Skip to main content

Tirana Observer: “Shtyrja e afatit të koalicioneve, Meta: Për t’i dhënë kohë PD-së” plus 9 more

Tirana Observer: “Shtyrja e afatit të koalicioneve, Meta: Për t’i dhënë kohë PD-së” plus 9 more


Shtyrja e afatit të koalicioneve, Meta: Për t’i dhënë kohë PD-së

Posted: 19 Apr 2017 09:26 AM PDT

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka thënë se kërkesa për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve është bërë për t'i dhënë kohë Partisë Demokratike të reflektojë dhe të vendosë të hyjë në zgjedhje.

Nga qyteti i Fierit, Meta ka thënë se më i rëndësishëm se e ardhmja e koalicionit PS-LSI është mbarëvajtja e zgjedhjeve.

"Partia Demokratike dhe shumë parti të opozitës nuk janë regjistruar në KQZ, ndaj dhe kërkesa jonë për regjistrimin e afati të ri është bërë për t'i dhënë kohë opozitës për një provë transparente", – u shpreh Meta.

Në një konferencë të posaçme shtypi, Meta i ka mëshuar sërish idesë së bashkëpunimin me opozitën duke e konsideruar këtë kërkesë të mazhorancës si përpjekje që synon të përfshijë edhe Partinë Demokratike në zgjedhje.

"Besoj që çdo përpjekje që synon t'i japë opozitës mundësi që të përshihet në procesin zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme duhet konsideruar si pozitive. Dihet që PD dhe shumë parti opozitare nuk janë regjistruar në KQZ as si subjekte dhe as si koalicion ndaj unë besoj se kjo përpjekje për të vendosur një afat të ri për regjistrimin e partive dhe koalicioneve është një kontribut që jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe një mundësi për të gjithë që të kontribuojmë për një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme", deklaroi Meta.

Ai theksoi se "kjo është një përpjekje për t'i dhënë më shumë kohë jo vetëm PD-së por edhe partive të tjera të opozitës për shkak të zhvillimeve të deritanishme për të bërë përfundimisht jo vetëm regjistrimin por edhe koalicionet".

McCain flet pas vizitës në Tiranë: Qeveria tregoi vullnet për dialog me opozitën

Posted: 19 Apr 2017 08:59 AM PDT

Pak ditë nga vizita në Tiranë e senatorit amerikan John McCain në Washington publikohet një deklaratë ku thotë se në takimet që ka pasur me kryeministrin Rama ka treguar vullnet për një dialog me ndërmjetësim ndërkombëtar.

"Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e PD-së Lulzim Basha u inkurajova me gadishmërinë e të dy partive për të ndjekur dialogun përmes një ndërmjetësi ndërkombëtar për të punuar për të zgjidhur diferencat e tyre politike.

Gjithashtu jam i lumtur që dëgjova nga të dy liderët se do të marrin në konsideratë vëzhgues ndërkombëtar të procesit zgjedhor  për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Jam i bindur se të gjithë partitë janë të vendosura për forcimin e ligjit, luftës së korrupsionit dhe krijimin e një drejtësie të pavarur. Në këtë rrugë të rëndësishme, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek SHBA si një mik besnik dhe partner.

Aludimet, reagon Berlini: Gabriel përcolli qëndrimin e Gjermanisë

Posted: 19 Apr 2017 08:58 AM PDT

Kërkesa që ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i bëri opozitës në Shqipëri që ajo t’i japë fund bojkotit të Parlamentit ka shkaktuar debat në Shqipëri.

Në disa artikuj në shtyp dhe në forume në internet kjo kërkesë po karakterizohet si kërkesë që buron nga përkatësia e ministrit të Jashtëm gjerman në partinë socialdemokrate gjermane. Sugjerohet se ajo duhet parë si një pozicion partiak i ministrit Gabriel dhe jo si pozicion i qeverisë gjermane.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj pyetjes së Deutsche Welles, nëse në deklaratën e ministrit të Jashtëm Gabriel për opozitën në Shqipëri kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë gjermane ndaj zhvillimeve në Shqipëri apo me një deklaratë nga pozita partiake të ministit të Jashtëm gjerman.

