Skip to main content

Koha.net: “Nikçi: Në ndeshjet tjera të mos gabojmë si ndaj Hungarisë” plus 29 more

Koha.net: “Nikçi: Në ndeshjet tjera të mos gabojmë si ndaj Hungarisë” plus 29 more


Nikçi: Në ndeshjet tjera të mos gabojmë si ndaj Hungarisë

Posted: 24 May 2017 03:33 PM PDT

Kapiteni i Kosovës në volejboll, Valon Nikçi ka deklaruar për Koha Ditore se Kosova nuk duhet të bëjë gabimet e njëjta si ndaj Hungarisë në përballjet e tjera eliminatore për Botëror. Kosova pësoi 0-3 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë eliminatore për Botëror, e cila u zhvillua në Tallin të Estonisë. Nikçi pas takimit ka thënë se, “ndeshja ka pas rëndësi të veçantë për neve pasi që ka qenë ndeshja e parë zyrtare e Përfaqësueses A, dhe ka pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Hoti na ka kërkuar milionat jashtëligjshëm

Posted: 24 May 2017 03:23 PM PDT

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, thotë se Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, i kishte kërkuar miliona për dividendë jashtëligjshëm dhe as që ishte i interesuar për të dëgjuar problemet e Telekomit pas vendimit të Arbitrazhit që të paguajë 32 milionë euro dëmshpërblim drejt Z-Mobilet. Në Interaktiv të KTV-së, Mustafa ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, që sot gjatë ditës tha se “vendosmëria ime për të mos......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Telekomi do të paguajë së paku 1.5 milion euro për shpenzimet gjyqësore të Arbitrazhit

Posted: 24 May 2017 03:00 PM PDT

Rreth 1.5 milion euro është pagesa që do të bëjë Telekomi i Kosovës drejt Z-Mobilet si pjesë e marrëveshjes të nënshkruar sot mes dy palëve. Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nënshkroi sot me drejtuesit e Z-Mobile marrëveshjen e cila shmang pagesën e gjobës prej 32 milionë euro, gjobë e cila iu shqiptua Telekomit të Kosovës nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit në Londër. Si pjesë e marrëveshjes u bë e ditur se Telekomi duhet të paguajë shpenzimet e Arbitrazhit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me marrëveshjen e re me Telekomin, Z-Mobile merr gati 100 mijë numra të rinj

Posted: 24 May 2017 02:51 PM PDT

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka njoftuar se Z-Mobile do të marrë rreth 100 mijë numra të rinj nga Telekomi, si pjesë e marrëveshjes së re të nënshkruar sot. Ai ka sqaruar marrëveshjen e nënshkruar me Z-Mobile për mospagimin e gjobës prej rreth 30 milionë euro drejt Z-Mobilet, sipas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit të marrë në fund të vitit të shkuar. “Duhet të kemi parasysh se vendimi i Arbitrazhit që erdhi pas një procesi gati dy vjet, ishte vendim valid që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi thotë se volejbollistëve të Kosovës u mungoi përvoja ndaj Hungarisë

Posted: 24 May 2017 02:51 PM PDT

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës në volejboll, Naser Krasniqi, pas humbjes ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë eliminatore për Botëror, ka thënë se volejbollistët kosovarë bën paraqitje të mirë por është mungesa e përvojës. Kosova pësoi humbjen e parë në këto eliminatore në një ndeshje që u zhvillua në Tallin të Estonisë, dhe ndaj Hungarisë pësoi 3 me 0 në sete. “Djelmoshat filluam mirë, herë-herë u barazua rezultati por në fund ekipi me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mëson shkrim-lexim në moshën 76-vjeçare

Posted: 24 May 2017 02:42 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pogba: Askush nuk mund të na kritikojë për këtë sezon

Posted: 24 May 2017 02:32 PM PDT

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba pas triumfit në Ligën e Evropës ka thënë se ekipi i tij ka pasur një sezon të suksesshëm, dhe askush nuk mund ta kritikojë. Pogba shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Ajaxit në finale të Ligës së Evropës, për të fituar kështu titullin e tretë në këtë sezon, pasi deri më tani ka edhe Community Shield dhe EFL Cup, transmeton Koha.net. “Ja dolëm, jemi shumë krenar. Askush nuk mund të flasë. Ata thanë se kishim një sezon të keq,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografi mahnitëse nga varreza e aeroplanëve të pasagjerëve

