Mesazhi.com: “Johanesburg, autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 20 fëmijë” plus 9 more |
- Johanesburg, autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 20 fëmijë
- Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
- SHBA-ja kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim kombëtar
- Autori i sulmit ne Gjermani eshte gjermano-rus, shkroi letren se “sulmin e kreu ISIS-i”
- Trump: Marrëveshja “nukleare” më Iranin nuk duhej nënshkruar
- Gjendja e sigurisë stabile
- Reagon Vetëvendosja rreth urdhërarrestit ndaj Albin Kurtit
- Kryeministri Mustafa: Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës
- TIME: Këta janë 100 njerëzit më me influencë në botë për vitin 2017
- Gjykata gjobit Kadri Veseli
Johanesburg, autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 20 fëmijë Posted: 21 Apr 2017 11:07 AM PDT Një autobus i cili transportonte fëmijë nga një shkollë fillore dhe të mesme është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit, Pretoria të Afrikës së Jugut, raporton BBC. 20 fëmijët vdiqën pasi autobusi u përfshi nga flakët pas përplasjes me kamionin. Sapo flakët u shuan nga zjarrfikëset në autobus u gjetën trupat e 13 fëmijëve dhe 7 të tjerë kanë ndërrua jetë më vonë. Afrika e Jugut ka disa prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë. Sipas autoriteteve 13 673 persona kanë humbur jetën në 12 muaj. Deri më tani nuk dihet ende shkaqet e aksidentit, por pamjet tregojnë se autobusi u dogj tërësisht.
The post Johanesburg, autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 20 fëmijë appeared first on Mesazhi.com. |
Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën Posted: 21 Apr 2017 07:52 AM PDT Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz, ka thënë të premten në Prishtinë se marrëdhëniet tradicionale miqësore Kosovë-Turqi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë përkrahjen për shtetin e Kosovës. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e MAP-it, Mahir Yagcilar, në të cilin u diskutua për aspektet dhe rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy shteteve. Me këtë rast, ministri Yagcilar, pasi falënderoi zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton. Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike. Edhe zëvendësministri turk Ahmet Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, theksoi se mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë. The post Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën appeared first on Mesazhi.com. |
SHBA-ja kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim kombëtar Posted: 21 Apr 2017 04:53 AM PDT Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të "pakujdesshme". "Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon", tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë. Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë "por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin". Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, "atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme". Kryeminstri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje, siç i ka cilësuar, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinion me deklarata për nevojën që të gjithë shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët, nëse ndalet procesi i integrimeve evropiane, ka transemtuar Beta. "Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme", tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë. Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançiq, i tha Radios Evropa e Lirë se "Ballkani Perëndimor ka një perspekitvë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal". The post SHBA-ja kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim kombëtar appeared first on Mesazhi.com. |
