Skip to main content

“Në fshatin Dremjak fillojnë punimet në 22 rrugë” plus 8 more Ferizaj Press

“Në fshatin Dremjak fillojnë punimet në 22 rrugë” plus 8 more Ferizaj Press


Në fshatin Dremjak fillojnë punimet në 22 rrugë

Posted: 19 Apr 2017 05:40 AM PDT

Nga afër fillimin e këtyre punimeve i ka përcjelle kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.

Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se në fshatin Dremjak gjatë këtij viti ka investime të shumta, duke theksuar kështu rregullimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit e cila është në kuadër të unazës së jashtme të qytetit, e cila po ndërtohet me mjete të qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe asfaltimin e rrugicave të këtij fshati që po bëhet me mjete të komunës sonë.

"Unë i përgëzojë banorët për këto projekte, por në të njëjtën kohë i falënderoje edhe për përpjekjet që po bëjnë për të qenë në shërbim të realizmit të projekteve tona, duke liruar edhe pronën e tyre në interes të komunës. Mendojë që fshati Dremjak ka përfituar mjaft shumë edhe nga investimet në rregullimin e kanalizimeve, por edhe në ujësjellës", ka thënë kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër, Bekim Muhaxheri banorë i fshatit Dremjak, është shprehur tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt, që në këtë fshat po bëhen investime si asnjëherë më parë, duke shtuar se asfaltimi i rrugicave të këtij fshati ka një rëndësi tejet të madhe.

U bë e ditur se në fshatin Dremjak do të asfaltohen 22 rrugica, ndërkaq vlera e projektit kap shumën mbi 180 mijë euro.

Policia jep detaje për aksidentin Ferizaj-Prishtinë ku humbi jetën një person (Foto)

Posted: 19 Apr 2017 01:13 AM PDT

Në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 22:06 minuta në magjistralen Ferizaj –Prishtinë, ka humbur jetën një person

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media sqaron se rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë përballë depos “Elita", ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, SH.H. (m/sh/k 37 vjeç), i cili ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Prishtinë, për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet disa automjete të parkuara në një autosallon dhe pastaj duke u rrokullisur godet një objekt afarist, me ç'rast ngasësi dhe dy pasagjerët pësojnë lëndime dhe nga mjeku në vendin e ngjarjes konstatohet se ngasësi SH.H. ka ndërruar jetë, ndërsa dy të lënduarit dërgohen në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

Aksident me fatalitet në Ferizaj, një i vdekur dhe dy të lënduar

Posted: 18 Apr 2017 02:24 PM PDT

Ferizaj.18.04.2017. Rreth orës 22:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë përballë kompanisë Elita në dalje të Ferizajt ka ndodhur një aksident i rëndë.
Në një aksident që ka ndodhur në dalje të Ferizajt kur një veturë ka dalë nga rruga dhe është ndeshur në një objekt skaj rrugës ka përfunduar me fatalitet.
'Në këtë aksident një person i moshës 37 vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa dy tjerë kanë pësuar lëndime të cilët janë dërguar në Spital. Mjeku kujdestar me ekipin e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e njërit udhëtar. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin " ka thënë Agim Gashi nga policia e Ferizajt.
Këtë rast të vështir e ka përshkruar edhe zjarrfikësi Lavdim Demiri i cili ishte në ekipin e intervenimit .
"Ishte mjaftë situate e vështirë. Si ekip kemi nxjerrë nga makina të lënduarit dhe të vdekuri që ishin momente shumë të vështira." Ka thënë zjarrfikësi Lavdim Demiri për FerizajPress.

Nga e hëna, personat me aftësi të kufizuara mund të aplikojnë për marrjen e pensioneve

Posted: 18 Apr 2017 11:31 AM PDT

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se nga e hëna, personat me aftësi të kufizuara, personat tetraplegjikë dhe paraplegjikë mund të aplikojnë për të drejtat që iu takojnë, beneficion financiar (pension), duke u bazuar në këtë Ligj.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa tha se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje të gjej zgjidhje të cilat kryesisht kanë qenë afatshkurtra.

