Skip to main content

“Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës ligjëron para studentëve të UShAF” plus 9 more Ferizaj Press

“Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës ligjëron para studentëve të UShAF” plus 9 more Ferizaj Press


Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës ligjëron para studentëve të UShAF

Posted: 26 May 2017 09:17 AM PDT

Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. As. Dr. Afrim Loku, priti sot në takim Profesorin Antonio Sanchez Pozo nga Universiteti i Granadës në Spanjë, i cili më pas mbajti një ligjëratë për studentët e UShAF.

Prorektori Loku u shpreh mirënjohës për vizitën e z. Pozo, si dhe e falënderoi atë që pranoi të ndajë me studentët e UShAF përvojat dhe njohuritë e tij.

Ndërsa, z. Pozo tha se ndihet i nderuar për ftesën dhe mundësinë që iu dha që të ligjërojë para studentëve të këtij universiteti, për të sjellë para tyre përvojën jetësore në arsim dhe njohuritë e fituara gjatë gjithë jetës, për të cilat tha se shpreson që t'iu shërbejnë studentëve në përgatitjen e tyre për profesion dhe jetë.

Gjatë ligjëratës, profesori Pozo i njoftoi ata me disa nga pikat kyqe të lidhjes së pjesëve aplikative dhe atyre shkencore, pasi që kjo është kërkesa e tregut të punës dhe nevojave në gjithë botën e shek. XXI. Po ashtu, ai i njoftoi studentët se si bota ka nevojë për inovacione, të cilat ndërlidhen edhe me shpenzimin e rezervave natyrore të naftës, gasit, etj, dhe theksoi se në në pjesën e hulumtimeve kemi nevojë për çasje të reja në shkencë, të cilat tani janë një domosdoshmëri e kohës.

Antonio Sanchez Pozo është specialist i biokimisë klinike dhe patologjisë molekulare dhe profesor në Fakultetin e Farmacisë dhe Shkencës në Universitetin e Granadës në Spanjë. Ai është anëtar në disa projekteve inovative dhe ka publikuar disa libra shkencorë.

Premtimet milionëshe të Behgjet Pacollit

Posted: 26 May 2017 08:56 AM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, Agim Bahtiri, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu, Vesel Makolli, Mirlindë Gashi, Islam Pacolli dhe Mimoza Ibishi, kanë zhvilluar sot disa takime në komunën e Ferizajt.

Vizita e parë ishte në Fabriken IMK (Industria Metalike e Kosovës) ne Ferizaj, investim ky i Presidentit Pacolli. Kjo fabrikë përdorë teknologji moderne, ndërsa posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë. “Kjo fabrike është iniciative e imja në të cilën janë investuar mbi 30 milionë euro", tha Presidenti Pacolli dhe shtoi se me qeverisjen e AKR-së, do të hapen edhe dhjetëra Fabrika të tjera.

Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike, lideri i AKR-së tha se qëllimi i tij është ngritja e fabrikave me teknologji të avancuar. "Tendenca është hapja e Fabrikave që përdorin teknologji të avancuar. Me këtë lloj avancimi në teknologjinë e fabrikave, do të rritet edhe numri i të punësuarve", ka shtuar më tej presidenti Pacolli.

Vizita më pas vazhdoi në kompaninë Dardania Model, në fshatin Koshare të Ferizajt, e cila prodhon mobile, kryesisht për eksport. Bashke me kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Presidenti Pacolli shprehu gatishmërinë e tij për sjelljen e investitorëve të rinj në Kosovë. Ai tha Aleanca Kosova e Re në qeverisje do t’ju jap hapësirë ndërmarrjeve me kapitale milionëshe, të cilat do t'i sjellin Kosovës përfitime të mëdha.

 

Komuna bënë publike kontratën me Caritas Kosova (Dokument)

Posted: 26 May 2017 08:31 AM PDT

Numri i punëtorëve shëndetësor të angazhuar përmes marrëveshjes në mes komunës dhe organizatës Caritas Kosova do të kenë të sigurt punësimin deri me 31 dhjetor të këtij viti.

Veç komunës dhe Caritas Kosovës të përfshira në këtë marrëveshje janë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilat janë zotuar se do të japin mjete financiare për të përkrahur projektin i cili ka mundësi të vazhdojë edhe pas skadimit të këtij afati të përcaktuar.

120 punëtorët shëndetësore të cilët janë angazhuar kohëve të fundit si rezultat i marrëveshjeve që ka bërë komuna e Ferizajt së bashku me organizatën Caritas Kosova nga ky muaj do të kenë të sigurt kohëzgjatjen e punës edhe për një vit.

Drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Burim Karamata konfirmon se marrëveshja edhe më tutje është është katërpalëshe ku janë të inkuadruar edhe institucionet e nivelit qendror. Ky projekt pritet të japë rezultate edhe më të mira.

Marrëveshjet e nënshkruar janë me mundësi vazhdimi.

Beqir Bislimi demanton lajmet se nuk është ndihmuar nga komuna e Ferizajt

Posted: 26 May 2017 08:14 AM PDT

Ai përkundrazi shpreh falënderimet për ndihmat që i janë dhënë deri më tani.