Posted: 24 May 2017 02:30 PM PDT

Ditët e aeroplanëve jumbo jet janë të numëruara, transmeton koha.net. Që nga debutimi i tyre nga fundi i viteve të 60-ta aeroplanët si Boeing 747 e McDonnell Douglas DC-10 mbretërit e padiskutueshëm të qiellit. Por për fat të keq, madhësia e tyre dhe besueshmëria e katër motorëve të këtyre aeroplanëve të mëdhenj nuk kanë më avantazh konkurrues për të justifikuar koston e tyre operacionale. Këta aeroplanë të shekullit të 20-të shpesh përfundojnë në vende të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nikoliq: Serbia do të hynte shpejt në BE po ta njihte Kosovën

Posted: 24 May 2017 02:44 PM PDT

“Sikur të dëshironim vetëm anëtarësimin në BE, ne këtë do ta arrinim shumë shpejt po ta kishim pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Tomislav Nikoliq. Kryetari i Serbisë në largim, Tomislav Nikoliq ,një javë para se ta braktisë postin dhe atë t’ia dorëzojë Aleksandar Vuçiqit ka folur, me gjasë për herë të fundit në këtë funksion, për Kosovën, transmeton Koha.net. Ai, në një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus, e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veton Seferi i Prekazit: Në Drenicë po zbehet fuqia e PDK-së

Posted: 24 May 2017 02:24 PM PDT

Një 27 vjeçar nga Prekazi ka vendosur të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës. Veton Seferi ka thënë se qytetarët e Skenderajt, kanë ndryshuar mendim sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës dhe se do të votojnë për Vetëvendosjen, pasi që ai është kandidat në listën e kësaj partie. Veton Seferi nga Prekazi, ka vendosur që t’i hyjë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Këtë 27 vjeçari, që ka jetuar një kohë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: PDK-AAK-Nisma koalicion i natës dhe frikës

Posted: 24 May 2017 02:09 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj zyrtarizon 300 aderime të reja në PDK

Posted: 24 May 2017 02:06 PM PDT

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zyrtarizuar sonte në Vushtrri 300 aderime të reja në parti. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, zëvendëskryetari i partisë, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja e ka dëshmuar veten në proceset më të rëndësishme për vendin, duke i vënë interesat shtetërore të parat, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net. Ai ka deklaruar se është pikërisht kjo arsyeja pse shumë njerëz......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA do ta ndihmojë Serbinë në dialog me Kosovën

Posted: 24 May 2017 01:59 PM PDT

Politika amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ka ndryshuar ndopak që nga zgjedhja e Donald Trumpit kryetar dhe SHBA do të vazhdojë ta ndihmojë Serbinë në integrimet europaine, në bashkëpunimin në rajon dhe në dialog me Kosovën, ka thënë Hoyt Brian Yee transmeton Koha.net. Ndimëssekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee ka qëndruar sot për një vizitë në Beograd. Atje ai ka biseduar me kryeministrin serb në largim e kryetarin në pritje të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Yee e Vuçiq, siç......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ-ja përmbyll procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike

Posted: 24 May 2017 01:48 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku përmbylli certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend, më 11 qershor. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje, KQZ-ja certifikoi Kandidatët e Subjekteve Politike nga radhët e komuniteteve pas verifikimeve lidhur me përkatësinë etnike të kandidatëve të tyre. Lista e Subjekteve Politike, Kandidatët e të cilave u certifikuan nga KQZ, janë: ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Unitedi fiton Ligën e Evropës, rikthehet në Ligën e Kampionëve

Posted: 24 May 2017 01:32 PM PDT

Manchester Unitedi është kampioni i ri i Ligës së Evropës, pasi në finale e mposhti Ajaxin. Skuadra e Jose Mourinhos fitoi me rezultat 0-2, raporton Koha.net. Golin e parë e shënoi Paul Pogba, i cili shënoi në minutën e 18 pas asistimit nga Fellaini. Në pjesën e dytë epërsinë e dyfishoi Mkhitaryan në minutën e 48 pas asistimit nga Smalling. Pas triumfit në Ligën e Evropës “Djajtë e Kuq” rikthehen në Ligën e Kampionëve. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Yee në Beograd: SHBA do të mbrojnë aleatët në Ballkan

Posted: 24 May 2017 01:26 PM PDT

Një zyrtar i lartë amerikan kërkoi vigjilencë ndaj politikave të Rusisë në Ballkanin e trazuar, ku Moska ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj dhe të dëmtojë atë të Perëndimit. Duke folur sot në kryeqytetin serb, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee tha se Shtetet e Bashkuara “do të mbrojnë dhe mbrojnë fuqishëm” interesat e tyre dhe ato të aleatëve. Duke folur pas takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, Yee veçoi tentativën për grusht shteti në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sporti në KTV

