Skip to main content

“Kori i vajzave “Çesk Zadeja” Ferizaj me dirigjente Lindita Isufi dëshmuan profesionalizëm në Festivalin e koreve të Evropës Juglindore në Gjakovë” plus 9 more Ferizaj Press

“Kori i vajzave “Çesk Zadeja” Ferizaj me dirigjente Lindita Isufi dëshmuan profesionalizëm në Festivalin e koreve të Evropës Juglindore në Gjakovë” plus 9 more Ferizaj Press


Kori i vajzave “Çesk Zadeja” Ferizaj me dirigjente Lindita Isufi dëshmuan profesionalizëm në Festivalin e koreve të Evropës Juglindore në Gjakovë

Posted: 25 May 2017 09:38 AM PDT

Në Festivalin e koreve të Evropes Juglindore të mbajtur në Gjakovë më 23 Maj 2017 organizuar nga Prof.Akademik Rauf Dhomi dirigjentja Lindita Isufi nga  Ferizaj paraqitet për heren e tretë me radhë duke dëshmuar traditen korale te qytetit tonë  .Dy vite u prezentua me korin mix të qytetit ku përfaqsuan Kosoven pasi ishin kori vetem pjesmarrës nga Kosova , këtë vitë ndryshe nga herat e tjera u prezentua me korin e vajzave”Çesk Zadeja” nga shkolla e muzikës ku para publikut dëshmuan ngjyrën e bukur të zërit ,tingull të formuar e të pastër,  punën me përkushtim ku pas prezentimit të denjët të korit u thanë fjalët më të mira nga të pranishmit tjerë dhe nga vetë Akademik Rauf Dhomi ku u ftuan që edhe vitin e ardhshëm te jenë pjesë e këtij Festivali.Në këtë mbrëmje u ngjiten në skenë 6 kore nga Shodra me dirigjent Zef Qoba, Tetova me dirigjent Arifikmet Xhemaili,Peja me dirigjent Hysen Nimani, Mitrovica me dirigjente Lirije Halili Koshi, kori Lira Prishtinë me dirigjente Valire Spahija Buza dhe kori vajzave “Çesk Zadeja” Ferizaj me dirigjente Lindita Isufi.Vajzat patën rastin të shohin përvoja të koreve të ndryshme dhe ishte shumë përvojë e mirë për to në fillimin e rruges së tyre artistike.Të gjithë dirigjentëve të koreve u nda mirënjohje “Për kontributin e dhënë në ngritjen e vlerave të artit muzikor, në veçanti të këndimit koral”

Ferizaj njifet tash e shumë vite me  traditën e gjatë të muzikës korale sidomos me dirigjenten Linda e cila sju nda asnjeherë punës së saj në ngritjen sa më lartë të artit muzikor në qytetin e Ferizajt fillimisht të muzikës korale e pastaj edhe asaj orkestrale. Aktualisht perpos punes në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” Ferizaj, është dirigjente dhe Përgjegjëse e Korit & Orkestrës  së qytetit të Ferizajt dhe kompozitore në veçanti e muzikës për fëmijë ku udhëheq Grupin artistik për fëmijë SIDORELA dhe nga ky vitë do të fillojnë Edicionin e parë të festivalit për fëmijë Sidorela.

Reagon LDK: Faton Sherifi nuk ka qenë anëtar dhe pjesë e strukturave të LDK-së

Posted: 25 May 2017 09:28 AM PDT

Dega e LDK-së në Ferizaj, njofton se Faton Sherifi dhe anëtarët e tjerë të cilët i’u bashkuan PDK-së në Ferizaj nuk kanë qenë anëtarë të LDK-së. Andaj, për hir të transparencës së opinionit publik, hedhim poshtë këtë dezinformatë të cilën PDK – dega në Ferizaj, nga frika e humbjes së zgjedhjeve po mundohet të manipulojë opinionin e gjerë publik,thuhet në reagimin e lëshuar nga Zyra për informim e  LDK-së në  Ferizaj

Aktivisti rinor i vitit 2016, Driton Nuha i bashkohet LDK-së

Posted: 25 May 2017 09:19 AM PDT

Sot, me vullnet të plotë, aktivisti rinor i vitit 2016, Driton Nuha, i bashkohet Forumit Rinor të LDK-së.
Ai, sot, u prit nga kryetarja e FRLDK-së në Ferizaj, znj. Miranda Xhokli, e cila i ofroi hapësirë të mjaftueshme të veprimit dhe angazhimit në subjektin tonë politik – LDK.

