Skip to main content

Mesazhi.com: “Cka të hani për syfyr?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Cka të hani për syfyr?” plus 9 more


Cka të hani për syfyr?

Posted: 26 May 2017 03:31 PM PDT

Arsyeja pse nuk ju hahet edhe aq syfyri mund të jetë nga distanca e paktë mes iftarit dhe syfyrit, apo thjeshtë pse keni bërë një sy gjumë. Por nuk jeni i vetmi. Sado që mundohemi të mbajmë ndezur rezervat për tërë ditën, ja vlenë të dimë cilat janë ushqimet që më së tepërmi nga ngopin, por edhe na ushqejnë shëndetshëm në syfyr.

Vezët e ziera

Kur hani vezë të ziera zvogëlohen nivelet e grelinës në trupin tuaj, të cilat janë të lidhura ngushtë me ndjenjën e urisë. Një vezë përmban 70 kalori, 6 gram proteina, 250 miligram kolinë dhe 0 sheqer dhe karbohidrate.

Ato janë një burim i shkëlqyer i energjisë.

Hurmat

Të hani disa hurma pasiqë keni ngrqënë syfyr është një ide e shkëlqyer. Ato pos që janë tejet të shijshme poashtu janë të pasura me vitamina si B1, B2, B3 dhe B5 por poashtu edhe A1 dhe C. Duke konsumuar hurma ju konsumoni shumicën e vitaminave për të cilat trupi juaj ka nevojë. Përmbajnë shumë hekur dhe nuk kanë kolesterol apo yndyrëra të tepërta.

Ato ndihmojnë që të keni më shumë energji gjatë ditës dhe të jeni më aktivë edhe kur nuk hani për 18 orë me rradhë.

Tuna e konservuar

Tuna përmban pak kalori, ka shumë omega 3, shumë vitaminë D dhe proteina. Ajo poashtu ndihmon në koncentrimin tuaj. Bëjeni pjesë të syfyrit tuaj këtë muaj.

Qumësht, jogurt, djath

Këto tri ushqime përmbajnë ushqyes unikë që janë esencialë për shëndetin. Mos i shmangni gjatë këtij muaji sidomos në syfyr, qoftë edhe nëse i konsumoni në sasi tepër të vogël.

Banane

Ky frut përmban shumë potasium, magnesium, vitaminë C dhe B6. Bananja është një burim energjie të cilin nuk duhet shmangur.

Mjaltë

Hani një lugë mjaltë ose një rriskë buke me mjaltë. Kjo sepse mjalta është një burim karbohidratesh dhe një energjizues natyral.

Smoothiet

Mos i shmangni smoothiet assesi (pije me pemë e perime të shtypura). Provoni secilën natë një smoothie ndryshe. Për shkak se përmbajnë dy e më tepër lloje pemësh apo perimesh ato janë një mënyrë e përkryer për të marrë më tepër ushqyes dhe energji për ditën e gjatë që keni para. Recetat për smoothie i gjeni këtu.

Kombinimi i të gjitha këtyre ushqimeve qoftë edhe në sasi të vogla do u japë vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e nevojshëm për të kaluar ditën me më tepër energji.

The post Cka të hani për syfyr? appeared first on Mesazhi.com.

Trudeau u drejtohet muslimanëve për Ramazan si asnjë politikan tjetër! (Video)

Posted: 26 May 2017 03:13 PM PDT

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau njihet si politikani me i afert dhe i dashur per momentin.

Ai ka vendosur qe myslimanet qe jetojne ne Kanada ti nderoj me nje dedikim, ku ua uron Ramazanin dhe u uron miresi ne familje.

Trudeau, si asnje politikan tjeter, e fillon fjalimin e tij me Selam Alejkum, dhe e vazhdon duke lartesuar kontributin e myslimaneve kanadez. Kanadaja eshte nder vendet ku te drejtat e myslimaneve respektohen ne plotesi, dhe ku komunitetet jetojne ne qetesi dhe harmoni.

MESAZHI.COM

The post Trudeau u drejtohet muslimanëve për Ramazan si asnjë politikan tjetër! (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Muhabet Ramazani – “Fryma e Ramazanit” – 01

Posted: 26 May 2017 01:30 PM PDT

Në prag të Ramazanit ndihmohen 150 familje skamnore në Prizren (VIDEO)

Posted: 26 May 2017 01:20 PM PDT

Në prag të muajt të shenjt Ramazan, shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit" shpërndau ndihma për 150 familje skamnore në Prizren.

Këto familje që përfituan nga aksioni i sotëm janë përzgjedh në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Drejtori Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online se gjatë këtij aksioni janë shpërndarë pako ushqimore, higjienike dhe veshmbathje në vlerë 55 euro për një familje.

Ai ka thënë se aksione të tilla do të ndërmarrin gjatë tërë muajt Ramazan, në mënyrë që të zbusin sado pak gjendjen e rëndë të këtyre familjeve.