Posted: 24 May 2017 08:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jeta ®

Posted: 24 May 2017 07:40 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 106 ®

Posted: 24 May 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fashionista ®

Posted: 24 May 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 24 May 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Music ®

Posted: 24 May 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura” epis. 33 ®

Posted: 24 May 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulimi i ri do të ndryshojë të gjitha ato që dimë në Tokë

Posted: 24 May 2017 01:13 PM PDT

Shkencëtarët kohë më parë kanë ardhur deri te zbulimi revolucionar që mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si e shikojmë planetin tonë dhe ndikimin që bëjmë ndaj tij. Rezultatet e të dhënave të analizës, të cilat i ka mbledhur sonda e NASA për kërkim të rripit Van Allen, kanë treguar se me siguri janë njerëzit ata që kanë krijuar një shtresë mbrojtëse radioaktive rreth Tokës. Shkencëtarët konfirmuan se radio-valët me frekuenca të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ilaçet e zakonshme kundër dhimbjes ndërlidhen me humbjen e dëgjimit tek femrat

Posted: 24 May 2017 01:12 PM PDT

Përdorimi afatgjatë i ilaçeve kundër dhimbjes pa recetë mund të shoqërohet me rritje të rrezikut të humbjes së dëgjimit tek disa femra, thotë një studim i ri, transmeton koha.net. Gratë që përdorën ibuprofen (Advil, Motrin) ose acetaminophen (Tylenol) për gjashtë vjet ose më shumë kishin më shumë gjasa të vuanin nga humbja e dëgjimit se ato që përdorën ilaçe kundër dhimbjes për një vit ose më pak, thanë hulumtuesit nga Brigham and Women’s Hospital në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Simiq: Lista Srpska është projekt i Serbisë, Jabllanoviq ka dështuar

Posted: 24 May 2017 01:04 PM PDT

"Lista Srpska është projekt shtetëror me idenë që të gjithë bashkërisht, pa paragjykime politike e partiake, të veprojmë bashkërisht ", thotë kryetari i kësaj liste Slavko Simiq, duke shtuar se përfaqësuesve të cilët të pavarur dalin në zgjedhje u është ofruar pjesëmarrja në listë porse ata nuk kanë pranuar, transmeton Koha.net. Duke folur për tërheqjen e disa kandidatëve për mandatet e deputetëve, Simiq ka thënë se tërheqja është rezultat i takimeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A shpëtoi nga kolapsi PTK?

Posted: 24 May 2017 01:02 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Unitedi dyfishon epërsinë në finale

Posted: 24 May 2017 12:52 PM PDT

Manchester United ka dyfishuar epërsinë në finalen e Ligës së Evropës ndaj Ajaxit. Henrikh Mkhitaryan realizoi në minutën e 48-të për rezultatin 2 me 0. Goli i parë u shënua nga Paul Pogba. Henrikh Mkhitaryan Goal HD - Ajax 0-2... by arcturusmedia33...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prakuraitis: Falë lojës së mençur fituam titullin

Posted: 24 May 2017 12:50 PM PDT

Trajneri i KB Prishtinës, Audrius Prakuraitis pas shpalljes kampion i Kosovës ka thënë se është i lumtur për këtë sukses. Ai ka thënë për Koha Ditore se falë lojës së mençur ekipi arriti të shpallet kampion i Kosovës. Prishtina fitoi titullin e 12-të pasi sonte e mposhti Bashkimin me rezultat 64-73. “Jam shumë i lumtur për ekipin dhe lojtarët, pasi në fund e mbyllëm edicionin ashtu siç donim, me titullin e kampionit. Ky është suksesi i dytë këtë edicion për ne dhe jam......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Haradinaj me siguri kryeministër i Kosovës, kjo i hap probleme Serbisë

Posted: 24 May 2017 12:39 PM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se është pothuajse e sigurt se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës dhe se kjo, sipas tij, do t’i hapë probleme të shumta Serbisë transmeton kp. “Kjo hap vështirësi të sigurisë, hap probleme për të cilat edhe nuk duhet të flas. Duhet ta dimë që të udhëheqim politikë të mençur, serioze dhe përgjegjëse. Nuk ka asgjë prej asaj nëse nuk kemi siguri dhe stabilitet të plotë. Duhet të jemi ekonomikisht......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more