Skip to main content

INSAJDERI: “Majlinda Kelmendi fiton të artën në Kampionatin Evropian” plus 19 more

INSAJDERI: “Majlinda Kelmendi fiton të artën në Kampionatin Evropian” plus 19 more


Majlinda Kelmendi fiton të artën në Kampionatin Evropian

Posted: 20 Apr 2017 09:47 AM PDT

Xhudistja Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Varshavë.

Në finale, Majlinda e mposhti me Ippon, rusen Alesya Kuznetsova.

Xhudistja kosovare rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp. Ndërkaq, në gjysmëfinale e Majlinda e mposhti portugezen Joana Ramos.

Në finale, kampionia evropiane, botërore dhe olimpike luftoi e qetë dhe fillimisht e fitoi një wazari, kurse më pas arriti ta përplasë për dysheme rusen, duke fituar me plot meritë medaljen e artë.

 

The post Majlinda Kelmendi fiton të artën në Kampionatin Evropian appeared first on INSAJDERI.

Zyrtari i BE-së thotë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

Posted: 20 Apr 2017 09:40 AM PDT

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duket të jenë të pashmangshme, dhe këtë po e thonë edhe zyrtarë të BE'së. Tonino Picula kryetar i delegacionit të BE'së që ndodhet në Kosovë për mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka thënë se me shumë gjasë së shpejti do të keni edhe zgjedhje parlamentare, raporton gazetametro.net.

Ai gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, duke folur për kushtet që i ka plotësuar, dhe duhet t'i plotësojë Kosova konformë rekomandimeve të BE'së ka thënë se, "ju me shumë gjasë këtë vit do të keni edhe zgjedhje parlamentare".

"Në muajt që po vijnë vendi juaj do ti mbajë zgjedhjet lokale, dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë edhe ato parlamentare", ka thënë Picula, duke shtuar se i ka edhe dy pyetje , se çka është bërë deti tash që Kosova të mbaje zgjedhje më tv mira në 2017? Dhe tjetra, ku është kosova në implemtimin e rekomandimeve të BE'së.

Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë për zgjedhje të parakohshme nga shumica e partive parlamentare, duke përfshirë edhe partnerin e madh të koalicionit, PDK'në, kryeministri Isa Mustafa, po vazhdon të insistojë që mandatin e tij ta çoj deri në fund. /gazetametro.ne

The post Zyrtari i BE-së thotë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme appeared first on INSAJDERI.

Me vendim të Beogradit, përmes “Luginës së diellit” në Qeverinë e Kosovës

Posted: 20 Apr 2017 09:27 AM PDT

Ministri i ri në Qeverinë e Isa Mustafës, Ivan Todosijeviq përpos që ishte kryetar paralel i komunës se Zveçanit i emëruar direkt me vendim të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, ai njihet edhe si një nga iniciatorët e një prej projekteve më të përfolura të Serbisë në Kosovë, "Lugina e Diellit".

Kishte qenë qershori i vitit të kaluar kur në Mitrovicën e Veriut kishte nisur ndërtimi i 300 shtëpive me një fond të ndarë nga Qeveria e Serbisë, në një luginë ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, kur Todosijeviq, kishte dalë përkrah Shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë dhe kreut të kishës ortodokse për të vënë gurthemelin.

Todosijeviq që të enjten është emëruar ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ishte shfaqur kundër Qeverisë së Kosovës.

Ai kishte akuzuar Qeverinë e Kosovës si një ndër faktorët kryesor në pengimin e kthimit të serbëve.

“Nëse do të kishte vullnet të mirë Prishtina në mënyrë të papengueshme do të lëshonte lejet e tilla nga pala kosovare. Është vetëm çështja e vullnetit të mirë të Prishtinës, por jemi dëshmitarë të këtyre 17 viteve të fundit, Prishtina në asnjë moment nuk ka treguar vullnetin e mirë për të ndihmuar kthimin e popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi", kishte thënë Todosijeviq, për "Evropën e Lirë", duke akuzuar autoritetet qendrore në Prishtinë, për siç tha, tentim për të penguar procesin e nisur.

Qeveria e Kosovës e kishte cilësuar ndërtimin e këtyre shtëpive si të kundërligjshme madje e kishte akuzuar të papranueshëm implikimin e Qeverisë së Serbisë që duke "nxitur komuna të caktuara të Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime të paligjshme dhe në dëm të relacioneve ndërmjet qytetarëve të Kosovës".

Por pikërisht Todosijeviq ishte ai që bashkë me Qeverinë e Beogradit në maj të vitit 2016, kishte prezantuar në Beograd planin për ndërtimin e lagjes "Lugina e Diellit".

Si kryetar paralel i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, e kishte cilësuar lagjen “Lugina e Diellit” një projekt të madh, më i madhi i kryer nga shteti në territorin e Kosovës që nga vitet e 90-ta.

Ai nuk e kishte lënë pa përmendur faktin se me këtë projekt, "Serbia po tregon se Kosova është pjesë e saj e pandashme dhe e patjetërsueshme dhe se është e përkushtuar për kthimin dhe mbijetesën e popullit serb"./Insajderi.com

Me vendim të Beogradit, përmes “Luginës së diellit” në Qeverinë e Kosovës

The post Me vendim të Beogradit, përmes “Luginës së diellit” në Qeverinë e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

SHBA: Irani vazhdon provokimet alarmuese

Posted: 20 Apr 2017 09:24 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson akuzoi Iranin për provokime të vazhdueshme që synojnë destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe cënimin e interesava amerikane në rajon.