Autori i sulmit ne Gjermani eshte gjermano-rus, shkroi letren se “sulmin e kreu ISIS-i” Posted: 21 Apr 2017 03:07 AM PDT Sot ne mengjes policia gjermane ka arrestuar një qytetar gjermano-rus, pasi vertetohet se ai ka kryer sulmin ndaj ekipit të ekipit të Borussia Dortmundit të martën e kaluar. Sipas prokurorëve, bombardimet ishin të motivuara nga qeshtje financiare. Autobusi i ekipit të Dortmundit u sulmua me bomba pasi u largua nga hoteli. Mbrojtësi Marc Bartra dhe një polic u plagosën në shpërthim. Hetuesit gjetën një letër afër skenës së krimit që pretendonte përgjegjësinë në emër të ekstremistëve të ISIS-it, por policia gjermane dyshonte në vërtetësinë e shënimit. Policia konfirmoi të premten në mëngjes se një njësi reagimi taktik e policisë kishte arrestuar një burrë të quajtur Sergej W në zonën e Tuebingen, 30 km në jug të qytetit të Shtutgartit dhe 450 km në jug të Dortmundit. Pas eleminimit të lidhjes ekstremiste, prokurorët akuzuan autorin e sulmit për kryerjen e sulmeve për të fituar financiarisht pasi bleu një numër të madh opsionesh të vendosura për aksionet e Borussia Dortmund, që do ta kishin të drejtën të shiste 15,000 aksione në një çmim të paracaktuar, ndërsa ato ranë ndjeshëm për shkak të një sulmit. U konfirmua gjithashtu se i dyshuari po qendronte në të njëjtin hotel me ekipin dhe kishte vendosur tre eksplozivë përgjatë rrugës ku autobusi do të shkonte në stadiumin e Dortmundit. /MESAZHI/ The post Autori i sulmit ne Gjermani eshte gjermano-rus, shkroi letren se “sulmin e kreu ISIS-i” appeared first on Mesazhi.com. |
Trump: Marrëveshja “nukleare” më Iranin nuk duhej nënshkruar Posted: 21 Apr 2017 02:32 AM PDT Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani nuk është sjellë në përputhje me frymën e marrëveshjes “nukleare” dhe se në periudhën në vijim do të bëjnë diçka lidhur me këtë, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Trump u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët më kryeministrin italian Paolo Gentiloni në Shtëpinë e Bardhë. I pyetur në lidhje marrëveshjen për programin nuklear të nënshkruar nga Irani dhe shtetet P+1, Trump e ka cilësuar atë si “të tmerrshme”, duke shtuar se ai vetë nuk do ta nënshkruante asnjëherë atë. Trump ka thënë se Irani nuk sillet në përputhje me frymën e marrëveshjes edhe pse është i detyruar për një gjë të tillë dhe se do të shikojnë se çfarë do të bëjnë në lidhje me këtë. “Ishte marrëveshje e tmerrshme. Asnjëherë nuk duhej nënshkruar. Nuk duhej të negociohej ashtu siç u negociua. Unë mbështes të gjitha marrëveshjet, por kjo ishte marrëveshje shumë e keqe. Ata nuk sillen në përputhje me frymën e marrëveshjes. Këtë çështje po e analizojmë me kujdes dhe së shpejti do të themi diçka lidhur me këtë”, është shprehur Trump. Trump është pyetur edhe në lidhje me provat raketore të Koresë së Veriut, me ç’rast ka thënë se “Jemi në gjendje të mirë për sa i përket Koresë së Veriut”. The post Trump: Marrëveshja “nukleare” më Iranin nuk duhej nënshkruar appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 21 Apr 2017 02:16 AM PDT Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni,ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, e cila u vlerësua stabile. Megjithatë, ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë. Në këtë takim u konstatua se bashkëpunim midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm. The post Gjendja e sigurisë stabile appeared first on Mesazhi.com. |
Reagon Vetëvendosja rreth urdhërarrestit ndaj Albin Kurtit Posted: 21 Apr 2017 02:04 AM PDT Paralajmërimin për një urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje e vlerëson si ndikim politik të një 'shteti të kapur'. Albin Kurti, njëri nga katër deputetët e "Vetëvendosjes" të akuzuar për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit nuk ishte i pranishëm në gjykatë. Gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi se do të merren masa për këtë çështje. Ai paralajmëroi sot lëshim të urdhërarrestit dhe paraburgim ndaj Albin Kurtit. Shkodran Hoti, zëdhënës i Vetëvendosjes, tha se ky urdhërarrest është ndikim politik, siç e quajti ai nga një "shtet i kapur". "Është ndikim politik, sepse në njërën anë është lëshuar urdhër arrest për Albin Kurtin në anën tjetër janë dhënë gjoba qesharake për dëshmitarët të cilët është dashtë me qenë aty përfshirë edhe kryeparlamentarin, prandaj e konsiderojmë si vazhdim të një padrejtësie që është bërë ndaj tyre që prej fillimi", tha Hoti. Ai shtoi se kjo dëshmon drejtësinë në Kosovë pasi, sipas Hotit, strukturat paralele të Serbisë qëndrojnë të pavarura në Kosovë ndërsa deputetët e Kosovës arrestohen për shkak të aktiviteteve të tyre. "Kjo është dëshmi e një shteti të kapur një shteti që s'ka në dorë drejtësi, ne në vazhdimësi e dimë se strukturat paralele të Serbisë, enden të pavarura në Kosovë dhe nuk ka asnjë ndjekje penale kundër tyre ndërsa deputetët e Kosovës arrestohen për shkak të aktivitetit të tyre në Kuvend", shtoi ai. Albin Kurti mungoi sot në seancën për aktivizim të gazit lotsjellës në Kuvend. Në këtë seancë nuk ishte Kurti i vetmi që mungonte. E pranishme nuk ishte as prokurorja, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Armend Zemaj e Naser Osmani që ishin ftuar si dëshmitarë. Seanca është shtyrë në afat të pacaktuar. The post Reagon Vetëvendosja rreth urdhërarrestit ndaj Albin Kurtit appeared first on Mesazhi.com. |