Driton Nuha, shprehu mirënjohje dhe vlerësimin e thellë që i'u dha mundësia të jetë pjesë e strukturave të FRLDK-së.

 

Policia jep detaje për arrestimet e pjesëtarëve të organizatës

Posted: 25 May 2017 07:37 AM PDT

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda, në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot me datën 25 maj 2017, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhërkontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale 'përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës".

Veprimet policore kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar në vijim:

  R. S.     viti i lindjes 1961,               m/sh/k

   H.H.   viti i lindjes 1966,               m/sh/k

   B. K.   viti i lindjes 1958,              m/sh/k

   S. B.    viti i lindjes 1971,              m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Vlen të potencohet se gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

·         1 revole me karikator dhe 2 fishekë,

·         1 pushkë ajrore, 7 fishekë të gjuetisë,

·         1 shtëpizë e kompjuterit,

·         6 telefona celularë, disa fletore, USB, etj.

Të gjitha dëshmitë dhe provat materiale të sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Hoti viziton urën mbi lumin Ibër: Do ta vazhdojmë dialogun me Serbinë

Posted: 25 May 2017 07:36 AM PDT

"Me përkrahjen e madhe të partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-të, së shpejti kjo urë do të bashkojë qytetarët e dy anëve të Mitrovicës, për lëvizje të lirë. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që veriun e vendit ta integrojmë në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit", ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se veriu i vendit tanimë është integruar plotësisht, institucionet shtetërore funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë doganën, Administratën tatimore, organet e rendit dhe të ligjit.

"Do të punojmë shumë me komunitetin serb, për t’i integruar plotësisht, sepse ata janë qytetarë të barabartë të vendit. Do të shfrytëzojmë gjithë autoritetin që kemi institucional për t’i bërë ata që të ndjehen mirë në shtetin e Kosovës. Kemi një Fond Zhvillimor që i ndihmon veriut për të investuar në infrastrukturë arsimore, shëndetësore etj", ka thënë Hoti, i cili në këtë vizitë shoqërohej edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Kandidati për kryeministër ka thënë se me padurim pret që në bashkëpunim me autoritet komunale në dy anët e Ibrit ta promovojmë urën si një simbol i bashkimit dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve.

Sa i përket dialogut të Brukselit, Hoti ka thënë se ai ndjehet komod me rezultatin që kemi arritur në Bruksel edhe në mandatin e kaluar.

Hoti është zotuar për vazhdimin e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, bashkëpunimin rajonal në interes të paqes dhe të integrimit në Bashkimin Evropian të shtetit sovran të Kosovës.

 

Veseli: Me ‘Fillim të Ri’, prej 1 janari do të ketë sigurim edhe për produktet bujqësore