Duke folur një ditë pasi njoftoi se do të kishte rishikim të politikave kundrejt Iranit, përfshirë sanksionet, kryediplomati amerikan tha se ky shtet kishte potencialin për tu shndërruar në një rrezik të ngjashëm me Korenë e Veriut.

“Sot do të doja të ndalesha tek provokimet e vazhdueshme alarmuese të Iranit, që eksportojnë terror dhe dhunë, duke destabilizuar më shumë se një shtet. Irani është sponsori kryesor i terrorizmit dhe është përgjegjës për intensifikimin e konflikteve të shumëfishta dhe minimin e interesave amerikane në vende si Siria, Jemeni, Iraku e Libani. Nëse nuk mbahen nën kontroll, ka potencialin të ndjekë të njëjtën rrugë si Koreja e Veriut”, tha Tillerson.

Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Irani ka ndërmarrë sulme kibernetike kundër SHBA-së dhe partnerëve të gjirit, qëndron para sulmeve terroriste në vende të ndryshme të botës e mbështet armët e shkatërrimit në masë. Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi më herët një rishikim të marrëveshjes bërthamore me Iranin, edhe pse Uashingtoni e pranon se Teherani po i përmbahet kushteve të ujdisë së nënshkruar në vitin 2015.

Për kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja e sigluar me këmbënguljen e paraardhësit të tij, Barack Obama, është më e keqja e arritur ndonjëherë. Republika Islamike nuk ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit, por në vazhdimësi ka mohuar akuzat e Perëndimit se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.

The post SHBA: Irani vazhdon provokimet alarmuese appeared first on INSAJDERI.

Serena Williams shtatzënë, karrierës i vjen fundi

Posted: 20 Apr 2017 09:20 AM PDT

Tenistja e famshme botërore, Serena Williams është shtatzënë dhe së shpejti pret të bëhet nënë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tenistja, me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku konfirmon se është në javën e 20-të të shtatzënisë.

35 vjeçarja është e fejuar me Alex Ohanian dhe asnjëherë nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për të pasur një fëmijë, dëshirë e cila duket se do të realizohet shumë shpejt.

Serena Williams është një nga tenistet më të mira të botës, me 23 turne të fituara dhe aktualish mban numrin 2 në renditje, në këtë sport.

35 vjeçarja fitoi këtë vit turneun “Australia Open”, ndërkohë që ishte shtatzënë. Ky turne ishte i fundit për Williams, për vitin 2017, ndërkohë që ajo pritet të rikthehet sërish në 2018-ën.

Gjithsesi, kjo shtatzëni mund të përkthehet edhe si fundi i karrierës së saj madhështore, në tenisin për femra, pasi duket e pamundur që 35 vjeçarja të rikthehet sërish të luajë në nivele të larta.

The post Serena Williams shtatzënë, karrierës i vjen fundi appeared first on INSAJDERI.

Papërgjegjësia ndaj institucionit më të rëndësishëm të shtetit

Posted: 20 Apr 2017 09:09 AM PDT

Dy interpelancat e dështuara brenda një ditë këtë javë pasqyrojnë mungesën e seriozitetit të zyrtarëve të lartë për të përmbushur obligimet kushtetuese si dhe nivelin e ulët të përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Legjislativi aktual i Kuvendit të Kosovës, që ka arritur afër vitit të fundit të mandatit, është përballur me situata të vështira që nuk janë hasur në të kaluarën.

Sikur të mos mjaftonin protesta që eskalonin në dhunë brenda këtij institucioni si dhe dështimi për të votuar çështje madhore për vendin, Kuvendi i Kosovës jo rrallë është injoruar nga zyrtarët qeveritarë si dhe nga vetë deputetët.

Vetëm të mërkurën, dy interpelanca ndaj zyrtarëve qeveritarë kanë dështuar për shkak të mungesave të zyrtarëve të përfshirë në këtë proces.

Një interpelancë ndaj kryeministrit Isa Mustafa e thirrur nga deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, dështoi për shkak të mungesës së thirrëses së interpelancës, e cila kishte shkuar për një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Në të njëjtën ditë, edhe interpelanca ndaj Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, dështoi për shkak të mungesës së ministrit.

Po në këtë muaj, më 11 prill, kishte dështuar një seancë e Kuvendit, që në fakt ishte thirrur për të votuar disa pika të mbetura nga seanca plenare të mbajtura më 30 e 31 mars. Deputetët kishin dalë në pushim dreke, por kur janë kthyer seanca ka dështuar sepse nuk ka pasur kuorum për të votuar një numër pikash.

Një ditë pas kësaj seance, Komisioni për Legjislacion kishte mbajtur një dëgjim publik për projektligjin për parandalimin e konflikt të interesit, ku e ftuar ka qenë edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Por, Ministrja kishte munguar ndërsa Albulena Haxhiu, deputete e VV-së që kryeson këtë komision kishte kritikuar atë për mosprezencë.

Numër shqetësues i mungesave të deputetëve në komisione

Instituti Demokratik i Kosovës ka dhënë shifra alarmante të mungesave të deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Sipas KDI-së, gjatë vitit 2016, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë munguar gjithsej 1207 herë.

Komisioni me më së shumti mungesa është ai i zhvillimit ekonomik me gjithsej 183 mungesa, ndërsa pasojnë Komisioni për Komunitete me 147 mungesa, Komisioni për Arsim me 130 mungesa e të tjera.

Albert Krasniqi nga kjo organizatë, ka thënë se duhet avancuar rregullorja e punës dhe të vihen sanksione ndaj deputetëve që mungojnë.