Kryeministri Mustafa: Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës Posted: 21 Apr 2017 01:42 AM PDT Kryeministri Isa Mustafa me rastin e shënimit të ditës së komunitetit turk, ka thënë se Kosova po bëhet vend i mundësive për të gjitha komunitetet. Ai ka thënë se Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës. Andaj tha se do të vazhdojnë ta mbështesin komunitetin turk në arsim kulturë, sepse sipas tij ky është një investim në të ardhmen e vendit. "Këtë ditë e konsideroj si ditë tonën, sepse ne ndajmë të kaluarën e përbashkët të tanishmen dhe të ardhmen e përbashkët. Historia e komuniteti turk është vlerë e përbashkët dhe kjo për ne konsiderohet si një pasuri e përbashkët. Kosova po bëhet vend i mundësive për të gjitha komunitetet. Duke shënuar këtë ditë ne po respektojmë një të kaluar të vështirë ku të gjitha sfidat i kemi kaluar bashkë i kemi përballuar një histori të kaluar bashkë, tani po përballojmë së bashku dhe shtetndërtimit", tha ai. "Ne do të vazhdojmë ta mbështesim komunitetin tonë në arsim kulturë dhe kjo është një investim në të ardhmen tonë. Komuniteti turk e ka vendin e vet në Kosovë që e ka ndërtuar vet me punë. Turqia gjithmonë e ka përkrah ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës. Konsideroj se sot kemi shumë arsye të festojmë së bashku sepse kemi sfida dhe objektiva që bashkë duhet ti kalojmë.Ne do të vazhdojmë t''i ndajmë së bashku të gjitha të mirat që ne i kemi", ka përfunduar Mustafa. Ministri nga komuniteti turk, Mahir Jagxhillar tha se komuniteti turk në Kosovë ndjehet krenar që i përket këtij komuniteti, i cili sipas tij ka dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. "Unë personalisht dhe të gjithë pjesëtarët e komunitetit turk ndihemi krenar për të festuar së bashku sepse kjo ditë për ne është edhe dita e 17 shkurtit. Ne në këtë ditë me aktivitete të ndryshme synojmë të forcojmë komunitetin dhe dashurinë ndaj atdheut dhe të ruaj identitetin. Komuniteti turk dhe ne përfaqësuesit turk kemi kontribuar në shtetformimin e Kosovës dhe ruajtjen e interesave të komuniteteve. Duhet së bashku të punojmë dhe të kërkojmë përfaqësim sa më të madh në institucione përkrahje në punësim dhe përkrahja në investime në hapësira ku jeton komuniteti turk", tha ai. Ai falënderoi qeverinë e Kosovës për përkrahjen financiare për festimin e kësaj dite The post Kryeministri Mustafa: Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës appeared first on Mesazhi.com. |
TIME: Këta janë 100 njerëzit më me influencë në botë për vitin 2017 Posted: 21 Apr 2017 01:19 AM PDT Revista prestigjioze "Time" ka bërë publike listën e përvitshme të 100 njerëzve më me influencë në botë. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe lista e re përfshin kryetarë dhe kryeministra, drejtues ekzekutivë, njerëz të famshëm dhe jo aq të njohur, por që me forcën dhe fuqinë e shpikjeve të tyre kanë zgjidhur probleme të rëndësishme. Në listë përfshihen sërish emrat e Presidentit të Amerikës, Donald Trump, vajzës së tij, Ivanka dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner. Liderë të tjerë politikë që përfshihen janë Putin, Rexhep Taip Erdogan, Theresa May, Narendra Mori dhe Papa Francis. Nga artistët, u zgjodhën emra si Ed Sheeran, Demi Lovato, Emma Stone, James Corden e James Legend. Ndërsa në botën e titanëve të teknologjisë dhe biznesit spikatën Evan Spiegel i Snapchat dhe Jeff Bezos nga Amazon. Nga bota e sportit ka çuditur përfshirja e brazilianit Neymar./opinion.al Biram Dah Abeid, politikan, aktivist David Adjaye, arkitekt Riz Ahmed, aktor Thelma Aldana, Prokurori i Përgjithshëm i Guatemalës James Allison, imunolog Guillem Anglada-Escudé, Natalie Batalha dhe Michaël Gillon, astronomë Julian Assange, themelues i WikiLeaks Margaret Atwood, romanciere Stephen Bannon, Shefi strateg i Shtëpisë së Bardhë Cindy Arlette Contreras Bautista, aktiviste Samantha