Qytetari ferizajas Beqir Bialimi ka takuar sot kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa për t'i treguar se publikimet dhe akuzat që i janë bërë së fundi për moskujdes ndaj familjes së tij nuk janë të vërteta.

Ai shpreh indinjatë ndaj këtyre publikimeve që kanë bërë disa aktivistë të organizatës "Demokracia studentore" dhe pohon se pa lejen e tij ka ndodhur gjithçka. Në takimin që pati me kryetarin tha se dëshiron të sqarojë se nuk ka asnjë indinjatë me komunën e as me udhëheqjen komunale, por përkundrazi falënderon komunën për një banesë që i është ndarë për shfrytëzim.

"Unë jam ndihmuar disa herë nga komuna e Ferizajt me aq sa kanë pasur mundësi si dhe jam përzgjedhur në listën e banesave sociale, prandaj për komunën kam vetëm falënderime. Ndërkaq akuzat dhe publikimet e fotografive janë bërë pa lejen time për qëllime që unë nuk i di e që së shpejti do të kërkoj edhe përgjegjësi penale. Jam ndjerë keq kur i kam pa nëpër qytet dhe dëshiroj ta bëj publike se unë nuk i përkrahi e as nuk jam pyetur nga ndokush për këtë çështje por më kane krijuar mjaft shqetësim" deklaroi Beqir Bislimi.

Edhe kryetari i komunës shprehu keq ardhje për rastin e sëmundjes së djalit të vogël Senad Bislimit. Premtoi gatishmëri për ndihmë sa herë të ketë nevojë ndërsa bëri thirrje të tregohet më shumë kujdes në këso raste.

"Brenda mundësive komuna do ta ndihmojë këtë familje dhe të gjitha familjet që kanë këto halle, prandaj lus të gjithë qytetarët që të kenë kujdes kur shohin publikime të tilla të pavërteta .Veçanërisht në kohë fushatash është e dhimbshme të përdoren fëmijët me imazhe të rënda për përftime të ngushta e aq më pak kur nuk ka të vërteta brenda tyre" tha kryetari Svarqa.

Qytetari Beqir Bislimi tha se ankesën për keqpërdorim të fotos së fëmijut të tij pa leje do ta bëjë edhe përmes një denoncimi policor në mënyrë që të ketë vetëdijesim të qytetarëve në raste të tjera të kësaj natyre.

Ferizaj së shpejti bashkëpunime kulturore me qytetin Martigny të Zvicrrës.

Posted: 26 May 2017 06:41 AM PDT

Ferizaj së shpejti do të realizojë bashkëpunime kulturore e të fushave të tjera me qytetin Martigny të Zvicrrës.
Një delegacion i qytetit Martingy (Martini), nga Shteti i Zvicrrës i përbërë nga Michaël Hugon ,Ministër i Sigurisë dhe Kulturës në kantonin e Martigny si dhe Mahamadou Sognane, asambleist i këtij institucioni të shoqëruar nga dy bashkatdhetarët tonë Skender Haliti dhe Ragip Limani kanë vizituar Komunën e Ferizajt.
Ata janë pritur nga kryetari i kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, dhe drejtori i drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati. Me këtë rast këta të fundit, mysafirët i kanë njoftuar me pozitën e mirë gjeografike që ka komuna e Ferizajt, numrin e banorëve, resurset e tjera natyrore qe posedon kjo komunë si dhe për zhvillimet dhe të arriturat e komunës.
Nga ana e tjetër mysafiret nga Martingy (Martini), shteti i Zvicrës u shprehën tejet të kënaqur me mirëpritjen nga ana e përfaqësuesve komunal si dhe me sukseset e arritura deri më tani në komunën e Ferizajt.
Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe Kantonit Martingy (Martini), në aspektin e përgjithshëm në veçanti në zhvillimin e kulturës, aspektin arkeologjik e hulumtues si dhe zhvillimin ekonomik dhe atë turistik.
Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan që të zhvillohet një takim me bizneset ferizajase për të dëgjuar nga afër mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes bizneseve nga të dyja komunat. Po ashtu u shkëmbyen edhe dhurata modeste mes mysafireve dhe zyrtarëve të komunës së Ferizajt. Ndërkaq u tha se do të shqyrtohen më shumë mundësi që në të ardhmen e afërt të arrihet edhe ndonjë binjakëzim në mes të të dy qyteteve.

KPF: Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit diskutohet raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2016

Posted: 26 May 2017 06:36 AM PDT

Komiteti për Politikë dhe Financa vendos që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të diskutohet raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2016
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për të përgatitur seancën e cila do të mbahet më 31 maj. Kryesuesi I Kuvendit të Komunës Faruk Guri hapi mbledhjen dhe i njoftoi anëtarët me pikat e rendit të ditës.
Komiteti për Politikë dhe Financa në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që mes pikave të tjera të diskutohet edhe raporti i punës së ekzekutivit ferizajas për vitin 2016.
Kishte mendime të ndara mes kuvendarëve për mënyrën se si do të diskutohet ky raport. Veç e veç për secilën drejtori apo si tërësi për punën e ekzekutivit. U vendos që të diskutohet në Kuvend edhe mënyra e diskutimit.
Veç këtij raporti në mbledhjen e së martës do të diskutohet edhe për tri pika të tjera që kanë të bëjnë më shndërrimin e ngastrave kadastrale nga toka bujqësore në toka ndërtimore.