Posted: 25 May 2017 07:36 AM PDT

Këtë premtim kreu i PDK-së ua dha pemëtarëve, gjatë një vizite në pemëtarinë "Agrovizioni", ku janë të mbjella 45 hektarë me mollë dhe me dardhë.Veseli theksoi në bashkëbisedim me pemëtarë dhe fermerë se plantacionet e standardeve moderne evropiane sikur ato që vizitoi në Llugagji duhet të përkrahen pasi ato rrisin prodhimet vendore dhe hapin vende të reja pune. "Nuk ka prioritet tjetër në fillimin e ri, është prodhimi, prodhimi dhe ndihmesa e ndërmarrësve. Problemet e identifikuara që duhet të zgjidhen, kemi institutitn bujqësore në të njëjtën kohë duhet të shikojmë mënyrën kualitativ cila farë përdorët që nga fillimi ose fidanet, në të njëjtën kohë plehrat organik, të cilët përdorën të dihet saktësisht cilat prodhohen. Nuk do të lejohet më të ketë importe në mënyrën e tyre që sjellin rërë në Kosovë. Po me vjen rënd ta them e kam dëgjuar nga ju. Fatkeqësitë natyrore që i kanë shkaktuar shumë dëme, tek ju nga 200 mijë euro ndërsa fermeri i Frutomanisë tha 450 mijë euro dëmi i pranuar nga institucionet. Po e them edhe këtu, që nga data 1 janar 2018 do të hyjë në fuqi mbrojtja e produkteve bujqësore të cilat participimin 70 për qind do ta bëjë buxheti i shtetit por dijeni edhe ju se është në interesin e juaj që të participoni me 20 deri 30 për qind të participoni edhe ju", tha Veseli.Sipas Veselit një nga elementet që është treguar kur është investuar që ka pasur sukses,  është bujqësia. Prandaj sipas tij, Fillimi i Ri ka në plan të parë zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e prodhimeve vendore. "Zhvillimi ekonomik është pjesë e detyrë që i takon kësaj gjenerate dhe këtij vendi. Ne duhet të orientohemi në politika zhvillimore. Një fillim i ri i cili koncept parësor ka si objektiv transformimin e fuqishëm ekonomik në përkrahjen e ndërmarrësve, ndërmarrësit janë ata që e zhvillojnë ekonominë në Kosovë, ndërsa institucionet duhet të jenë përkrah tyre t'i ndihmojnë, t'i ndihmojnë ata të cilët kanë prodhim ndërmarrës si ju dhe në të njëjtën kohë krijojnë vende të lira të punës dhe produktet tona të konsumohen edhe për qytetarët tanë edhe të dalin për eksport. Ne mund t'ia arrijmë këtë", theksoi Veseli. /GazetaExpress/. 

Obama: Nuk mund ta izolojmë veten, nuk mund të fshihemi prapa një muri

Posted: 25 May 2017 07:36 AM PDT

Në adresimin e tij të parë publik prej kur la Shtëpinë e Bardhë, Obama foli para një audience prej dhjetëra mijëra njerëzish në Berlin, Gjermani.

"Në botën e re të cilën jetojmë nuk mund ta izolojmë veten, nuk mund të fshihemi prapa një muri", tha ai, gjatë një festimi për të shënuar 500-vjetorin e Reformimit Protestant, transmeton Gazeta Express.

Ish-liderit iu bashkua edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, përderisa ata qëndruan ulur në skenë para Portës Grandenburg dhe morën pyetje nga një panel, duke përfshirë një punonjës social, një aktor dhe një mësues.

Pas frikës së rritjes së nacionalizmit nëpër SHBA dhe BE, Obama tha se globalizimi nuk është armiku por duhet të 'përqafohet' për t'i zhdukur vlerat anti-demokratike.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të "bashkohen kundër këtyre trendëve të cilat cenojnë të drejtat e njeriut ose shtypin demokracinë".

Albin Kurti ia vjedh idenë Ramush Haradinajt për pagesat e fëmijëve (VIDEO)

Posted: 25 May 2017 07:36 AM PDT

Ramush Haradinaj të mërkurën në mbrëmje, në sallën e Kinemasë së kryeqytetit, po u tregonte disa grave, gjatë një bashkëbisedimi me to, se si shteti maqedonas u jepte në ndihmë 40 euro prindërve që rrisin fëmijë. 

Derisa fajësonte drejtuesit e deritashëm të vendit, kreu i AAK-së pyeste se përse vendi ynë nuk u jep ngjashëm kësi ndihmash prindërve kosovarë. Apo pse jo shuma më të vogla, thoshte Haradinaj, duke aluduar se në rast se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, me fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të realizohej një ndihmë e tillë. 

"Nëse Maqedonia mundet me japë shtesa fëmijëve, 40 euro për fëmijë, 80 euro për fëmijën që ka vetëm një prind. Pse nuk na ka shkuar mendja deri sot, edhe neve, me ja nis dikun. Nëse nuk kanë mundur 40, kanë mujtë 20. Nëse s'kanë mujtë deri në moshën 18 vjeç, kanë mujtë bile deri në 7 vjeç", u thoshte grave, dje, Ramush Haradinaj. (Video – Min. 18:00).

Tutje, i nominuari për kryeministër nga marrëveshja parazgjedhore PDK-AAK-Nisma, për të njejtin rast, morri shembull edhe Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.  

