Skip to main content

Ora News: “I gjendet armë pa leje në biznesin e tij, arrestohet i riu” plus 9 more

Ora News: “I gjendet armë pa leje në biznesin e tij, arrestohet i riu” plus 9 more


I gjendet armë pa leje në biznesin e tij, arrestohet i riu

Posted: 19 Apr 2017 11:50 PM PDT

Policia e Fierit ka arrestuar një 27 vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Neritan Murati, banues në lagjen “Kryengritja”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e punës në pikën e grumbullimit të materialeve plastike në pronësi të tij nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier i është gjetur një armë zjarri pushkë model 56 dhe 24 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

FOTO/ Festa e çmendur e “Zonjës së Vjetër”

Posted: 19 Apr 2017 11:46 PM PDT

Juventusi është gjysmëfinalistja e dytë e Ligës së Kampionëve, duke vazhduar ëndrrën për triumf.

Lojtarët e Juventusit janë duke e festuar kalimin në  këtë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Kjo skuadër ka  mposhtur Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 3:0, nga dy ndeshjet.

Të entuziasmuar nga kjo fitore e thellë, lojtarët e Juventusit  kanë festuar në fushë dhe në dhomat e zhveshjeve.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

KQZ mund të shpëtojë zgjedhjet, duke refuzuar PS-LSI

Posted: 19 Apr 2017 11:43 PM PDT

Edi Rama dhe Ilir Meta janë bashkuar sot për t'u shpjeguar shqiptarëve se kanë "vullnetin e mirë" të shkelin afatin kushtetues të një procedure për procesin zgjedhor, me shpresë se do të bindin opozitën të shkojë në zgjedhje. Në një letër të përbashkët që Gramoz Ruçi e Luan Rama i kanë shkruar KQZ-së, kërkojnë të shtyjë deri në datën 29 afatin e regjistrimit të koalicioneve partiake.

Kërkesa, përveçse është një atentat i rëndë ndaj ligjit, mbart në vetvete jo ndonjë "vullnet" të mirë për të futur opozitën në zgjedhje, por një hall që ka Edi Rama dhe Ilir Meta lidhur me koalicionin mes tyre. Afati për t'u regjistruar partitë politike në zgjedhje ka kaluar dhe Partia Demokratike nuk është regjistruar. Ajo nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje, edhe nëse ka pasur ndonjë pazar paraprak me LSI, për mënyrën se si do të mposhtin qeverinë para zgjedhjeve. Në këtë kuptim, kjo kërkesë përveçse është antikushtetuese, është dhe e pamoralshme për Partinë Socialiste, problem i të cilës, tani nuk është më koalicioni me LSI, por bërja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Me këtë akt që ka bërë sot Partia Socialiste, ka korruptuar qysh në nisje procesin zgjedhor, duke detyruar ODIHR të mbajë shënim se afatet u dhunuan me "vullnetin e mirë" të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Nga ana tjetër, Lulzim Basha sot ka arritur një sukses real, pasi po provon që afatet mund të shtyhen, dhe nëse shtyhen afatet, përse mos të shtyhen dhe zgjedhjet.

Termi "vullnet i mirë" nuk është justifikim, pasi Kushtetuta nuk e ka lejuar atë të veprojë si fuqi hyjnore mbi të. Për më tepër që nuk është fare vullnet i mirë, por hall mes dy partnerëve në sherr në koalicion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ta hedhë poshtë me vendosmëri këtë kërkesë. Duhet ta hedhë poshtë për të dëshmuar pavarësinë e tij nga politikat e ditës dhe për të na bindur se interesi i saj themelor janë zgjedhjet e lira.

E di që katër anëtarët e shumicës mund të jenë nën presion për këtë çështje, por ky është një nga ato testet që provon se KQZ nuk ndjek hallet e partive politike, por kushtetueshmërinë e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Gjergj Bojaxhi, Ben Blushi e kushdo tjetër që ka deklaruar se do hyjë i vetëm në zgjedhje, ka sot të drejtën e tij të plotë, të kërkojë që të konsiderohet i përfunduar afati i paraqitjes së koalicioneve në zgjedhje dhe që sot e tutje zgjedhjet do të bëhen vetëm sipas subjekteve politike. Kjo do na çlirojë nga shumë pikëpyetje që po shoqërojnë sabotimin e këtij procesi dhe që më kryesori mbetet turbullira e LSI, e cila nuk di kë të mbajë e kë të ndajë, Edi Ramën apo Sali Berishën. Dhe fakti që as Berisha e as Rama nuk ankohen për të, është shenjë se ai po i heq zvarrë të dy. Natyrisht, më shumë Edi Ramën.

Prej nesër në garë duhet të jenë vetëm partitë politike, pa koalicion me njëra- tjetrën dhe nga ky "aksident" me procedurat, shqiptarët mund të shikojnë për herë të parë sa vlen secili dhe kush duhet t'i qeverisë. Pas 18 qershorit, le të bëjnë pastaj koalicione paszgjedhore dhe të formojnë shumicat në Kuvend.