Nga Ministria e Jashtme gjermane iu transmetua sot (19.04.2017) Deutsche Welle-s se kërkesa e ministrit të Jashtëm Gabriel ndaj opozitës shqiptare për t’i dhënë fund bojkotit të Parlamentit dhe që opozita të shfrytëzojë rrugët e parashikuara në kushtetutën e Shqipërisë është qëndrimi i Qeverisë Federale gjermane.

Digjet raundi i parë, s’ka asnjë kandidat për President

Posted: 19 Apr 2017 08:56 AM PDT

Është mbledhur sot pasdite komisioni i Ligjeve për proceduren e zgjedhjes së presidentit të ri.

Sipas Vasilika Hysit, "deri në këtë moment nuk kemi asnjë kandidaturë të paraqitur, raundi i dytë duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga dita e sotme. Kushtetuta përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të pakten 20 deputetë.

Kandidati për president duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit, të plotësojë formularët e pastërtisë së figurës".

Sipas saj, raundi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat.

Sot Komisioni i dërgon raport parlamentit, ku theksohet se nuk ka asnjë kandidat per President.

Tom Doshi kalon në partinë e Gjinushit, në 18 qershor garon si kandidat i PSD-së

Posted: 19 Apr 2017 08:54 AM PDT

Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi do të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit nën siglën e PSD-së së Skënder Gjinushit.

I përjashtuar nga Partia Socialiste, Doshi duket se e ndjen veten më të sigurtë si kandidat në PSD.

Ndërsa kryetari i kësaj partie Skënder Gjinushi, një prej aleatëve të hershëm të Partisë Socialiste, pritet të jetë kandidat për deputet i socialistëve në Tiranë.

Kjo mundësohet bazuar në marrëveshjen paraprake që ai ka bërë me Ramën.

Sipas gazetës Panorama, PS ka nisur bisedimet me aleatët e tjerë të socialistëve, Petro Koçi, Paskal Milo, Spartak Ngjela, Ervin Mete, Gjergj Koja.

Zbuloni 3 shenjat më tradhëtare të horoskopit

Posted: 19 Apr 2017 08:04 AM PDT

Shpesh shenja e horoskopit mund të flas për detaje të personalitetit të një personi duke i bërë ata më të prirur drejt të mos qenit besnikë. Zbuloni cilat janë 3 shenjat më tradhëtare të horoskopit.

3- Akrepi

Personat e kësaj shenje kanë dëshira të mëdha seksuale dhe kjo mund ta shtyjë akrepin drejt kërkimin fizik nëse pasionet e tyrfe nuk përmbushen në marrëdhënien aktuale. Kur Akrepi sheh diçka që e do, qoftë ose jo në një lidhje ai nuk do të ndalet deri sa ta përmbush qëllimin e tij. Kjo duke përfshirë edhe të qënurit manipulator, nëse i kërkohet.

Nga ana tjetër vlen të thuhet se kur Akrepi është i dashuruar ai është shumë besnik dhe të përkushtuar ndaj sigurisht që kjo mund të bëjë që shpesh tradhëtia të mos ndodhë.

2- Luani

Luani do të jetë në qendër të vëmendjes dhe është tejet e vështirë që ata t'i rezistojnë njerëzve që i trajtojnë si mbretër apo superior. Egoja dhe vetëbesimi i tyre mund t'i bëjë tërheqës në sytë e të tjerëve dhe shpesh ato do ta gjejnë vetën në pozita që mund të rrisin tërheqjen ndaj tyre. Ata mund të rrëmbehen lehtë nëse egoja e tyre llastohet nga ndonjë kërkues potencial. Vetëbesimi i lartë i bënë ata të mendojnë se mund t'ja dalin ta ndajnë dashurinë dhe trupin e tyre me më shumë se një person. Mundësistë paraqiten lehtësisht te Lunani duke qenë persona dhe karaktere të shoqërueshme, shpirti i festës.