"Mirëpo është mirë që kemi arritur që përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë të përgatisim Ligjin ta aprovojmë atë dhe tash të fillojmë zbatimin e tij. Unë shoh që me zbatimin e këtij Ligji ju do t'i realizoni të drejtat e juaja që ju kanë takuar edhe më parë", tha kryeministri.

Komunikata për media tregon se kryeministri Mustafa ka thënë se do të bëhen përpjekje maksimale që kërkesat e HandiKOS-it të trajtohen në mënyrën më të mirë dhe sa më shpejtë, duke ftuar personat me aftësi të kufizuara që nga e hëna t'i bëjnë aplikimet dhe të sigurojnë pensionet që iu takojnë.

"Të filloni sa më shpejt t'i gëzoni pensionet dhe këtë të drejtë ta realizojmë, por gjithsesi duke pas parasysh se ne do të mundohemi që edhe në fusha të tjera t'ju ndihmojmë dhe t'u përkrahim. Ju siguroj se me prioritet do të trajtoheni, sepse e meritoni ju, e meritojnë edhe personat tjerë me aftësi të kufizuara", tha kryeministri Mustafa duke bërë të ditur se do të bëhen përpjekje që të hapen mundësi edhe të angazhimit të personave me aftësi të kufizuara në fusha të ndryshme ku mund të japin kontribut për vendin.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, duke falënderuar Shoqatën HandiKOS për bashkëpunimin e vazhdueshëm, tha se kjo është një ditë e madhe për gjithë shoqërinë kosovare.

"Statusi dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, por edhe të gjithë personat me aftësi të kufizuara, sot ngrihen me një dimension më të lartë, ku institucionet e Kosovës marrin një barrë më të madhe të përkujdesjes për këtë kategori dhe kjo para së gjithash tregon një nivel më të lartë të vetëdijes dhe zhvillimit të shoqërisë sonë", tha ministri Abrashi.

Ministri Abrashi tha, po ashtu, se puna e bërë përmes projekteve të ndryshme, qoftë në riparimin e karrocave apo ato të rehabilitimit, sot hapet në mënyrë ceremoniale, ngase nga dita e hënë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale pret aplikacionet e para nga personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë që të aplikojnë për pensionin e merituar tash e një kohë të gjatë.

"Gjatë këtyre muajve dhe viteve kemi punuar shumë në udhëzimet administrative. Kemi ndarë edhe një buxhet, i cili është diku rreth 3.5 milionë euro për këtë vit. Mendoj se është një fillim i mirë për këtë kategori, të cilët e kanë merituar dhe tani po konkretizohet falë qeverisjes së mirë. I kemi shkurtuar shpenzimet në shumë hapësira tjera, është ngritë buxheti dhe ka mundësi buxhetore edhe për këtë kategori. Por, nuk do të ndalemi vetëm me këtë. Po punojmë edhe në një koncept dokument më të gjerë, që i prek të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Po mendojmë edhe për të tjerët", tha ministri Abrashi, duke theksuar se edhe Ligji për Ndërmarrje Sociale sjellë benificione shtesë për këto kategori të cilët dalëngadalë do ta gjejnë vendin e merituar në shoqërinë kosovare.

Drejtori i Shoqatës HandiKOS, Afrim Maliqi, falënderoi kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për punën e bërë në Ligjin mbi statusin dhe të drejtat e personave tetraplegjikë dhe paraplegjikë, i cili do të ngritë mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Kosovë.

