev.

Organizata Botërore e Doganave (WCO) është një organizatë ndërqeveritare me kryesi në Bruksel të Belgjikës. WCO ka për detyrë punën në fusha si zhvillimi i konventave ndërkombëtare, instrumenteve, dhe mjeteve në tema siç janë klasifikimi i mallit, vlerësimi, rregullat e origjinës, sigurinë e zinxhirit të furnizimit etj. /Insajderi.com

The post Azerbajxhani proteston kundër anëtarësimit të Kosovës në WCO appeared first on INSAJDERI.

Për një javë shqiptohen 332 gjoba për automjete të paregjistruara

Posted: 21 Apr 2017 08:12 AM PDT

Policia e Kosovës vetëm për gjatë periudhës një javore ka shqiptuar 332 gjoba për shkak të qarkullimit të mjeteve të paregjistruara.

Operacioni i Policisë së Kosovës i cili filloj që nga 5 prilli deri me 12 prill të këtij vitit është cilësuar i suksesshëm për faktin se 169 makina janë larguar nga trafiku rrugor dhe janë konfiskuar 47 palë targa për shkak të funksionit të tyre të paregjistruar.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që me rastin e daljes në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fushën e trafikut rrugor, në të kundërtën policia do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit.

Policia e Kosovës, në një komunikatë për media gjithashtu ka njoftuar se falë sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik në krahasim me tre mujorin e vitit të kaluar, tre mujori i vitit 2017 janë shkaktuar 18 % më pak aksidente rrugore./Insajderi.com

The post Për një javë shqiptohen 332 gjoba për automjete të paregjistruara appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri premton “funksionalizimin e shpejtë” të Aeroportit të Gjakovës

Posted: 21 Apr 2017 08:11 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Aeroportin e Gjakovës, ku u prit nga Kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, anëtarët e Bordit dhe të ekzekutivit.

Në takim, ku të pranishëm ishin edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ai i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe drejtori i Aviacionit Civil, kryeministri Mustafa u njoftua në detaje për asetet që i disponon Aeroporti i Gjakovës si dhe mundësitë e funksionalizimit të tij.

Më pas, kryeministri Mustafa vizitoi ambientet ku mbahen pajisjet për mirëmbajtjen e pistës dhe pjesës tjetër të aseteve të Aeroportit.

Para mediave të pranishme, kryeministri Mustafa tha se ky Aeroport është një aset shumë i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Gjakovës dhe të Kosovës, i cili nuk duhet të mbahet në pasivitet, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

"Ju i shihni këto pajisje që kanë një vlerë shumë të veçantë dhe është keq që janë jashtë përdorimit. E kemi një pistë të shkëlqyeshme të Aeroportit, një ambient i cili është tepër i mirë për Kosovën, por edhe për zhvillimin ekonomik të Gjakovës. Ne u morëm vesh që të punojmë të gjithë së bashku, edhe ministritë përkatëse, edhe agjencionet qeveritare, por edhe Komuna, Bordi dhe menaxhmenti i këtij Aeroporti në mënyrë që të gjejmë alternativat më të mira sa më shpejt", tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa, po ashtu tha se Qeveria do të marr për obligim që të sigurojë financimin që Bordi, menaxhmenti dhe punonjësit që merren me administratën dhe sigurinë e Aeroportit, të vazhdojnë dhe të kenë mundësi që të punojnë.

"Do të bëjmë një studim të fizibilitetit dhe të kërkojmë edhe partneritet ndërkombëtar për këtë studim dhe pastaj të ofrojmë alternativat më të mira për shfrytëzimin e këtyre aseteve dhe për gjenerimin ekonomik edhe për Gjakovën edhe për Kosovën në tërësi", tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se në këtë drejtim do të punohet më shpejtë dhe nuk do të lihen asetet e tilla jashtë përdorimit.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, tha se është biseduar për format dhe mënyrat më të mira të funksionalizimit të Aeroportit e Gjakovës.

"Natyrisht janë kërkesa të cilat janë valide prej kohës kur është bërë pranim-dorëzimi i Aeroportit. Është një moment interesant, kryeministri është mirë i informuar mbi asetet, mbi vlerën dhe besoj se sot bashkërisht kemi treguar përkushtimin që në afat sa më të shkurtër kohor të kemi një plan aktiv mbi funksionalizimin dhe operacionalizimin e Aeroportit të Gjakovës në të gjitha fushat të cilat janë në përputhshmëri me ligjin dhe të cilat do të garantojnë një efikasitet të funksionimit të Aeroportit të Gjakovës", tha kryetarja Kusari-Lila.

Lidhur me mundësitë e aktivizimit dhe përdorimit të Aeroportit të Gjakovës, kryetarja Kusari-Lila tha se janë disa forma të cilat bashkërisht janë biseduar në takim dhe për të cilat do të punohet në ditët në vijim.