1- Shigjetari

Shigjetari është një karakter pafund kureshtar dhe në kërkim të përvojave të reja dhe emocionuese. Ata janë njerëz spontan që nxiten nga vendimet e momentit shpesh pa marrë parasysh pasojat. Një Shigjetar i pakënaqur shpesh do ta tradhëtoi partnerine tyre qoftë me një ose edhe me më shumë persona. Mendimet e tyre moskokëçarëse lidhur me jetën dhe shpirti aventurier i bën ata tërheqës në sytë e të tjerëve. Ata janë të ndershëm më njerëzit që tradhëtojnë duke ia bërë me dije se janë në një marrëdhënie në pyetetn dhe madje do të jenë të hapur për të shpjeguar arsyet.

Shoqata e Hidrokarbureve: Do të rrisim çmimin e karburantit me 6 lekë për litër

Posted: 19 Apr 2017 07:55 AM PDT

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka rivendosur tarifën e rilicencimit të stacioneve të shitjes së karburanteve në 3 milionë lekë për Tiranën dhe 1 milionë lekë për rrethet.

Ky vendim erdhi pasi në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese kishte hedhur poshtë si antikushtetues tarifat e mëparshme prej 5 milionë lekë për Tiranën dhe 2 milionë lekë për rrethet (këto tarifa ishin shumëfishuar në dhjetor 2015, nga përkatësisht 30 mijë dhe 20 mijë lekë).

Kompanitë e hidrokarbureve e kishin kundërshtuar me forcë rivendosjen e kësaj tarife kaq të lartë, së pari me argumentin se ajo është rrëzuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese dhe së dyti koncepti i tarifës është për të mbuluar shpenzimet administrative dhe jo për të vjelë të ardhura.

Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohuan për "Monitor" se sipas llogaritjeve të para, efekti në çmim do të jetë 6 lekë më litër.

"Kjo është një taksë e fshehur dhe do të reflektohet në çmim", thonë burimet nga shoqata, që nuk duket se e ka më vullnetin për ta çuar sërish në Kushtetuese, por do mjaftohen me reflektimin në çmimin e naftës dhe benzinës.

Sipas Shoqatës, është e paprecedentë që të injorohet në këtë mënyrë pushteti gjyqësor, që e ka quajtur antikushtetuese këtë tarifë, pasi shkel parimet e proporcionalitetit dhe të dyti të vendosen tarifa që janë shumëfish më të larta se shërbimi që jepen, kur koncepti i tarifës është të mbulojë shpenzimet administrative që duhen për ofrimin e këtij shërbimi. Shoqata thotë se në takimet që kanë pasur, qeveria nuk ka argumentuar dot në mënyrë proporcionale se çfarë shpenzon më tepër, që në mënyrë proporcionale të arsyetojë rritjen.

Sipas tyre, paguesi fundor i kësaj tarife do të jetë konsumatori, përmes çmimit final të karburantit.

Kjo taksë përcaktohet me vendim nga Këshilli i Ministrave, por të ardhurat që vijnë prej saj përdoren nga bashkitë, ku ajo e Tiranës është përfituesja më e madhe, për shkak të nivelit të lartë, por edhe përqendrimit të pikave në zonën rreth kryeqytetit.

Tarifa

Në dhjetor të vitit 2015, Këshilli i Ministrave vendosi në mënyrë të papritur dhe pa u diskutuar me grupet e interesit, të shumëfishojë pagesën për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet dhe vajrave lubrifikantë, duke e bërë atë 5 milionë lekë, për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë, për bashkitë e tjera. Kjo VKM e dhjetorit 2015 rriti tarifën me 50-fish për Bashkinë e Tiranës dhe 20-fish për bashkitë e tjera. Më parë, tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë.

Operatorët e çuan vendimin në Kushtetuese dhe më 2 nëntor 2016, Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e grupeve të interesit, duke vendosur shfuqizimin e pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj". Gjykata Kushtetuese, me vendimin  86 30/12/2016 e ka quajtur antikushtetues VKM 970 2/12/2015,  me anë të të cilit u shumëfishua tarifa e rimarrjes së lejes së tregtimit.

Gjykata argumentoi se ky veprim është abuziv, tejkalon të drejtën që ligjvënësi i ka dhënë qeverisë dhe kjo është jo proporcionale, pasi kjo tarifë paguhet karshi shërbimit që merr.