Nëse KQZ nesër dorëzohet dhe shtyn afatet, ata kanë goditur rëndë procesin zgjedhor dhe beteja duhet vazhduar në Kolegj Zgjedhor. Zgjedhjet mes koalicioneve dhe zgjedhjet mes subjekteve politike janë dy gjëra të ndryshme. Prej sot nuk duhet të lejohet më garë mes koalicioneve, pasi ka përfunduar afati. KQZ nuk duhet të hyjë në këtë spirale, pasi do të jetë e pabesueshme në gjithë hapat e mëtejshëm të administrimit të zgjedhjeve.

Premtimet se po përgatitet një tryezë për të futur PD në zgjedhje, janë boshe dhe ligji nuk mund të shkelet bazuar në pritshmëri pazaresh. Për më tepër që më pritshmëri ka vendosmëria e PD për të mos hyrë, se sa fundi i bojkotit të tyre.

Prej sot ODIHR ka filluar të mbajë shënim që zgjedhjet po prishen për shkak të një pazari të pandarë të LSI me PS. Biles ky pazar i pa ndarë mes PS e LSI, është në themel të gjithë skenarit të krizës, pasi ky skenar është frymëzuesi kryesor i çadrës dhe po i jep sot fitoren e parë Lulzim Bashës, në rrugën për t'i prishur zgjedhjet. /Gazeta Tema/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim bombe në Athinë, goditet selia e Eurobank

Posted: 19 Apr 2017 11:30 PM PDT

Një shpërthim bombe ka tronditur qendrën re Athinës, të mërkurën në mbrëmje vonë.

Bomba ka dëmtuar fasadën e godinës së Eurobank, një nga katër bankat kryesore në vend.

Dëmtime kanë pësuar edhe godinat përreth, ndërsa shpërthimi u dëgjua në një rreze mjaft të gjerë.

Rreth gjysmë ore para shpërthimit, pati një telefonatë paralajmëruese në redaksinë e një portali të njohur. I panjohuri theksoi se nuk ishte farsë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të policisë dhe të njësisë së deaktivizimit të lëndëve eksplozive.

Ata izoluan përnjëherë zonën rreth bankës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve. Kjo evitoi mundësinë e shkaktimit të viktimave apo të lënduarve.

Shpërthimi ndodhi në orën e caktuar, në 22:40 dhe bomba ndodhej brenda një çantë që ishte lënë në hyrje të selisë së bankës.

Qendra e Athinës ka mbetur e bllokuar edhe në orët e mesnatës.

Në vendngjarje ndodhen ekspertë të njesise antiterror, që po krehin zonën për të gjetur prova dhe shenja që mund t'i çojnë në gjurmë të autorëve.

Gjithashtu ata po shfrytëzojnë edhe filmimet nga kamerat e bankës por edhe të godinave të tjera përreth.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ekstradohet nga Italia 42-vjeçari i dënuar për një vrasje në ‘97

Posted: 19 Apr 2017 11:23 PM PDT

Interpol Tirana ekstradon një tjetër shtetas shqiptar të dënuar për vrasje. Almir Haruni, 42 vjeç, lindur në Gramsh, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi me 06.08.1997.

"Rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B".

Për këtë vepër penale, Gjykata e Rrethit Gramsh me vendim nr.38, datë 09.07.2001, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale, “Vrasjes” dhe "Armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga neni 76 e 278/ 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të "Trafikut të Drogës".

I ekstraduari në PKK Rinas i’u dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

DASH, thirrje autoriteteve të Maqedonisë të formojnë qeverinë e re

Posted: 19 Apr 2017 11:06 PM PDT

Uashingtoni u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë të formojnë pa vonesë qeverinë e re.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në parlament dhe qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme që vendi të rifillojë reformat e duhura për t'u anëtarësuar në familjen Euro-Atlantike.

Politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e qeverisë, tha zyrtari amerikan, po minojnë shtetin ligjor, procesin demokratik, stabilitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.

Shtetet e Bashkuara, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, do të punojnë me partnerët evropianë, për t'i nxitur politkkanët të heqin dorë nga pengesat si dhe t'i mbajë ata përgjegjës për veprimet e tyre.

Që prej zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, në Maqedoni po vazhdon ngërçi politik me zvarritjen e transferimit të pushtetit tek shumica e re e deklaruar parlamentare.

Procesi i zgjedhjes së kreut të parlamentit, me këtë edhe i formimit të qeverisë është bllokuar.

Ndonëse, Lidhja Social Demokrate, e cila pretendon ta formojë qeverinë, thotë se së shpejti do të zgjedhet kryetari i parlamentit dhe më pas do të formohet qeveria reformatore.