"Sot, ndihemi mirë për shkak se e kemi një informatë që do të na jepet që ka të bëjë me Ligjin për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Para tri viteve kryeministri në këtë objekt këtu ka përmendur se nëse vjen në Qeveri këtë Ligj do ta konsideroj me seriozitetin më të madh dhe kjo ndodhi. Andaj z. Kryeministër u jemi shumë mirënjohës juve, ministrit Abrashi, Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë Qeverisë për bashkëpunimin që kemi pasur deri tash dhe që ju e keni marrë me prioritet çështjen e aftësive të kufizuara, në veçanti grupin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, i cili llogaritet si grupi më i rrezikuar në mesin e personave me aftësi të kufizuara", tha Maliqi.

Gjatë vizitës, kryeministri Mustafa pa nga afër edhe ambientet e HandiKOS-it, dhe punishten në të cilën bëhet montimi i karrocave me pajisjet të cilat dhurohen si donacion nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

 

Serbinë e alarmon blerja e helikopterëve: Kosova po armatoset (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 11:30 AM PDT

Në takimin që e pati Mustafa me disa ministra u vendos që këta helikopterë të blihen nga kompanitë më prestigjioze në botë.

Ky lajm nuk iu ka ikur mediave serbe, të cilat sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar se shteti i Kosovës shumë shpejtë do të bëhet me helikopterë, transmeton lajmi.net

Agjencia e lajmeve Tanjug, gjatë ditës ka cituar Mustafën duke thënë se helikopterët do t'i nevojiten Kosoës për raste emergjente.

Për këtë çështje kanë raportuar edhe Blic dhe Telegrafi i Serbisë.

Telegraf, ka shkruar se për blerjen e këtyre helikopterëve duhet të kryhen procedurat në bashkëpunim me NATO-n dhe KFORI-n, me të cilët do të dakordohet edhe për trajnimin e pilotëve.

Kurse Blici serb shkruan se për investimet në helikopterë kishte folur edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili kishte premtuar blerjen e pesë të tillëve nga Turqia.

Në takim ku u vendos për blerjen e këtyre helikopterëve përveç kryeministrit Mustafa morrën pjesë edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ministri i FSK-së, Haki Demoli, ai i shëndetësisë Imet Rrahamni, ministri i brendshëm Skender Hyseni, komandantit i FSK-së, Rrahamn Rama, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni.

Krerët shtetërorë të Kosovës, kanë premtuar se gjatë këtij viti do të bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri, ku këta helikopterë do të jenë më se të nevojshëm.

Kosova i ka mundësitë juridike për ta paditur Serbinë për gjenocid

Posted: 18 Apr 2017 11:30 AM PDT

Presidenti Thaçi ka theksuar se "populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t'i harrojnë këto krime dhe shumë shpejt do ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë".

Megjithatë, deri më tash, asnjëherë nuk është saktësuar se para cilës gjykatë do të ngrihej një padi e tillë.

Zyrtarët e kabinetit të presidentit Thaçi, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk kanë dhënë asnjë sqarim se kur dhe në cilën gjykatë ndërkombëtare do ta ngrisë shteti i Kosovës padinë ndaj Serbisë.

Por, Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shpjeguar mundësinë në parim që Kosova mund ta ushtrojë mekanizmin e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkundër se për një gjë të tillë ekzistojnë pengesa të natyrës juridike.

Kjo gjykatë, siç thotë profesor Hoti, është trup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe në parim, para kësaj gjykate mund të parashtrojnë padi vetëm shtetet që kanë statusin e anëtarit të Kombeve të Bashkuara.

"Megjithatë, ekziston një hapësirë e ngushtuar juridike, që për shtetet ose entitetet që nuk janë anëtare të OKB-së, por që marrin mbi vete të respektojnë ose t'i pranojnë dispozitat nga statuti, atëherë edhe këtyre entiteteve u bëhet e mundur një gjë e tillë. Prandaj, mendoj që Kosova do të kishte mundësinë, sipas paralajmërimeve të presidentit, që ta ndiqte këtë rrugë dhe ta padisë Serbinë për të bëmat e saj në Kosovë".