Çmimet u rritën ditët e fundit

Aktualisht çmimet e karburanteve në vend luhaten në rreth 170-174 lekë për litër dhe ditët e fundit janë rritur me tre deri në katër lekë për litër, duke bërë që ulja e dy javëve më parë të zgjaste shumë pak. Operatorët pohojnë se ka qenë shtrenjtim i karburantit në tregun ndërkombëtar, ku nafta i kaloi 55 dollarë për fuçi, që ndikoi në këtë lëvizje.

Në këto nivele, Shqipëria hyn në listën e 35 vendeve me çmime më të larta të karburanteve në botë dhe më të shtrenjtën në rajon. Barra e lartë fiskale, ku rreth 60% të çmimit e përbëjnë taksat, është një nga arsyet se pse shqiptarët, që kanë të ardhurat ndër më të ulëtat për frymë në Europë, e paguajnë kaq shtrenjtë arin e zi.

Shi, rrufe dhe dëborë… si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim

Posted: 19 Apr 2017 07:18 AM PDT

Përgjatë 24 orëve të fundit, shumë qytete janë përballur me reshje shiu, në disa prej tyre me intensitet të lartë.

Megjithatë situata duket se do të vijë duke u përmirësuar gjatë orëve në vijim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet e shiut do të jenë më të pakta dhe me kohëzgjatje më të shkurtër. Në disa raste më të rralla mund të ketë edhe rrufe e era të forta.

Në zonat mbi 1 mijë metra, reshjet do të jenë në formë dëbore, me një trashësi deri në 10 centimetra. Dëbora pritet që të ngrijë gjatë natës.

Ndërkohë, të enjten, pritet që reshjet lokale të jenë përgjithësisht me intensitet të ulët, ndonëse gjatë pasdites, disa zona do të përballen me reshje të dendura shiu.

Moti pritet që të përmirësohet përgjatë ditës së premte dhe të shtunën, ku do të ketë largim të reshjeve të shiut, që do të rikthehen të dielën pasdite në zonat veriore.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se përgjatë 24 orëshit në vijim, situata mund të paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe në ato malore./tvklan.al

BSH i shpall “luftë” Euros: Plan për uljen e përdorimit të saj

Posted: 19 Apr 2017 07:17 AM PDT

Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave do të vënë në zbatim një planveprimi për të ulur përdorimin e Euros në ekonominë shqiptare.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, guvernatori Gent Sejko, si dhe drejtori ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koci, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili përcakton planin dhe masat që do të ndërmerren për të dekuruajuar përdorimin e Euros në ekonomi.

Top Channel ka mësuar se plani parashikon ndërhyrje ligjore, të cilat synojnë të ulin rreziqet për sistemin bankar nga "euroizimi".

Një nga masat e diskutuara është ajo që detyron bankat të mbajnë një rezervë më të lartë për aktivet në Euro. Kjo bën që, në rast situatash emergjente, ato të kenë likuiditete të mjaftueshme në monedhën europiane.

Masa e dytë lidhet me ndërgjegjësimin e qytetarëve, për rreziqet që vijnë nga kreditë në Euro përmes një fushate të posaçme. Paralelisht në kontratat e kredive që japin në Euro, bankat do të jenë të detyruara të ilustrojnë me shembuj konkretë sesi rriten këstet që duhet të paguajë një qytetar, nëse Leku zhvlerësohet me një nivel të caktuar ndaj Euros.

Vitin e kaluar, pesha e kredisë në Euro u tkurr sërish, duke zbritur në 56.8 për qind të totalit, pasi thuajse e gjithë kredia e re është dhënë në monedhën vendase. Banka e Shqipërisë thotë se inkurajimi i kredisë në monedhën vendase do të ulë rreziqet financiare, si për individët e bankat, ashtu dhe për ekonominë.

Tjetër operacion antidrogë, kapen 23 thasë kanabisi në Korçë, dy të shoqëruar

Posted: 19 Apr 2017 06:50 AM PDT

Tjetër sasi e madhe droge është kapur nga Policia e Shtetit këtë radhë në Vithkuq të Korçës. Mësohet se janë sekuestruar plot 23 thasë me kanabis.

Sekuestrimi ka ardhur në bazë të aksionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që ka të bëjë me kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në dy ambiente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër në Vithkuq, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri, deklaron zyrtarisht Policia e Shtetit.

Janë shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more