Por, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE kërcënon me trazira të mbështetësve të saj në rrugë, nëse pushteti kalon në duart e socialdemokratëve.

Edhe presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov ka përsëritur të mërkuren se nuk do t'ia japë mandatin për formimin e qeverisë zotit Zoran Zaev për shkak të mbështetjes që Zaev i jep "Platfomës së Tiranës", sipas presidentit maqedonas, e që e rrezikon sovrantetin dhe pavarësinë e Maqedonisë, sipas vlerësimeve të Ivanovit.

Ndërkohë, një numër analistësh në Shkup vlerësojne se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk po përfshihen sa duhet në zgjidhjen e ngërçit më se dy vjeçar të Maqedonisë dhe se po presin që drejtuesit politikë ne Shkup të merren vetë me problemet e brendshme.

Kjo shikohet si kriza më e vështirë politike dhe institucionale në të cilën ka rënë vendi, ndonëse zgjedhjet e 11 dhjetorit synonin t'i jepnin fund asaj. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mjeti humb kontrollin dhe bie në kanal, humb jetën i riu

Posted: 19 Apr 2017 10:58 PM PDT

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës, ku viktima i cili udhëtonte me një automjet ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në një kanal.

Gazetari jonë në Lezhë raporton se ka dyshime që veç drejtuesit të mjetit të ketë pasur dhe persona të tjerë në makinë.

Blutë kanë njoftuar polumbarët për të nisur kërkimet pasi niveli i ujit në kanal është rreth 2 metra.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i të riut që humbi jetën në aksident.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një mbretëreshë si Nicki Minaj

Posted: 19 Apr 2017 01:53 PM PDT

Reperja amerikane, Nicki Minaj ka publikuar projektin e ri muzikor 'No Frauds' në bashkëpunim me Drake dhe Lil Wayne.

Në këtë klip, ajo nuk ka zgjedhur që të nxjerrë në pah linjat e saj, por ta prezantojë veten si një mbretëreshë e kohëve moderne.

Në të gjitha skenat, duket me disa veshje shumë interesante, por aspak të tepruara sic jemi mësuar ta shohim zakonisht 34-vjecaren.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Monaco mposht Dortmund, shijon gjysmëfinale e Champions League

Posted: 19 Apr 2017 01:52 PM PDT

Monaco është gjysëmfinalistja tjetër e Ligës së Kampionëve pasi mposhti Dortmundin në shtëpi me rezultat 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Serinë e golave e hapi Kylian Mbappe në minutën e tretë me ndihmën e Mendyt, më tej  pas 17 minutave dyfishon rezultatin Falcao.

Shpresat për Dortmund i shtoi  Marco Reus në minutën e 48, por që u shuan nga Germain në minutën e 81, duke mbyllur kështu rezultatin përfundimtar  3-1.

Rezultati i përgjithshëm 6-3 nga dy ndeshjet bën që Monaco të shijojë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas më shumë se një dekade prezence në këtë nivel të kësaj gare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjoni: Deklarata e kryediplomatit gjerman e mangët

Posted: 19 Apr 2017 01:45 PM PDT

Sekretari Ndërkombëtar pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni thotë në "Tonight Ilva Tare" thotë se deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë ishte e mangët dhe se nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Pjesë nga biseda: 

Gjoni: Unë mendoj se në këtë rast, qëndrimi i zt.Gabriel, i ministrit të Jashtëm do të thoja ishte i mangët. Pse i mangët? E kërkon logjika politike dhe morale. Kur vjen në një vend si Shqipëria, për më tepër si Ministër i Jashtëm. Logjika ime personale me sa e kuptoj unë e do që ky zotëria i nderuar që përfaqëson shtetin më të fuqishëm të Evropës minimumi do të takohet edhe me opozitën, para se të thotë ndonjë fjalë për këta.

Të ishte takuar me gjitha palët dhe pastaj të jepte një deklaratë. Le t'ia jepte dushin e ftohtë edhe gjatë takimit edhe pas takimit. Më duket pak e mangët, sepse asnjë njeri nuk është kundër futjes së opozitës në Parlament dhe bërjes së politikës në institucione. Kjo është imperativa morale e demokracisë. Nga ana tjetër, ti mund të injorosh disa probleme reale. Ne nuk jemi një vend i BE-së. Jemi një vend ku ka shqetësime reale për kriminalizimin e strukturave të policisë, shumëfishim të kultivimit të kanabisit.

Tare: Nuk i di Gjermania këto?

Gjoni: Prandaj thashë e mangët, jo i pa informuar. Është i informuar. Unë mendoj se ishte një qëndrim që nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës. Një e ulët kredibilitetin e BE-së gjithnjë e në rënie. A pati ndonjë efekt? Zt.Ministër erdhi, iku dhe opozita është më radikale në qëndrimin e saj.  

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more