Në anën tjetër, organizatat, të cilat janë marrë me hulumtimin e krimeve të luftës, vlerësojnë se institucionet e Kosovës, nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve për krimet e kryera nga forca serbe në Kosovë, të cilat do ta bënin efektive padinë eventuale të shtetit të Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, fond ky i cili është marrë me hulumtimin e krimeve të luftës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në disa raste kësaj organizate i janë drejtuar prokurorë të ndryshëm për raste të veçanta, por nga institucionet e Kosovës nuk ka pasur kërkesa lidhur me materialet që posedon fondi.

"Unë nuk kam ndonjë informacion që institucionet e Kosovës kanë mbledhur fakte. Sigurisht që prokuroritë kanë mbledhur fakte për raste të caktuara, por nuk e besoj që janë mbledhur faktet për të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe të jenë sistematizuar ato. E di që para më shumë se 4 vjet është themeluar edhe Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës. Disa publikime që i kanë pasur ata nuk më bëjnë të besoj që janë mbledhur faktet në mënyrë të detajuar, të cilat pastaj do ta krijonin lëndën, respektivisht, padinë ndaj Serbisë për gjenocid".

Profesor Hoti, thekson se provat për krimet e forcave serbe në Kosovë do të duhej mbledhur që moti. Por, megjithatë, sipas tij, krimet e tilla, nuk vjetrohen asnjëherë.

"Sa më afër periudhës kur janë zhvilluar luftimet, provat do të ishin më të besueshme, më të prekshme dhe më vizuale. Ndërkohë që, përtej rrethanave praktike ose politike, mendoj që edhe tani nuk është vonë, për faktin që veprimet që inkriminojnë një shtet që të ketë kryer gjenocid ose krime të luftës, kundër paqes apo kundër të drejtave të njeriut, nuk vjetërsohen asnjëherë. Pra, për to mund të ngritet ose mund të iniciohet proces gjyqësor qoftë edhe pas 40, 50 ose 100 vjetësh, kur të jenë zbuluar rrethanat e tilla".

Blakaj, shpreh mendimin, se pavarësisht se ngre ose jo padi Kosova ndaj Serbisë, faktet për krimet e forcave të saj në Kosovë, duhet mbledhur gjithsesi.

"Faktet është dashur të mblidhen më herët, por edhe tani nuk është vonë që të mblidhen ato. Me kalimin e kohës, kujtimet e dëshmitarëve okularë zbehen. Për fat të keq, një numër i tyre më nuk janë në jetë. Pastaj, dokumentacioni gjithashtu zhduket, mbetet në sirtarë të ndryshëm dhe siç kalon koha, është më vështirë të mblidhe këto fakte dhe të kompletohen. Mirëpo, pa marrë parasysh për çfarë arsye, ato fakte duhet të mblidhen, sepse, fundja, në të ardhmen ato duhet ta krijojnë një lloj kujtese kolektive për të kaluarën që ka ndodhur në Kosovë".

Ndryshe, autoritetet e Beogradit kanë reaguar lidhur me deklaratat e presidentit Thaçi, se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid, duke theksuar se këto janë përpjekje për të frikësuar serbët dhe se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid. 

Sa vende të lira të punës i identifikoi Qeveria? (Video)

Posted: 18 Apr 2017 11:29 AM PDT

 Sipas tij Kosova është në rrugë të mirë të zhvillimit ekonomik, për këtë ai mbështetet në raportet e BQK-së, si dhe BB-së .

Promovohet libri “Portrete reale” e autorit Nazmi Rudari

Posted: 18 Apr 2017 10:59 AM PDT

Në Qendrën e Kulturës në Ferizajt, është bërë promovimi i librit "Portrete reale" e autorit Nazmi Rudari. Në këtë promovim mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, dashamirë të artit si dhe mysafirë të tjerë.

Në këtë promovim kryetari Svarqa është shprehur se për çdo popull të qytetëruar, një libër i ri është një festë për lexuesit, është edhe një mundësi për ta njohur më mirë jetën, për t'u pasuruar emocionalisht dhe intelektualisht.