"Konsideroj që Kuvendi duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe ta avancojë rregulloren e punës duke aplikuar masa ndëshkuese për deputetët të cilët nuk i përfillin rregullat," ka thënë ai.

"Një model i cili mund të merret është ai i Gjeorgjisë, ku mund të aplikohet një lloj sanksioni: 10 për qind e pagës së çdo deputeti për çdo mungesë pa arsye", ka thënë ai në një prononcim për Tribuna Channel ditë më parë.

Mediat kanë raportuar se ka deputetë të cilët kanë nënshkruar pjesëmarrjen e tyre në seanca parlamentare vetëm sa për të marrë meditimet, por janë larguar pas pakë kohe.

Injorimi disa muajsh i Listës Serbe ndaj Kuvendit

Partitë e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, së bashku me partnerin e saj, Lisa Serbe, kanë një shumicë të fortë brenda Kuvendit. Por, me gjithëkëtë, tash e dy vite këto parti nuk kanë arritur që të miratojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Për miratimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare duhen dy të tretat e votave të deputetëve, por për shkak të kundërshtimit të ashpër të partive opozitare si dhe qëndrimit kundër të disa prej deputetëve qeverisës, kjo marrëveshje ka mbetur e pa ratifikuar.

Ky dështim nënkupton që Kosova nuk mundet të fitojë liberalizmin e vizave, ashtu siç thuhet se është premtuar nga BE, e cila e ka vënë demarkacionin si kushtin kryesor në këtë proces.

Qeveria e Kosovës e cila kishte dërguar këtë ligj në Kuvend para disa muajsh, ishte detyruar të tërhiqte atë nga rendi i ditës.

Ishte thënë se një nga arsyet ka qenë mungesa e deputetëve të Listës Serbe.

Partia më e madhe serbe në Kosovë në fakt ka bojkotuar institucionet e Kosovës dhe Kuvendin për disa muaj për t'u rikthyer sërish. Bojkotimin e kishin bërë në shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës.

Me rikthimin në institucione, Qeveria e Kosovës ka rritur shpresat për ratifikimin e demarkacionit dhe ka paralajmëruar që së shpejti do ta ridërgojë në Kuvend, edhe pse nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar.

Dhuna bën Kuvendin lajm në mediet ndërkombëtare

Në disa seanca radhazi, Kuvendi i Kosovës kishte bërë bujë në media të ndryshme ndërkombëtare për shkak të protestës së partive opozitare. Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma, në një numër rastesh kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës  ku mbahen seancat e Kuvendit, gjë që nxiste reagimin e forcave të sigurisë për të larguar me dhunë deputetët nga salla.

Në shumë raste, deputetët opozitare u suspenduan nga pjesëmarrja në seanca.

Gazi lotsjellës ka bërë të pamundur që Qeveria e Kosovës të sillte për votim marrëveshjen e demarkacionit dhe ishte detyruar që në disa raste të mbajë seancat në salla alternative.

Pamjet e dhunës dhe gazit lotsjellës janë raportuar në një numër mediet prestigjioze botërore.

Analistë të ndryshëm politikë vlerësojnë se një gjë e tillë ka ndikuar në përkeqësimin e imazhit edhe ashtu të lënduar të Kosovës para botës./Insajderi.com

The post Papërgjegjësia ndaj institucionit më të rëndësishëm të shtetit appeared first on INSAJDERI.

Ministri i Listës Srpska i emëruar nga Mustafa, është kryetar paralel i Zveçanit

Posted: 20 Apr 2017 08:14 AM PDT

Ivan Todosijeviq, që u emëruar Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, besohet se kryen edhe funksionin e kryetarit të Organit të përkohshëm të Komunës së Zvecanit.

Sipas Radio Kim, Todosijevic është kuadër i Partisë së Vucicit ndërkohë më parë ai ka qenë drejtor i një Ndërmarrjeje Publike të Zvecanit.

Në zgjedhjet lokale të organizuara nga Kosova, Todosijevic ka qenë kandidat për kryetar komune, por shpejt e ka tërhequr atë.

Lista Srpska nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se Todosijevic është propozuar nga ta.

"Lista Srpska ka propozuar që zonja Mirjana Jevtic në të ardhmen ta bartë funksionin e zëvendësministrit për punë dhe kujdes sociale, ky propozim është pranuar nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës"(Gazeta Express)

 

The post Ministri i Listës Srpska i emëruar nga Mustafa, është kryetar paralel i Zveçanit appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj: KE ka rekomanduar përkrahje pozitive për vizat

Posted: 20 Apr 2017 07:51 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Komisioni Evropian ka rekomanduar përkrahje pozitive për vizat, duke shtuar se Demarkacioni me Malin e Zi është kusht i vetëm.

Këto komente Hoxhaj i beri në takimin e tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim të Bashkim Europian dhe Kosovës, shkruan Zeri.

"Komisioni Evropian ka rekomanduar përkrahje pozitive për viza dhe jemi të vetëdijshëm që Demarkacioni është kushti i vetëm dhe i fundit për liberalizimin e vizave. Po punojmë që të arrijmë një konsensus në mes të gjitha subjekteve politike", ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka kërkuar nga Lista Serbe që mos ti shërbejnë Beogradit por të ndihmojnë dhe të përkrahin komitetin serb që jeton në Kosovë, duke shtuar se mbeten të përkushtuar për çdo komitet që jeton në Kosovë.

The post Hoxhaj: KE ka rekomanduar përkrahje pozitive për vizat appeared first on INSAJDERI.

