Skip to main content

Tirana Observer: “Numri i këmbës tregon se sa gjatë do të jetoni…” plus 9 more

Tirana Observer: “Numri i këmbës tregon se sa gjatë do të jetoni…” plus 9 more


Numri i këmbës tregon se sa gjatë do të jetoni…

Posted: 23 Apr 2017 09:03 AM PDT

Disa studiues suedez janë me mendimin se numri i këpucës tregon edhe jetëgjatësinë e njeriut.

Studimet në këtë drejtim kanë filluar që në vitin 1987, dhe pjesë e tyre kanë qenë 800 njerëz, të gjinisë mashkullore dhe femërore. Kërkimet e fundit, të përsëritura dy vite më parë, morën në analizë mijëra burra e gra.

Në përfundimet e tyre, shkencëtarët suedezë, ndajnë bindjen se numri i këpucëve mund të lidhet drejtpërdrejt edhe me jetëgjatësinë e njeriut, por sipas tyre, jeta mund të zgjatet edhe më shumë në varësi të ushqimit.

Ata pretendojnë se kanë arritur një klasifikim të jetëgjatësisë në bazë të numrit të këpucëve.

Tek femrat:

Numri 35: 64-69 vite

Numri 36: 70-76 vite

Numri 37: 77-82 vite

Numri 38: 78-84 vite

Numri 39: 73-75 vite

Numri 40: 70-72 vite

Numri 41: 67-70 vite

Numri 42: 66-69 vite

Tek meshkujt:

Numri 41: 73-77 vite

Numri 42: 75-82 vite

Numri 43: 74-79 vite

Numri 44: 67-72 vite

Numri 45: 66-69 vite.

Kivanc Tatlitug u vendos kushte regjizorëve për serialin e ri ‘Cesur ve Güzel’

Posted: 23 Apr 2017 08:01 AM PDT

Kur është fjala për aktorin më të paguar në Turqi, nuk është ҫudi që kushtet e kontratave të fillojë dhe t'i shkruajë vetë. Por kushtet e Kivancit, këtë herë ishin vërtet të jashtëzakonshme.

Mediat turke e quajnë "të guximshëm" veprimin e aktorit të njohur turk, duke ia përshtatur emrit që mban ai në serialin që po luhet aktualisht në Turqi, së bashku me aktoren Tuba Buyukustun, "Cesur ve Güzel" (Guxim dhe Bukuri – Kivanc luan rolin e Cesur.) Ҫfarë bëri këtë herë Kivanc?

Në kontratën e firmosur para se të niste xhirimet seriali, Kıvanc Tatlitug kishte kërkuar disa kushte specifike. Aktori kryesor i shumë serialeve në Turqi u kërkoi producentëve që të mos punonte në ditën e ditëlindjes së tij dhe bashkëshortes Başak Dizer, njëkohësisht edhe në ditën që do të përkonte me përvjetorin e tyre të martesës, por edhe në raste të jashtëzakonshme.

Kjo marrëveshje, sipas mediave turke, është pranuar nga drejtuesit e serialit për aktorin e njohur, i cili punon vetëm 4 ditë në javë.

Nis fushata, fëmijët e lindur në vitet 1980-1990 duhet të rivaksinohen

Posted: 23 Apr 2017 07:57 AM PDT

Rasti u skedua si "i importuar nga Franca" dhe kjo duket se i vuri kapak problemit, por nuk zgjati shumë.

Një vit më pas frika e përhapjes së fruthit është shfaqur sërish në horizont, duke vënë në lëvizje strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe kësaj radhe në fokus janë vënë të lindurit nga viti 1980 deri në 1990. Kjo jo pa qëllim.

Këto grupmosha, pavarësisht supozimit se duhet të ishin imune, rezultojnë të pambrojtura nga fruthi për shkak se vaksinat e përdoruara asokohe kanë qenë të skaduara.

Prej disa javësh punonjës nga qendrat shëndetësore kanë nisur të trokasin në çdo derë, duke bërë thirrje për rivaksinimin e grupmoshave nga 27 deri në 37 vjeç.

