Skip to main content

“Pozita dhe opozita flasin për marrëveshjet Kosovë–Shqipëri” plus 9 more GazetaBlic

“Pozita dhe opozita flasin për marrëveshjet Kosovë–Shqipëri” plus 9 more GazetaBlic


Pozita dhe opozita flasin për marrëveshjet Kosovë–Shqipëri

Posted: 21 Apr 2017 10:45 PM PDT

Viti 2014 për Kosovën dhe Shqipërinë shënon një etapë më ndryshe të miqësisë dhe bashkëpunimit. Kjo pasi që Kosova dhe Shqipëria nisën takimin e parë të përbashkët të të dyja qeverive, i cili u mbajt në Prizren.
Një vit pas takimi i dytë u zhvendos në Tiranë, për të vazhduar kështu takimin e tretë sërish në Prishtinë.

Të tri këto takime prodhuan hiç më pak se 28 marrëveshje të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi. Por, përveç që vlerësohet se prodhuan efekte jo të pakta pozitive, po thuajse, të gjithë bashkëbiseduesit e Speciale të RTV21 pajtohen se mungon zbatimi i marrëveshjeve në praktikë.

Sipas Elmi Reçicës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme (PDK) takimet janë të radha dhe zbatimi i marrëveshjeve nuk ka ecur ashtu siç është planifikuar.

Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca, ka thënë se të gjitha institucionet e Kosovës me seriozitetin më të madh po i qasen raporteve me Republikën e Shqipërisë, duke e konsideruar atë jo vetëm si partner ekonomik, por edhe si një vend strategjikë.

Por, anëtarë të komisioneve parlamentare nga opozita që bëjnë analiza për zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri janë edhe më kritikë se pothuajse të gjitha marrëveshjet kanë shënuar ngecje në zbatim dhe nuk ua kanë pa, siç thonë, hairin qytetarët e Kosovës. Opozitarët shkojnë aq larg sa thonë se këto takime u bënë sa për sy e faqe dhe sa për të bërë foto.

Për anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, marrëveshjet Kosovë – Shqipëri nuk kanë pasur fare efekt. Ai thotë se takimet kanë ndodhë vetëm sa për t'u dukur në media, ndërsa diçka konkrete apo ndonjë implementim të marrëveshjeve që shkon në dobi të dy palëve, nuk ka pasur, shkruan rtv21.tv
Takimet e tilla me një kompozitat ndërmjet dy qeverive, janë përdorur nga akterët në Qeveri, tha anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga radhët e Nismës, Enver Hoti.

Sipas tij, bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri, duhet të jetë i përhershëm dhe të gjitha marrëveshjet do të duhej të zbatoheshin.

Ndërkaq, Shqipe Pantina, anëtare e dy komisioneve parlamentare, atij për Administratë Publike dhe për Buxhet e Financa, nuk i mohoi efektet pozitive të takimeve të dy qeverive Kosovë – Shqipëri.

Pantina ka treguar se ajo ka shtruar kërkesë në Komisionin për Administratë Publike, që të identifikohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, që bien në fushëveprimin e këtij komisioni dhe së bashku me komisionin përkatës të Kuvendit të Shqipërisë, të fillojë monitorimi i zbatimit të tyre.

Por, se ka sfida në shumë çështje e thonë edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ministri kjo që ka nënshkruar disa marrëveshje me Shqipërinë.

Sekretari i Përgjithshëm në MTI, Agron Maxhuni tha se problemet me Shqipërinë po paraqiten në sektorin e pijeve dhe ushqimit.

Pavarësisht, nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh, eksportuesit kosovarë vazhdojnë të kenë probleme në Shqipëri. Madje, nuk është arritur të eliminohen siç thuhet, problemet më të vogla teknike, qoftë çështja e një udhëzimi administrativ.

Ndër gjërat më pozitive që pret dritën e gjelbër në takimin e radhës Kosovë-Shqipëri po shihet vendosja e doganës së Kosovës në portin e Durrësit. Por, sa i përket turizmit, kosovarët vazhdojnë t'i sjellin Shqipërisë miliona euro, sidomos duke i kaluar pushimet në bregdetet atje, por, ndryshe veprojnë shqiptarët e Shqipërisë kur është në pyetje turizmi. Frekuentojnë shumë më pak pikat turistike në vendin tonë dhe vlerësohet se bëjnë shumë pak ekskursione në Kosovë se sa që bëjnë kosovarët në Shqipëri.