Ndërsa ka apeluar tek të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë dhe t'i bashkangjiten aksioneve të tilla.

The post Në prag të Ramazanit ndihmohen 150 familje skamnore në Prizren (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Ushqimi gjatë muajit të Ramazanit: Cilin ushqim dhe pije duhet shmangur?

Posted: 26 May 2017 12:23 PM PDT

Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t'i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme të mëdha gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë.

Duke ju rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë deri 18 orë në ditë, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina, minerale dhe oligo-elemente. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma.

Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës dhe tajitet nëpërmjet lëkurës. Në artikuj ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë, veç tjerash, bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi… Artikujt që treten lehtë, janë ato të cilat përmbajnë sheqer dhe miell të bardhë.

Pejëzat të cilat në të shumtën e ushqejnë organizmin gjatë ditës janë ato nga pemët me lëvore, pastaj pemët e thara, ndër të cilat janë kajsia, fiku apo kumbullat.

Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

Duke theksuar se si pacientët në të shumtën e rasteve për shkak të vështirësive të ndryshme edhe gjatë muajit të agjërimit paraqiten në Mjekësinë e urgjencës, më së shpeshti fjala është për teprim në ngrënie.

Të ruheni nga shtypja e lartë e gjakut

Vështirësitë kryesisht janë të karakterit gastrologjik dhe shfaqen një ose dy orë pas iftarit, për shkak të ngrënies së tepruar dhe konsumimit të sasisë së madhe të ushqimit. Këto janë dhembjet në stomak, vjellja.

Pacientit të cilët kanë shtypje të lartë të gjakut, ndërkaq nuk i pinë rregullisht barnat, mund të përballën me shtypjen e lartë të gjakut.

Agjëruesit të cilët çdo ditë marrin terapi të rregullt të barnave gjithashtu mund të harmonizojnë marrjen e aparateve mjekësore me agjërim të tërëditshëm.

Marrja e terapisë së rregullit e barnave dhe agjërimi është i mundshëm ashtu që barnat t'i merrni në syfyr dhe në iftar. Nëse pacienti patjetër duhet të marrë barna, atëherë nuk i rekomandohet agjërimi.

Duke pasur parasysh arritjen e ditëve të nxehta, personave të moshuar u rekomandohet që të mos dalin nga shtëpia dhe obligimet e veta t'i kryejnë në mëngjes deri në orën 10:00. Nëse patjetër duhet të dalin, duhet të kenë të veshur rroba të lehta dhe të mbulojnë kokën", rekomandojnë mjekët.

The post Ushqimi gjatë muajit të Ramazanit: Cilin ushqim dhe pije duhet shmangur? appeared first on Mesazhi.com.

Tragjedi e re në Mesdhe, dhjetëra të vdekur e qindra të zhdukur

Posted: 26 May 2017 08:23 AM PDT

Të paktën 34 persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë llogariten të zhdukur pasi dje në Detin Mesdhe është fundosur anija e cila transportonte migrantë, bëhet e ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM), raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman, në një deklaratë për AA ka konfirmuar se dje në Detin Mesdhe është fundosur një anije prej druri në të cilën ndodheshin më shumë se 500 emigrantë.

Ai shtoi se deri më sot janë nxjerrë trupat e 34 njerëzve.

“Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me emigrantët e tjerë që kanë qenë në anije. Ne shpresojmë që ata t’i kenë shpëtuar anijet kalimtare. Por, lidhur me këtë ne ende nuk kemi marrë asnjë informacion. Jemi të shqetësuar”, theksoi Millman.

Ai vuri në dukje se në Detin Mesdhe dje janë shpëtuar 2.000 dhe të martën 4.129 emigrantë, që përbën më shumë se 6.000 në shtatë ditët e fundit.

Sipas Millman, që nga fillimi i vitit nëpër Detin Mesdhe në Europë kanë arritur në 60.521 emigrantë ndërsa 1.530 prej tyre kanë humbur jetën.

The post Tragjedi e re në Mesdhe, dhjetëra të vdekur e qindra të zhdukur appeared first on Mesazhi.com.

Serbi, qindra besimtarë falin namazin e xhumasë në faltoren e rrënuar

Posted: 26 May 2017 08:12 AM PDT

Qindra besimtarë muslimanë sot falën namazin e xhumasë para faltores së rrënuar të Bashkësisë Islame të Serbisë në Fushën e Zemunit në Beograd, ndërsa falja e namazit u monitorua nga policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Imami Emin Zejnullah para faltores foli për muajin në ardhje të Ramazanit dhe për rrënimin e ndërtimit dhe tha se nuk dëshiron të besojnë se të gjithë qytetarët e Serbisë në këtë mënyrë mendojnë për xhaminë.