Kjo konfirmohet edhe nga shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Sipas saj, për shkak të mosfunksionimit si duhet të zinxhirit ftohës, të gjithë të lindurit nga 1980­1990 duhet që të rivaksinohen, pasi rrezikojnë që të preken nga sëmundja e fruthit. Në këtë periudhë thekson Bino, ka pasur raste që janë infektuar, pavarësisht se e kanë pas bërë vaksinimin.

"Kemi miratuar një udhëzim, mbi bazën e të cilit të gjithë grupmoshat që kanë lindur në vitet nga 1980 deri në vitin 1990, të cilët nuk janë rivaksinuar kundër fruthit duhet që të rivaksinohen. Udhëzimi është miratuar para 6 muajve nga Instituti i Shëndetit Publik sepse ajo periudhë, pra nga 1980­1990, ka pasur mbulesë të dobët vaksinale. Kemi pasur raste me fruth që nuk kanë qenë të mbrojtur, pavarësisht vaksinimit sepse nga viti 1980 deri në 1999 nuk ka funksionuar si duhet zinxhiri ftohës", shprehet shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik shkruan 'Panorama'.

Kjo fushatë e ndërmarrë nuk është e vetmja. Edhe më herët ka pasur nisma të tilla, por mbulesa e ulët vaksinale e kësaj periudhe, si edhe alarmi që është ndezur në vendet e rajonit e kanë vënë Ministrinë e Shëndetësisë sërish në gjendje alerti.

Bino thotë se rikthimi i fushatës është i lidhur me rastin e regjistruar së fundmi në vendin tonë. Duke qenë se bëhet fjalë për një të infektuar me datëlindje në 1985, kjo ka shërbyer si një tregues më tepër se vaksinat e bëra në atë periudhë nuk kanë dhënë efektin që duhet të jepnin. "Nisma ka ardhur sepse vjet kemi pasur një rast të importuar me fruth, i cili ka qenë i kësaj datëlindjeje dhe është infektuar në Francë. Pra, kjo është diçka të cilën ne po e monitorojmë prej vitesh. Jemi rikthyer për rikujtesë. Vaksinat në ato vite nuk janë ruajtur siç duhet. Nuk funksiononte zinxhiri ftohës", thekson më tej Bino.

Duke mos dashur të shkaktojë panik në popullatë, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP sjell në vëmendje vitin 1989, kohë kur Shqipëria është përballur me epidemi fruthi që ka zgjatur deri në vitin 2000.

"Ndaj edhe kanë nisur fushatat e vaksinimit dhe ata persona që nuk janë rivaksinuar në këto fushata duhet që ta bëjnë tani. Nuk është një gjë që ka nisur sot, pasi kemi 15 vite që punojmë për këtë".

Spartak Ngjela kometon protestën e opozitës: Berisha do tentojë destabilizimin e Shqipërisë, por…

Posted: 23 Apr 2017 07:52 AM PDT

Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi në Facebook, komenton protestën e nesërme të opozitës, e cila sipas tij, është një protestë që do të tentojë të provokojë trazira në Shqipëri. Duke bërë përgjegjës për këtë tentativë të re të destabilizimit të vendit, ish-kryeministrin Sali Berisha, Ngjela shton se të gjitha këto lëvizje ai i bën ngaqë do t'i fshihet vetingut. Por, siç shton avokati, këtë do ta ketë të pamundur, pasi reforma në drejtësi ka mbështetjen e amerikanëve.

STATUSI I PLOTE I NGJELES

A ka mundësi që të destabilizohet Shqipëria si pasoje e një "revolte" që po duan të bëjnë nesër të korruptuarit e elitave politike që janë të kërcënuar nga Reforma në Drejtësi. Kur një shoqëri fillon procesin për rikrijimin moral të shtetit të vet, gjithçka në fillim duket se po shkon në një krizë shpërthyese. Por ky është vetëm iluzion, dhe një fenomen shqetësimi primar, që e kanë kaluar të gjitha shoqëritë moderne kur e kanë filluar këtë proces. Procesi për rikrijimin moral të një shteti nuk mund të jëtë fare një proces i thjeshtë, sepse, në këtë rast, kur flitet për një akt moraliteti në një shtet, kuptohet se reforma ka nisur ngaqë ai shtet është një shtet i pamoralshëm. Shteti shqiptar është një i tillë, dhe prandaj kërkon të reformohet moralisht. Dhe, para së gjithash, moral për një shtet dhe një shoqëri do të thotë drejtësi.