Por, në aspektin diplomatik, ç 'risi sollën marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, shpjegon kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, Elmi Reçica. Ai e sheh si shumë të nevojshme që Kosova të jetë pjesë e nismave rajonale, ku Shqipëria zë një vend të rëndësishëm

Sipas Reçicës, politika e jashtme e të dyja vendeve nuk dallon fare dhe do të duhej vërtet në këtë politikë të veprohej në formën më unike.

Maxhuni ka treguar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e interesuar që të mos ndaloj së nënshkruari marrëveshje në takimet e radhës ndërmjet të dyja qeverive Shqiptare. Në takimin e radhës ka dhënë propozime konkrete se çfarë marrëveshje duhet nënshkruar.

Por, pse u anulua data e mbajtjes së takimit të radhës Kosovë-Shqipëri e konfirmon vetë kryeministri Isa Mustafa, si një ndër personazhet kryesore të këtij takimi.

"Unë jam i kënaqur me implementimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, ne po punojmë në mënyrë të pandërprerë që këto marrëveshje të implementohen. Ne po punojmë edhe për marrëveshje të reja, i kemi dhënë pak vetit kohë që marrëveshjet të cilat po përgatiten, të përgatiten në mënyrën e duhur dhe pastaj të gjejmë një kohë më të mirë të mbajtjes së takimeve të përbashkëta", ka thënë Mustafa.

Ditë më parë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të flitet kryesisht për shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të trajtohen një varg çështjesh, por temë kryesore do të jetë shkëmbimi tregtar. Ai ka mohuar se do të diskutohet për bashkimin tregtar. Por, edhe ambasadori Minxhozi e ka parë si tejet të rëndësishme dhe me më shumë prioritet, që në këtë takim do të flitet, për hapjen e një pike doganore të Kosovës në portin e Durrësit./21Media/

The post Pozita dhe opozita flasin për marrëveshjet Kosovë–Shqipëri appeared first on GazetaBlic.

“Pastrimi” largon deponitë ilegale në Prishtinë

Posted: 21 Apr 2017 10:41 PM PDT

Kompania "Pastrimi" në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), do mbajë aksionin për largimin e deponive ilegale, ky aksion do të përkrahet nga Shoqata "PAMKOS", Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe komunat në të cilat Kompania "Pastrimi, kryen shërbimin e mbeturinave.

Aksioni do të mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, që për mesazh ka vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient më të mirë dhe të shëndoshë.

Aksioni do të fillojë në orën 08-14 dhe agjenda e largimit të deponive të egra në Qytetin e Prishtinës do të jetë si në vijim:

Rr. Afrim Zhitija, pika 1

Rr. Afrim Zhitija, pika 3

Rr. Afrim Zhitija, pika 4

Rr. Mehmet Gradica

Rr. Hyzri Talla

Rr. Sylejman Vokshi

Te Fontana

Rr. 28 Nëntori

Rr. Iliaz Kodra

Rr. Iliaz Kodra-Parkingu te Bast Trade

Rr. Afrim Vitia

Parkingu i Flamurtarit

Rr. Rifat Berisha

The post "Pastrimi" largon deponitë ilegale në Prishtinë appeared first on GazetaBlic.

A e keni ditur që Bajram Kosumi ka vajza kaq të bukura?! (Foto)

Posted: 21 Apr 2017 10:37 PM PDT

Ish kryeministri Bajram Kosumi ka kohë që nuk është pjesë e skenës politike.
Sot ai ushtron profesionin e Dekanit në Universitetin e Gjilanit dhe njëkohësisht ligjërues në Degën e Gazetarisë në UP.

Kohë pas kohe kemi pasur rastin ta shohim nëpër emisione ku e ftuar ka qenë edhe gruaja e tij, mirëpo rrallë herë pothuajse fare një rast të tillë nuk e keni pasur edhe për vajzat e tij.

Magazina.al ua sjell disa imazhe së bashku me familjen e tij e cila përbëhet nga gruaja dhe 4 vajzat.

Ato përveq që janë të zgjurara gjë të cilën siç duket e kanë trashëguar nga prindi i tyre ato poashtu janë shumë të bukura.

 

The post A e keni ditur që Bajram Kosumi ka vajza kaq të bukura?! (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Mbahet stërvitja e njësitë për kërkim-shpëtim me barka

Posted: 21 Apr 2017 10:35 PM PDT

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot dhe nesër do të organizojë stërvitjen me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Pjesëmarrës në këtë ushtrim do të jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.

Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet nesër, duke filluar në ora 11:00. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh.

Ushtrimi do të mbahet në Liqenin e Badovcit, në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i arinjve.

The post Mbahet stërvitja e njësitë për kërkim-shpëtim me barka appeared first on GazetaBlic.

