Lajmi.net: “HRW: Diskriminim i madh gjinor në Iran” plus 8 more |
- HRW: Diskriminim i madh gjinor në Iran
- Trump takon sot aleatët e NATO-s
- Vendi fantastik ku relaksohet familja Obama (Foto)
- Reka: Gjykata Speciale bëri bashkë ‘Krahun e luftës’
- Ja çfarë bënte Greta Koçi me burrat e Norës dhe Tunës para se ju të gjithë t’i njihnit (Video)
- ”Mjekra ime është ‘yll’ më i madh se unë” (Video)
- Të pakënaqur me partitë, shpresat te votuesit
- Policia heton një “rrjet të gjerë terrorist” në Britani
- NATO mirëpret Malin e Zi
HRW: Diskriminim i madh gjinor në Iran Posted: 24 May 2017 11:56 PM PDT Në raportin e publikuar sot, me titull "Një klub i burrave", Human Rights Watch tha se Teherani ka nevojë për reforma serioze ligjore dhe sociale, për të ndryshuar trendin negativ për gratë, të cilat përbëjnë vetëm 17 përqind të fuqisë punëtore të Iranit. Raporti thekson se përqindja e grave që punojnë në Iran është nën mesataren prej 20% në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Në nëntor të vitit 2016, vetëm 6 përqind e anëtarëve të Parlamentit të Iranit kanë qenë gra, ndërsa mesatarja globale është rreth 23 përqind. Zyrtarët iranianë nuk i kanë lejuar kurrë gratë të kandidojnë për presidente./REL |
Trump takon sot aleatët e NATO-s Posted: 24 May 2017 11:45 PM PDT Trump do të takojë sot edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ai ka qenë kritik edhe ndaj NATO-s, edhe ndaj BE-së. Trump është pritur të mërkurën nga mbreti dhe mbretëresha belge, ndërsa mijëra njerëz kanë protestuar në Bruksel kundër pranisë së tij. Më herët, Trump e ka cilësuar NATO-n si "organizatë të vjetruar" duke thënë se nuk bën mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin. Trump ka kritikuar po ashtu shumicën e aleatëve për mosrespektimin e udhëzimeve të NATO-s mbi shpenzimet. |
Vendi fantastik ku relaksohet familja Obama (Foto) Posted: 24 May 2017 11:36 PM PDT Ish-Zonja e Parë kishte veshur një këmishë rozë dhe xhinse e sandale të bardha, teksa vizitonë qytetin e bukur italian e shoqëruar nga skuadra e sigurisë. Më pas ajo ka shijuar një akullore italiane para se të hipte në makinë e të kthehej pranë të shoqit. Ndërkaq i shoqi i saj, Barack ka shijuar një ditë golfi në kursin ekskluziv të 'Castiglion del Bosco'. Ai duket mjaft i qetë teksa është vetë në drejtimin e makinës së golfit, gjë që nuk i lejohej kur ishte president në Shtëpinë e Bardhë. Kushtet e sigurisë në Toskanë janë rritur për ish presidentin e SHBA-ve, teksa mjaft kureshtarë kanë dalë për ti përshëndetur në pushimet e tyre 6-ditore./Lajmi.net/ |
Reka: Gjykata Speciale bëri bashkë ‘Krahun e luftës’ Posted: 24 May 2017 11:35 PM PDT Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, thotë se pavarësisht koalicioneve të mëdha parazgjedhore nuk do të ketë fitues absolut të zgjedhjeve më 11 qershor, me ç'rast do të ketë edhe negociata të gjata për formimin e qeverisë së re në vend. Kështu ka deklaruar Reka gjatë një interviste për gazetën "Zëri", duke shtuar se çelësi për formimin e qeverisë do të jetë tek lëvizja "Vetëvendosje". Megjithatë, sipas tij, kryeministri i ri kosovar do të përballet me dy detyra të rënda: përballja me akuzat e para të Gjykatës Speciale dhe me Demarkacionin pa e injoruar këtu edhe formimin e Komunave me Shumicë Serbe. "Cilido prej tre kandidatëve për kryeministër duhet ta dijë se presioni ndërkombëtar do të jetë edhe më i madh dhe atë për t'i dorëzuar të akuzuarit e parë në Hagë, për ta ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe për ta zyrtarizuar krijimin e 'Zajednicës'", ka theksuar Reka. Gjatë kësaj interviste për "Zërin" ai ka pranuar se vetë unifikimi i "Krahut të luftës" në një bllok koalicionues tregon sa ndikim ka pasur Gjykata Speciale në konfigurimet e brendshme politike në Kosovë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovën e pasluftës./zeri.info/
|
Ja çfarë bënte Greta Koçi me burrat e Norës dhe Tunës para se ju të gjithë t’i njihnit (Video) Posted: 24 May 2017 11:34 PM PDT Robertin e njohim edhe si këngëtar, ndërsa Patrisi si instrumentist, mund të kishte qëndruar gjithmonë në hije, nëse nuk do të ishte bërë i njohur për historinë me Tunën. Tani ata janë prindër të një djali, ndërsa Roberti njihet nga të gjithë edhe si bashkëshorti i Nora Istrefit. Megjithatë, si ka zbuluar intv.al, ne ata i kemi parë para sesa të ktheheshin në personazhe kaq të njohur. Dy vëllezërit kanë marrë pjesë rreth 10 vjet më parë në klipin e Greta Koçit "Një herë po, një herë jo". Në këto vite, është e qartë që i janë përkushtuar palestrës dhe kanë shtuar ca muskuj. Ky është i vetmi ndryshim i dukshëm së jashtmi, ndërsa jeta dhe njohja e tyre, që nga ajo kohë kur kanë qenë personazhe në një klip, sigurisht që ka ndryshuar shumë më tepër.