“I informova muslimanët se do ta falim namazin e xhumasë jashtë, sepse nuk ka vend brenda. Nesër është Ramazan. I lutem Allahut që të na pastrojë nga mëkati dhe të folurit e shëmtuar. Unë shpresoj që autoritetet do të ndërtojnë një xhami të re, pasi këtë ua rrënuan në mënyrë të paligjshme. Unë besoj se do të ndodh kështu. Në qoftë se nuk ndodh, atëherë ky është një mesazh i keq për ne muslimanët të cilët jemi pakicë këtu në Beograd”, tha imami Zejnullah.

Ai shtoi se sonte në rrugë do ta falin edhe namazin e teravisë.

Bashkia e Zemunit në Beograd tha më herët sot se herët në mëngjes ka rrënuar objektin e Bashkësisë Islame të Serbisë në Fushën e Zemunit, duke shtuar se ndërtimi ishte ngritur në mënyrë të paligjshme.

Siç u tha, inspektorët e ndërtimit të Bashkisë së Zemunit disa herë kanë mbyllur zonën e ndërtimit dhe kanë ngritur padi penale, por megjithatë punimet kanë vazhduar.

“Inspektorët e ndërtimit sipas ligjit miratuan vendimin për heqjen e objektit të paligjshëm dhe urdhër ekzekutiv për ekzekutimin e këij vendimi i cili i është paraqitur investitorit, i cili ka vazhduar me kryerjen e veprave të paligjshme. Rrënimi i objektit të paligjshëm filloi më 26 maj në mëngjes”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Nga ana tjetër, Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, njoftoi sot se ndërtimi i paligjshëm në Serbi duhet të ndalet, por u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe organeve të tyre inspektuese që “në mënyrë serioze dhe me përgjegjësi të kryejnë punën e tyre dhe rregullisht të kryejnë kontrolle në terren”.

Ministria deklaroi se ndërtimet e paligjshme duhet të parandalohen “në rrënjë” për të mos ardhur në situatë “sot të rrënohet objekt ndërtimi i cili ka filluar para tre ose më shumë vitesh, gjë që është proces më i komplikuar dhe më pak efikas”, dhe paralajmëroi investitorët të respektojnë ligjin dhe të mos fillojnë ndërtime pa leje.

Aksioni për rrënimin e faltores filloi në mes orës tre dhe katër të mëngjesit, kur policia dhe xhandarmëria bllokuan lagjen. Rrënimi i faltores në Fushën e Zemunit ishte planifikuar për dje, por një numër qytetarësh të cilët u mblodhën së bashku e penguan atë.

The post Serbi, qindra besimtarë falin namazin e xhumasë në faltoren e rrënuar appeared first on Mesazhi.com.

Kështu i mbrojnë studentët myslimanë shokët e tyre të klasës (FOTO)

Posted: 26 May 2017 08:07 AM PDT

Studentët muslimanë në Universitetin e Anglisë Lindore mbajtën lutjet e xhumasë në kampusin e tyre, në shenjë proteste ndaj vendimit për të mbyllur sallën namazit.

Mësohet se vendimi erdhi pas sulmeve në Manchester, dhe po i atakon nxënësit vetëm pak ditë para Ramazanit.
Por në shfaqje të solidariteti, shokët e klasës, të gjithë prej tyre jo-musliman, “thurën një zinxhir njerëzor” rreth tyre për ti mbrojtur dhe përkrahur. /MESAZHI/
View image on Twitter

The post Kështu i mbrojnë studentët myslimanë shokët e tyre të klasës (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Gjeniu me paralizë cerebrale qe fitoi bursë nga Google – VIDEO

Posted: 26 May 2017 06:35 AM PDT

Ky eshte Muratcan Cicek, i cili ka fituar një prej bursave më prestigjioze nga Google. Cicek ka kapërcyer sfiden qe lidhej me aftësitë e tij të kufizuara, edhe pse vuan nga paraliza cerebrale. Cicek po quhet Murat Hawking, pasi qe nje semundje te tille ka edhe gjeniu i ketij shekulli, Stephen Hawking. Cicek eshte i pari student nga Turqia qe ka fituar nje burse te tille. Inteligjenca e lartë e tij është aprovuar edhe nga komisionet profesionale. Cicek nuk ishte pranuar në shkollë të lartë me parë, por tani, ai ka vetëm një fjalë: “Kjo është meritë e nënës sime”. /MESAZHI/

Credits: TRT WORLD

The post Gjeniu me paralizë cerebrale qe fitoi bursë nga Google – VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

Digjet Wimbledon (FOTO)

Posted: 26 May 2017 06:09 AM PDT

Britani e Madhe

Një numër i madh i makinave të zjarrfikësve janë parë në fushen e tenisit ne Wimbledon, ku ka shpërthyer një zjarr i madh.

Imazhet dramatike të marra nga jashtë klubit te tenisit tregojnë flakët e rënda qe ndodhen edhe prane disa ndertesave të tjera.

Brigada e zjarrit në Londër konfirmoi në Twitter se katër zjarrfikes ishin dërguar për të shuar flakët.

wimbledon-fire.jpg

Image result for wimbledon on fire

Related image

Related image

no-1-court.jpg/MESAZHI/

The post Digjet Wimbledon (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more