​Shënohet rënia e dëshmorëve Feriz Guri dhe Xhevdet Guri

Posted: 21 Apr 2017 10:32 PM PDT

Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Kaçanik shënon 18 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve, Feriz Guri, komandant kompanie dhe bashkëluftëtarit të tij, Xhevdet Guri, në Brigadën 162 "Agim Bajrami", të rënë më 22 prill 1999 në Gorancë të Hanit të Elezit.

Aktiviteti mbahet te lapidari në vendin e rënies në fshatin Gorancë, komuna e Hanit të Elezit, në ora 11:00, kurse, homazhet në varrezat e dëshmorëve bëhen në ora 13:00.

The post ​Shënohet rënia e dëshmorëve Feriz Guri dhe Xhevdet Guri appeared first on GazetaBlic.

Aktorja e njohur turke e “Diamante dhe dashuri”, viktimë e mashtrimit

Posted: 21 Apr 2017 10:30 PM PDT

Aktorja Tuvana Turkay, e njohur për rolin e Baharit në serialin turk "Diamante dhe dashuri", ka rënë pre e mashtrimit ndërsa është nisur për të parë një ndeshje futbolli në Argjentinë.
Siҫ mësohet nga mediat turke, Turkay, gjatë udhëtimit të ditëve të fundit në Amerikën e Jugut, ka pasur dëshirë të ndjekë edhe një ndeshje në stadium, meqenëse është tifoze e zjarrtë e futbollit. Por jo gjithҫka ka shkuar siҫ ka dashur, sepse bileta që kishte blerë Tuvana rezultoi të ishte false.

Siҫ shkruan cnnturk.com, Tuvana deklaroi se kishte pasur shumë dëshirë të ndiqte një ndeshje derbi, por në Argjentinë ra viktimë e mashtrimit: "Kisha shumë dëshirë të ndiqja një ndeshje derbi, por në Argjentinë më mashtruan, sepse më dhanë biletë false…" ka deklaruar aktorja pa dhënë më shumë detaje për incidentin e pakëndshëm.

Në Amerikën e Jugut, Tuvana kaloi disa ditë pushime, ku vizitoi shumë vende e mori pjesë edhe në aktivitete të tjera kulturore.

The post Aktorja e njohur turke e "Diamante dhe dashuri", viktimë e mashtrimit appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi për sot – 22 prill

Posted: 21 Apr 2017 10:27 PM PDT

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 22 prill 2017

Dashi – Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë disa mosmarrëveshje te vogla dhe do i shihni gjerat me optimizëm. Beqaret kane për te pasur një dite harmonike dhe me disa takime interesante. E rëndësishme është qe nuk do ndihen vetëm e nuk do mërziten. Financat do i menaxhoni me përkudjesin me te madh dhe gjendja do mbetet e mire.

Demi – Juve qe jeni ne një lidhje duhet patjetër te bëni diçka ndryshe gjate kësaj dite ne mënyrë qe rutina te largohet njëherë e mire nga jeta juaj. Flisni hapur me partnerin dhe bëni ato qe do ju pëlqejnë me shume te dyve. Beqaret do joshin e do flirtojnë, por nuk do kenë mundësi për lidhje serioze. Menaxhimin e financave duhet t'ua besoni specialisteve ne mënyrë qe mos keni probleme me pas.

Binjakët – Ka mundësi qe duke u marre me pune ta lini disi pas dore partnerin tuaj sot. Ai shpesh mund te ndihet keq dhe mund te keni edhe diskutime për këtë gjë. Me e mira është te flisni hapur dhe t'ia shpjegoni situatën. Për beqaret do hidhen hapat e para drejt një lidhjeje te bukur e te qëndrueshme. Sektori i financave nuk do jete aspak i favorizuar kështu qe shmangni çdo shpenzim te panevojshëm.

Gaforrja – Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate gjithë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do përkujdeseni ne çdo moment qe gjerat t'iu ecin sa me mire. Beqareve do ju ndodhe diçka qe nuk e kishin menduar me pare. Një mik i vjetër do ua shprehe ndjenjat ne një mënyrë fantastike. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur gjendja te jete e shkëlqyer.

Luani – Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe me ne fund do iu jepni zgjidhje edhe disa problemeve te vogla. Toleranca është pika juaj me e forte. Beqaret nuk do dëshirojnë aspak te kenë një lidhje serioze dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Urani do jete planeti qe do ua mbroje ne çdo moment te ardhurat dhe do arrini te bëni edhe disa investime afatgjata.

Virgjëresha – Për çdo problem qe te keni me partnerin tuaj sot duhet te flisni me shume takt dhe diplomaci. Impulsiviteti dhe pamaturia mund t'iu çojnë ne probleme shume serioze. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithë e ardhmja do ju ndryshoje brenda pak orësh. Financat do arrini t'i mbani nen kontroll dhe do i menaxhoni me maturinë me te madhe.