Il.

Procesi i një katarsisi të tillë është shqetësues në fillim, por optimistik më pas. Ai është shqetësues deri në disekuilibrim mendor vetëm për personat që, si të përfshirë në abuzimin shtetëror që po goditet, janë objekt i goditjes penale.

Por, si po përjetohet në Shqipëri sot fillimi i këtij procesi që ka në qëllimin e vet ristrukturimin moral të shtetit shqiptar?

Ka një shqetësim të përgjithshëm i cili është brenda normales. Ky shqetësim normal në botën intelektuale që kërkon progres moral në shtetin shqiptar, është pritje drejt të mirës. Kurse shqetësimi i botës së abuzimit shtetëror, që janë të korruptuarit e identifikuar, është në fakt një prishje e ekuilibrit mendor të tyre. Kështu spikat të jetë i gjithë grupi Berisha. Kjo çoroditje mendore, i hedh këta në kërkesën për destabilizim shoqëror të Shqipërisë. Por, në fakt, kjo është një kërkësë e dëshpëruar, sepse nuk ka asnjë sens demokratik dhe asnjë sens moral, pikërisht për kohën kur ajo ngrihet.

Ndërkohë, ndërkombtarisht, nga poltika amerikane dhe poiltika gjermane, revoltat që kërkon të bëjë Partia Demokratike, janë cilësuar si një frikë që kanë liderët e korruptuar nga Reforma në Drejtësi. Për opinonin publik shqiptar kjo është qartësim i të ardhmes së vet demokratike.

Është kjo kërkesë që nesër bën provën e parë të forcës. Por a do të mund ta arrijnë destabilizimin ose përplasjen shoqërorë në Shqipëri? Këta që e kanë nisur, kanë shpresë që "Po", por, po ta shohësh me qetësi duhet të pyesësh: Cili është motivi që masivisht shqiptarët duhet të ngrihen sot në një revoltë masive? Në dukje nuk ka asnjë motiv, sepse, para së gjithash, motivi duhet të jetë interes. Ata që kërkojnë revoltë revolucionare, nuk iu kanë dhënë shqiptarëve asnjë lloj motivi, që të përbënte interes të përgjithshëm. Nëse nuk ka të pjekur realisht një interes të përgjithshëm ku njerëzit të shpresojnë në ndërtimin e një jetë me kamje, kurrë nuk mund të pritet një revoltë e gjerë popullore. A kanë shpresë liderët e korruptuar te ndihma që mund t'iu japë këtyre Moska, Beogradi ose Athina në dëstabilizimin e Shqipërisë? Berisha kuptohet se, si në jerm që është, e ka këtë shpresë. Këtë

shpresë mund ta ketë edhe Dulja, por është e kotë. Shqipëria është zonë e influencës amerikane, dhe shteti shqiptar është i motivuar që të godasë. Përsa i përket Moskës, kjo edhe mund të ndihmojë për arritjen e këtij destabilizimi, por nuk ka fuqi; kurse Beogradi tani dallon që është inaktiv kundrejt Shqipërisë. Athina nuk di se ku ka

kokën ë vet, dhe nuk ka më potencë në Shqipëri.