Agjencia Kadastrale reagon ndaj shkrimit për aktakuzën ndaj Murat Mehës

Posted: 20 Apr 2017 07:43 AM PDT

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar ndaj artikullit me titull "Departamenti i Krimeve të Rënda ngrit aktakuzë ndaj Murat Mehës", duke sqaruar disa pretendime të plasuara në opinion përmes artikulli.

Lexoni të plotë reagimin:

Me datën 09. Dhjetor 2014, ZKK Gaçanicë ka kërkuar Mendim profesional lidhur me zbatimin e procesit të regjistrimit të pronave të privatizuara si qirambajtje dhe nënqirambajtje.

Me 22 janar 2015, Mendimi profesional lidhur me regjistrimin e të drejtës së qirambajtjes për 99 vite, u është dërguar të gjitha Zyrave Komunale Kadastrale të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij mendimi profesional është unifikimi i procesit të regjistrimit në nivel vendi. Zyrat Kadastrale Komunale janë udhëzuar dhe u është përkujtuar se mbajnë detyrim për zbatim të ligjeve të aplikueshme.

Mendimi është dhënë jo vetëm për një komunë ose për një subjekt, por i njëjti duhet zbatuar për gjithë subjektet që kanë privatizuar prona të paluajtshme, përmes Agjencisë Kosovare (Mirëbesimit) të Privatizimin.

Ky mendim mbështetet në dispozitat e ligjore, respektivisht në Nenin 4, pikën d. të Ligjit Nr. 04/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e të drejtës së pronës së paluajtshme, si dhe në pajtim me Nenin 1, 2.1, 6 dhe 7 të Rregullores Nr. 2003/13 mbi Transformimin e së Drejtës për Përdorimin e Pronës së Paluajtshme në Pronësi Shoqërore.

Dispozitat e mësipërme sqarojnë të gjitha procedurat lidhur me regjistrimin e të drejtës së qirambajtjes, nënqirambajtjes dhe regjistrimin e të gjitha të drejtave të pronës së paluajtshme.

Çështja e regjistrimit të drejtës së pronës së paluajtshme për pronat e privatizuara është shqyrtuar sipas kërkesës së Marigona Rezidence (një nga rastet e pronave të privatizuara), ndërsa përgjigje të njëjtë ka marr nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Zyra Ligjore e MMPH-së dhe Zyra e Ligjore e Kryeministrisë së Kosovës.

Sipas këtij Mendimi profesional nuk ndryshohet statusi pronësor, as që kufizohen të drejtat lidhur me pronat e privatizuara. Ky mendim rekomandon procedurën e regjistrimit, rregullon ecurinë e regjistrimit dhe bartjes së të drejtave sipas ligjeve në fuqi, si dhe garanton lidhjen në mes pronës së privatizuar nga shfrytëzuesit për 99 vjet. Sipas dokumentacionit që disponon AKK për rastin konkret, është bërë privatizimi i NEW CO "Lavërtari-Blegëtori" LLC e cila është regjistruar si qiramarrës për 99 vjet. E drejta e qiramarrjes më pas i është shitur subjektit Marigona Rezidence, ndërsa këtu të drejta i janë regjistruar si nënqiramarrje sipas nenit 604 të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.

The post Agjencia Kadastrale reagon ndaj shkrimit për aktakuzën ndaj Murat Mehës appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen dy të dyshuar për fajde

Posted: 20 Apr 2017 07:24 AM PDT

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale 'fajde'. Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë S. T. (1975) dhe N. D. (1964).

"Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç'rast është kontrolluar një banesë në qytetin e Lipjanit, ku janë arrestuar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale 'fajde' nga neni 343 i KPK-së", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar, zyrtarët policorë kanë gjetur disa shënime të cilat do të shërbejnë si dëshmi për kryerjen e veprës penale 'fajde'.

"Dyshohet se viktima të dyshuarit të parë ia ka marrë borxh një sasi të konsiderueshme të parave,  të cilit është dashur t'ia paguajë një shumë më të lartë se borxhi i huazuar, mirëpo  edhe përkundër kësaj i dyshuari në fjalë ka vazhduar t'i kërkojë para shtesë viktimës", thuhet më tej aty.

Policia ka thënës e një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në mes të viktimës së njëjtë dhe të dyshuarit të dytë, ndaj të cilëve policia ka siguruar informacione dhe prova materiale.

Pas intervistimit, dy të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Insajderi.com

The post Arrestohen dy të dyshuar për fajde appeared first on INSAJDERI.

Mustafa emëron ministrin e ri serb

Posted: 20 Apr 2017 07:19 AM PDT

Kryeministrii Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim që të emëroj Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, pasi që kjo minstri ishte pa drejtues, pas dorëheqjes së Mirjana Jevtiq në fund të dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit, e që në këtë rast Mustafa është takuar Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.

Po ashtu Mustfa ka emëruar Mirjana Jevtiq, në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Insajderi.com

Lexo edhe:

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt

Mustafa emëron ministrin e ri serb

 

The post Mustafa emëron ministrin e ri serb appeared first on INSAJDERI.

“Bunkeri” Juventus, 531 minuta pa pësuar gol në Champions

Posted: 20 Apr 2017 07:09 AM PDT

Të çash mbrojtjen e Juventusit është një mision i pamundur edhe për një skuadër si Barcelona që ka në arsenalin e saj një bombë sulmi si e famshmja MSN.

Në "Camp Nou",  "Zonja e Vjetër" tregoi të gjitha aftësitë në çaktivizimin e kësaj bombe duke mos e lejuar në asnjë moment që të shënojë në portën e Buffon duke fituar me meritë të plotë kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.