Peshorja – Sot do ndiheni shume me te lire ju te dashuruarit dhe do bëni edhe gjera te cilat me pare nuk kishit guxuar. Partneri do mundohet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk do arrijnë dot te gjejnë personat e përshtatshëm dhe nuk do preferojnë te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar filloni te zgjidhni problemet me urgjente para se te merreni me te tjerat.

Akrepi – Do keni goxha probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne ndonjë moment do mendoni edhe te ndaheni përfundimisht. Do ndiheni keq dhe mund te qani për disa gjera. Beqaret ka gjasa te krijojnë iluzione te kota dhe realiteti do ju duket me zhgënjyes. Ne planin financiar duhet thjesht te tregoheni pak me te matur dhe gjendja do filloje te normalizohet.

Shigjetari – Sot do dilni e do argëtoheni pafund me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Për asnjë moment nuk do jeni ne qetësi dhe do e adhuroni çdo çast pranë tij. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura pa ndonjë te ardhme. Nëse nuk i preferojnë ato me mire te qëndrojnë edhe pak vetëm. Me financat duhet te jeni sa me te kujdesshëm edhe sikur gjendja te jete e shëndoshë.

Bricjapi – Dite e ngrohte dhe me shume diell do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri ka mundësi t'iu beje edhe një propozim mjaft interesant, i cili do ju beje te kuptoni se ai ju do vërtet shume. Beqaret pas një kohe te gjate pritjeje dhe vrojtimi, sot do hidhen ne aksion. Financat nuk do jene te mira për te gjithë kështu qe me mire te merrni masa pa pasur probleme.

Ujori – Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj dhe disa qe kane kohe bashke mund te marrin edhe vendime për te ardhmen e largët. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te bere ndryshime ne jetën e tyre duke refuzuar kështu mundësitë me te mira qe iu ishin dhënë ndonjëherë. Financat do jene te kënaqshme.

Peshqit – Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Do bëni çdo gjë qe do e mendoni te arsyeshme dhe kënaqësitë do jene me te shumta. Beqaret nuk do duan te kenë ndryshime te statusit edhe pse ne fakt disa persona do mund t'iu ofrojnë një jete te qete e te rehatshme. Shpenzimet ulini ne maksimum dhe keni për te rigjetur ekuilibrin qe ju kishte munguar kohet e fundit.

The post Horoskopi për sot – 22 prill appeared first on GazetaBlic.

Shënohet Ditës Botërore të Tokës

Posted: 21 Apr 2017 10:23 PM PDT

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, FSK-në, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore dhe institucionet tjera relevante, sot do të shënojë Ditën Botërore të Tokës.

Ceremonia mbahet në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.

The post Shënohet Ditës Botërore të Tokës appeared first on GazetaBlic.

Parashikimi i motit, e shtunë 22 prill 2017

Posted: 21 Apr 2017 10:19 PM PDT

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore.

Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme në vlerat e mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

The post Parashikimi i motit, e shtunë 22 prill 2017 appeared first on GazetaBlic.

Gazetari e zë ngushtë asamblistin e LDK-së, Flamur Shala!

Posted: 21 Apr 2017 03:11 PM PDT

Gazetari i KTV-së, dhe njëherësh udhëheqësi i emisionit "Interaktiv", Xhemajl Rexha e ka zënë ngushtë asamblistin e LDK-së, Flamur Shala.

Derisa Shala ka kritikuar ashpër udhëheqjen e Shpend Ahmetit, sidomos sa i përket punësimeve nga qytetet tjera të Kosovës në Prishtinë, gjë që sipas tij nuk bën, gazetari e ka pyetur se si LDK e kishte emëruar Avdullah Hotin, si nënkryetar të Prishtinës, anëtari i LDK-së u "zua" shumë ngushtë.

Shala duke mos pasur argumente, tha se tek ky emërim ishte gjithçka në rregull, raporton Gazeta Blic.

Gazetari nuk u ndalë vetëm me këtë rast. Ia përmendi edhe emërimin e tij si dekan në Universitetin e Prizrenit, ndonëse Shala është nga Prishtina, raporton Gazeta Blic.

Asamblisti i LDK-së i zënë ngushtë, këtë e arsyetoi kinse është i emëruar e jo i zgjedhur. Dhe kjo sipas tij nuk përbën shkelje. Mirëpo, për punësimet në Komunën e Prishtinës tha se përbëjnë shkelje.

The post Gazetari e zë ngushtë asamblistin e LDK-së, Flamur Shala! appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more