Bee, aktore, komediane Fatou Bensouda, Kryeprokuror, Gjykata Penale Ndërkombëtare Jeff Bezos, CEO, Amazon Simone Biles, gjimnast Bob Bland, Tamika Mallory, Carmen Perez dhe Linda Sarsour, organizatorë, Marshi i Grave Jason Blum, drejtor Tom Brady, lojtar futbolli, New England Patriots Gretchen Carlson, avokat për barazi në vendin e punës, ish-prezantues i Fox News Shansi Rapper, reper Xhorxh Kisha, gjenetist James Comey, drejtor, FBI James Corden, Showmen Viola Davis, aktore Rodrigo Duterte, President i Filipineve Ava DuVernay, drejtore Daniel Ek, bashkë-themelues dhe CEO, Spotify Theo Epstein, Chicago Cubs Rexhep Tajip Erdogan, President i Turqisë Fan Bingbing, aktor Bob Ferguson, Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit Melinda Gates, filantrope Donald Glover, aktor, shkrimtar, reper Ashley Graham, modele Glenda Gray, mjek dhe studiues Kirsten Green, themelues, Forerunner Ventures Gavin Grimm, aktivist Demis Hasabis, pionier i inteligjencës artificiale LeBron James, lojtar basketbolli, Cleveland Cavaliers Barry Jenkins, drejtor Leslie Jones, komedian, aktor Colin Kaepernick, futbollist Alicia Keys, këngëtare Kim Jong Un, udhëheqës suprem i Koresë së Veriut Jared Kushner, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë John Legend, këngëtar, kompozitor John Lewis, Kongresmeni i SHBA, Qarku i 5-të i Gjeorgjisë Leila de Lima, senator i opozitës në Filipine Jean Liu, president, Didi Chuxing Demi Lovato, këngëtare Barbara Lynch, kuzhinier, restorant Kerry James Marshall, artist Gjenerali James Mattis, Sekretar i Mbrojtjes, U.S. Theresa May, Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar Conor McGregor, Rebeka Mercer, donatore Alessandro Michele, projektues Narendra Modi, Kryeministër i Indisë Neymar, futbollist Sandra Day O’Connor, ish-Gjykata e Lartë e Drejtësisë, themeluese e iCivics Sarah Paulson, aktor Jordan Peele, aktor, komedian, regjisor Tom Perez, kryetar, Komiteti Kombëtar Demokratik Ben Platt, aktor Papa Francis, papa Reince Priebus, Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Vladimir Putin, president i Rusisë Ryan Reynolds, aktor Margot Robbie, aktor RuPaul, personaliteti televiziv Raed Saleh, kreu i helmetave të bardha të Sirisë Juan Manuel Santos, president i Kolumbisë Chuck Schumer, Senator i SHBA, Nju Jork Vijay Shekhar Sharma, sipërmarrës, themelues, Paytm Ed Sheeran, këngëtar, kompozitor Cindy Sherman, fotograf Raf Simons, dizajner, shefi kryesor krijues, Calvin Klein Qasem Soleimani, komandant i Forcave Quds të Iranit Evan Spiegel, CEO dhe bashkë-themelues, Snapchat Emma Stone, aktore Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara Ivanka Trump, Asistente e Posaçme i Shtëpisë së Bardhë Dr. Celina Turchi, ekspert i sëmundjes infektive Bernard J. Tyson, CEO, Kaiser Permanente Hamdi Ulukaya, sipërmarrës, CEO, Chobani Mbreti Maha Vajiralongkorn, Mbreti i Tajlandës Guus Velders, kimist atmosferik Margrethe Vestager, cari antitrust, Bashkimi Evropian Jeanette Vizguerra, aktiviste Wang Qishan, udhëheqës i lartë, Partia Komuniste, Kinë Elizabeth Warren, Senator i SHBA, Massachusetts Colson Whitehead, romancier Constance Wu, aktore Xi Jinping, Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Sekretari i Përgjithshëm, Partia Komuniste, Kina Janet Yellen, karrige, Rezerva Federale Yuriko Koike, Guvernatori i Tokios The post TIME: Këta janë 100 njerëzit më me influencë në botë për vitin 2017 appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 21 Apr 2017 01:15 AM PDT Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është gjobitur nga Gjykata në Prishtinë ngase nuk erdhi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të VV-së. Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se Veseli nuk erdhi si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes "Vetëvendosje" akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend. Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, por edhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt. As Haliti, Osmani, Zemaj e Limaj nuk u paraqitën në gjykatë, ku si Veseli ishin ftuar si dëshmitarë, shkruan kallxo.xom Dënimin e Kadri Veselit me gjobë, e akuzuara tjetër e këtij procesi Donika Kadaj-Bujupi e quajti tallje. Seanca është shtyrë në afat të pacaktuar. The post Gjykata gjobit Kadri Veseli appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: