Skip to main content

RTSH: “Basha : Të hënën do të bllokojmë trafikun kombëtar!” plus 9 more

RTSH: “Basha : Të hënën do të bllokojmë trafikun kombëtar!” plus 9 more


Basha : Të hënën do të bllokojmë trafikun kombëtar!

Posted: 20 Apr 2017 12:05 PM PDT

Opozita shqiptare po përgatitet të intensifikojë protestën qytetare në të gjithë Shqipërinë, për të detyruar kryeministrin Rama të japi dorëheqje dhe në vend të krijohet një qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhje. Kreu i PD Lulzim Basha ftoi të enjten në mbrëmje përkrahësit e tij që të hënën në orën 11 të bllokojnë trafikun kombëtar në të gjithë Shqipërinë. “Kjo është një orë e madhe solidariteti kombëtar, i shqiptarëve të bashkuar ndaj kastës së korruptuar të republikës së vjetër, se kurrë më nuk do të ketë tërheqje, kompromis dhe as pazar me interesat e republikës së vjetër, por vetëm qëndresë deri në hedhjen e themelit të republikës së re që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme” tha zoti Basha para përkrahësve që brohorisnin emrin e tij. Sipas zotit Basha ky do të jetë fillimi i një aksioni që do të kulmojë më 7 maj në zgjedhjet në Kavajë. “Ne nuk do t’ja dorëzojmë më Kavajën krimit dhe drogës” tha ai.

Në harkun kohor të dy muajve kjo është thirrja e dytë për veprime radikale që bën lideri i opozitës. Pak ditë pas fillimit të protestave në bulevard, zoti Basha tha : "Doni luftë, luftë do të ketë. Qytetarët do të fitojnë. Shpojuani gomat e makinës, thejuani dritaret, nxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni". Policia e paditi zotin Basha për thirrje të dhunshme dhe prokuroria nisi hetimin penal.

KQZ, debate të forta pas kërkesës së maxhorancës për shtyrjen e afatit të rregjistrimit të koalicioneve në zgjedhje, por nuk merr vendim

Posted: 20 Apr 2017 06:57 AM PDT

KQZ, organi i vetëm që administrion proceset zgjedhore në Shqipëri, është përfshirë nga polemikat pas kërkesës të PS dhe LSI për shtyrjen me një javë të afatit të rregjistrimit të koalicioneve zgjedhore, kërkesë që ka ngjallur kundërshtimin e ashpër të opozitës.
Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji, në emër të koalicionit propozues, argumentoi se kërkesa edhe pse është në tejkalim të Kodit Zgjedhor, do të jetë një mundësi për opozitën që ti bashkohet procesit zgjedhor.
Ivi Kaso, në emër të PD-së,e konsideroi krejtësisht absurde këtë kërkesë.
Debatet mes tyre kanë vijuar pasi edhe për antarin e KQZ-së, Klement Zguri, kërkesa e PS dhe LSI është në shkelje të plotë të kushtetutes, ligjit zgjedhor, por edhe cënues i standartit të zgjedhjeve.
Pavarësisht debateve KQZ nuk mori vendim. Por kreu i komisionit Denar Biba tha se procesi i zgjedhjeve do të cënohet. “Do të ketë proces, por jo zgjedhje” tha zoti Biba.

Zgjedhja e presidentit, dështon dhe mundësia e dytë

Posted: 20 Apr 2017 06:19 AM PDT

Parlamenti shqiptar ka konsumuar të enjten pas sukses edhe mundësinë e dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Edhe në këtë seancë nuk u paraqit asnjë kandidat. Sipas ligjit shqiptar seanca megjithatë quhet e ezauruar. Ky zhvillim ishte i pritshëm. Maxhoranca thotë se po përpiqet të bindë opozitën të përfshihet në diskutime për gjetjen e një presidenti konsensual. Kjo u përsërit me këmbëngulje të enjten në seancë plenare nga kryeministri Edi Rama. “Ne kemi hyrë për bashkëpunim, konsensus dhe dialog” tha nga ana e  tij edhe kreu i parlamentit Ilir Meta pas seancës. Por nga ana e saj opozita nuk ka reaguar. Seanca e rradhës pritet të zhvillohet të enjten e ardhshme më 27 prill në orën 15. Ndërkohë në media spekullohet me emra të ndryshëm kandidatësh, por ata duken më tepër si krijime mediatike se propozime konkrete.

Serbi; Protestat kundër Vuçiç

Posted: 20 Apr 2017 05:43 AM PDT

Pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, disa qindra njerëz morën pjesë në protestën në Beograd të mërkurën mbrëma. Ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet. Demonstratat kundër, "diktaturës" sic shprehen te pranishmit kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale. Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçic, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”. Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë sonte.

SHBA; Administrata Trump për Iranin

Posted: 20 Apr 2017 05:36 AM PDT

Administrata Trump duket se ka ndërmend të ndryshojë krejtësisht linjën e politikës së jashtme në raport me Iranin, ndërsa në një konferencë për mediat, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është shprehur se qeveria iraniane po kryen veprime provokuese që rrezikojnë të destabilizojnë Lindjen e Mesme, duke prekur kështu jo vetëm interesat e Shteteve të Bashkuara, por edhe të mbarë botës. Numri një i diplomacisë amerikane nuk kurseu as akuzat e ashpra, ndërsa e cilësoi Iranin si shtetin lider në financimin e terrorizmit. Kryediplomati tha gjithashtu se përballë një situatë të tillë, Uashingtoni nuk do të rrijë duarkryq dhe se po përgatit një plan veprimi. "Provat janë të qarta. Veprimet provokuese të Iranit kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, rajonin dhe botën. Administrata Trump aktualisht po bën një rishikim gjithpërfshirës të politikave që kemi ndjekur me Iranin dhe sapo të kemi dalë në konkluzione, do të njotojmë linjën që do të mbajmë në të ardhmen, tha Tillerson. . Më tej, ai kritikoi edhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, marreveshje e cila i ndaloi Teheranit zhvillimin e programeve për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në mbyllje, Sekretari amerikan i Shtetit nënvizoi se me këto ritme, qeveria iraniane do të rreshtohet përkrah qeverisë koreano-veriore.

Protestat kundër Presidentit në Venezuelë

Posted: 20 Apr 2017 05:31 AM PDT

Mijëra qytetarë në Venezuelë kanë protestuar kundër Presidentit, Nicolas Maduro, ndërsa gjatë demonstratave janë regjistruar të paktën tre viktima dhe dhjetëra të plagosur. Në rradhët e viktimave përfshihen dy studentë që kishin dalë për të protestuar, si dhe një anëtar i gardës kombëtare. Përplasjet kanë qenë mjaft të dhunshme. Demonstruesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave të sigurisë, ndërkohë që numërohen dëme të konsiderueshme si pasojë e zjarrvënieve dhe shkatërrimit të objekteve të ndryshme. Nga ana tjetër, edhe autoritetet kanë reaguar për të shpërndarë protestën ndërsa përdorën gazin lotsjellës dhe mjete të tjera. Nga ana tjetër, Presidenti Maduro mbajti një takim me mbështetësit e tij. Kreu i qeverisë fajësoi opozitën për viktimat, ndërsa tha se do të kërkonte arrestimin e liderëve opozitarë.Venezuela ka shënuar një rënie katastrofike në ekonomi. FMN ka parashikuar që inflacioni të arrijë në nivelin rekord , ndërkohë që në vend ka mungesë furnizimi edhe për ushqimet baze. Probleme të tjera madhore mbeten shkalla e lartë e kriminalitetit dhe korrupsioni.

Një bombë artizanale shpërthen në Athinë

Posted: 20 Apr 2017 05:27 AM PDT

Një bombë artizanale ka shpërthyer jashtë një banke në qendër të Athinës. Sipas policisë greke,çdo gjë ka nisur pak mbas orës 22:05, sipas orës lokale, kur një person ende i panjohur, për të cilin policia thotë se është terrorist marksist, telefonoi në redaksinë e një faqeje interneti lajmesh, për të paralajmëruar se një bombë do të shpërthente në filialin e “Eurobank” në qendër të Athinës, duke dhënë 35 minuta kohë për evakuimin e zonës. Policia që mbërriti menjëherë në zonë, mundi të gjejë mekanizmin shpërthyes, i cili ishte lënë në hyrje të bankës, prej dy personave të maskuar. Bomba shpërtheu në momentin që terroristët kishin paralajmëruar. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm dhe dëmtoi fasadën e bankës si dhe xhamat e dyqaneve pranë filialit të bankës.

Zgjedhjet në Kavajë, Shehi i PS përballë Hakës të kandiduar nga zgjedhësit

Posted: 20 Apr 2017 04:47 AM PDT

Astrit Muharrem Haka dhe Klodian Agron Shehi do të jenë dy kandidatët që do të garojnë për kreun e Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 maj. Emrat e tyre u bënë të ditur të enjen në KQZ ku u prezantua fleta e votimit. Zoti Haka është kandidat i propozuar nga zgjedhësit, ndërsa zoti Shehi kandidat i propozuar nga PS. Opozita ka deklaruar se nuk do të marri pjesë në zgjedhjet lokale në Kavajë. Edhe LSI deri tani pjesë e maxhorancës ka deklaruar se nuk do të paraqesi kandidat. Pavarësisht këtyre zhvillimeve  zgjedhjet në Kavajë do të jenë në qendër të vemendjes së politikës. Dikur i konsideruar bastion i PD, në dy zgjedhjet e fundit atje kanë fituar kandidatët e zgjedhur nga e majta. PD dhe opozita ka deklaruar se atje kanë fituar njerëz të inkriminuar të cilët ligji i dekriminalizimit i ka ndaluar. Ish kreu i Bashkisë Elvis Roshi, u ndalua ligjërisht të vazhdonte të ushtronte detyrën. PD dhe opozita kanë paralajmëruar më 7 maj, ditën e zgjedhjeve mbajtjen e një proteste masive në Kavajë. Por maxhoranca nga ana e saj është e bindur në fitore.

Rama : Nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria!

Posted: 20 Apr 2017 04:38 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama hodhi poshtë insinuatat për mundësinë e destabilizimit të Shqipërisë për shkak të marrëdhënieve të tensionuar mes maxhoancës dhe opozitës. “Të gjithë kërcënimet, insinuatat për të thënë se nëse PD nuk hyn në zgjedhje do të ndodhë ndonjë hata janë shprehje e të mbyturit që do të mbysë të gjithë. Nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria! Nuk jemi në 1997!” tha zoti Rama duke folur të enjten në parlamentin shqiptar. ” Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku gjithçka mund të ndodhë. Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë veç atë që përcakton Kushtetuta” shtoi më tej ai.
Zoti Rama shpjegoi motive e letrës që koalicioni ASHE i ka dërguar KQZ, për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Sipas tij ajo ishte “Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore, por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri në fund ti japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje”. Sipas zotit Rama “Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht. E kemi bërë për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku nuk e kemi futur ne! Eshtë futur vetë në çadër!” tha zoti Rama.

Ekonomi për RTSH: Turizmi – kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare

Posted: 20 Apr 2017 04:09 AM PDT

Me rreth 267 mijë të punësuar direkt dhe indirekt, turizmi  cilësohet si një nga punëdhënësit më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Ai jep gjithashtu edhe një kontribut të konsiderueshëm në prodhimin kombëtar të vendit. Këto janë vlerësimet që Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizimit dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi ka bërë për këtë industri, në një intervistë të posaçme për Radio Televizionin Shqiptar. Zonja Ekonomi shton se vendi ka nevojë për investime në sektorin e akomodimeve turistike, sepse kapacitetet janë ende nën nivelin e ofertës turistike. Sipas "Turizmi është një veprimtari ekonomike që nuk mund të bëhet nga Qeveria, por është sipërmarrja private që ka një rol shumë të rëndëisishëm". Ajo mendon se ulja e TVSH-së për njësitë akomoduese pritet të sjellë uljen e çmimit të këtyre njësive për pushuesit shqiptarë dhe të huaj. Intervistën e ka realizuar gazetari i RTSH Bardhi Sejdarasi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more