Nesër gjithçka është përballja e korrupsionit me shtetin aktual shqiptar. Shteti shqiptar ka përkrahjen amerikane dhe gjermane. Sidomos, përkrahja amerikane, e bën "revoltën Berisha" një ndërmarje fëminore dhe pa asnjë peshë, sepse, për faktin që në Ballkanin Perëndimor pleksen interesat e medha perëndimore kundër Rusisë, nuk mund të kenë dot fuqi destabilizuese disa forca antiamerikane të cilat realisht as që e kanë dot një kurajë minimale për të thënë të vërtetën e revoltës së tyre. Po qeveria aktuale shqiptare në Tiranë? Qeveria aktuale shqiptare, e ka firmosur marrveshjen më poltikën amerikane dhe gjermane për Reformën shqiptare në Drejtësi, dhe e ka përkrahjen e plotë amerikanë, në një kohë që Amerika aktualisht është prezente me trupa dhe ekspertë në Shqipëri dhe në Kosovë. Sigurisht që kjo është garanci e sigurt e stabilitetit shqiptar.

Askurrë në histori, interesi i një grusht njerëzish nuk është motiv mbarëshoqëror. Sot shumica e shqiptarëve shpreson te reforma për moralitetin e shtetit shqiptar, aq më tepër kur janë të bindur se kjo reformë po drejtohet nga perëndimorët në përgjithësi, e veçanërisht nga një impenjim i hapur amerikan dhe gjerman njëherësh. E gjthë kjo, pasi e ka çuar Berishën dhe grupin e tij në dëshpërim, nuk i jep atij asnjë mundësi reale për të destabilizuar Shqipërinë, sepse, po kjo i ka çuar njëherësh shqiptarët në aptimizmin e pritjes së progresit të tyre.

Rruga e Saliut është një rrugë pa krye, por duhet të kujtohemi se është një rrugë e zgjedhur nën presionin e vazhdueshëm që ka pasur psikika e tij nga ndëshkimi dhe shpronësimi që mund dhe duhet t'i vijë nga Reforma në Drejtësi.

 

Nga “hashashi” tek e ish e dashura kosovare, rrëfimi ndryshe i kryebashkiakut Veliaj

Posted: 23 Apr 2017 07:43 AM PDT

Një intervistë ndryshe nga kornizat e të zakonshmeve, me rrëfime krejt të veçanta dhe gjëra që s'i kishit dëgjuar kurrë nga goja e një kryebashkiaku. Kështu mund ta cilësojmë intervistën e dhënë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për emisionin "Me Shukin" në RTV Dukagjini të Kosovës.

Veliaj ka ndarë disa sekrete të vogla, siç është një e dashur kosovare kur jetonte atje, deri tek provimi i hashashit. "Kam pasur motit, kur kam jetuar në Kosovë, në 1999-2000", – thotë kryebashkiaku në minutën 25.50 të intervistës.

Gazetari e pyet Veliajn edhe për legalizimin e drogës dhe kryetari i bashkisë thotë se shoqëria dhe vendi nuk është gati për këtë hap. "A e ke provuar ndonjëherë barin", e pyet Shuki duke e vënë dukshëm në vështirësi Veliajn.

"Unë e kam provu, s'jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë", thotë Veliaj. Kruan zërin dhe krijohet një farë pauze. Kryebashkiaku vazhdon: "Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka një qeveri që e promovon aktivisht. Unë mendoj që problemin do ta zgjidhte legalizimi në Itali, se kështu do të binte oferta. Nuk jam për legalizim në Shqipëri, se ne nuk menaxhojmë dot eksesin".

Veliaj nuk e fshehu dëshirën për të marrë edhe një mandat të dytë si kryebashkiak i Tiranës për të vazhduar të punojë fuqishëm. "Unë kam edhe dy vjet mandat. Me ligjin e ri kryetari i Bashkisë mund të kandidojë deri në 3 mandate. Nëse populli ma jep pëlqimin, do të vazhdoja me kënaqësi ti shërbeja Tiranës".

Duke folur për të drejtat e komunitetit "gay" në Tiranë, kryetari i bashkisë thotë se "ne kemi një nga qytetet më të hapura në rajon. Ne kemi një strehë për komunitetin, që unë e kam mbështetur që kur kam qenë ministër i Mirëqënies Sociale. Jam kundër diskriminimit e dhunës, mendoj që se ça bën secili në privatësinë e vet, është punë e vet".