"Janë mundësi të ndryshme të cilat duhet të dalin gjithashtu nga një dokument i konfirmuar si plan i fizibilitetit. Ne me kryeministrin dhe ministrat u dakorduam që bashkërisht të vijmë me propozimet për partneritet me organizatat zhvillimore ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë në përgatitjen e këtij plani. Po flasim për periudha jo të gjata kohore, flasim për periudha të cilat ne nga sot e tutje do të jemi aktivisht të involvuar dhe pastaj nga ky plan i fizibilitetit të nxjerrim orientimet. Mundësitë janë të shumta prej shkollës së Aviacionit Civil, tek mundësitë e përdorimit të hapësirës për çështje të ndryshme komerciale. Natyrisht çdo gjë sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë", tha kryetarja Kusari-Lila.

The post Kryeministri premton “funksionalizimin e shpejtë” të Aeroportit të Gjakovës appeared first on INSAJDERI.

Elizabeta II sot feston ditëlindjen

Posted: 21 Apr 2017 07:58 AM PDT

Elizabeth Alexandra Mary Windsor, ose Mbretëresha Elizabeta II, sot feston ditëlindjen e 91-të, ndërsa gjatë mbretërimit të saj ajo ka parë mbi 150 kryeministra në shtetet të cilat e pranojnë atë si monarke, prej të cilëve 13 në Britani.

Që kur mbretëresha Elizabeta II është ngjitur në fron, në Britani kanë kaluar 13 kryeministra, duke filluar nga Winston Churchill e deri te Theresa May.

Krahas Britanisë, Elizabeta II është monarke edhe e disa shteteve të mëdha dhe të vogla, në mesin e të cilave gjenden Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka dhe Papua Guinea e Re. Nëse merren parasysh të gjitha këto shtete, atëherë numri i kryeministrave që kanë kaluar nën mbretërimin e saj kalon mbi 150, njofton AA.

Kur mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952, Joseph Stalin ende ishte lider i Bashkimit Sovjetik, ndërsa presidenti i SHBA-ve ishte Harry Truman. Ceremonia e kurorëzimit të mbretëreshës në vitin 1953, u bë ceremonia e parë e kurorëzimit e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion. Gjatë qëndrimit të saj në fron filloi dhe përfundoi Lufta e Ftohtë dhe u ndërtua dhe u rrënua Muri i Berlinit.

Tradicionalisht, mbretëresha çdo vit feston dy ditëlindje, një të vërtetë dhe një zyrtare. Gjithsesi, ajo ka lindur më 21 prill të vitit 1926.

Elizabeta, e cili u bë mbretëreshë më 6 shkurt të vitit 1952, mban epitetin si monarkja që ka qëndruar më së shumti në fron në historinë e Britanisë.

Në vitin 2015, kur ishte në moshën 89-vjeçare, Elizabeta theu rekordin për qëndrimin më të gjatë në fron, të cilin e mbante mbretëresha Viktoria.

Qëndrimi rekord i mbretëreshës në fron, në të njëjtën kohë, ka bërë që i biri i saj 68 vjeçar, princi i Uellsit Çarlsi, të bëhet trashëgimtarë që më së gjati ka pritur për t’u ulur në fron.

The post Elizabeta II sot feston ditëlindjen appeared first on INSAJDERI.

Milot Rashica, zëvendësues i Callejon tek Napoli

Posted: 21 Apr 2017 07:56 AM PDT

Sulmuesi Jose Maria Callejon është njëri nga futbollistët më të shquar të skuadrës së Napolit, i cili pritet të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

E për të zëvendësuar spanjollin, Napoli ka gati ofertën për Milot Rashicën, sulmuesin kosovar të Vitesses, shkruan sot Corriere Dello Sport.

Sipas mediumit italian, Rashica është futbollisti i preferuar i Napolit për shkak të karakteristikave të ngjashme që ai ka me Callejon, njofton Insajderi.

Për Rashicën disa ditë më parë, është raportuar për një itneresim të skuadrës tjetër italiane, AS Roma. /Insajderi.com

The post Milot Rashica, zëvendësues i Callejon tek Napoli appeared first on INSAJDERI.

“Turqia do fuqizojë mbështetjen për Kosovën”

Posted: 21 Apr 2017 07:27 AM PDT

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Yildiz. Me këtë rast, ministri Yagcilar, pasi falënderoi zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton.

Në këtë takim, që kishte karakter miqësor, u elaboruan edhe aspektet dhe rëndësia e partneritetit Kosovë-Turqi, njofton Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Ministri Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike.

Edhe zëvendësministri turk Ahmet Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, theksoi se “mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk, do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë”.

Kjo ishte vizita e parë e një diplomati turk në Kosovë pas referendumit të mbajtur në Turqi të Dielën, në të cilin u zgjeruan kompetencat e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. /Insajderi.com

The post "Turqia do fuqizojë mbështetjen për Kosovën" appeared first on INSAJDERI.

Serie A, video asistent duke filluar nga sezoni i ardhshëm

Posted: 21 Apr 2017 07:25 AM PDT

Kryetari i shoqatës së arbitrave italianë thotë se do të përdoret teknologjia e video asistentit në finalen e Coppa Italia, dhe do të përdoret rregullisht që prej sezonit të ardhshëm.