Ferizaj mirëpret kyçjet e reja në autostradën Prishtinë –Hani i Elezit

Posted: 26 May 2017 06:35 AM PDT

Sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit dhe është vendosur në parim që të ndërtohen edhe dy kyçje të reja, njëra për qytetin e Ferizajt dhe tjetra për qytetin e Vitisë.
Në këtë takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës – kryetar i Komitetit Ndërministror, Lutfi Zharku, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat për kyçje të reja në autostradën "Arbër Xhaferi" e parashtruar nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Komunës së Vitisë.
Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajt, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.
Komuna e Ferizajt dhe kryetari Muharrem Svarqa shpreh mirënjohje të thellë për realizmin e kësaj kërkese e cila do të mundësojë një qasje më të lehtë në komunikacion për banorët e kësaj ane dhe falënderon faktorët relevantë që kanë reflektuar pozitivisht ndaj kësaj kërkese.

Ferizaj e Vitia me dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”

Posted: 26 May 2017 06:16 AM PDT

Komiteti Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit ka vendosur në parim që të ndërtohen edhe dy kyçje të reja, njëra për qyetetin e Ferizajt dhe tjetra për qytetin e Vitisë.

Ky komitet shqyrtoi kërkesat për kyçje të reja në autostradën "Arbër Xhaferi" të parashtruara nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Komunës së Vitisë.

Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajt, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.

Burime brenda qeverisë lokale në Ferizaj, konfirmojnë se kyçja e re fillon nga rrethi i "Fitores" dhe lidhet direkt në autostradë, e jo përmes diagonales deri në Bibaj, siç ishte njoftuar më herët.

Babai i Senadit-Demokracisë Studentore: Mos e përdorni rastin tim për qëllime vetjake

Posted: 26 May 2017 06:07 AM PDT

Pas publikimit të disa fletushkave në muret e komunës në lidhje me apelin për ndihme për Senad Beqrin ka reaguar prini i Senadit , Beqir Bislimi i cili ka bërë apel që rasti i tij të mos përdoret për qëllime vetjake dhe interesa personale.

“Nuk është mirë të përdorni rastin tim për qëllimet tuaja vetjake” ka thënë Beqir Bislimi, babai i Senadit.
Gjithashtu Beqiri ka mohuar të ketë thënë se është harruar nga Komuna.
Beqiri këtë reagim e ka bërë me të marrë vesh se një organizatë studentore ka shpërnda fletushka në muret e Komunës për rastin e djalit të tij.

LVV: Komuna largoi 130 punëtorë shëndetësor nga puna pa paralajmërim, komuna këtë e quan fushat elektorale

Posted: 26 May 2017 05:30 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar komunën e Ferizajt për largim nga puna të 130 punëtorëve shëndetësor, të cilët ishin punësuar nëpërmjet marrëveshjes që komuna kishte nënshkruar me Caritas Kosovën, e cila ishte e vlefshme deri në muajin prill të këtij viti.

Sipas Shyqeri Hysenit nga nënkomiteti për shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, punëtorët u larguan nga puna pa asnjë paralajmërim duke iu mbetur borxh tri paga.

Hyseni u bëri thirrje punëtorëve shëndetësor që të ngrisin zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen.

Ndër të tjera, Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj tha se muajin e fundit në QKMF pushteti lokal punësoi familjarë, militantë e klientelistë, pa konkurs dhe pa kurrfarë kriteri, ku sipas zyrtarëve të këtij subjekti, për një vend pune janë angazhuar 5-6 persona.

 

Në anë tjetër Komuna e Ferizajt këtë lajm e ka quajtur gënjeshtër dhe të pavërtetë.
Lajmi për largim të punëtorëve shëndetësor vetëm një gënjeshtër e radhës së Lëvizjes Vetëvendosje
Komuna e Ferizajt demanton lajmin e përhapur sot se janë larguar nga puna 130 punëtorë shëndetësor të cilët janë angazhuar përmes bashkëpunim me organizatën humanitare Caritas Kosova dhe komunën e Ferizajt.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt Burim Karameta garanton të gjithë punëtorët e angazhuar në shëndetësinë e Ferizajt se nuk do të ketë asnjë lëvizje të tillë.
Ai bën të ditur se marrëveshja katërpalëshe mes dy ministrive dhe komunës e Caritas Kosovës tashmë është nënshkruar që siguron vazhdimin e projektit dhe sot do të vijë në Ferizaj.
Plasimin e kësaj gënjeshtre drejtoria e Shëndetësisë e quan akt të ulët dhe të pamatur në këtë kohë zgjedhjesh ku lehtë luhet me ndjenjat e njerëzve. Prandaj të deklarat e ka quajtur fton qytetarët dhe këta punëtore të besojnë fuqishëm në punën e komunës dhe të mos merren me gënjeshtra partiake., thuhet në reagimin e Komunës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more