 

Shefit të Krimeve i gjenden 66 mijë euro akte noteriale, nën akuzë për korrupsion

Posted: 23 Apr 2017 07:15 AM PDT

Pak ditë pas komunikimit të masës së sigurisë arrest shtëpie për ish-shefin e krimeve të komisariatit nr.2, në Tiranë, Dritan Metani, prokuroria dhe Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kanë zbardhur disa detaje të hetimit.

Paratë që dyshohet se Metani mund t'i ketë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm korruptiv nga funksionet në polici, sipas hetuesve i kamuflonte me shit-blerje së automjeteve.

Ky fakt është konfirmuar nga gjetja në banesën e Metanit të 5 akteve noteriale të huadhënies dhe shit-blerjes së makinave.

Në total vlera e këtyre akteve sipas burimeve të policisë arrinte në 66.200 euro.

Kjo shumë parash sipas hetuesve, nuk është e justifikuar, ç'ka ka bërë që të ngrihen dyshime se Metani, ka kryer vazhdimisht veprime korruptive.

Hetimi ka zbuluar se Metani vartësi i tij, Gojart Bushi, kishin marrë takime me pronarët e dy lokaleve në kryeqytet.

Dy sipërmarrësit kishin ngritur tenda pa leje në territorin që kontrollonin Metani e Bushi dhe gjatë hetimeve kanë pohuar se kanë pasur kontakte me dy drejtuesit e policisë.

Pas hetimeve të kryera janë ngritur dyshime se Metani e Bushi i kishin lejuar qëllimisht tendat në kundërshtim me ligjin.

Gjatë vitit të kaluar të dy këta efektivë kishin referuar në prokurori vetëm një rast të ngjashëm. /Tv klan

Protesta/ Ja akset rrugore që do bllokojë PD nesër

Posted: 23 Apr 2017 07:01 AM PDT

Zbardhen akset rrugore që lidhen me Tiranën, të cilat do të bllokohen nga Partia Demokratike nesër ora 11:00 deri në 12:00.

Shqiptarja.com ka mësuar se do të jenë të paktën pesë pika strategjike ku opozita do organizojë protestuesit e saj, duke ngarkuar edhe deputetët përgjegjës për zhvillimin e këtij tubimi, ndonëse policia e ka quajtur të paligjshme.

Të angazhuar si përgjegjës të protestës janë deputetët Arben Ristani, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

Në rrethrrotullimin e Plugut do të jetë Arben Ristani me deputetët e qarkut të Fierit.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit protesta do të organizohet nga Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Arbjola Halimi, Eleni Qirici dhe Gjergji Papa.

Tek rrethrrotullimi i Milotit deputetët Aldo Bumçi, Albina Dede, Helidon Bushati, Irma Kopliku dhe Alban Zeneli.

Bllokimi i sheshit "Shqiponja" i është lënë deputetëve Edi Paloka, Gert Bogdani, Florjon Mima, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dhurata Çupi, Myqerem Tafaj, Gjovalin Bzheta, Mimoza Hajdarmataj.

Ndërsa te mbikalimi te Shkolla Teknologjike do të jenë deputetët Flamur Noka, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Astrit Patozi, Igli Cara, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Ndërsa vijimit të protestës në çadër PD do t'ia besojë deputetëve Jorida Tabaku, Genc Ruli, Arben Imami dhe Ridvan Bode.

Rrugët që bllokohen nga PD nesër

-Rrethrrotullimi i Milotit

-Sheshi "Shqiponja"

-Rrethrrotullimi i Bradasheshit

-Mbikalimi te Shkolla Teknologjike

-Rrethrrotullimi i plugut

Pranimet për në universitete me kritere të reja

Posted: 23 Apr 2017 06:50 AM PDT

Ndryshe nga një vit më parë, të gjithë maturantët që do të ndjekin vitin akademik 2017-2018, mund të regjistrohen dhe çregjistrohen automatikisht nga një program studimi që del fitues në një nga 10 degët e preferuara.

Kjo mundësi që u jepet maturantëve pritet t'i japë fund dhe amullisë që u shkaktua një vit më parë.