Si Juventus ashtu edhe Lazio kishin rënë dakord për përdorimin e video asistentit në finalen e kupës, por propozimi kishte nevojë për aprovimin e FIFA-s dhe bordit të shoqatës ndërkombëtare të futbollit.

Sot, presidenti i Associazione Italiana Arbitri (AIA) ka konfirmuar se teknologjia nuk do të përdoret për momentin, do të provohet në finalen e Coppa Italia, dhe do të bëhet pjesë normale e kampionatit në sezonin që vjen. "Do ta fillojmë "VAR" duke filluar nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm," shprehet Marcello Nicchi në fund të takimit të këshillit të FIGC. "Po presim aprovimin e bordit të futbollit ndërkombëtar."(telesport)

The post Serie A, video asistent duke filluar nga sezoni i ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Oliver Ivanoviç lirohet nga arresti shtëpiak

Posted: 21 Apr 2017 07:23 AM PDT

Liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq i është hequr arresti shtëpiak.

Gjykata Themelorë në Veri të Mitrovicës ka vendosur që Ivanoviqit të i hiqet arresti shtëpiak me kusht që Ivanoviç të lajmërohet dy herë në javë në stacionin përkatës të Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Tanjugun vetë avokati i Ivanoviqit, Nebojsa Vllajiq.

"Ky nuk është aspak problem, sepse Ivanoviqit gjithsesi nuk kishte ndërmend të ikte", ka thënë avokati i tij.

Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vjet për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile, gjatë viteve 1999-2000./Insajderi.com

The post Oliver Ivanoviç lirohet nga arresti shtëpiak appeared first on INSAJDERI.

Vriten dy ushtarë ukrainas në përleshje me separatistët

Posted: 21 Apr 2017 07:15 AM PDT

Ushtria ukrainase thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë në përleshjet me separatistët e mbështetur nga Ukraina.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko kanë thënë se luftimet janë zhvilluar përreth Avdiyivka, një qytet i kontrolluar nga qeveria që gjendet në afërsi të rajonit të Donetskut, që kontrollohet nga separatistët.

në 24 orët e fundit, 8 ushtarë po ashtu janë plagosur, ka thënë ai.

Ndërkaq, separatistët kanë thënë se në luftimet gjatë javës së kaluar, janë vrarë dy luftëtarë.(rel)

 

The post Vriten dy ushtarë ukrainas në përleshje me separatistët appeared first on INSAJDERI.

Rudi Erebara fiton Çmimin Evropian të Letërsisë

Posted: 21 Apr 2017 07:07 AM PDT

Shkrimtari Rudi Erebara është fituesi i Çmimit Evropian të Letërsisë për romanin e tij të fundit "Epika e yjeve të mëngjesit".

Çmimi Evropian i Letërsisë (EUPL) është një çmim që shkon për talentet e reja në mbarë Evropën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore evropiane.

Çmimi organizohet nga Komisioni Evropian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Evropianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Evropianë (EWC) dhe Federatës së Botuesve Evropianë (FEP).

Në Çmimin Evropian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet, shkruan Top Channel.

Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.

Për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin "Otello, Arapi i Vlorës".

The post Rudi Erebara fiton Çmimin Evropian të Letërsisë appeared first on INSAJDERI.

Edhe Haxhiu thotë se nuk ka marrë ftesë nga gjykata

Posted: 21 Apr 2017 07:02 AM PDT

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili sot së bashku me kryetarin e Kuvendi Kadri Veselin dhe disa deputetë të tjerë u dënuan nga gjykata pasi munguan në një seancë kundër deputetëve opozitarë, të cilët kishin hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, thotë të mos jetë ftuar nga gjykata për këtë rast.

Sipas reagimit të Haxhiut në llogarinë e tij në Facebook, ai është njoftuar vetëm sot përmes medieve se qenka dëshmitar në këtë proces gjyqësor.

"Sot nëpërmjet medieve u njoftova se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetit Albin Kurti dhe se Gjykata Themelore në Prishtinë më paska shqiptuar masë ndëshkuese prej 200 Euro, në cilësinë e dëshmitarit për mos respektim të ftesës së Gjykatës", ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se ai nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë pasi sipas tij po ta merrte një ftesë të tillë do të i përgjigjej.

"Me përgjegjësi të lartë deklaroj se unë nuk kam pranuar asnjë ftesë, thirrje apo njoftim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë. Sepse po ta pranoja një ftesë të tillë, sigurisht se do t’i përgjigjesha ftesës së Gjykatës", ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka kërkuar nga Gjykata ta dëshmoj pranimin e ftesës nga ana e tij në cilësin e dëshmitarit.

Në lidhje me të njëjtin rast edhe nënkryetari i kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se ai nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me këtë rast.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci e Leonora Halimaj janë dënuar me nga 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore./Insajderi.com

The post Edhe Haxhiu thotë se nuk ka marrë ftesë nga gjykata appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more