Juventus në 10 ndeshje të evenimentit më të rëndësishëm europian ka pësuar vetëm 2 gola, shifra këto që tregojnë edhe njëherë për forcën që ka kjo skuadër në prapavijë. Të vetmit që kanë mundur të mposhtin legjendën Buffon janë Tolisso në Lion-Juventus që u mbyll 1-1 dhe Nico Pareja në Sevilla-Juventus e mbyllur 3-1 për bardhezinjtë.

Në "Camp Nou" sfida mes Barcelonës dhe Juventusit përfundoi 0-0 diçka e rrallë kjo për skuadrën katalanase. Në fakt kjo ishte hera e dytë në këtë sezon që skuadra e Luis Enriques nuk arriti dot të shënojë qoftë edhe 1 gol të vetëm, e para ishte sfida me Malagën në nëntor.

Ndërsa Juventusin ky rezultat e çoi drejt një rekordi me "Zonjën e Vjetër" që nuk pëson gol prej 531 minutash në Champions League, koha më e gjatë me portë të paprekur  për të deri në këtë moment.

Në mesditën e së premtes në Nyon do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve nga ku do të dalë edhe rivali i fundit i bardhezinjve në rrugëtimin drejt finales së 3 qershorit në "Millennium Stadium" të Cardiffit.

The post "Bunkeri" Juventus, 531 minuta pa pësuar gol në Champions appeared first on INSAJDERI.

Pse Putini i urren Klintonët?

Posted: 20 Apr 2017 06:51 AM PDT

Ne nuk e dimë se sa efektive ishin përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin për tu zgjedhur President Donald Trump. Agjentët rusë i bashkuan forcat e tyre me Trumpin kundër kandidates së saj Hillary Clinton dhe kjo shihet se Putin ka shprehur një preferencë ndaj tij.

Përgjigja për këtë preferencë të Putinit është e lehtë. Clinton sa ka qenë senatore dhe sekretare e shtetit amerikanë ka mbështetur protestat e vitit 2011 kundër qeverisë së tij, kështu atij ju shtua hakmarrja ndaj Clintonëve.

Një shpjegim ende më i qartë është midis politikave të jashtme që ka përfaqësuar Clinton dhe të asaj që përfaqëson Trump.

Clinton kishte argumentuar se "objektivat tona qendrore të politikës së jashtme janë përpjekja për t'ju siguruar të drejta njerëzve dhe demokraci", sidomos Kosovës, Irakut dhe Libisë.

Ndërsa vizioni i politikës së jashtme të presidentit, Donald Trump është shumë më e afërt me të Vladimir Putinit, shkruan gazeta "WashingtonPost", raporton Insajderi.

Mund të kthehemi në epokën e Jugosllavisë për të parë rrënjët e urrejtjes e tij ndaj familjes Klinton dhe ideologjisë së saj.

Ishte viti 1999 kur forcat ajrore të NATO-së bombarduan Kosovën, atëherë president i SHBA-së ishte Bill Klinton, ishte ai i cili dha urdhër që të ndërhynte NATO, shkruan "WashingtonPost".

Në bombardimet në Kosovë, Klinton synonte të ndalonte dhunën e nacionalistëve serbë të udhëhequr nga Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç. Por, duke ndërmarrë veprime ushtarake në sferën e influencës tradicionale të Rusisë, Klinton e zemëroi udhëheqjen ruse, vazhdon shkrimin gazeta amerikane.

Putini rivendosi prioritete të reja pas ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë. Në dimrin e vitit 2000, pasi Putini u bë president, Rusia miratoi një koncept të ri të sigurisë kombëtare që heshti thirrjet e mëparshme për partneritet me Perëndimin.

Në vend të kësaj, Rusia “do të merrej me unilateralizmin e Amerikës” duke “konsoliduar pozicionin e saj si një nga fuqitë e mëdha dhe një nga qendrat më me ndikim në botë”.

Celeste Wallander, një studiuese e Harvardit që do të bëhej një nga këshilltarët e Presidentit Barak Obama për marrëdhëniet me Rusinë, adoptimi i politikave të reja të qëndrimit të ashpër të Rusisë ishte i lidhur qartë me Kosovën, shkruan "WashingtonPost".

Që atëherë, Putini ka kundërshtuar vazhdimisht luftërat humanitare të SHBA-së, duke i parë ato si jo ideale dhe të pajustifikuara. /Insajderi.com

 

The post Pse Putini i urren Klintonët? appeared first on INSAJDERI.

Ministri Demolli flet për trasnforminin e FSK-së me deputetët e Parlamentit Evropian

Posted: 20 Apr 2017 06:42 AM PDT

 

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, sot gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës është takuar me deputet të  Parlamentit Evropian nga Kroacia, Bullgaria, Suedia, Sllovenia dhe Britania e Madhe, me të cilët ka diskutuar për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Demolli gjithashtu i ka njoftuar eurodeputetët edhe për aspektet e sigurisë në vend, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucioneve.

"Ministri Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK duke theksuar se ,,Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik'", thuhet në komunikatën e FSK-së. /Insajderi.com

The post Ministri Demolli flet për trasnforminin e FSK-së me deputetët e Parlamentit Evropian appeared first on INSAJDERI.

Katër të rinj kosovarë në projektin ‘Make music not war’ në Gjermani

Posted: 20 Apr 2017 06:24 AM PDT

Ndër 40-të të rinj sa marrin pjesë në këtë projekt katër nga ta janë nga Kosova. Për këtë gjë, për KultPlus, njoftuan vetë pjesëmarrësit siç janë: Florent Abrashi, Anda Gjini, Hysein Damati dhe Granit Paçarada.