Tv Klan mëson se Ministria e Arsimit do e pranojë këtë kriter te vendosur automatikisht nga Universitetet.

Madje më herët edhe ministrja e Arsimit në takimet me maturantët në vend ka pranuar që do e merrte në shqyrtim këtë kriter.

Udhëzimi i ri për pranimet në Universitete pritet të miratohet brenda kësaj jave.

Një udhëzim i  një viti më parë nga Ministria e Arsimit,  maturantët  që rezultonin fitues në një degë të caktuar, nuk mund të çregjistroheshin për t'u pranuar në një tjetër degë  në raundin e dytë apo të tretë të regjistrimeve.

Për dekanët e fakulteteve ky udhëzim ishte një cënim që u bëhej maturantëve në të drejtën e tyre për të zgjedhur një nga 10 degët më të preferuara.

Ligji i arsimit të lartë i jep të drejtë fakultetit që të vendosë në autonomi të plotë kriteret e pranimeve.

E dini pse nuk ka pasaportë mbretëresha Elisabeth?

Posted: 23 Apr 2017 06:29 AM PDT

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të 91-të por nuk mund të provojë moshën e saj në pasaportë.

Elisabeth II nuk ka një të tillë dhe nuk ka as patentë. Në fakt mbretëreshës nuk i duhet të vërtetojë identitetin e saj  ndonjëherë.

Monarkja ka vizatuar një sërë vendesh se çdo mbret tjetër, me një shifër prej 116  të tilla. Por ajo nuk ka nevojë të ketë dokumente udhëtimi.

Edher pse zyrtarët e tjerë të mbretërisë, si Princi Çarls apo Duka i Edinburgut kanë një pasaportë, mbretëresha është e vetmja e përjashtuar nga ky rregull. Dhe kjo për të vetmen arsye, se është ajo vetë autoriteti që i lëshon ato.

Faqja e parë e të gjitha pasaportave britanike lexon: "Sekretari i Shtetit i Madhërisë së Mbretërisë së madhe kërkon dhe i kërkohet në emër të Madhërisë së saj, të gjitha atyre që janë të shqetësuar që të lejojnë mbartësin e saj të kalojë lirshëm pa pengesë dhe t'i japë bartësit ndihmën dhe mbrojtjen sipas nevojës".

Teksa mbretëresha mund të kalojë lirshëm mes vendeve, ajo gjithashtu mund të ngasë makinën pa nevojën e një patente. Sipas ligjit britanik, monarkja nuk ka nevojë për patentë, pasi ajo i lëshon edhe ato.

Mbretëresha në fakt i jep makinës që prej 72 vjetësh, që kur ka mësuar në moshën 19-vjeçare.

Pasioni i saj për drejtimin e makinës është dokumentuar për vite me radhë nëpërmjet fotove ikonike me makinën e saj të shtrenjtë Range Rover.

Rama e ironizoi nga Finiqi, reagon Dule: Kryeministri vuan nga sindroma “hubris”

Posted: 23 Apr 2017 06:07 AM PDT

Pas ironisë dhe batutave qe shkëmbeu kryeministrit Edi Rama me banorët në Finiqi për Vangjel Dulen, vjen dhe reagimi i kreut të PBDNJ-së.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Dule shkruan se thëniet e Ramës sot ishin simptoma klasike të "sindromës hubris", që sipas tij janë "sëmundje" të rrezikshme të politikanit në pushtet.

"Të thënat e sotme të z Rama- simptoma klasike e "sindromës hubris". "Sëmundjes" më të rrezikshme të politikanit në pushtet sipas lordit Owen", shkruan Dule.

Rama ironizoi sot Dulen para banorëve të fshatit Aliko në Finiq se kreu i PBDNJ-së i ishte bashkuar çadrës.

"Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ça bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se 'na morën Jorgon'. Se i çon sms Vangjeli.

Ça bën Vangjeli në çadër? (Fle gjumë iu përgjigjën banorët). Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Por ka ikur në drejtim të paditur, ia ka marrë mendjen shejtani. Vetëm ju të Kishës mund ta sillni në rrugën e Zotit", tha Rama.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more