"Aq më tepër që sot po promovohet libri i një shkrimtari mërgimtar. Ne të gjithë kemi nevojë për libra, sepse shtimi i numrit të lexuesve në Ferizaj, tregon se përkundër përhapjes së rrjeteve sociale, kureshtja për librin vazhdon të qëndrojë ende e zgjuar, në mos edhe të rritet. Unë besoj se sidomos për mërgatën, një libër i ri, do të thotë edhe një dritare, për t'u njohur më mirë me historinë, vuajtjet, rravgimet, rëniet e ngritjet e njeriut kosovar përgjatë dekadave e viteve. Kam kënaqësinë po ashtu që marr pjesë në promovimin e një libri të një shkrimtari, i cili e tha të vërtetën për vendin dhe për popullin e tij edhe atëherë kur të qëndroje drejt dhe të përhapje mesazhin e ruajtjes së dinjitetit kombëtar e njerëzor, ishte punë shumë e vështirë. E dimë, pra, që Nazmi Rudarit iu konfiskuan librat, kurse vetë ai u përndoq ka regjimi i viteve '80 pikërisht për shkak të përmbajtjeve të librave të tij", ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se komuna e Ferizajt gjatë këtyre viteve të fundit ka shfaqur një qëndrim dashamirës ndaj krijuesve, duke i mbështetur në botimin e librave. Janë botuar dhjetëra libra që përmbajnë letërsi, aktualitet, histori e kështu me radhë.

“Kjo mbështetje besoj se do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që krijuesit të mos ndihen të kufizuar për t'i shprehur mundësitë e tyre artistike, shkencore e publicistike”tha Svarqa.

Krijuesi dhe kritiku letrar Fatmir Halimi në këtë promovim ka folur për jetën dhe veprën e autorit, po poashtu ka bërë edhe një përmbledhje të këtij libri.

Ndërkaq Shkëndije Azemi dhe Vanesa Sadriu, kanë shkëputur pjesë të librit "Portrete reale".

E nga ana tjetre vet autori i librit Nazmi Rudari, ka falënderuar kryetarin Svarqa për financimin e librit, duke thënë se ka ndihmuar mjaft shumë në zbardhjen e shume detajeve që kanë të bëjnë edhe me luftën e fundit në Kosovë.

Reçica takon artistin shqiptar me famë botërore, Saimir Stratin

Posted: 18 Apr 2017 10:34 AM PDT

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, priti sot në takim artistin shqiptar të mozaikëve, me famë botërore, Saimir Strati.

Strati e njohu Kryetarin Reçica, me veprimtarinë e tij artistike, të veçantë e të njohur ndërkombëtarësisht, të vlerësuar lart nga kritika botërore, njofton Klan Kosova.

Fituesi i disa çmimeve Guinness, Strati, theksoi përkushtimin për të promovuar, nëpërmjet veprave të tij artistike, vlerat kombëtare, duke i bërë ato të njohura anekënd botës. Në këtë drejtim, ai theksoi nevojën e një mbështetjeje më të madhe për artin nga politika dhe institucionet në përgjithësi. 

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, duke e konsideruar artin që kultivon z. Strati si një vlerë të rrallë unike, theksoi se artistë të tillë arti duhen mbështetur nga të gjithë, sepse, siç tha ai, ata përbëjnë misionin më të mirë përfaqësues të një shteti dhe kombi, njofton Klan Kosova.

Kryetari Reçica vlerësoi se populli shqiptar përgjatë historisë së tij, i ka dhënë njerëzimit personalitete të shquara në lëmenj të ndryshëm, të cilët, më pas, me vlerat e tyre humane e artistike, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore.

Ai vlerësoi lart punimet artistike të z. Strati, në veçanti portretin e humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza, të punuar në kopsa teli.

Sonte në Muzeun Kombëtar të Kosovës, organizohet ceremonia e rekordit të 10-të Guinness, nga artisti Saimir Strati, njofton Klan Kosova.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more