“Make music not war” është moto e programit te shkëmbimit kulturor i cili po mbahet në Gjermani përkatësisht në Syke – Bremen. Kosova, Serbia, Bosnja, Kroacia, Greqia, Izraeli, Palestina dhe Gjermania do ta prezantojnë vendin dhe kulturën e tyre përmes muzikës dhe ushqimit tradicional.

Ndër 40-të të rinj sa marrin pjesë në këtë projekt katër nga ta janë nga Kosova. Për këtë gjë, për KultPlus, njoftuan vetë pjesëmarrësit siç janë: Florent Abrashi, Anda Gjini, Hysein Damati dhe Granit Paçarada.

"Rreth 40 të rinj, nga tetë vende të cilat janë në konflikt apo post konflikt, për 10 ditë do të jemi në qytetin Bremen të Gjermanisë duke mësuar dhe performuar muzikën e njëri-tjetrit, shkëmbyer kulturën përmes ushqimeve, muzikës e vallëzimit. Për më tepër, gjatë këtyre ditëve ne jemi duke ndjekur edhe disa punëtori rreth zgjidhjes dhe parandalimit të konflikteve", tregoi Graniti për KultPlus.

Përzgjedhja e Florent Abrashit- fituesi i edicionit të tretë “Voice of Albania”, Granit Paçarada – bateristi i grupit Offchestra, Hysein Damati – vokalist nga Mitrovica dhe Anda Gjini – flautiste nga Prizreni ishte bërë nga organizata italiane IPSIA përmes një audicioni i cili është mbajtur gjatë muajve të kaluar, falë bashkëpunimit të mirëfilltë me shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.

"Duke u ndjerë të pafuqishëm që të ndalim luftërat në botë, ne s’do ndalemi që të thërrasim për paqe përmes muzikës", tha Abrashi njëri nga pjesëmarrësit.

Ata po ashtu kanë xhiruar edhe këngën "One Love" të Bob Marley, me video nga secili vend pjesëmarrës (Kosovë, Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Izrael, Palestinë, Maqedoni, Greqi e Gjermani) e cila është lansuar sot.

Për më tepër këta të rinj janë duke e përgatitur edhe një këngë paqeje, e cila do të incizohet dhe lansohet në përfundim të këtij projekti.

Në mbrëmjen e së premtes të rinjtë kosovar do të prezantojnë dhe gatuajnë ushqimet tradicionale së bashku me pjesëmarrësit nga Serbia, për të gjithë pjesëmarrësit aty.

“Këtu jemi për të parë se si muzika mund të jetë arma më e fuqishme për të luftuar për një botë më të mire e më paqësore. Si na ndihmon që të falim dhe të bashkohemi me njëri tjetrin në një botë në paqe”, tha Visar Haxhifazliu udhëheqës i projektit për Kosovë.

Katër të rinj kosovarë në projektin 'Make music not war' në Gjermani

The post Katër të rinj kosovarë në projektin 'Make music not war' në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

KMDLNj: Zyra e Bashkimit Evropian na kërcënoi

Posted: 20 Apr 2017 06:21 AM PDT

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), është shprehur kundër standardeve të dyfishta të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Dje, pas raportimit të disa medieve, pas reagimit të KMDLNj- së, AAK-së, Nismës dhe reagimeve tjera për ndërhyrjen e shefes së Zyrës së BE-së, Natalyia Apastolova për Asociacioni e Komunave me shumicë serbe, po kjo zyrë e dërgoi një sqarim duke thënë se ajo është keqkuptuar për shkak të përkthimit të dobët.

"Për një ndërhyrje për të cilat raportuan mediet fajin e paska përkthimi i keq që aspak nuk është e besueshme. Në ndërkohë, në numrin zyrtar të KMDLNj-së u lajmërua një zë femre e cila u deklarua se është zëdhënëse e Zyrës së zonjës Apastolova duke akuzuar me një prepotencë KMDLNj-në për raportim joprofesional dhe përhapje të lajmeve të rrejshme", thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

"Gjatë komunikimit zonja në fjalë ishte arrogante, imponuese dhe kërcënuese duke kërkuar që KMDLNj-ja menjëherë të dalë në një përgënjeshtrim të reagimit në kohën kur ende nuk kishte sqarim zyrtar të Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe i cili u bë publik vetëm kah ora 18:00", thuhet më tej në njoftim.

KMDLNj thotë se dje gjatë tërë kohës shumë medie raportonin për ndërhyrje të Apostolovas që kërkonte themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe përkundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që konstaton 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës në Marrëveshjen e Brukselit për themelimin e këtij Asociacioni.

"Thirrjen telefonike të një zyrtareje të Zyrës së BE-së në Prishtinë, pa u bërë publik qëndrimi zyrtar i kësaj zyreje, KMDLNJ-ja e konsideron si kërcënim, shantazhim dhe abuzim të atyre që duhet ta mbrojnë transparencën, llogaridhënien dhe pavarësinë e institucioneve", thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

Sipas këtij njoftimi, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Prishtinë e ka bërë pikërisht të kundërtën duke e përdorur kërcënimin në vend të argumentit.

"Është e papranueshme që thirrjet telefonike, para se të bëhet publik qëndrimi zyrtar të përdoren si mjet bindjeje ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Zyra e BE-së, përkatësisht disa zyrtarë të saj, të pajisur me imunitet dhe në mungesë të llogaridhënies i japin veti të drejtë të bëjnë ç'të duan duke zbatuar standard të dyfishta për çështje që ekskluzivisht i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj", thuhet ndër tjera në reagimin e KMDLNj-së./Insajderi.com

The post KMDLNj: Zyra e Bashkimit Evropian na kërcënoi appeared first on INSAJDERI.

Lumezi: Kemi guxim ta hetojmë Grabovcin  

Posted: 20 Apr 2017 06:16 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi numërtonte sukseset e vartësve të tij në luftën kundër krimit. Garantonte pavarësi të plotë prej ndërhyrjeve nga jashtë.

Por, para vetës kishte të ulur Imer Bekën, që publikisht ishte deklaruar kundër nisjes së hetimeve kundër Adem Grabovcit pas publikimit të përgjimeve nga Insajderi.

Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, pos që kishte ndërhyrë në punën e Prokurorisë Speciale, kishte ndërhyrë edhe në pavarësinë e gjyqësorit. E kishte quajtur të gabuar vendimin e Gjykatës që nuk e kishte aprovuar kërkesën e Grabovcit për ndalimin e publikimit të përgjimeve.

Beka, ndodhej të enjten në të njëjtën sallë me kryeprokurorët tjerë të të gjitha prokurorive, teksa shefi i tyre Aleksandër Lumezi prezantonte raportin e punës për vitin 2016.

Me gjithë këtë ndërhyrje që me Kodin e Etikës konsiderohet shkelje, Lumezi ka garantuar se Prokuroria Speciale po kryen hetime të plota dhe të pavarura kundër zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë hetim, pos Grabovcit janë të përfshirë edhe Zenun Pajaziti, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ish-ministri i Ekonomisë – Besim Beqaj, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme – Ilhami Gashi, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashi dhe ish-shefja e Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

"Prokuroria e Shtetin prej momentit që kam ardhur në krye te këtij institucionit nuk bazohet në asnjë program të subjekteve politike… Kemi dëshmuar edhe me veprime konkrete. Kemi persona që i kemi hetuar dhe akuzuar nga të gjitha subjektet politike pavarësisht fuqisë dhe rolit të tyre në shoqëri", ka thënë Lumezi.

Lumezi ka thënë se në rastin e njohur si "Pronto", Prokuroria ka treguar vullnet për të zbardhur këtë rast. Ka rikujtuar se hetimet paraprakisht kishte kryer EULEX-i.

"Ne kemi pasur guximin që të fillojmë hetimet dhe shumë persona që kanë qenë të përfshirë në rastin 'Pronto' janë në fazën e hetimeve… Unë besoj  se hetimet do të tregojnë se a ka prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës", ka thënë ai.

Lumezi i ka dhënë të drejtë Bekës për t'u deklaruar siç i garantohet çdo qytetari të Kosovës me Kushtetutë.

"Por nëse eventualisht gjatë deklarimit të kryeprokurorit është shkelë pavarësia e Institucioneve Gjyqësorë, atëherë Zyra e Prokurorit Disiplinorë mund të fillojë një procedurë dhe të marrë një vendim nëse ka pas apo jo shkelje të kodit të etikës", ka thënë Lumezi.

Beka ka kërkuar që të flas për këtë çështje. Por, atë nuk e ka lejuar të flas kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Mirëpo, Zyra e Prokurorit Disiplinor nuk është marrë me këtë rast, pasi që Këshilli Prokurorial kishte refuzuar ta dërgonte në këtë zyrë një denoncim të ish-kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi për ndërhyrje në pavarësi të gjyqësorit nga ana e Imer Bekës për ndërhyrje në gjyqësor.

Beka, ishte pozicionuar hapur kundër hetimeve për Grabobvcin.

Në një intervistë për emisionin Komiteti të Gazetës Express, Beka kishte thënë vitin e kaluar se gjykata nuk është dashur që të bie pre e presionit të publikut që kërkonte vazhdimin e publikimit të përgjimeve. Sipas tij, në këtë rast, gjykata ka shkelur dispozitat ligjore.

"Unë kam dëgjuar që është bërë një kërkesë për masë të përkohshme për ndalim. Mua më ka habitë pse gjykata e ka hedhë poshtë atë kërkesë, sepse masat e fshehta përdoren vetëm për raste penale, që i ka procedurë prokurori, gjyqtarët. Atë moment që kryhet ajo punë, ato nuk guxojnë të përdoren absolutisht për asnjë gjë tjetër", kishte thënë ai.

Beka kishte atakuar edhe Prokurorinë Speciale se pse kishte filluar hetime kundër Grabovcit.

"Nëse një prokuror nuk sheh të arsyeshme me ngrit diçka penale, nuk e di qysh një prokuror tjetër mundet me ngritë. Unë këtë s'e kuptoj", kishte thënë Beka.

"Ata (Prokuroria Speciale v.j.) duhet me dhanë shpjegim jo unë, sepse unë nuk kam qasje në këto. Mirëpo unë si jurist dhe prokuror e kam vlerësu kështu".

Ish-kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi kishte thënë se deklarata e Bekës, ishte ndërhyrje në sistem të drejtësisë.

Ndërhyrje të tilla janë të sanksionuara edhe me Kodin e Etikës, të cilat konsiderohen si sjellje e pahijshme dhe shkelje etike, që mund të rezultojnë me masa ndëshkuese deri në shkarkim.

"Askush brenda sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës, si individ, nuk ka të drejtë që të vë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit të gjykatës", ka thënë Ibrahimi, për Insajderin./Insajderi.com

Lumezi: Kemi guxim ta hetojmë Grabovcin  

The post Lumezi: Kemi guxim ta hetojmë Grabovcin   appeared first on INSAJDERI.

Ky është i akuzuari për vrasjen e 116 shqiptarëve në Studime të Vushtrrisë

Posted: 20 Apr 2017 06:03 AM PDT

Afër dy dekadave pas masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku u vranë 116 shqiptarë, prokurorët e EULEX-it kanë ngritur aktakuzë ndaj një ish-rezervisti serb të Policisë së Vushtrrisë, Zoran Vukotic, që dyshohet se mori pjesë në këtë krim.

Zoran Vukotic, i lindur në vitin 1970, figuron si i kërkuar në faqen e INTERPOL-it për krime ndaj popullatës civile.

Vukotic është i akuzuari i vetëm deri tash për këtë masakër, ndërsa është arrestuar vitin e kaluar në Mal të Zi dhe i ekstraduar në Kosovë.

Po ashtu, akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve në Burgun e Smrekonicës. Ky burg ishte shndërruar në një kamp përqendrimi për shqiptarët e arrestuar gjatë luftës.

Vrasja e 116 cilëve shqiptarë më 2 maj 1999 kishte ndodhur kur ata kishin zbritur në fshat për të gjetur ushqim. Atyre u kishin mbaruar të gjitha rezervat që kishin në malet ngjitur me Shalën e Bajgorës. Kërkimi i ushqimit për këto viktima, ishte shndërruar në njërën prej masakrave më të llahtarshme që kishin kryer forcat serbe./Insajderi.com

The post Ky është i akuzuari për vrasjen e 116 shqiptarëve në Studime të Vushtrrisë appeared first on INSAJDERI.

Erolld Belegu: Murat Meha i solli dëme ‘Marigona Residence’

Posted: 20 Apr 2017 06:01 AM PDT

Murat Mehës, Ismet Kryeziut dhe Nemanja Spasicit, i është ngritur aktakuzë nga Departamenti për krime të rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Një vendim i aplikuar për herë të parë vetëm ndaj 'Marigona Rezidenc', ka bërë që Murat Mehës në cilësinë e Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës, t'i ngrihet aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Erold Belegu, përfaqësues i 'Mairgona Rezidenc', ka thënë se ky ka qenë një proces i gjatë gjyqësor, për të cilin, thotë se janë të lumtur se 'më në fund është ngritur aktakuzë'.

Ai i ka thënë se një hap i tillë në formë ligjore, në vitin 2014 është marrë vetëm ndaj 'Marigona Rezidenc'.

"Që kur ka nisur ky problem ne në vazhdimësi kemi qenë në kontakte me të gjithë përfaqësuesit e Agjensionit Kadastral të Kosovës sepse jemi dëmtuar shumë. Kemi komunikuar në vazhdimësi me Murat Mehën, Ismet Kryeziun e Nemanja Spasicin, por të gjithë na thonin se ky hap është bërë në bazë të atij mendimi ligjor", thotë Belegu për Periskopin.

Ai thotë se nuk e di pse ka ndodhur kjo por se 'qëllimi ka qenë ta dëmtojnë Marigona Rezidenc'.

"Unë nuk e di pse ka ndodh kështu…por po, qëllimi ka qenë natyrisht që të dëmtohemi ne si palë', ka thënë Belegu.

Duke sqaruar në tërësi se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, Belegu ka sqaruar se ka qenë e habitshme se si për herë të parë kjo formë është aplikuar ndaj 'Marigona Rezidenc' dhe se ka qenë e jashtëligjshme.

"Vetëm pas 5 muajsh pasi ndodh kjo me Marigona Rezidenc, Agjencia Kadastrale përmes një rekomandimi, shtyn që kjo formë të aplikohet jo vetëm në Prishtinë e Graçanicë, por edhe në komuna të tjera të Kosovës", thotë Belegu, duke shtuar se "Murat Meha me vendime të tilla mund ta dëmtojë Kosovën".

The post Erolld Belegu: Murat Meha i solli dëme 'Marigona Residence' appeared first on INSAJDERI.

“Bose” ka përgjuar konsumatorët përmes kufjeve wireless

Posted: 20 Apr 2017 05:45 AM PDT

Bose ka përgjuar konsumatorët e kufjeve wireless duke përdorur një aplikacion i cili gjurmon muzikën dhe përmbajtje të tjera të cilat dëgjojnë duke shkelur në mënyrë flagrante privatësinë dhe shitur informacionet pa autorizim.

Këto akuza erdhën nga një padi e dërguar në gjykatën federale të Çikagos e cila kërkon vënien e Bose përpara përgjegjësi dhe heqjen e aplikacionin Bose Connect nga App Store dhe Play Store.

Bose ende nuk ka komentuar ngjarjen. Kompania ka mbi 3.5 miliard dollar shitje vjetore.

Pasi pagoi 350 dollar për kufjet QuietComfort 35, paditësi Kyle Zak u surprizua kur mësoi se të gjitha informacionet e tij në telefon po dërgoheshin tek Segment.io, një uebsajt i cili grumbullon të dhëna të konsumatorëve dhe i shet ato.

Zak kërkon milionda dollar dëmshpërblim për blerësit e kufjeve QuietComfort 35, Quiet Control 30, SoundLink Around-Ear Wireless Headphones II, SoundLink Color II, SoundSport Wireless dhe SoundSport Pulse Wireless.

Ai gjithashtu kërkon ndalimin e grumbullimit të të dhënave që sipas tij ky akt shkel ligjin federal të përgjimeve.

The post “Bose” ka përgjuar konsumatorët përmes kufjeve wireless appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more