"Nëse Shqipëria jep 32 euro për familje me dy fëmijë, pse bre Kosova nuk ja ka nisë bile me 10", tha Haradinaj. 

Por, të nesërmen, premtimin paraelektoral të Ramush Haradinajt e kopjoi rivali i tij Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, ndonëse e 'shiti' si pjesë origjinale e programit të Lëvizjes Vetëvendosje. 

"Pika tjetër e Lëvizjes Vetëvendosjes do të jetë pagesa për 10 për të gjithë fëmijët e familjeve nën moshën 15-vjeçarë të punëtorëve shëndetësorë, arsimit, policisë dhe të atyre të papunë. Këto shtesa do të paguhen në emër të nënës", shpalosi Kurti, të enjten në mesditë, një nga pikat e programit të tij të paraparë në rast se fiton besimin e qytetarëve.

Ndryshe, Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, më 11 qershor, garojnë për kryeministër bashkë me Avdullah Hotin, të nominuarin e marrëveshjes parazgjedhore të LDK-së me AKR-në. 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë mbahen pasi qeveria e Isa Mustafës u shkarkua në Kuvend, me mocion të iniciuar nga deputetët e opozitës, e të votuar nga PDK-ja. /GazetaExpress/. 

Ekipi monitorues nga MAPL viziton Komunën e Ferizajt

Posted: 25 May 2017 07:18 AM PDT

Një ekip nga MAPL, në krye me Gëzim Sahiti nga divizioni i monitorimit, Fakte Kuka nga divizioni i të drejtave të njeriut dhe Fatbardha Lataj nga divizioni i integrimeve evropiane, këtë të enjte janë pritur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, drejtori i administratës së përgjithshme Faruk Hyseni si dhe zyrtarë të tjerë.

Qëllimi i kryesor i këtij takimi ishte zbatimi i planit të monitorimit, siç është ngritja e efektivitetit të organeve të komunave në ushtrimin e kompetencave, përmirësimi i ofrimit të shërbimeve komunale si dhe përkrahja dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Organeve të komunave.

Në këtë takim u tha se përmes këtij plani synohet të verifikohet zbatimi i kërkesave nga MAPL-ja për rishqyrtimin e akteve që janë vlerësuar të kundërligjshme gjatë periudhës Janar–Maj 2017, përcaktimi i hapave vijues për përmirësim të gjendjes në kuptim të zbatimit të ligjit.

Mustafa-Shamolli: Ky është Senadi i vogël, miku ynë i vogēl.

Posted: 25 May 2017 07:05 AM PDT

Sapo pashë lajmin në mëngjes, gjeta adresën e tyre dhe shkova ti takoj. Senadi po mjekohet dhe të hënën ka kontrollin e radhës në QKUK. Ai ishte fëmijë i hareshëm deri ne fund të javës së kaluar, kur temperatura e lartë solli diagnozën “Çrregullim i përzier i sjelljes dhe emocioneve”. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër dhe nga 80 euro që i përfitojnë nga sociali, 50 i ndajnë për qera. Gjendja e tyre ekonomike është shumë e rëndë dhe kanë nevojë për ndihmë.

Në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale na informuan që familja është ndihmuar herë pas here me ushqime dhe mjete financiare në mundësitë e kësaj drejtorie. Familja në fjalë e konfirmoi një gjë të tillë por edhe ata sikur ne janë të vetëdijshëm që kaq lejojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit tonë të ri, ndërkaq ne bashkë si shoqëri mund të ta ndihmojmë familjen me aq sa kemi.

Ju lutem shumë, bashkohuni me ne siq keni bërë gjithmonë dhe ti lehtësojmë vuajtjet familjes dhe Senadit te vogël.

Arsimtari im, Gani Xhemajli dhuron 100 euro për grupin tonë dhe sapo u bashku edhe Ridvan Rushiti me 50 euro nga salloni “Diva Professional”. Ndërkohë, edhe gratë asambleiste do të na bashkohen me një shumë të caktuar.

Ju presim të gjithëve! Zot beko fëmijët dhe begato sofrat e të gjitha familjeve!

Hysnije Mustafa-Shamolli 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more