|
”Mjekra ime është ‘yll’ më i madh se unë” (Video) Posted: 24 May 2017 11:26 PM PDT Kur më në fund u ul, aktori foli për mënyrën se si ai mendon veten e tij tani ndryshe. "Mos më keqkuptoni – Jim Carrey është një karakter i madh dhe unë kam qenë me fat për të marrë këtë pjesë. Por unë nuk mendoj se është më pjesë e imja", ka thënë ai. "Unë kam qenë një djalë që po përjetonte botën dhe tani ndihem sikur bota dhe universi po përjetojnë një djalë", ka vazhduar komiku, transmeton Klan Kosova. Kur ai u pyet nëse kjo është arsyeja që ai po mban mjekër, Carrey tha se tani kudo që shkon, njerëzit flasin për mjekrën e tij. "Nuk mund të mendojnë më për asgjë tjetër. Dhe kurdo që paraqitem kudo, është gjithmonë e njëjta histori, njerëzit flasin për mjekrën time", ka deklaruar aktori.
|
Të pakënaqur me partitë, shpresat te votuesit Posted: 24 May 2017 11:19 PM PDT Dy partitë të cilat ishin pjesë e Qeverisë së kaluar, PDK-ja e LDK-ja, para dy ditësh kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë, me ç'rast disa emra të njohur të skenës politike i kanë eliminuar qysh në start, duke mos i përfshirë fare në lista, kurse disa të tjerë duke i radhitur kah fundi i tyre. Vjosa Osmani, Arben Gashi e Nuredin Ibishi (81, 61, 98), janë disa prej deputetëve të LDK-së nga legjislatura e kaluar të cilët janë renditur në pjesën e dytë të listës, shkruan “Zëri”. Ndërkohë, në krye të kësaj liste janë ranguar emra të tjerë, disa prej të cilëve për herë të parë do ta sfidojnë veten në politikë. Në topdhjetëshe të saj është edhe këngëtari Labinot Tahiri (10), tashmë nënkryetar i AKR-së, partnerit të koalicionit.
|
Policia heton një “rrjet të gjerë terrorist” në Britani Posted: 24 May 2017 11:15 PM PDT "Po hetojmë një rrjet të gjerë terrorist në Britani", thanë autoritetet. Nëntë njerëz u arrestuan deri më tash, ndërsa një prej tyre u lirua sot. Sulmi, të hënën mbrëma, në një sallë koncertesh në Mançester, la 22 persona të vrarë dhe 59 të plagosur. Policia e identifikoi sulmuesin si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia. Autoritetet rritën nivelin e kërcënimit terrorist në pikën "kritike", që do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin shpejt. |
Posted: 24 May 2017 11:09 PM PDT Nga fillimi i qershorit, ndërkaq, do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, do t'iu bashkohet për herë të parë aleatëve në takimin e sotëm në Bruksel. "Parlamentet e të 28 aleatëve dhe Parlamenti i Malit të Zi kanë ratifikuar pranimin e këtij vendi në NATO. Ky është një hap përpara për Malin e Zi, për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe", tha Stoltenberg. NATO i ka dhënë Malit të Zi planin për anëtarësim qysh në vitin 2009, ndërsa më 2015 i ka bërë ftesë për t'iu bashkuar aleancës. Procesi e ka irrituar Moskën, e cila, për kohë të gjatë, ka menduar se mund ta ketë Malin e Zi në sferën e saj të ndikimit. Qëkur Mali i Zi është ndarë nga Serbia në vitin 2006, Moska ka kultivuar lidhje të ngushta me republikën ish-jugosllave, ndërsa investitorët dhe turistët rusë kanë derdhur para të majme atje. Nga viti 2015, afërsia e tyre është kthyer në rrëmujë. Mali i Zi ka fajësuar Rusinë për një komplot për vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në tetor të vitit të kaluar. Rusia, në anën tjetër, ka ndërprerë investimet në Mal të Zi, ka zvogëluar turizmin atje, ndërsa, së voni, ka ndaluar edhe importin e verës malazeze. "Jemi të përgatitur për çdo veprim të Rusisë, por asgjë nuk do të na pengojë në rrugën që kemi vendosur të marrim", u tha gazetarëve, ditë më parë, kryeministri malazez, Markoviq. "Ballkani, me shekuj, ka qenë skenë e luftës midis Perëndimit dhe Lindjes. Si asnjë vend tjetër në rajon, Mali i Zi ka lidhje të fuqishme me Lindjen, por në vitin 2006 (v.j. kur Mali i Zi ka shpallur pavarësinë), kemi marrë një vendim kyç, për të pranuar standardet dhe vlerat perëndimore", tha Markoviq. Mali i Zi, vend me rreth 630,000 banorë, ka një ushtri të vogël, me rreth 2,000 ushtarë aktivë. Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, ai dhe Serbia janë bombarduar nga avionët e NATO-s për 78 ditë. Me anëtarësimin e Malit të Zi, NATO bën zgjerimin e parë qysh në vitin 2009, kur në radhët e saj kanë hyrë Shqipëria dhe Kroacia. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: